بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ نٓ ۚ وَٱلْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ ﴿1﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Nûn. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Nun.[1] Betohem në pendën dhe në atë që ata shkruajnë
Efendi Nahi
Nûn. Pasha pendën dhe në atë që shkruajnë ata,
مَآ أَنتَ بِنِعْمَةِ رَبِّكَ بِمَجْنُونٍۢ ﴿2﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
se ti (o Muhamed), falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i marrë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
se ti, falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i çmendur.
Efendi Nahi
ti, me dhuntinë e Zotit tënd, nuk je i marrë;
وَإِنَّ لَكَ لَأَجْرًا غَيْرَ مَمْنُونٍۢ ﴿3﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Pa dyshim, ti do të jesh përherë i shpërblyer
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Me të vërtetë, për ty ka shpërblim të pandërprerë.
Efendi Nahi
ti, me të vërtetë, do të jesh përherë i shpërblyer
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍۢ ﴿4﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
se ti je me virtyte madhore.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Dhe, vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit.
Efendi Nahi
dhe, me të vërtetë, ti je me virtyte të mëdha
فَسَتُبْصِرُ وَيُبْصِرُونَ ﴿5﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Së shpejti ti do ta shohësh, por edhe ata[374] do ta shohin,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ti do të shohësh, e edhe ata do të shohin,
Efendi Nahi
dhe, ti do të shohësh, por edhe ata (jobesimtarët) do të shohin,
بِأَييِّكُمُ ٱلْمَفْتُونُ ﴿6﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
se cilin prej jush e ka prekur marrëzia.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
se cili prej jush është i sprovuar me çmenduri.
Efendi Nahi
kush nga ju është i marrë.
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعْلَمُ بِٱلْمُهْتَدِينَ ﴿7﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Zoti yt e di më së miri, se cili është shmangur nga rruga e Tij dhe, i njeh mirë ata që janë në rrugën e drejtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
S'ka dyshim se Zoti yt e di më së miri se kush është shmangur nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të udhëzuarit.
Efendi Nahi
Zoti yt e di më së miri për atë që e ka devijuar rrugën e tij dhe Ai i di mirë ata që janë në rrugën e drejtë.
فَلَا تُطِعِ ٱلْمُكَذِّبِينَ ﴿8﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Andaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Prandaj, mos iu bind përgënjeshtruesve!
Efendi Nahi
Andaj, mos ju përul ti atyre që përgënjeshtrojnë.
وَدُّوا۟ لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ ﴿9﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, kështu që dhe ata të bëjnë lëshime.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, që edhe ata të bëjnë lëshime.
Efendi Nahi
Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, e të bëjnë (lëshime) edhe ata,
وَلَا تُطِعْ كُلَّ حَلَّافٍۢ مَّهِينٍ ﴿10﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Por ti mos iu bind çdo betari të përçmuar,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Mos iu bind asnjë berrejshmi të përbuzur,
Efendi Nahi
dhe mos ju përul ti atyre që betohen (rrejshëm), e që janë të poshtër,
هَمَّازٍۢ مَّشَّآءٍۭ بِنَمِيمٍۢ ﴿11﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
shpifaraku, që përhap thashetheme,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
që është përgojues e bartës fjalësh,
Efendi Nahi
lajkatarit dhe atë që transmeton fjalët për të keq;
مَّنَّاعٍۢ لِّلْخَيْرِ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ ﴿12﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
penguesi veprash të mira, shkelësi dhe keqbërësi,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
pengues i së mirës, zullumqar e gjynahqar i madh,
Efendi Nahi
penguesin e të mirav, e kundërvajtësin e mëkatarin e madh;
عُتُلٍّۭ بَعْدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ ﴿13﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
të ashpri që, veç kësaj, është edhe kopil,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
i vrazhdë dhe, për më tepër, kopil,
Efendi Nahi
të ashpërit dhe pos kësaj edhe kopil, -
أَن كَانَ ذَا مَالٍۢ وَبَنِينَ ﴿14﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
vetëm se është i pasur dhe ka shumë djem.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
vetëm pse ka pasuri e djem!
Efendi Nahi
(mos ju përul ti) për shkak se është i pasur dhe ka shumë djemë,
إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ ﴿15﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Kur i lexohen shpalljet tona, ai thotë: “Këto janë vetëm përralla të të lashtëve!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Kur t’i lexohen ajetet Tona, thotë: “Këto janë përralla të të parëve!”
