بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ حمٓ ﴿1﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Hâ, Mîm.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ha, mim.[1]
Efendi Nahi
Hâ, Mîm.
Compare up to three verified translation editions verse by verse, including editions in two different languages.
Changing languages or editions keeps the current surah and verse.
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ حمٓ ﴿1﴾
Hâ, Mîm.
Ha, mim.[1]
Hâ, Mîm.
تَنزِيلُ ٱلْكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَكِيمِ ﴿2﴾
Ky Libër është shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit!
Ky Libër është shpallur nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti.
(Kjo është) Shpallja e Librit të Perëndisë, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm!
إِنَّ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ لَءَايَٰتٍۢ لِّلْمُؤْمِنِينَ ﴿3﴾
Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ka shenja për ata që besojnë.
Vërtet, në qiej dhe në Tokë ka shenja për besimtarët.
Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ekzistojnë dokumente për ata që besojnë,
وَفِى خَلْقِكُمْ وَمَا يَبُثُّ مِن دَآبَّةٍ ءَايَٰتٌۭ لِّقَوْمٍۢ يُوقِنُونَ ﴿4﴾
Edhe në krijimin tuaj dhe të kafshëve të shpërndara nëpër Tokë, ka shenja për besimtarët e bindur.
Edhe në krijimin tuaj dhe në gjallesat që Ai ka shpërndarë ka shenja për njerëzit që binden.
edhe në krijimin tuaj dhe të shtazëve, të shpërndara (nëpër Tokë), ka argument për popullin që beson me këmbëngulje;
وَٱخْتِلَٰفِ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ وَمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مِن رِّزْقٍۢ فَأَحْيَا بِهِ ٱلْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَتَصْرِيفِ ٱلرِّيَٰحِ ءَايَٰتٌۭ لِّقَوْمٍۢ يَعْقِلُونَ ﴿5﴾
Edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, edhe në ujin që Allahu e zbret nga qielli, duke gjallëruar nëpërmjet tij tokën e shkretuar, edhe në ndërrimin e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë.
Por, edhe në ndërrimin e natës dhe ditës, në shiun që Allahu zbret nga qielli për të gjallëruar tokën pasi të jetë tharë, si dhe në lëvizjen e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë.
edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, dhe në shiun që e lëshon Perëndia prej qielli e që me të e gjallëron tokën, pas thatësisë së saj, edhe ndërrimit të erërave, ka argumente për njerëzit që mendojnë.
تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِٱلْحَقِّ ۖ فَبِأَىِّ حَدِيثٍۭ بَعْدَ ٱللَّهِ وَءَايَٰتِهِۦ يُؤْمِنُونَ ﴿6﴾
Këto janë shpalljet e Allahut, të cilat Ne t’i tregojmë ty me tërë të vërtetën. Atëherë, në çfarë fjalësh të tjera do të besojnë ata, nëse mohojnë Allahun dhe shenjat e Tij?!
Këto janë ajetet e Allahut, të cilat po t'i lexojmë me vërtetësi. Atëherë, cilave fjalë pas fjalëve të Allahut e ajeteve të Tij do t'i besojnë ata?!
Këto janë argumentet e Perëndisë, të cilat Ne ty t’i tregojmë me tërë të vërtetën, e në çfarë fjale, pos Allahut (Kur’anit) dhe argumenteve të Tij, do të besojnë ata?!
وَيْلٌۭ لِّكُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍۢ ﴿7﴾
Mjerë gjynahqari gënjeshtar!
Mjerë çdo gënjeshtar e gjynahqar i madh!
Mjerë për çdo gënjeshtar, mëkatar (të madh)!
يَسْمَعُ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ تُتْلَىٰ عَلَيْهِ ثُمَّ يُصِرُّ مُسْتَكْبِرًۭا كَأَن لَّمْ يَسْمَعْهَا ۖ فَبَشِّرْهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٍۢ ﴿8﴾
Ai i dëgjon shpalljet e Allahut që i lexohen e përsëri ngulmon në mendjemadhësi, sikur nuk i ka dëgjuar ato; jepi lajmin për dënim të dhembshëm!
Ai i dëgjon ajetet e Allahut që i lexohen e sërish ngul këmbë në mendjemadhësi, sikur të mos i kishte dëgjuar ato. Prandaj, njoftoje për një dënim të dhembshëm!
(i cili) dëgjon argumentet e Perëndisë që i lexohen, e përsëri është mendjemadh (e duke mos pranuar), thuajse nuk i ka dëgjuar ato, sihariqoje atë me dënim të dhembshëm!
