بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ طسٓمٓ ﴿1﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Tâ Sîn Mîm.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Tâ, sîn, mîm.[1]
Efendi Nahi
Tâ, Sín Mím.
Compare up to three verified translation editions verse by verse, including editions in two different languages.
Changing languages or editions keeps the current surah and verse.
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ طسٓمٓ ﴿1﴾
Tâ Sîn Mîm.
Tâ, sîn, mîm.[1]
Tâ, Sín Mím.
تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱلْكِتَٰبِ ٱلْمُبِينِ ﴿2﴾
Këto janë vargjet e Librit të qartë!
Këto janë ajetet e Librit të qartë.
Këto janë ajetet e Librit të qartë!
نَتْلُوا۟ عَلَيْكَ مِن نَّبَإِ مُوسَىٰ وَفِرْعَوْنَ بِٱلْحَقِّ لِقَوْمٍۢ يُؤْمِنُونَ ﴿3﴾
Ne do të të tregojmë ty pjesë nga historia e Musait me Faraonin, ashtu siç ka qenë me të vërtetë, për njerëzit që besojnë.
Ne po të lexojmë ty lajmet e Musait dhe Faraonit, ashtu si ishte në të vërtetë, për njerëzit që besojnë.
Na do të tregojmë ty disa lajme mbi Musain dhe Faraonin, ashtu siç ka qenë me të vërtetë, dhe këtë – për ata që besojnë.
إِنَّ فِرْعَوْنَ عَلَا فِى ٱلْأَرْضِ وَجَعَلَ أَهْلَهَا شِيَعًۭا يَسْتَضْعِفُ طَآئِفَةًۭ مِّنْهُمْ يُذَبِّحُ أَبْنَآءَهُمْ وَيَسْتَحْىِۦ نِسَآءَهُمْ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلْمُفْسِدِينَ ﴿4﴾
Me të vërtetë që Faraoni madhështohej në Tokë dhe banorët e saj i kishte përçarë në grupe; disa prej tyre i përndiqte, ua vriste fëmijët meshkuj, ndërsa femrat ua linte gjallë. Ai ka qenë vërtet keqbërës.
Njëmend, Faraoni u tregua arrogant në tokë dhe i ndau banorët e saj në grupe, disa prej të cilëve i shtypi, duke i therur djemtë e tyre dhe duke i lënë të gjalla vajzat e tyre. Ai ishte vërtet shkatërrimtar.
Me të vërtetë, Faraoni është madhështuar në Tokë dhe banorët e tij i ka në grupacione (shtresa shoqërore); disa prej tyre i ka shtypur – ua mbyste fëmijët mashkuj, e femrat e tyre ua linte në jetë. Ai, me të vërtetë, ka qenë ngatërrestar.
وَنُرِيدُ أَن نَّمُنَّ عَلَى ٱلَّذِينَ ٱسْتُضْعِفُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ وَنَجْعَلَهُمْ أَئِمَّةًۭ وَنَجْعَلَهُمُ ٱلْوَٰرِثِينَ ﴿5﴾
Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në tokë, t’i bënim prijës e trashëgimtarë,
Por, ne donim t'u dhuronim mirësi atyre që ishin të shtypur në tokë, t'i bënim prijës e trashëgimtarë,
Na kemi dashur t’u bëjmë mirësi atyre që kanë qenë të shtypur në Tokë, e t’i bëjmë udhëheqës ata dhe t’i bëjmë trashëgimtar (të pushtetit të Faraonit),
وَنُمَكِّنَ لَهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ وَنُرِىَ فِرْعَوْنَ وَهَٰمَٰنَ وَجُنُودَهُمَا مِنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَحْذَرُونَ ﴿6﴾
t’i forconim ata në Tokë dhe t’u tregonim Faraonit, Hamanit[240] dhe ushtrisë së tyre atë prej së cilës ata frikësoheshin.[241]
t'u jepnim pushtet në tokë dhe t'u tregonim Faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre atë nga e cila druheshin.
dhe t’ua mundësojmë atyre vendosjen në Tokë dhe t’jua tregojmë Faraoit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre mu atë prej së cilës frikësoheshin ata.
وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰٓ أُمِّ مُوسَىٰٓ أَنْ أَرْضِعِيهِ ۖ فَإِذَا خِفْتِ عَلَيْهِ فَأَلْقِيهِ فِى ٱلْيَمِّ وَلَا تَخَافِى وَلَا تَحْزَنِىٓ ۖ إِنَّا رَآدُّوهُ إِلَيْكِ وَجَاعِلُوهُ مِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿7﴾
Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij dhe, kur të trembesh për sigurinë e tij, hidhe në lumë, pa pasur frikë dhe as dëshpërim. Me siguri që Ne do të ta kthejmë ty atë dhe do ta bëjmë të dërguar.”
Ne e frymëzuan nënën e Musait: "Jepi gji atij e, kur të kesh frikë për të, hidhe në lumë dhe mos u frikëso, as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë te ti dhe do ta bëjmë prej të dërguarve."
Dhe, Na, e kemi inspiruar nënën e Musait: “Jepi gji, e kur të frikësohesh (për jetën e tij) hudhe në det (lumi Nil) dhe mos u frikëso (se do të mbytet), as mos u hidhëro; Na, me të vërtetë, do ta bëjmë Pejgamber”.
فَٱلْتَقَطَهُۥٓ ءَالُ فِرْعَوْنَ لِيَكُونَ لَهُمْ عَدُوًّۭا وَحَزَنًا ۗ إِنَّ فِرْعَوْنَ وَهَٰمَٰنَ وَجُنُودَهُمَا كَانُوا۟ خَٰطِـِٔينَ ﴿8﴾
Por atë e mori nga lumi familja e Faraonit, me qëllim që një ditë ai të bëhej armik dhe t’u sillte mjerim atyre, sepse Faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre kanë qenë gjynahqarë.
Atë e gjetën rrethi i Faraonit, që të bëhej armik dhe dëshpërim për ta. Me të vërtetë, Faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin gjynahqarë.
