Skip to content
Text size 100%
Translation comparison

Compare Al-Muzzammil Quran translations

Compare up to three verified translation editions verse by verse, including editions in two different languages.

Albanian editions (choose up to 3)

Changing languages or editions keeps the current surah and verse.

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ يَٰٓأَيُّهَا ٱلْمُزَّمِّلُ ﴿1﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O ti i mbuluar (o Muhamed)!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O i mbuluar!

Efendi Nahi

O ti i mbështjellur (Muhammed)!

قُمِ ٱلَّيْلَ إِلَّا قَلِيلًۭا ﴿2﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Çohu të falesh natën, përveç një pjese të saj,

Efendi Nahi

Zgjoju (lutju) Perëndisë natën, pos të paktën; -

نِّصْفَهُۥٓ أَوِ ٱنقُصْ مِنْهُ قَلِيلًا ﴿3﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

që është gjysma ose diçka më pak

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

gjysmën e saj, ose pak më pak,

Efendi Nahi

gjysmën e saj ose edhe më pak nga ajo,

أَوْ زِدْ عَلَيْهِ وَرَتِّلِ ٱلْقُرْءَانَ تَرْتِيلًا ﴿4﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

ose pak më shumë dhe lexoje Kuranin ngadalë e qartë!

Efendi Nahi

ose diçka më shumë se ajo, dhe lexo Kur’anin me kujdes dhe qartë,

إِنَّا سَنُلْقِى عَلَيْكَ قَوْلًۭا ثَقِيلًا ﴿5﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Me të vërtetë, Ne do të të shpallim një fjalë me peshë të rëndë.

Efendi Nahi

Ne, me të vërtetë, do të dërgojmë ty fjalë të rënda –

إِنَّ نَاشِئَةَ ٱلَّيْلِ هِىَ أَشَدُّ وَطْـًۭٔا وَأَقْوَمُ قِيلًا ﴿6﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Njëmend, ngritja (për t'u falur) gjatë natës ndikon më fort dhe fjala në të është më e qartë.

Efendi Nahi

sepse, zgjuarja natën, me të vërtetë, vepron më fuqishëm dhe shprehjet (mësimet) janë më të kthjellta,

إِنَّ لَكَ فِى ٱلنَّهَارِ سَبْحًۭا طَوِيلًۭا ﴿7﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

ngaqë ti ditën je vërtet shumë i zënë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ndërkaq, gjatë ditës je i zënë me punë të shumta.

Efendi Nahi

meqë ti, me të vërtetë, ditën je shumë i angazhuar.

وَٱذْكُرِ ٱسْمَ رَبِّكَ وَتَبَتَّلْ إِلَيْهِ تَبْتِيلًۭا ﴿8﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Prandaj, përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju tërësisht Atij!

Efendi Nahi

Dhe përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij.

رَّبُّ ٱلْمَشْرِقِ وَٱلْمَغْرِبِ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَٱتَّخِذْهُ وَكِيلًۭا ﴿9﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ai është Zot i lindjes dhe i perëndimit, s’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, drejtoju Atij si rregullues i punëve të tua!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ai është Zoti i lindjes e i perëndimit; s’ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij, prandaj Atë merre për Mbikëqyrës.

Efendi Nahi

Ai ësht Zot i lindjes dhe i perëndimit, s’ka zot tjetër përveç Tij, dhe Atë merre për mbrojtës!

وَٱصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱهْجُرْهُمْ هَجْرًۭا جَمِيلًۭا ﴿10﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Duro atë që thonë ata dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme!