Efendi Nahi
i cili kur t’i lexohen ajetet Tona (Kur’ani), thotë: “Këto janë vetëm përralla të (popujve të) lashtë!”
سَنَسِمُهُۥ عَلَى ٱلْخُرْطُومِ ﴿16﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ne do t’ia damkosim hundën!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ne do ta damkosim atë në hundë.
Efendi Nahi
Na (së shpejti), do t’ia damkosim hundën atij!
إِنَّا بَلَوْنَٰهُمْ كَمَا بَلَوْنَآ أَصْحَٰبَ ٱلْجَنَّةِ إِذْ أَقْسَمُوا۟ لَيَصْرِمُنَّهَا مُصْبِحِينَ ﴿17﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ne i kemi vënë në provë ata (banorët e Mekës), ashtu siç i sprovuam të zotët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i vilnin frutat
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ne i sprovuam ata, ashtu siç i sprovuam pronarët e kopshtit, kur u betuan se do të vilnin (frutat) herët në mëngjes
Efendi Nahi
Na, do t’i provojmë ata (jobesimtaët), sikundër që i kemi provuar pronarët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i marrin frutet;
وَلَا يَسْتَثْنُونَ ﴿18﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
e nuk patën thënë “Në dashtë Zoti”!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
pa thënë: "Në dashtë Allahu."
Efendi Nahi
e nuk patën thënë: “Nëse do Zoti!”
فَطَافَ عَلَيْهَا طَآئِفٌۭ مِّن رَّبِّكَ وَهُمْ نَآئِمُونَ ﴿19﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Kështu, kopshtin e goditi një fatkeqësi nga Zoti yt, ndërkohë që ata po flinin
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Kështu, kopshtin e goditi një zjarr nga Zoti yt teksa ata flinin
Efendi Nahi
Dhe, e goditi atë (kopshtin) një fatkeqësi nga Zoti yt, derisa ata flinin
فَأَصْبَحَتْ كَٱلصَّرِيمِ ﴿20﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
dhe gdhiu si i kositur.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
dhe ai u bë shkrumb.
Efendi Nahi
dhe ai (kopshti) gëdhiu i shkretëruar.
فَتَنَادَوْا۟ مُصْبِحِينَ ﴿21﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Në agim, ata thirrën njëri-tjetrin:
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
E në mëngjes, ata thirrën njëri-tjetrin:
Efendi Nahi
Kurse, në agim, ata, e thirrën njëri-tjetrin:
أَنِ ٱغْدُوا۟ عَلَىٰ حَرْثِكُمْ إِن كُنتُمْ صَٰرِمِينَ ﴿22﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
“Nxitoni herët në kopshtin tuaj, nëse doni t’i vilni frutat!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
"Shkoni herët te kopshti juaj, nëse doni t'i vilni frutat!"
Efendi Nahi
“Nxitoni herët në kopshtin tuaj, nëe doni t’i tuboni frutet!”
فَٱنطَلَقُوا۟ وَهُمْ يَتَخَٰفَتُونَ ﴿23﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Dhe u nisën duke pëshpëritur:
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ata u nisën duke pëshpëritur:
Efendi Nahi
Dhe at au nisën duke biseduar qetësisht:
أَن لَّا يَدْخُلَنَّهَا ٱلْيَوْمَ عَلَيْكُم مِّسْكِينٌۭ ﴿24﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
“Të mos lejojmë asnjë të vobekët që të hyjë në kopshtin tonë!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
“Kurrsesi mos lejoni të hyjë sot aty asnjë i varfër!”
Efendi Nahi
“Mos të lejojmë që të paraqitet asnjë i vobektë në kopshtin tonë!”
وَغَدَوْا۟ عَلَىٰ حَرْدٍۢ قَٰدِرِينَ ﴿25﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ata u nisën herët, të vendosur në atë që thanë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ata shkuan të vendosur në qëllimin e tyre.
Efendi Nahi
Dhe, ata u nisën herët, të bindur se do të mund t’i pengojnë ata (të vobektit),
فَلَمَّا رَأَوْهَا قَالُوٓا۟ إِنَّا لَضَآلُّونَ ﴿26﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Por, kur e panë kopshtin, ata thanë: “Ne qenkemi vërtet të humbur;
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Por, kur e panë atë, thanë: "Paskemi gabuar rrugën.