Dhe, familja e Faraonit, e përvetësoi ate, - e që një ditë – t’u bëhet armik dhe katastrofë e tyre. Me të vërtetë, Faraoni e Hamani dhe ushtria e tyre, kanë qenë mëkatarë.
وَقَالَتِ ٱمْرَأَتُ فِرْعَوْنَ قُرَّتُ عَيْنٍۢ لِّى وَلَكَ ۖ لَا تَقْتُلُوهُ عَسَىٰٓ أَن يَنفَعَنَآ أَوْ نَتَّخِذَهُۥ وَلَدًۭا وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ ﴿9﴾
Gruaja e Faraonit i tha atij: “Ky (djalë) është gëzim për mua dhe ty, prandaj mos e vrisni, sepse mund të jetë i dobishëm ose mund ta birësojmë”. Por ata nuk e dinin se çfarë po bënin.
Gruaja e Faraonit tha: "Ai është burim gëzimi për mua dhe për ty. Mos e mbytni, se ndoshta na sjell dobi ose e birësojmë. Por, ata nuk e dinin çfarë po bënin.
Dhe gruaja e Faraonit tha: “Ky, do të jetë gëzimi im dhe i yti! Mos e mbytni, ndoshta do të na sjellë dobi, ose ta përvetësojmë për djalë”. E, ata, nuk e parandien përfundimin.
وَأَصْبَحَ فُؤَادُ أُمِّ مُوسَىٰ فَٰرِغًا ۖ إِن كَادَتْ لَتُبْدِى بِهِۦ لَوْلَآ أَن رَّبَطْنَا عَلَىٰ قَلْبِهَا لِتَكُونَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿10﴾
Ndërkohë, zemra e nënës së Musait u bë si të ishte e zbrazët. Edhe pak dhe çdo gjë do të zbulohej, sikur të mos ia kishim forcuar Ne zemrën, që të bëhej besimtare e vërtetë.
Ndërkohë, zemra e nënës së Musait u bë e zbrazët. Për pak do ta zbulonte atë, po të mos ia forconim zemrën, që të ishte prej besimtarëve.
Dhe zemra e nënës së Musait mbeti e zbrazët (nga çdo gjë, pos kjtimit të djalit të saj). Dhe, gati që e zbuloi, sikur mos t’ia kishim forcuar Ne zemrën e saj, që të jetë njëra nga besimtaret (që beson, se premtimi i Perëndisë do të realizohet) –
وَقَالَتْ لِأُخْتِهِۦ قُصِّيهِ ۖ فَبَصُرَتْ بِهِۦ عَن جُنُبٍۢ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ ﴿11﴾
Ajo i tha motrës së Musait: “Shko pas tij!” E motra e vrojtonte atë nga larg, pa u parë nga të tjerët.
Ajo i tha motrës së Musait: "Ndiq gjurmët e tij!" Ajo e vëzhgonte nga larg, pa e vënë re ata.
Dhe, ajo i tha, motrës së atij: “Shko pas tij (fëmijës)!” dhe, ajo e vërejti anash (nga largësia), e ata nuk e hetonin.
۞ وَحَرَّمْنَا عَلَيْهِ ٱلْمَرَاضِعَ مِن قَبْلُ فَقَالَتْ هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَىٰٓ أَهْلِ بَيْتٍۢ يَكْفُلُونَهُۥ لَكُمْ وَهُمْ لَهُۥ نَٰصِحُونَ ﴿12﴾
Ne bëmë që ai të mos pranonte asnjë mëndeshë. Kështu, e motra i tha atyre (që kishin birësuar Musain): “A doni t’ju gjej një familje, e cila do të kujdeset për të, duke e edukuar me kujdes?”
Ne patëm bërë që ai të mos pranonte asnjë mëndeshë. Atëherë, ajo tha: "A doni t'ju tregoj për një familje që do të përkujdesen për të dhe që ia duan të mirën?"
E, Na ia kemi pasë ndaluar mëndeshat (gruaja që i jep gji fëmijës së huaj), Musait, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju gjejë një familje, e cila do të kujdeset për të, duke ia dashur të mirën atij?”
فَرَدَدْنَٰهُ إِلَىٰٓ أُمِّهِۦ كَىْ تَقَرَّ عَيْنُهَا وَلَا تَحْزَنَ وَلِتَعْلَمَ أَنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّۭ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ﴿13﴾
Kështu, Ne e kthyem atë te nëna e vet, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej dhe që ta dinte se premtimi i Allahut është i vërtetë; por, shumica e njerëzve nuk e dinë.
Kështu, Ne e kthyem te nëna e tij, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej dhe që ta dinte se premtimi i Allahut është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
Dhe, Na e kthyem atë – te nëna e vet, që të gëzohet e të mos pikëllohet, dhe që të dijë se premtimi i Perëndisë është i sigurtë, por, shumica e njerëzve nuk e dinë.
وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُۥ وَٱسْتَوَىٰٓ ءَاتَيْنَٰهُ حُكْمًۭا وَعِلْمًۭا ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿14﴾
Dhe, kur ai arriti moshën madhore dhe pjekurinë e duhur, Ne i dhamë atij mençuri dhe dituri. Kështu, i shpërblejmë Ne ata që bëjnë punë të mira.
Kur iu focua trupi dhe arriti pjekurinë, Ne i dhamë atij urtësi e dituri. Kështu i shpërblejmë punëmirët.
Dhe, kur ai – arriti moshën madhore dhe u zhvillua, Na i dhamë atij mençuri dhe dijeni. Kështu, Na i shpërblejmë bamirësit.