وَإِذَا عَلِمَ مِنْ ءَايَٰتِنَا شَيْـًٔا ٱتَّخَذَهَا هُزُوًا ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌۭ مُّهِينٌۭ ﴿9﴾
E, kur merr vesh diçka nga shpalljet Tona, ai i përqesh. Për njerëz të tillë do të ketë dënim poshtërues.
Kur mëson diçka nga ajetet Tona, tallet me to. Për këta ka një dënim poshtërues.
E, kur të njohtohet me diçka nga ajetet Tona, ai ato – i përqeshë. Për të tillët do të ketë dënim të poshtëruar.
مِّن وَرَآئِهِمْ جَهَنَّمُ ۖ وَلَا يُغْنِى عَنْهُم مَّا كَسَبُوا۟ شَيْـًۭٔا وَلَا مَا ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوْلِيَآءَ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ ﴿10﴾
Para tyre është Xhehenemi dhe nuk do t’u vijë në ndihmë asgjë nga ato që kanë fituar apo nga ata (idhuj) që i kanë marrë për mbrojtës në vend të Allahut! Ata i pret mundim i madh.
Para tyre është Xhehenemi dhe atyre nuk do t'u bëjë dobi aspak ajo që kanë fituar e as ata (idhujt) që kanë marrë për mbrojtës në vend të Allahut. Ata do të kenë një ndëshkim të madh.
Para tyre është xhehennemi, dhe nuk do t’ju ndihmojë asgjë ng ato që kanë fituar, as ata (idhujtë) që i kanë marrë, pos Perëndisë, për mbrojtës! Ata i pret mundim i madh.
هَٰذَا هُدًۭى ۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمْ لَهُمْ عَذَابٌۭ مِّن رِّجْزٍ أَلِيمٌ ﴿11﴾
Ky (Kuran) është udhërrëfyes në rrugën e drejtë. Ata që nuk besojnë shpalljet e Zotit të tyre, do të vuajnë një mundim të madh, të dhembshëm.
Ky (Libër) është udhërrëfyes. Ndërkaq, ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre do të kenë një dënim të tmerrshëm e të dhembshëm.
Ky është (Kur’ani) udhërrëfyes në rrugën e drejtë, e ata që nuk besojnë argumentet e Zotit të tyre, për ta ka mundim të madh, të dhembshëm.
۞ ٱللَّهُ ٱلَّذِى سَخَّرَ لَكُمُ ٱلْبَحْرَ لِتَجْرِىَ ٱلْفُلْكُ فِيهِ بِأَمْرِهِۦ وَلِتَبْتَغُوا۟ مِن فَضْلِهِۦ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ﴿12﴾
Allahu është Ai që ka nënshtruar për ju detin, që nëpër të, me urdhrin e Tij, të lundrojnë anijet, për të kërkuar dhuntitë e Tij dhe që ju të jeni mirënjohës.
Allahu është Ai që ka nënshtruar detin për ju, që anijet të lundrojnë në të me urdhrin e Tij dhe që të kërkoni mirësitë e Tij e të jeni mirënjohës.
Perëndia është Ai që ju ka nënshtruar juve detin, që, nëpë të me urdhërin e Tij, të lundrojnë anijet, për t’i kërkur dhuntitë e Tij dhe për të qenë ju mirënjohës.
وَسَخَّرَ لَكُم مَّا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًۭا مِّنْهُ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يَتَفَكَّرُونَ ﴿13﴾
Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
Ai ka nënshtruar për ju gjithçka që është në qiej e në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.
Dhe ju ka nënshtruar juve çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka këshilla për popullin që mendon.
قُل لِّلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ يَغْفِرُوا۟ لِلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ أَيَّامَ ٱللَّهِ لِيَجْزِىَ قَوْمًۢا بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ ﴿14﴾
Thuaju besimtarëve, që t’i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Allahut[309], kështu që Ai të shpërblejë çdo popull sipas veprave të veta.
Thuaju atyre që besojnë le t'i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Allahut, sepse Ai do të shpërblejë çdo popull sipas punës që ka bërë.
Thuaju (o Muhammed!) besimtarëve që t’i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Perëndisë, në të cilën njerëzit do të shpërblehen sipas veprave të tyre.
مَنْ عَمِلَ صَٰلِحًۭا فَلِنَفْسِهِۦ ۖ وَمَنْ أَسَآءَ فَعَلَيْهَا ۖ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُمْ تُرْجَعُونَ ﴿15﴾
Kush bën mirë, e ka për vete e kush bën keq, e bën kundër vetes; e në fund do të ktheheni (të gjithë) te Zoti juaj.