Efendi Nahi
e kur e panë (kopshtin e shkretëruar), ata thanë: “Na, me të vërtetë, qenkemi të humbur;
بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ ﴿27﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
madje, qenkemi të privuar (nga frutat e kopshtit).”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Jo, por qenkemi privuar!"
Efendi Nahi
por, jo, jo, - krejt paskemi mbaruar!”
قَالَ أَوْسَطُهُمْ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ لَوْلَا تُسَبِّحُونَ ﴿28﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Më i arsyeshmi ndër ta tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta lartësoni Allahun?!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Më i maturi ndër ta tha: "A nuk ju thashë ta lartësoni Allahun?!"
Efendi Nahi
Njëri më i arsyeshëm, prej tyre tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta kujtoni Perëndinë!”
قَالُوا۟ سُبْحَٰنَ رَبِّنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ﴿29﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
“Lavdëruar qoftë Zoti ynë! - thanë - Ne paskemi qenë vërtet të padrejtë!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ata thanë: "I patëmeta është Zoti ynë. Ne ishim njëmend të padrejtë.
Efendi Nahi
“Lavdëruar qoftë Zoti ynë!” – thanë. Na, me të vërtetë, paskemi qentë të padrejtë!”
فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ يَتَلَٰوَمُونَ ﴿30﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Atëherë filluan të qortojnë njëri-tjetrin.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Atëherë, zunë të qortonin njëri-tjetrin.
Efendi Nahi
Dhe, atëherë filluan ta qortojnë njëri-tjetrin.
قَالُوا۟ يَٰوَيْلَنَآ إِنَّا كُنَّا طَٰغِينَ ﴿31﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
“Ah, të mjerët ne! - thanë ata - Paskemi qenë vërtet arrogantë!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Thanë: "Mjerë ne! Me të vërtetë i kaluam kufijtë."
Efendi Nahi
“Sa keq për ne!” thanë ata – ne, me të vërtetë, paskemi qenë të egërsuar;
عَسَىٰ رَبُّنَآ أَن يُبْدِلَنَا خَيْرًۭا مِّنْهَآ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا رَٰغِبُونَ ﴿32﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Zoti ynë mund të na japë një kopsht më të mirë, po të kthehemi të penduar tek Ai!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
"Ndoshta Zoti ynë do të na japë ndonjë kopsht më të mirë; vetëm te Zoti ynë i mbajmë shpresat."
Efendi Nahi
Zoti ynë mund të na japë edhe më të mirë se këtë; me të vërtetë, ne mbështetemi te Zoti ynë!”
كَذَٰلِكَ ٱلْعَذَابُ ۖ وَلَعَذَابُ ٱلْءَاخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُوا۟ يَعْلَمُونَ ﴿33﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
I tillë ka qenë dënimi i tyre. Ndërsa dënimi në jetën tjetër, është më i madh, veç sikur ta dinin!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
I tillë është dënimi, por dënimi i botës tjetër është më i madh, veç sikur ta dinin!
Efendi Nahi
I tillë ka qenë dënimi, e dënimi në jetën tjetër është më i madh, nëse e dinë!
إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ﴿34﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Për ata që ruhen (nga gjynahet), tek Allahu do të ketë kopshte të kënaqësive.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Me të vërtetë, për të devotshmit, te Zoti i tyre, janë Kopshtet e Lumturisë.
Efendi Nahi
Për ata që i druajnë Perëndisë, te Perëndia do të ketë kopshte të dhuntisë, -
أَفَنَجْعَلُ ٱلْمُسْلِمِينَ كَٱلْمُجْرِمِينَ ﴿35﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Vallë, a t’i trajtojmë ata që Na nënshtrohen njësoj me keqbërësit?!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Vallë, a t’i trajtojmë muslimanët[2] njësoj si keqbërësit?!
Efendi Nahi
Vallë, a do t’i barazojmë muslimanët me njerëzit e këqinj?! –
مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ ﴿36﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Çfarë keni ju (jobesimtarë)? Si po gjykoni kështu?!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ç'keni që gjykoni kështu?!