وَدَخَلَ ٱلْمَدِينَةَ عَلَىٰ حِينِ غَفْلَةٍۢ مِّنْ أَهْلِهَا فَوَجَدَ فِيهَا رَجُلَيْنِ يَقْتَتِلَانِ هَٰذَا مِن شِيعَتِهِۦ وَهَٰذَا مِنْ عَدُوِّهِۦ ۖ فَٱسْتَغَٰثَهُ ٱلَّذِى مِن شِيعَتِهِۦ عَلَى ٱلَّذِى مِنْ عَدُوِّهِۦ فَوَكَزَهُۥ مُوسَىٰ فَقَضَىٰ عَلَيْهِ ۖ قَالَ هَٰذَا مِنْ عَمَلِ ٱلشَّيْطَٰنِ ۖ إِنَّهُۥ عَدُوٌّۭ مُّضِلٌّۭ مُّبِينٌۭ ﴿15﴾
Një herë Musai hyri në qytet, pa u vënë re nga banorët e tij. Atje pa dy njerëz që rriheshin. Njëri ishte nga të vetët, kurse tjetri ishte nga kundërshtarët. Ai i grupit të vet i kërkoi ndihmë kundër atij të popullit armik. Dhe Musai i ra me grusht atij, duke e vrarë. Pastaj tha: “Kjo është punë e djallit! Ai është armik i betuar i njeriut dhe ngatërrestar i hapur!
Musai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij ishin të shkujdesur dhe gjeti aty dy burra që po luftonin me njëri-tjetrin, njëri nga populli i tij e tjetri nga armiqtë e tij. Ai që ishte nga populli i tij e thirri për ta ndihmuar kundër atij që ishte nga armiku. Musai e qëlloi me grusht atë, duke e lënë të vdekur. Ai tha: "Kjo është vepër e shejtanit. S'ka dyshim se ai është armik i hapur, i cili të çon në humbje."
Dhe, Musai hyri në qytet, pa u hetuar nga banorët e tij – dhe në të, hasi dy njerëz që rriheshin. Njëri ishte nga grupi i tij, e tjetri nga grupi i armikut. E, i kërkoi ndihmë ai – i grupit të tij kundër atij të popullit armik. Dhe Musai i ra grusht atij dhe e mbyti (Musai) tha: “Kjo është punë e djallit! Ai, me të vërtetë, është armik – ngatërrestar i qartë!
قَالَ رَبِّ إِنِّى ظَلَمْتُ نَفْسِى فَٱغْفِرْ لِى فَغَفَرَ لَهُۥٓ ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ﴿16﴾
O Zoti im! Njëmend, Unë i kam bërë keq vetes, andaj më fal!” Dhe Ai e fali. Pa dyshim, Ai është Falësi e Mëshirëploti.
Dhe tha: "Zoti im! Me të vërtetë, unë bëra padrejtësi ndaj vetes, prandaj më fal!" Atëherë, Ai e fali atë. Njëmend, Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
(Musai) tha: “O Zoti im! Unë me të vërtetë, i kam bërë zullum vetvetes, andaj më fal!” – dhe Ai e fali. Me të vërtetë, Ai është falës e mëshirues.
قَالَ رَبِّ بِمَآ أَنْعَمْتَ عَلَىَّ فَلَنْ أَكُونَ ظَهِيرًۭا لِّلْمُجْرِمِينَ ﴿17﴾
Musai tha: “O Zoti im! Falë të mirave që më ke dhënë, unë nuk do të bëhem ndihmës i të këqijve!”
Musai tha: "Zoti im, ngaqë Ti më dhurove mirësi, unë nuk do t'u dal në ndihmë keqbërësve."
(Musai) tha: “O Zoti im! Pasha të mirat që m’i ke dhuruar, unë nuk do të bëhem ndihmës i të këqinjëve!”
فَأَصْبَحَ فِى ٱلْمَدِينَةِ خَآئِفًۭا يَتَرَقَّبُ فَإِذَا ٱلَّذِى ٱسْتَنصَرَهُۥ بِٱلْأَمْسِ يَسْتَصْرِخُهُۥ ۚ قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰٓ إِنَّكَ لَغَوِىٌّۭ مُّبِينٌۭ ﴿18﴾
Teksa Musai ecte në mëngjes i frikësuar në qytet, duke pritur se ç’do të ndodhte, kur ai që të djeshmen e kishte thirrur në ndihmë, e thirri sërish në ndihmë. Musai i tha: “Ti qenke tamam një ngatërrestar i hapur!”
Ai u gdhi në qytet i frikësuar, duke vëzhguar, kur ja, ai që i kishte kërkuar ndihmë një ditë më parë, po e thërriste sërish në ndihmë. Musai i tha: "Ti qenke një ngatërrestar i hapur!"
Dhe Musai – u zgjua i frikësuar në qytet, duke pritur se ç’do të nodhë kur që – ia behi ai, që dje e kishte thirrë në ndihmë, e që përsëri – e thirri në ndihmë. Musai i tha: “Ti, me të vërtetë, je ngatërrestar!”
فَلَمَّآ أَنْ أَرَادَ أَن يَبْطِشَ بِٱلَّذِى هُوَ عَدُوٌّۭ لَّهُمَا قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ أَتُرِيدُ أَن تَقْتُلَنِى كَمَا قَتَلْتَ نَفْسًۢا بِٱلْأَمْسِ ۖ إِن تُرِيدُ إِلَّآ أَن تَكُونَ جَبَّارًۭا فِى ٱلْأَرْضِ وَمَا تُرِيدُ أَن تَكُونَ مِنَ ٱلْمُصْلِحِينَ ﴿19﴾
Dhe, kur deshi të sulmonte atë që ishte armik i të dyve, ai i tha: “O Musa, a do të më vrasësh edhe mua, siç vrave atë tjetrin dje?! Ti dëshiron vetëm që të bëhesh dhunues në tokë e nuk dëshiron të bëhesh nga ata që ndreqin e vendosin drejtësi”.
Kur deshi të përdorte forcën kundër atij që ishte armik i të dyve, ai tha: "O Musa, a dëshiron të më vrasësh mua ashtu siç vrave një njeri dje? Ti dëshiron thjesht të bëhesh kryelartë në tokë dhe nuk dëshiron të bëhesh përmirësues."
Dhe, kur deshi të sulmojë (Musai), atë që ishte armik i të dyve, i tha ai (israeliti) se po e qëllon atë: “O Musa, a don të më mbytësh mua siç e mbyte dje njeriun? Ti dëshiron të bëhesh vetëm dhunues në tokë, e nuk dëshiron të bëhesh nga ata që mbajnë rregull”.