Efendi Nahi

Dhe, duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata në mënyrë të bukur,

وَذَرْنِى وَٱلْمُكَذِّبِينَ أُو۟لِى ٱلنَّعْمَةِ وَمَهِّلْهُمْ قَلِيلًا ﴿11﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Lërmi Mua ata që të quajnë gënjeshtar e që jetojnë në luks dhe jepu pak afat atyre,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

E lërmë Mua (të merrem) me përgënjeshtruesit pasanikë dhe jepu pak afat atyre,

Efendi Nahi

e lermëni Mua (t’i qeroj hesapet) me ata që të konsiderojnë (ty) për gënjeshtar, të cilët jetojnë në luks dhe jepju pak afat atyre:

إِنَّ لَدَيْنَآ أَنكَالًۭا وَجَحِيمًۭا ﴿12﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

se, pa dyshim, Ne kemi përgatitur për ata pranga, zjarr flakërues,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

se, vërtet, Ne kemi (për ta) pranga, zjarr flakërues,

Efendi Nahi

se, padyshim, Ne kemi pranga dhe zjarr,

وَطَعَامًۭا ذَا غُصَّةٍۢ وَعَذَابًا أَلِيمًۭا ﴿13﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

ushqime që ngecin në fyt dhe dënime të dhembshme

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

ushqim që s'kapërdihet dhe dënim të dhembshëm,

Efendi Nahi

dhe gjellëra që ngelin në fyt, dhe dënime të dhembshme

يَوْمَ تَرْجُفُ ٱلْأَرْضُ وَٱلْجِبَالُ وَكَانَتِ ٱلْجِبَالُ كَثِيبًۭا مَّهِيلًا ﴿14﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

në Ditën, kur Toka dhe malet dridhen e bëhen si pirgje rëre të lëvizshme.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ditën kur Toka e malet do të dridhen dhe malet do të bëhen si grumbuj rëre të rrëshqitshme.

Efendi Nahi

në Ditën kur Toka dhe malet dridhen e bëhen si grumbuj të shkapërderdhur të rërës.

إِنَّآ أَرْسَلْنَآ إِلَيْكُمْ رَسُولًۭا شَٰهِدًا عَلَيْكُمْ كَمَآ أَرْسَلْنَآ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ رَسُولًۭا ﴿15﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ne, me të vërtetë, ju kemi sjellë një të Dërguar dëshmitar mbi ju, ashtu siç ia çuam një të dërguar Faraonit,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Me të vërtetë, Ne çuam te ju një të dërguar, dëshmitar kundrejt jush, ashtu siç dërguam te Faraoni një të dërguar,

Efendi Nahi

Ne, juve, me të vërtetë, ju kemi dërguar një Profet dëshmitar kundër jush, ashtu siç ia kemi pas dërguar një profet Faraonit,

فَعَصَىٰ فِرْعَوْنُ ٱلرَّسُولَ فَأَخَذْنَٰهُ أَخْذًۭا وَبِيلًۭا ﴿16﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

por Faraoni nuk e dëgjoi të Dërguarin, andaj i çuam dënim të rëndë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

por Faraoni kundërshtoi të dërguarin, prandaj Ne e kapëm atë me një dënim të rëndë.

Efendi Nahi

por Faraoni e ka kundërshtuar Profetin, andaj e kemi dënuar atë me dënim të rëndë.

فَكَيْفَ تَتَّقُونَ إِن كَفَرْتُمْ يَوْمًۭا يَجْعَلُ ٱلْوِلْدَٰنَ شِيبًا ﴿17﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Qysh do të mbroheni ju, nëse mbeteni jobesimtarë, Ditën në të cilën fëmijët do të thinjen?

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

E, nëse mohoni, si do t’i ruheni një Dite që i bën fëmijët të thinjen?!

Efendi Nahi

Qysh do të ruheni ju (nga dënimet) nëse mbeteni jobesimtarë Ditën në të cilën fëmijët bëhen të thinjët (prej tmerrit të madh)?!

ٱلسَّمَآءُ مُنفَطِرٌۢ بِهِۦ ۚ كَانَ وَعْدُهُۥ مَفْعُولًا ﴿18﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Atë ditë qielli do të çahet e premtimi i Zotit do të përmbushet.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Atë Ditë qielli do të çahet e premtimi i Zotit do të përmbushet patjetër.

Efendi Nahi

Atë ditë, qielli do të çahet (nga tmerri), e premtimi i Zotit do të jetë i plotësuar.

إِنَّ هَٰذِهِۦ تَذْكِرَةٌۭ ۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلًا ﴿19﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Në të vërtetë, kjo është këshillë, prandaj, kush dëshiron, le të zgjedhë rrugën e drejtë që e çon te Zoti i tij.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në të vërtetë, kjo është këshillë, prandaj kush të dojë le të marrë rrugën që e çon te Zoti i vet.