Kush bën mirë, e ka për vete, e kush bën keq, i bën dëm vetes. Pastaj, te Zoti juaj do të ktheheni.
Kush bën mirë, e ka për vete (dobi), e kush bën keq – bënë kundër vetes, e në fund do të ktheheni (të gjithë) te Zoti juaj.
وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحُكْمَ وَٱلنُّبُوَّةَ وَرَزَقْنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَفَضَّلْنَٰهُمْ عَلَى ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿16﴾
Ne u dhamë bijve të Israilit Librin, pushtetin dhe Profecinë. Ne i begatuam ata me gjëra të mira dhe i ngritëm mbi të gjithë popujt e tjerë (të asaj kohe).
Ne u dhamë bijve të Israilit Librin, urtësinë dhe pejgamberinë, i begatuam me të mira dhe i ngritëm mbi të gjithë njerëzit (e asaj kohe).
Ne, me të vërtetë, u kemi dhënë bijve të Israelit Librin, pushtetin dhe profetninë dhe i kemi furnizuar me gjëra të bukura, dhe i kemi ngritur at ambi të gjithë popujt tjerë (të asaj kohe),
وَءَاتَيْنَٰهُم بَيِّنَٰتٍۢ مِّنَ ٱلْأَمْرِ ۖ فَمَا ٱخْتَلَفُوٓا۟ إِلَّا مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلْعِلْمُ بَغْيًۢا بَيْنَهُمْ ۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِى بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ ﴿17﴾
Gjithashtu, Ne u dhamë udhëzime të qarta mbi besimin, por ata u përçanë, atëherë kur u erdhi dituria, pasi patën smirë në mes tyre. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë (ata) në Ditën e Kiametit për kundërshtitë që patën.
Gjithashtu, Ne u dhamë atyre prova të qarta lidhur me çështjen (e fesë), por ata ranë në kundërshti vetëm pasi u erdhi dituria, nga zilia që kishin mes vete. S'ka dyshim se Zoti yt do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që kundërshtoheshin.
dhe, u kemi dhënë argumente të qarta mbi besimin, e ata u përçanë, mu atëherë, kur u erdhi dijenia, pasiqë patën armiqësi në mes tyre. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë (ata) në Ditën e Kijametit për atë ë ranë në konflikt.
ثُمَّ جَعَلْنَٰكَ عَلَىٰ شَرِيعَةٍۢ مِّنَ ٱلْأَمْرِ فَٱتَّبِعْهَا وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَ ٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ ﴿18﴾
Dhe tani, Ne të kemi vendosur ty në rrugën e drejtë të fesë, andaj ndiqe atë dhe mos shko pas dëshirave të atyre që nuk dinë!
E Ne të vumë ty në rrugën e drejtë të fesë, prandaj, ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë!
E, pastaj, Ne ty ta kemi bërë një rrugë të drejtë (të mrekullueshme) të fesë, andaj ndiqe atë dhe mos shko pas kënaqësive të atyre që nuk dinë!
إِنَّهُمْ لَن يُغْنُوا۟ عَنكَ مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًۭٔا ۚ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَآءُ بَعْضٍۢ ۖ وَٱللَّهُ وَلِىُّ ٱلْمُتَّقِينَ ﴿19﴾
Ata nuk mund të të mbrojnë aspak nga zemërimi i Allahut. Pa dyshim, keqbërësit kanë për mbrojtës njëri-tjetrin, kurse Allahu është Mbrojtësi i atyre që i frikësohen Atij e që ruhen nga gjynahet.
Në të vërtetë, ata nuk mund të të ndihmojnë asgjë kundrejt Allahut. S'ka dyshim se keqbërësit janë miq të njëri-tjetrit, kurse Allahu është Mbrojtësi i të devotshmëve.
Me të vërtetë, ata nuk do të mund të ndihmojnë (ty) asgjë te Perëndia. Padyshim, zullumqarët i ndihmojnë njëri-tjetrit, e Perëndia i mbron ata që i druajnë Atij dhe ruhen nga mëkatet.
هَٰذَا بَصَٰٓئِرُ لِلنَّاسِ وَهُدًۭى وَرَحْمَةٌۭ لِّقَوْمٍۢ يُوقِنُونَ ﴿20﴾
Ky Kuran është tregues i qartë, udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që kanë besim të patundur.