وَجَآءَ رَجُلٌۭ مِّنْ أَقْصَا ٱلْمَدِينَةِ يَسْعَىٰ قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّ ٱلْمَلَأَ يَأْتَمِرُونَ بِكَ لِيَقْتُلُوكَ فَٱخْرُجْ إِنِّى لَكَ مِنَ ٱلنَّٰصِحِينَ ﴿20﴾
Aty erdhi një njeri, duke nxituar prej skajit të qytetit, e tha: “O Musa, paria është mbledhur e po bisedon për të të vrarë, prandaj ik, sepse po ta jap një këshillë të sinqertë”.
Nga skaji i qytetit erdhi një burrë duke nxituar dhe tha: "O Musa, paria janë duke shqyrtuar vrasjen tënde, prandaj ik. Unë po të këshilloj çiltërsisht."
Dhe një njeri, erdhi, duke nxituar prej skajit të qytetit, e tha: “O Musa, paria po konsultohen për me të mbytur ty; andaj dil, se unë për ty – jam këshillues i sinqertë”.
فَخَرَجَ مِنْهَا خَآئِفًۭا يَتَرَقَّبُ ۖ قَالَ رَبِّ نَجِّنِى مِنَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿21﴾
Musai doli prej qytetit i frikësuar, duke pritur se ç’do të ndodhte dhe tha: “O Zoti im, më shpëto prej popullit keqbërës!”
Atëherë, ai doli nga qyteti i frikësuar e duke vëzhguar dhe tha: "Zoti im! Më shpëto nga populli zullumqar!"
E, doli prej tij (Egjiptit) i frikësuar, duke pritur se ç’do të ndodhë. Tha (Musai): “O Zoti im, më shpëto prej populli zullumqarë!”
وَلَمَّا تَوَجَّهَ تِلْقَآءَ مَدْيَنَ قَالَ عَسَىٰ رَبِّىٓ أَن يَهْدِيَنِى سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ ﴿22﴾
Teksa drejtohej nga Medjeni, ai tha: “Shpresoj se Zoti im do të më tregojë rrugën e drejtë!”
Kur u drejtua nga Medjeni, tha: "Mbase, Zoti im do të më udhëzojë në rrugën e drejtë."
Dhe, kur u nis kah Medjeni, ai tha: “Shpresoj se Zoti im do të më tregojë rrugën e drejtë!”
وَلَمَّا وَرَدَ مَآءَ مَدْيَنَ وَجَدَ عَلَيْهِ أُمَّةًۭ مِّنَ ٱلنَّاسِ يَسْقُونَ وَوَجَدَ مِن دُونِهِمُ ٱمْرَأَتَيْنِ تَذُودَانِ ۖ قَالَ مَا خَطْبُكُمَا ۖ قَالَتَا لَا نَسْقِى حَتَّىٰ يُصْدِرَ ٱلرِّعَآءُ ۖ وَأَبُونَا شَيْخٌۭ كَبِيرٌۭ ﴿23﴾
Kur arriti tek pusi i Medjenit, ndeshi rreth tij shumë njerëz që u jepnin ujë kafshëve. Përveç tyre, ai vuri re dy vasha që po mbanin kafshët e veta. Ai tha: “Si e keni hallin ju?” Ato thanë: “Ne nuk u japim ujë, pa u larguar barinjtë. Babai ynë është shumë plak”.
E, kur arriti te Pusi i Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po u jepnin ujë bagëtive. Përveç tyre, ai gjeti edhe dy gra që po pengonin bagëtitë e tyre. Ai u tha atyre: "Ç'është puna juaj?" Ato thanë: "Ne nuk u japim ujë bagëtive derisa të largohen barinjtë, ndërkohë babai ynë është plak i moçëm."
E, kur arriti tek uji i Medjenit, hasi rreth tij shumë njerëz, që u jepnin ujë kafshëve. E përveç tyre, vërejti dy vasha që i pengonin kafshët e veta (të pinin ujë). Ai (Musai) tha: “Ç’është me ju?” Ato thanë: “Na, nuk u japim ujë, derisa të mos shkojnë barinjtë, e babën e kemi fort plak”.
فَسَقَىٰ لَهُمَا ثُمَّ تَوَلَّىٰٓ إِلَى ٱلظِّلِّ فَقَالَ رَبِّ إِنِّى لِمَآ أَنزَلْتَ إِلَىَّ مِنْ خَيْرٍۢ فَقِيرٌۭ ﴿24﴾
Kështu, Musai u dha ujë kafshëve të tyre e pastaj u kthye te një hije dhe tha: “Zoti im, çfarëdo dhuntie që të më japësh, unë jam nevojtar!”
Atëherë, ai u dha ujë (bagëtive të tyre), pastaj vajti te një hije e tha: "Zoti im, unë kam nevojë për çfarëdo të mire që më jep!"
E, Musai – u dha ujë kafshëve të atyre vashave, e pastaj u kthye te një hije (e lisit) dhe tha: “Zoti im çfarëdo dhuntie që të më japësh, unë jam nevojtar!”
فَجَآءَتْهُ إِحْدَىٰهُمَا تَمْشِى عَلَى ٱسْتِحْيَآءٍۢ قَالَتْ إِنَّ أَبِى يَدْعُوكَ لِيَجْزِيَكَ أَجْرَ مَا سَقَيْتَ لَنَا ۚ فَلَمَّا جَآءَهُۥ وَقَصَّ عَلَيْهِ ٱلْقَصَصَ قَالَ لَا تَخَفْ ۖ نَجَوْتَ مِنَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿25﴾
Më vonë, njëra nga ato dyja, erdhi me ndrojtje dhe i tha: “Babai im të fton për të të shpërblyer, se i dhe ujë (tufës sonë)”. Kur Musai shkoi tek ai dhe i tregoi çfarë kishte përjetuar, ai tha: “Mos u frikëso, sepse ke shpëtuar prej një populli keqbërës!”