Efendi Nahi
Çka keni ju, si gjykoni ju?!
أَمْ لَكُمْ كِتَٰبٌۭ فِيهِ تَدْرُسُونَ ﴿37﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
A keni ndonjë libër, që ju premton,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Mos keni ndonjë libër që lexoni,
Efendi Nahi
A keni ju ndonjë libër, në të cilin lexoni
إِنَّ لَكُمْ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ ﴿38﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
se do të keni çfarëdo, që të zgjidhni?!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
në të cilin gjendet ajo që dëshironi?!
Efendi Nahi
se do të keni atë që e zgjedhni ju?
أَمْ لَكُمْ أَيْمَٰنٌ عَلَيْنَا بَٰلِغَةٌ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ ۙ إِنَّ لَكُمْ لَمَا تَحْكُمُونَ ﴿39﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Apo kemi bërë me ju ndonjë besëlidhje të vlefshme deri në Ditën e Kiametit dhe, e cila ju siguron, se do ta keni atë që keni urdhëruar?
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Apo mos keni marrë prej Nesh ndonjë zotim që vlen deri në Ditën e Kiametit, se ju do ta keni atë që keni caktuar për vete?!
Efendi Nahi
Apo, a ka për ju betime të mëdha, që do të vlejnë deri në Ditën e Kijametit, e që do ta keni atë çka e keni caktuar.
سَلْهُمْ أَيُّهُم بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ ﴿40﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Pyeti ata se kush i garanton për këtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Pyeti ata se cili prej tyre ua garanton atë!
Efendi Nahi
Pyeti ata – kush është garantues për këtë.
أَمْ لَهُمْ شُرَكَآءُ فَلْيَأْتُوا۟ بِشُرَكَآئِهِمْ إِن كَانُوا۟ صَٰدِقِينَ ﴿41﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ose, mos kanë ata bashkëpunëtorë? Atëherë le t’i sjellin bashkëpunëtorët e tyre, nëse ajo që thonë është e vërtetë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Apo mos kanë ortakë? Atëherë, le t'i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën!
Efendi Nahi
Ose, a kanë ata bashkëpunëtorë në këtë. E, le t’i sjellin ata bashkëpunëtorët e tyre, nëse flasin të vërtetën.
يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍۢ وَيُدْعَوْنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ فَلَا يَسْتَطِيعُونَ ﴿42﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ditën (e Kiametit), kur të zbulohen shumë ngjarje të frikshme, ata do të thirren që të përulen në sexhde, por nuk do të munden!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ditën kur do të zbulohet Kërciri, ata do të thirren për të rënë në sexhde, por nuk do të munden.
Efendi Nahi
(Kujtoju) Ditën e vështirë, kur zbulohen të gjitha dhe ata ftohen (thirrën) që të përulen në tokë (në sexhde), e nuk munden (nuk do të kenë fuqi),
خَٰشِعَةً أَبْصَٰرُهُمْ تَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌۭ ۖ وَقَدْ كَانُوا۟ يُدْعَوْنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ وَهُمْ سَٰلِمُونَ ﴿43﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Të ulura do të jenë shikimet e tyre dhe do t’i mbulojë poshtërimi, sepse kanë qenë të ftuar të përuleshin në sexhde, sa qenë shëndoshë (dhe nuk kanë pranuar).
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Sytë e tyre do të jenë të përulur e do t'i mbulojë poshtërimi, pasi ata thirreshin për të rënë në sexhde sa ishin të shëndoshë.
Efendi Nahi
(ata do të jenë) me sy ulur dhe krejtësisht të poshtëruar, - e, me të vërtetë, kanë qenë të ftuar në përulje (sexhde), derisa qenë gjallë dhe shëndoshë.
فَذَرْنِى وَمَن يُكَذِّبُ بِهَٰذَا ٱلْحَدِيثِ ۖ سَنَسْتَدْرِجُهُم مِّنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ ﴿44﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Prandaj, më lër Mua me ata, që e mohojnë këtë Fjalë (Kuranin). Ne do t’i çojmë ata hap pas hapi drejt rrënimit të tyre, me mënyra që ata nuk i kuptojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Prandaj, më lër Mua me ata që e përgënjeshtrojnë këtë fjalë (Kuranin). Ne do t’i tërheqim ata shkallë-shkallë (drejt dënimit), në një mënyrë që as do ta kuptojnë.