Ky (Kuran) është provë e qartë për njerëzit dhe udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë bindshëm.
Ky Kur’an është argument i qartë (dritë e shpëtimit) udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë paluhatshëm.
أَمْ حَسِبَ ٱلَّذِينَ ٱجْتَرَحُوا۟ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن نَّجْعَلَهُمْ كَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَوَآءًۭ مَّحْيَاهُمْ وَمَمَاتُهُمْ ۚ سَآءَ مَا يَحْكُمُونَ ﴿21﴾
A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se Ne do t’i bëjmë të njëjtë me ata që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira, se jeta dhe vdekja e tyre do të jetë e njëjtë? Sa keq që gjykojnë ata!
A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se do t'i trajtojmë njëjtë si ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, në jetën e tyre dhe pas vdekjes? Sa keq që gjykojnë!
A mendojnë ata që bëjnë vepra të këqia se, Ne, do t’i bëjmë të njëjtë me ata që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira, se jeta dhe vdekja e tyre do të jetë e njëjtë? Sa gjykim i keq që është ky!
وَخَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ وَلِتُجْزَىٰ كُلُّ نَفْسٍۭ بِمَا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ ﴿22﴾
Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën me qëllim të plotë, në mënyrë që çdo njeri të jetë i shpërblyer për atë që ka punuar. E, askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
Allahu krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi e me qëllim që çdo njeri të shpërblehet për atë që ka punuar, ndërkohë atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi.
E, Perëndia, krijoi qiej dhe Tokë me qëllim të plotë, në mënyrë që çdo njeri të jetë i shpërblyer (apo i dënuar) për atë që ka punuar. E, askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
أَفَرَءَيْتَ مَنِ ٱتَّخَذَ إِلَٰهَهُۥ هَوَىٰهُ وَأَضَلَّهُ ٱللَّهُ عَلَىٰ عِلْمٍۢ وَخَتَمَ عَلَىٰ سَمْعِهِۦ وَقَلْبِهِۦ وَجَعَلَ عَلَىٰ بَصَرِهِۦ غِشَٰوَةًۭ فَمَن يَهْدِيهِ مِنۢ بَعْدِ ٱللَّهِ ۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ﴿23﴾
Mendo pak! Kush, përveç Allahut, mund ta udhëzojë atë njeri, që dëshirat e veta i ka bërë zot; atë njeri, të cilin Allahu, duke e njohur për të tillë, e ka shpënë në humbje, duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën e duke i vënë perde para syve të tij?! A nuk po merrni vesh?
A e ke parë ti atë që dëshirën e vet e merr për zot, të cilin Allahu e ka shpënë në humbje, duke e ditur, dhe ia ka vulosur dëgjimin e zemrën, si dhe në sytë e tij ka vënë perde? Vallë, kush mund ta udhëzojë atë pas Allahut? A nuk po merrni mësim?
A e ke parë atë, që kënaqësinë e vet e ka marrë për zot, dhe Perëndia, e ka lënë në humbje duke e ditur (të keqen e tij) dhe ia ka vulosur të dëgjuarit e tij dhe zemrën e tij, e para syve të tij ka vënë perde? Kush do ta udhëzojë atë, pos Perëndisë? A nuk po kuptoni?
وَقَالُوا۟ مَا هِىَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنْيَا نَمُوتُ وَنَحْيَا وَمَا يُهْلِكُنَآ إِلَّا ٱلدَّهْرُ ۚ وَمَا لَهُم بِذَٰلِكَ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِنْ هُمْ إِلَّا يَظُنُّونَ ﴿24﴾
Ata thonë: “Nuk ka tjetër veç jetës së kësaj bote, vdesim e jetojmë dhe vetëm koha na shkatërron”. Ata nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, ata vetëm hamendësojnë ashtu.
Ata thonë: "Nuk ka tjetër veç jetës së kësaj bote: vdesim e jetojmë dhe vetëm koha na shkatërron." Ata nuk kanë dijeni për këtë. Në të vërtetë, ata vetëm hamendësojnë.
E, ata thonë: “Ekziston vetëm jeta e kësaj bote, vdesim (shumë si fëmijë) dhe jetojmë (një kohë), e vetëm koha na shkatërron”. Ata, për këtë, nuk kanë kurrfarë dijenie, ata, vetëm parafytyrojnë ashtu.
وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٍۢ مَّا كَانَ حُجَّتَهُمْ إِلَّآ أَن قَالُوا۟ ٱئْتُوا۟ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ ﴿25﴾
Kur atyre u lexohen shpalljet Tona të qarta, argumenti i tyre i vetëm është: “Ringjallni të parët tanë, nëse thoni të vërtetën!”