Ndërkohë, njëra nga ato vajti tek ai duke ecur me turp dhe i tha: "Babai im po të thërret për të të shpërblyer që u dhe ujë bagëtive tona." Kur shkoi tek ai dhe ia tregoi ngjarjen, ai i tha: "Mos ki frikë! Tashmë ke shpëtuar nga populli zullumqar."
Dhe, njëra nga ato dyja, erdhi pastaj, duke u turpëruar dhe tha: “Me të vërtetë, të thërret babai im që të shpërblejë ty, për atë që u ke dhënë ujë shtazëve tona. E, kur erdhi te Shuajbi dhe i tregoi çka ka përjetuar, ai (Shuajbi) tha: “Mos u frikëso, meqë ke shpëtuar prej popullit zullumqar!
قَالَتْ إِحْدَىٰهُمَا يَٰٓأَبَتِ ٱسْتَـْٔجِرْهُ ۖ إِنَّ خَيْرَ مَنِ ٱسْتَـْٔجَرْتَ ٱلْقَوِىُّ ٱلْأَمِينُ ﴿26﴾
“O babai im, - tha njëra nga ato të dyja - merre këtë njeri në shërbim! Sigurisht që njerëzit e fortë dhe të besueshëm janë më të mirët, që dikush mund të marrë në shërbim”.
Njëra nga ato të dyja tha: "O babush, merre në shërbim, sepse më i miri që mund të marrësh në shërbim është ai që është i fortë dhe i besueshëm!"
O babai im, - tha njëra nga ato dyja – “merre këtë njeri në shërbim, se – me të vërtetë, i forti dhe i besueshmi, është më i mirë që ta marrësh në shërbim”.
قَالَ إِنِّىٓ أُرِيدُ أَنْ أُنكِحَكَ إِحْدَى ٱبْنَتَىَّ هَٰتَيْنِ عَلَىٰٓ أَن تَأْجُرَنِى ثَمَٰنِىَ حِجَجٍۢ ۖ فَإِنْ أَتْمَمْتَ عَشْرًۭا فَمِنْ عِندِكَ ۖ وَمَآ أُرِيدُ أَنْ أَشُقَّ عَلَيْكَ ۚ سَتَجِدُنِىٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿27﴾
Plaku tha: “Unë dua të të jap për grua njërën prej këtyre dy bijave të mia, me kusht që të më shërbesh mua tetë vjet; por, nëse dëshiron, mund të qëndrosh dhjetë vjet. Unë nuk dëshiroj të t’i rëndoj gjërat. Ti do të shohësh, në dashtë Allahu, se jam një njeri i mirë.”
Ai i tha: "Unë dua të të jap për grua njërën nga këto dy vajzat e mia, me kusht që të më shërbesh tetë vjet. Por, nëse i plotëson dhjetë, ajo është prej teje. Unë nuk dua të ta rëndoj. Ti do të më gjesh mua, në dashtë Allahu, prej të mirëve."
(Shuajbi) tha: “Unë dua që të jap njërën prej këtyre dy vashave të mia, por që të më shërbesh mua tetë vjet; e nëse i plotëson dhjetë vjet (shërbim), ajo është prej të mirës (nderës) tënde, e unë nuk dëshiroj të shkaktoj vështirësi ty. Ti do të gjesh (shohësh) – në dashtë Zoti, se jam prej të mirëve”.
قَالَ ذَٰلِكَ بَيْنِى وَبَيْنَكَ ۖ أَيَّمَا ٱلْأَجَلَيْنِ قَضَيْتُ فَلَا عُدْوَٰنَ عَلَىَّ ۖ وَٱللَّهُ عَلَىٰ مَا نَقُولُ وَكِيلٌۭ ﴿28﴾
Musai tha: “Le të jetë kështu (kjo marrëveshje) midis meje dhe teje. Cilindo prej të dy afateve që të plotësoj, nuk do të jetë padrejtësi për mua. Allahu është Dëshmues për atë që folëm.”
Musai tha: "Le të mbetet kjo mes meje e teje. Cilindo nga dy afatet që ta plotësoj, s'do të ketë detyrim tjetër për mua. Allahu është dëshmitar për atë që po themi."
(Musai) tha: “Le të jetë kështu ajo, në mes meje dhe teje. Cilindo afat prej këtyre dyve ta plotësoj, nuk do të mund të më bëhet vërejtje. E, Perëndia është mbikëqyrës për atë që folëm”.
۞ فَلَمَّا قَضَىٰ مُوسَى ٱلْأَجَلَ وَسَارَ بِأَهْلِهِۦٓ ءَانَسَ مِن جَانِبِ ٱلطُّورِ نَارًۭا قَالَ لِأَهْلِهِ ٱمْكُثُوٓا۟ إِنِّىٓ ءَانَسْتُ نَارًۭا لَّعَلِّىٓ ءَاتِيكُم مِّنْهَا بِخَبَرٍ أَوْ جَذْوَةٍۢ مِّنَ ٱلنَّارِ لَعَلَّكُمْ تَصْطَلُونَ ﴿29﴾
Kur Musai e plotësoi afatin e caktuar dhe u nis me familjen e vet, vuri re nga larg një zjarr në anën e (malit të) Turit. I tha familjes së vet: “Pritni, sepse kam parë një zjarr. Ndoshta mund t’ju sjell prej tij ndonjë lajm ose një urë zjarri për t’u nxehur”.
Kur Musai e plotësoi afatin dhe u nis me familjen e tij, vuri re një zjarr në anë të malit Tur. Ai i tha familjes së vet: "Rrini këtu, se vërejta një zjarr. Ndoshta mund t'ju sjell që andej ndonjë lajm ose ndonjë urë zjarri për t'u ngrohur."
Kur Musai e plotësoi afatin e caktuar dhe u nis me familjen e vet, vërejti një zjarr në anën e (malit të) Turit. I tha familjes së vet: “Pritni! Me të vërtetë, kam vërejtur një zjarr. Shpresoj se do t’ju sjelli një lajm (për orientim të rrugës), ose një un të zjarrit, për t’u nxehur ju”.