Efendi Nahi

Kjo, me të vërtetë, është këshillë; dhe kush dëshiron – le ta zgjedhin rrugën (që shpie) te Zoti i tij.

۞ إِنَّ رَبَّكَ يَعْلَمُ أَنَّكَ تَقُومُ أَدْنَىٰ مِن ثُلُثَىِ ٱلَّيْلِ وَنِصْفَهُۥ وَثُلُثَهُۥ وَطَآئِفَةٌۭ مِّنَ ٱلَّذِينَ مَعَكَ ۚ وَٱللَّهُ يُقَدِّرُ ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ ۚ عَلِمَ أَن لَّن تُحْصُوهُ فَتَابَ عَلَيْكُمْ ۖ فَٱقْرَءُوا۟ مَا تَيَسَّرَ مِنَ ٱلْقُرْءَانِ ۚ عَلِمَ أَن سَيَكُونُ مِنكُم مَّرْضَىٰ ۙ وَءَاخَرُونَ يَضْرِبُونَ فِى ٱلْأَرْضِ يَبْتَغُونَ مِن فَضْلِ ٱللَّهِ ۙ وَءَاخَرُونَ يُقَٰتِلُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ۖ فَٱقْرَءُوا۟ مَا تَيَسَّرَ مِنْهُ ۚ وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَقْرِضُوا۟ ٱللَّهَ قَرْضًا حَسَنًۭا ۚ وَمَا تُقَدِّمُوا۟ لِأَنفُسِكُم مِّنْ خَيْرٍۢ تَجِدُوهُ عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيْرًۭا وَأَعْظَمَ أَجْرًۭا ۚ وَٱسْتَغْفِرُوا۟ ٱللَّهَ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۢ ﴿20﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Natyrisht, Zoti yt e di se ti (o Muhamed) falesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose një të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Allahu e përcakton gjatësinë e ditës dhe të natës dhe e di se ju nuk mund ta llogarisni atë saktësisht, prandaj kthehet tek ju me mëshirë. Kështu që lexoni Kuran aq sa mundeni! Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë, disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë) dhe disa të tjerë do të jenë duke luftuar në rrugën e Tij, prandaj lexoni sa keni mundësi nga Kurani! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t’jua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Zoti yt e di se ti falesh më pak se dy të tretat e natës, gjysmën e saj ose një të tretën e saj, e edhe një pjesë e atyre që janë me ty. Allahu e cakton gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di se ju nuk do të keni mundësi ta bëni[1], prandaj lëshoi mëshirë mbi ju. Pra, lexoni çka t'ju vijë më lehtë nga Kurani. Ai e di se ndër ju do të ketë të sëmurë, të tjerë që udhëtojnë në tokë duke kërkuar mirësitë e Allahut dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut, prandaj lexoni çka t'ju vijë më lehtë nga ai. Dhe faleni namazin, jepeni zekatin dhe jepni Allahut hua të mirë! Çfarëdo të mire që bëni për veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu, madje edhe më të mirë e me shpërblim më të madh. Kërkoni faljen e Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Efendi Nahi

Me të vërtetë, Zoti yt e di, se ti (o Muhammed) lutesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Zoti e ka caktuar gjatësinë e ditës dhe të natës, Ai e di se ju nuk mundeni me e llogaritur atë, andaj ju ka bërë lehtësi; e ju lexoni Kur’an aq sa mundeni; Ai e di që ndokush nga ju do të jetë i sëmurë, kurse disa të tjerë udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar dhuntitë e Perëndisë (për jetesë), dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Perëndisë – prandaj, lexoni ju sa keni mundëis nga Kur’ani, dhe kryeni namazin dhe jepnie zeqatin, dhe për hir të Perëndisë jepnihua, sepse, çdo të mirë që e përgatitni ju për vete më parë, do ta gjeni te Perëndia më të mirë dhe (do të keni) shpërblim më të madh. Kërkoni falje te Perëndia, se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues i madh.

Quran recitationReady
Open audio