Kur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, arsyetimi i tyre i vetëm është: "Sillni baballarët tanë, nëse po e thoni të vërtetën!"
E, kur t’ju tregohen atyre ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë tjetër shprehje, pos fjalës së tyre: “Ringjallni të parët tanë, nëse e thoni të vërtetën!”
قُلِ ٱللَّهُ يُحْيِيكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يَجْمَعُكُمْ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ لَا رَيْبَ فِيهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ ﴿26﴾
Thuaju: “Allahu jua jep jetën, pastaj ju bën të vdisni e mandej do t’ju tubojë në Ditën e Kiametit e për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi; por shumica e njerëzve nuk e dinë”.
Thuaj: "Allahu ju jep jetë, pastaj ju bën të vdisni e më pas ju tubon në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e dinë."
Thuaju (atyre): “Perëndia ju ngjallë (u jep jetën), pastaj ju vdes, e mandej do t’ju tubojë në Ditën e Kijametit, në këtë nuk ka kurrfarë dyshimi, por (këtë) shumica e njerëzve nuk e dinë”.
وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَيَوْمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يَوْمَئِذٍۢ يَخْسَرُ ٱلْمُبْطِلُونَ ﴿27﴾
I Allahut është pushteti i qiejve dhe i Tokës! E kur të arrijë Ora (e Kiametit), atë ditë mohuesit do të humbasin.
Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. E, kur të ndodhë Kiameti, atë Ditë do të humbasin ithtarët e së kotës.
Të Perëndisë janë pushteti i qiejve dhe i Tokës! E, kur të arrijë Dita e Kijametit, atë ditë të këqinjtë do të humbin.
وَتَرَىٰ كُلَّ أُمَّةٍۢ جَاثِيَةًۭ ۚ كُلُّ أُمَّةٍۢ تُدْعَىٰٓ إِلَىٰ كِتَٰبِهَا ٱلْيَوْمَ تُجْزَوْنَ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ﴿28﴾
Atëherë të gjithë popujt do t’i shohësh të gjunjëzuar. Çdo popull do të thirret në Librin e vet (e do t’i thuhet): “Sot do të shpërbleheni për atë që keni bërë.
Çdo popull do ta shohësh të gjunjëzuar. Çdo popull do të thirret te Libri i vet (e do t'i thuhet): "Sot do të shpërbleheni për ato që keni punuar.
Dhe, të gjithë popujt do t’i shohësh të gjunjëzuar; çdo popull do të thirret në Librin e vet: “Sot do të shpërbleheni për atë që keni bërë.
هَٰذَا كِتَٰبُنَا يَنطِقُ عَلَيْكُم بِٱلْحَقِّ ۚ إِنَّا كُنَّا نَسْتَنسِخُ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ﴿29﴾
Ky është Libri Ynë, që do t’ju tregojë të vërtetën. Ne i kemi urdhëruar (engjëjt) që të shkruajnë të gjitha ç’keni bërë”.
Ky është Libri Ynë që flet të vërtetën për ju. Ne kemi urdhëruar të shkruhet gjithçka që bënit.
Ky është Libri Ynë që do t’ju tregojë të vërtetën. Na, me të vërtetë, i kemi urdhëruar (engjëjt) që të shkruhen (shënohen) të gjitha ç’keni bërë”.
فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَيُدْخِلُهُمْ رَبُّهُمْ فِى رَحْمَتِهِۦ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْمُبِينُ ﴿30﴾
Për sa u përket atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata do t’i pranojë Zoti i tyre në mëshirën e Vet[310]. Kjo është fitorja e lavdishme!
Sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata do t'i fusë Zoti i tyre në mëshirën e Tij. Kjo është fitorja e qartë.
E, sa i përket atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata, do t’i shpie Zoti i tyre në mëshirën e Vet (xhennet). Ky është shpëtim i qartë!
وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَفَلَمْ تَكُنْ ءَايَٰتِى تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فَٱسْتَكْبَرْتُمْ وَكُنتُمْ قَوْمًۭا مُّجْرِمِينَ ﴿31﴾
Ndërsa mohuesve do t’u thuhet: “Vallë, a nuk ju janë lexuar shpalljet e Mia?! Por ju shfaqët mendjemadhësi dhe u bëtë njerëz të këqij.