Efendi Nahi
Prandaj, më lë ti Mua, (Unë) do t’i dënoj ata që e mohojnë këtë Thënie (Kur’anin), Ne ata gradualisht do t’i mashtrojmë (për dënim) në mënyrë të panjohur
وَأُمْلِى لَهُمْ ۚ إِنَّ كَيْدِى مَتِينٌ ﴿45﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Dhe do t’u japim atyre afat; vërtet që kurthi Im është i fortë!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Unë do t'u jap afat atyre. Me të vërtetë, kurthi Im është i fortë.
Efendi Nahi
dhe u japim atyre afat, se, me të vërtetë, mashtrimi Im është i fortë!
أَمْ تَسْـَٔلُهُمْ أَجْرًۭا فَهُم مِّن مَّغْرَمٍۢ مُّثْقَلُونَ ﴿46﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
A mos po kërkon shpërblim prej tyre, kështu që qenkan të rënduar nga borxhet?
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Apo mos po kërkon prej tyre shpërblim e janë rënduar nga borxhet?!
Efendi Nahi
A po kërkon ti shpërblim nga ata, e ata janë të rënduar nga borxhet?
أَمْ عِندَهُمُ ٱلْغَيْبُ فَهُمْ يَكْتُبُونَ ﴿47﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Apo ata e dinë të padukshmen, kështu që e shkruajnë?
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Apo mos gjendet tek ata gajbi (e fshehta) e po e shkruajnë?!
Efendi Nahi
E, a ka tek ata dijeni të fshehtë, e ata po i përshkruajnë ato?
فَٱصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُن كَصَاحِبِ ٱلْحُوتِ إِذْ نَادَىٰ وَهُوَ مَكْظُومٌۭ ﴿48﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Peshkut (Junusi a.s.), kur iu lut Zotit të vet i dëshpëruar (në barkun e balenës)!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Prandaj, duro për vendimin e Zotit tënd e mos u bëj si njeriu i peshkut[3], kur u lut duke qenë i shqetësuar.
Efendi Nahi
Duro ti për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bën si peshkatari (Junusi), kur iu lut Zotit të vet, e ai (Junusi) ishte i hidhëruar,
لَّوْلَآ أَن تَدَٰرَكَهُۥ نِعْمَةٌۭ مِّن رَّبِّهِۦ لَنُبِذَ بِٱلْعَرَآءِ وَهُوَ مَذْمُومٌۭ ﴿49﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Sikur të mos i vinte mëshira prej Zotit tënd, ai do të hidhej në një shkretëtirë, i fajësuar!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Sikur të mos e kishte kapluar mirësia e Zotit të vet, do të hidhej në shkretëtirë, i qortuar.
Efendi Nahi
dhe, sikur mos ta arrinte atë mirësi prej Perëndisë, ai do të hudhej në një shkretëtirë e do të ishte i qortuar,
فَٱجْتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَجَعَلَهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿50﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Por Zoti i tij e zgjodhi dhe e futi me punëdrejtët.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Por, Zoti i tij e zgjodhi dhe e bëri prej të mirëve.
Efendi Nahi
por, Zoti i tij e ka zgjedhur dhe e ka bërë atë në grupin e njerëzve të mirë.
وَإِن يَكَادُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَيُزْلِقُونَكَ بِأَبْصَٰرِهِمْ لَمَّا سَمِعُوا۟ ٱلذِّكْرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُۥ لَمَجْنُونٌۭ ﴿51﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Kur dëgjojnë Kuranin, mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është vërtet i marrë!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Jobesimtarët veç sa nuk të zhdukin me shikimet e tyre kur e dëgjojnë Këshillën (Kuranin) dhe thonë: "Ai është vërtet i çmendur!"
Efendi Nahi
Pothuajse, me të vërtetë, jobesimtarët duan të të rrëzojnë me shikim kur dëgjojnë Kur’anin, duke thënë: “Ai, në të vërtetë, është i marrë!”
وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكْرٌۭ لِّلْعَٰلَمِينَ ﴿52﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Por Kurani është vetëm këshillë për botët.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Por, ai (Kurani) është vetëm këshillë për botën.
Efendi Nahi
E, ai (Kur’ani), është këshillë për tërë botën!