فَلَمَّآ أَتَىٰهَا نُودِىَ مِن شَٰطِئِ ٱلْوَادِ ٱلْأَيْمَنِ فِى ٱلْبُقْعَةِ ٱلْمُبَٰرَكَةِ مِنَ ٱلشَّجَرَةِ أَن يَٰمُوسَىٰٓ إِنِّىٓ أَنَا ٱللَّهُ رَبُّ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿30﴾
Kur erdhi afër, një zë e thirri nga ana e djathtë e luginës, nga një pemë në një vend të bekuar: “O Musa, në të vërtetë, Unë jam Allahu, Zoti i botëve!
Kur vajti aty, nga ana e djathtë e luginës, nga pema që ndodhej në vendin e bekuar, u dëgjua një zë: "O Musa! Me të vërtetë, Unë jam Allahu, Zoti i botëve!
E, kur erdhi tek ai (zjarri), u thirr nga ana e djathtë (begatshëm) e luginës – prej lisit, në visin e bekuar: “O Musa, me të vërtetë, Unë jam Perëndia, Zoti i gjithësisë!
وَأَنْ أَلْقِ عَصَاكَ ۖ فَلَمَّا رَءَاهَا تَهْتَزُّ كَأَنَّهَا جَآنٌّۭ وَلَّىٰ مُدْبِرًۭا وَلَمْ يُعَقِّبْ ۚ يَٰمُوسَىٰٓ أَقْبِلْ وَلَا تَخَفْ ۖ إِنَّكَ مِنَ ٱلْءَامِنِينَ ﴿31﴾
Hidhe shkopin tënd!” Kur e pa se shkopi po lëvizte shpejt, si të ishte gjarpër, u zmbraps me të shpejtë, pa shikuar pas, ndërsa zëri i tha: “O Musa! Afrohu dhe mos u frikëso, sepse ti je i mbrojtur.
Hidhe shkopin tënd!" Por, kur e pa atë duke lëvizur si të ishte gjarpër, u kthye dhe iku pa shikuar prapa. "O Musa, mos u frikëso, se ti je nga ata që janë të mbrojtur!
Dhe, hudhe shkopin tënd!” Kur e hodhi atë dhe e pa se po lëvizë shpejt, sikur të ishte gjarpër, u zmbraps me të shpejtë e nuk u kthye (të shikojë pas). “O Musa! Afrohu dhe mos u friko! Me të vërtetë, ti je nga ata, që janë të mbrojtur.
ٱسْلُكْ يَدَكَ فِى جَيْبِكَ تَخْرُجْ بَيْضَآءَ مِنْ غَيْرِ سُوٓءٍۢ وَٱضْمُمْ إِلَيْكَ جَنَاحَكَ مِنَ ٱلرَّهْبِ ۖ فَذَٰنِكَ بُرْهَٰنَانِ مِن رَّبِّكَ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَإِي۟هِۦٓ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمًۭا فَٰسِقِينَ ﴿32﴾
Fute dorën tënde në gji dhe ajo do të dalë e bardhë, e palënduar. Shtrëngoje krahun pas vetes që të çlirohesh prej frikës! Këto janë dy mrekulli prej Zotit tënd për Faraonin dhe parinë e tij; ata janë njëmend popull i mbrapshtë!”
Fute dorën në gjoks: ajo do të dalë e bardhë, pa ndonjë të metë, dhe mblidhe krahun që të çlirohesh nga frika. Këto[2] janë dy prova nga Zoti yt për Faraonin dhe parinë e tij. Ata janë vërtet popull i pabindur.
Fute dorën tënde në xhepin e krahërorit – do të paraqitet e bardhë, pa të meta. Dhe, kështu, përmbaju prej frikës! Këto janë dy argumente prej Zotit tënd te Faraoni dhe paria e tij; ata, me të vërtetë janë popull i korruptuar!”
قَالَ رَبِّ إِنِّى قَتَلْتُ مِنْهُمْ نَفْسًۭا فَأَخَافُ أَن يَقْتُلُونِ ﴿33﴾
Musai tha: “O Zoti im, unë kam vrarë një njeri të tyre, prandaj kam frikë se do të më vrasin.
Ai tha: "Zoti im, unë kam mbytur njërin prej tyre, andaj kam frikë se do të më vrasin.
(Musai) tha: “O Zoti im, unë, me të vërtetë, e kam mbytur një njeri të tyre, prandaj frikoj se do të më mbysin.
وَأَخِى هَٰرُونُ هُوَ أَفْصَحُ مِنِّى لِسَانًۭا فَأَرْسِلْهُ مَعِىَ رِدْءًۭا يُصَدِّقُنِىٓ ۖ إِنِّىٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ ﴿34﴾
Vëllai im, Haruni, është më gojëtar se unë në të folur, andaj dërgoje atë me mua, si ndihmës timin, që të vërtetojë fjalët e mia. Unë vërtet kam frikë se ata do të më quajnë gënjeshtar”.
Ndërkaq, vëllai im, Haruni, është më gojëtar se unë në të folur, kështu që dërgoje atë me mua si ndihmës, që të vërtetojë fjalët e mia, sepse kam frikë se do të më quajnë gënjeshtar.
E, vëllai im Haruni, është më i zhdërvjelltë se unë – në të folur, andaj dërgoje me mua atë, si ndihmës timin, që t’i vërtetoj fjalët e mia. Unë, me të vërtetë, frikohem se ata do të më quajnë gënjeshtar”.
قَالَ سَنَشُدُّ عَضُدَكَ بِأَخِيكَ وَنَجْعَلُ لَكُمَا سُلْطَٰنًۭا فَلَا يَصِلُونَ إِلَيْكُمَا ۚ بِـَٔايَٰتِنَآ أَنتُمَا وَمَنِ ٱتَّبَعَكُمَا ٱلْغَٰلِبُونَ ﴿35﴾
Allahu tha: “Ne do të të forcojmë ty me vëllanë tënd dhe që të dyve do t’ju japim fuqi. Kështu, ata nuk do të mund t’ju afrohen juve. Me mrekullitë Tona, ju të dy dhe ata që do t’ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë”.