Ndërkaq, atyre që mohojnë do t'u thuhet: "A nuk ju lexoheshin ajetet e Mia, kurse ju tregoheshit mendjemëdhenj dhe ishit njerëz keqbërës?"
E, sa i përket mohuesve, (atyre do t’ju thuhet): “Vallë, a nuk u janë lexuar ajetet e Mia, por ju u mendjemadhëruat dhe u bëtë popull mëkatarë”.
وَإِذَا قِيلَ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّۭ وَٱلسَّاعَةُ لَا رَيْبَ فِيهَا قُلْتُم مَّا نَدْرِى مَا ٱلسَّاعَةُ إِن نَّظُنُّ إِلَّا ظَنًّۭا وَمَا نَحْنُ بِمُسْتَيْقِنِينَ ﴿32﴾
Dhe, kur juve ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë: Ora (e Kiametit) pa dyshim që do të vijë!” - ju thoshit: “Ne nuk e dimë ç’është Ora (e Kiametit). Ne mendojmë se është vetëm një hamendje, prandaj nuk jemi të bindur;”
Kur u thuhej: "Premtimi i Allahut është i vërtetë dhe Kiameti do të vijë patjetër", ju thoshit: "Nuk dimë ç'është Kiameti, ne e mendojmë atë vetëm si hamendësim dhe nuk jemi të bindur."
Kur të thuhet: “Me të vërtetë, premtimi i Perëndisë është i sigurt, dhe se për Ditën e Kijametit s’ka kurrfarë dyshimi! – ju thatë: “Na nuk dimë çka është Dita e Kijametit, na për këtë kemi vetëm një parafytyrim, na nuk jemi të bindur (për këtë).”
وَبَدَا لَهُمْ سَيِّـَٔاتُ مَا عَمِلُوا۟ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ ﴿33﴾
Natyrisht, atyre do t’u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë e do t’u bjerë kokës ajo me të cilën talleshin.
Atyre do t'u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë dhe do t'i përfshijë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
Dhe, atyre do t’u dalin në shesh të këqit që i kanë bërë, e do t’i kaplojë dënimi për atë që talleshin,
وَقِيلَ ٱلْيَوْمَ نَنسَىٰكُمْ كَمَا نَسِيتُمْ لِقَآءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا وَمَأْوَىٰكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن نَّٰصِرِينَ ﴿34﴾
Pastaj do t’u thuhet: “Ne sot po ju braktisim në harresë, ashtu siç e keni harruar ju takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është Zjarri dhe për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi.
Atëherë do t'u thuhet: "Sot Ne do t'ju harrojmë, ashtu siç e harruat takimin e kësaj Dite. Vendbanimi juaj është Zjarri dhe ju nuk do të keni ndihmës."
dhe, (atyre) u thuhet: “Ne sot po ju qesim në harresë, ashtu siç e keni lënë ju në harresë takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është zjarri dhe, për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi.
ذَٰلِكُم بِأَنَّكُمُ ٱتَّخَذْتُمْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ هُزُوًۭا وَغَرَّتْكُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا ۚ فَٱلْيَوْمَ لَا يُخْرَجُونَ مِنْهَا وَلَا هُمْ يُسْتَعْتَبُونَ ﴿35﴾
Ky dënim ju erdhi ngaqë i përqeshnit shpalljet e Allahut dhe u mashtruat nga jeta e kësaj bote.” Atë ditë ata nuk do të nxirren nga zjarri e nuk do të pranohet prej tyre asnjë arsyetim.
Kjo, për shkak se ju i morët ajetet e Allahut për tallje dhe ju mashtroi jeta e kësaj bote. Prandaj, atë Ditë ata nuk do të nxirren nga Zjarri e as do të kërkohet prej tyre që të pendohen.
Ky dënim është ngase i keni përqeshur argumentet e Perëndisë, e jeta e kësaj bote ju ka mashtruar. Sot, ata nuk do të nxirren nga zjarri, as që do të kërkohet prej tyre arsyetimi (nuk do të përfillet).
فَلِلَّهِ ٱلْحَمْدُ رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَرَبِّ ٱلْأَرْضِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿36﴾
Falënderimi i përket vetëm Allahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës - Zotit të gjithësisë.
Pra, lavdërimi i takon Allahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës, Zotit të gjithësisë.
Falenderimi i përket vetëm Perëndisë. Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës – Zotit të gjithësisë.
وَلَهُ ٱلْكِبْرِيَآءُ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ﴿37﴾
Atij i përket e tërë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
Atij i përket madhështia në qiej e në Tokë. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
Atij i përket tërë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.