Ai tha: "Ne do të të forcojmë me vëllanë tënd dhe do t'ju japim fuqi, kështu që ata nuk do të mund t'ju bëjnë dëm." Me mrekullitë Tona, ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni fitimtarë.
(Perëndia) tha: “Na të forcojmë ty me vëllaun tënd dhe që të dyve do t’ju japim pushtet; e ata, nuk do të mund t’ju afrohen juve (me qëllim të keq); me argumentet Tona, ju dy dhe ata që do t’ju pasojnë, do të jeni fitues”.
فَلَمَّا جَآءَهُم مُّوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا بَيِّنَٰتٍۢ قَالُوا۟ مَا هَٰذَآ إِلَّا سِحْرٌۭ مُّفْتَرًۭى وَمَا سَمِعْنَا بِهَٰذَا فِىٓ ءَابَآئِنَا ٱلْأَوَّلِينَ ﴿36﴾
Dhe kur Musai u solli mrekullitë Tona të qarta, ata thanë: “Kjo është vetëm magji e trilluar; ne nuk e kemi dëgjuar këtë prej stërgjyshërve tanë të lashtë”.
Por, kur Musai u vajti atyre me mrekullitë Tona të qarta, ata thanë: "Kjo s'është gjë tjetër, veçse magji e shpikur dhe ne kurrë nuk kemi dëgjuar diçka të tillë prej të parëve tanë."
Dhe kur Musai u solli argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo është vetëm magji e trilluar, dhe ne nuk kemi dëgjuar këtë prej baballarëve tanë”.
وَقَالَ مُوسَىٰ رَبِّىٓ أَعْلَمُ بِمَن جَآءَ بِٱلْهُدَىٰ مِنْ عِندِهِۦ وَمَن تَكُونُ لَهُۥ عَٰقِبَةُ ٱلدَّارِ ۖ إِنَّهُۥ لَا يُفْلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ ﴿37﴾
Musai tha: “Zoti im e di mirë se kush i sjell udhëzimet prej Tij dhe kush do të ketë mbarimin e mirë në jetën tjetër. Sigurisht, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.”
Musai tha: "Zoti im e di më së miri se kush vjen me udhëzim prej Tij dhe kujt do t'i takojë fundi i mirë. Me të vërtetë, keqbërësit nuk do të gjejnë shpëtim."
E, Musai tha: “Zoti im e di mirë atë që i sjell udhëzimet prej tij dhe atë, që do ta ketë mbarimin e mirë; e me të vërtetë, mohuesit nuk do të shpëtojnë.
وَقَالَ فِرْعَوْنُ يَٰٓأَيُّهَا ٱلْمَلَأُ مَا عَلِمْتُ لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرِى فَأَوْقِدْ لِى يَٰهَٰمَٰنُ عَلَى ٱلطِّينِ فَٱجْعَل لِّى صَرْحًۭا لَّعَلِّىٓ أَطَّلِعُ إِلَىٰٓ إِلَٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّى لَأَظُنُّهُۥ مِنَ ٱلْكَٰذِبِينَ ﴿38﴾
Dhe Faraoni tha: “O pari! Unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje! O Haman, më ndez një zjarr për të pjekur qerpiçë dhe më ndërto një kullë të lartë që të ngjitem te Zoti i Musait. Jam i bindur se ai (Musai) gënjen!”
Faraoni tha: "Oj pari! Unë nuk di që ka për ju tjetër zot përveç meje. Më ndiz pra, o Haman, një zjarr për të pjekur tullat dhe më ndërto një kullë të lartë që të ngjitem e të shoh Zotin e Musait, ndonëse unë mendoj se ai është gënjeshtar!"
Dhe, Faraoni tha: “O parësi, unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje, e ti, o Haman (ministër i Faraonit), m’i pjek qerpiqtë dhe ma ndërto godinën e lartë që të ngritem te zoti i Musait, meqë, unë – atë e konsideroj për gënjeshtar!”
وَٱسْتَكْبَرَ هُوَ وَجُنُودُهُۥ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَظَنُّوٓا۟ أَنَّهُمْ إِلَيْنَا لَا يُرْجَعُونَ ﴿39﴾
Faraoni dhe ushtria e tij u sollën me arrogancë dhe padrejtësisht në tokë, duke menduar se nuk do të ktheheshin te Ne.
Ai dhe ushtarët e tij u sollën me kryelartësi në tokë pa asnjë të drejtë dhe mendonin se nuk do të ktheheshin te Ne.
Dhe, u madhështua ai dhe ushtria e tij në tokë pa kurrfarë të drejte dhe mendonin se nuk do të kthehen te Ne.
فَأَخَذْنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذْنَٰهُمْ فِى ٱلْيَمِّ ۖ فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿40﴾
Por Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe i hodhëm në det. Shiko se cili ishte fundi i keqbërësve!
Prandaj, Ne e kapëm atë e ushtrinë e tij dhe i hodhëm në det. Shih pra si ishte fundi i zullumqarëve!
E, Na e dënuam atë dhe ushtrinë e tij dhe i hodhëm në det, andaj shiko, si qe fundi i zullumqarëve!
وَجَعَلْنَٰهُمْ أَئِمَّةًۭ يَدْعُونَ إِلَى ٱلنَّارِ ۖ وَيَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ لَا يُنصَرُونَ ﴿41﴾
Ne i bëmë ata udhëheqës, që thërrisnin për në zjarr, ndërsa në Ditën e Kiametit askush nuk do t’i ndihmojë.
Ne i bëmë ata udhëheqës që ftojnë për në zjarr, kurse në Ditën e Kiametit nuk do të ndihmohen.
E, i kemi pasë bërë udhëheqës, që thirrnin në atë që shpie në zjarr; e në Ditën e Kijametit nuk do të ndihmohen.
وَأَتْبَعْنَٰهُمْ فِى هَٰذِهِ ٱلدُّنْيَا لَعْنَةًۭ ۖ وَيَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ هُم مِّنَ ٱلْمَقْبُوحِينَ ﴿42﴾
Në këtë botë Ne hodhëm mallkim mbi ta, ndërsa në Ditën e Kiametit ata do të jenë të braktisur e të shkatërruar.
Ne bëmë që mallkimi t'i ndjekë ata në këtë botë, kurse në Ditën e Kiametit do të jenë të përbuzur.
Dhe Na – i kemi përcjellë ata në këtë jetë, me mallkim, e në Ditën e Kijametit do të jenë të keqtrajtuar.
وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَٰبَ مِنۢ بَعْدِ مَآ أَهْلَكْنَا ٱلْقُرُونَ ٱلْأُولَىٰ بَصَآئِرَ لِلنَّاسِ وَهُدًۭى وَرَحْمَةًۭ لَّعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ ﴿43﴾
Pasi i shkatërruam breznitë e mëparshme, Ne i dhamë Musait Librin, si dritë për njerëzit, udhëzim dhe mëshirë, në mënyrë që ata të mund të merrnin këshilla.
Me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin, pasi i shkatërruam brezat e mëparshëm, si provë të qartë për njerëzit dhe udhëzim e mëshirë, që të mund të marrin mësim.
Na, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait Librin pasi i kemi shkatërruar popujt e lashtë, që të jetë dritë për njerëzit dhe udhëzim e mëshirë – për t’u këshilluar ata.
وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ ٱلْغَرْبِىِّ إِذْ قَضَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَى ٱلْأَمْرَ وَمَا كُنتَ مِنَ ٱلشَّٰهِدِينَ ﴿44﴾
Ti (o Muhamed) nuk ke qenë i pranishëm në anën perëndimore (të Turit), kur Ne ia besuam Musait Misionin (Profecinë) dhe as nuk ke qenë dëshmitar i kësaj ngjarjeje.
Ti nuk ishe në anën perëndimore (të malit Tur) kur ia besuam Musait detyrën e as ishe i pranishëm.
Dhe ti (o Muhammed!) nuk ke qenë në anën perëndimore (të Turit), kur Ne ia besuam Musait profetninë dhe ti nuk ishe dëshmitar (i kësaj ngjarjeje).
وَلَٰكِنَّآ أَنشَأْنَا قُرُونًۭا فَتَطَاوَلَ عَلَيْهِمُ ٱلْعُمُرُ ۚ وَمَا كُنتَ ثَاوِيًۭا فِىٓ أَهْلِ مَدْيَنَ تَتْلُوا۟ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتِنَا وَلَٰكِنَّا كُنَّا مُرْسِلِينَ ﴿45﴾
Pastaj, Ne krijuam brezni të tjera që jetuan shumë gjatë. Ti nuk ke banuar midis banorëve të Medjenit, që t’iu lexoje shpalljet Tona, por Ne gjithnjë kemi çuar të dërguar.
Por, Ne krijuam breza të shumtë dhe kaloi një kohë e gjatë ndërmjet tyre. As ishe në mesin e banorëve të Medjenit që t'ua lexoje atyre ajetet Tona, por ishim Ne që të dërguam (e t'i mësuam këto lajme).
Por, Ne kemi krijuar shumë gjenerata e ka kaluar një kohë e gjatë. E, ti – nuk ke qëndruar në mesin e banorëve të Medjenit, që t’ju lexosh (Mekkasve) argumentet Tona, por Ne t’i kemi dërguar ty (lajmet e këtyre mrekullive).
وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ ٱلطُّورِ إِذْ نَادَيْنَا وَلَٰكِن رَّحْمَةًۭ مِّن رَّبِّكَ لِتُنذِرَ قَوْمًۭا مَّآ أَتَىٰهُم مِّن نَّذِيرٍۢ مِّن قَبْلِكَ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ ﴿46﴾
Ti nuk ke qenë as pranë Turit, kur Ne thirrëm Musain. Por ti je dërguar si mëshirë nga Zoti yt për të paralajmëruar njerëzit, të cilëve nuk u kishte ardhur kurrfarë paralajmëruesi para teje, që ata të mund të marrin këshilla
As ishe në anën e malit Tur, kur e thirrëm (Musain), por (ty të zbriti shpallja) si mëshirë nga Zoti yt, për t'ua tërhequr vërejtjen njerëzve që nuk u kishte ardhur asnjë paralajmërues para teje, që ata të marrin mësim
Dhe, ti nuk ke qenë pranë Turit, kur Na e kemi thirrë (Musain), por (të kemi dërguar ty) nga mëshira e Zotit tënd për t’i paralajmëruar njerëzit, të cilëve nuk u ka ardhur kurrfarë paralajmëruesi para teje, për t’u këshilluar ata,
وَلَوْلَآ أَن تُصِيبَهُم مُّصِيبَةٌۢ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ فَيَقُولُوا۟ رَبَّنَا لَوْلَآ أَرْسَلْتَ إِلَيْنَا رَسُولًۭا فَنَتَّبِعَ ءَايَٰتِكَ وَنَكُونَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿47﴾
dhe, që të mos thonë, kur t’i godasë dënimi, për atë që kanë bërë: “O Zoti ynë, të na kishe çuar një të dërguar që t’i pasonim shpalljet Tuaja dhe të bëheshim besimtarë”.
dhe që, kur t'i godasë ndonjë fatkeqësi për shkak të asaj që kanë bërë duart e tyre, të mos thonë: "Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar, që të mund t’i pasonim ajetet e Tua e të bëheshim besimtarë?"
dhe, që të mos thonë kur t’i godas dënimi, për atë që kanë bërë: “O Zoti ynë, të na kishe dërguar pejgamber që t’i pasojmë argumentet Tuaja dhe të bëhemi besimtarë.
فَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلْحَقُّ مِنْ عِندِنَا قَالُوا۟ لَوْلَآ أُوتِىَ مِثْلَ مَآ أُوتِىَ مُوسَىٰٓ ۚ أَوَلَمْ يَكْفُرُوا۟ بِمَآ أُوتِىَ مُوسَىٰ مِن قَبْلُ ۖ قَالُوا۟ سِحْرَانِ تَظَٰهَرَا وَقَالُوٓا۟ إِنَّا بِكُلٍّۢ كَٰفِرُونَ ﴿48﴾
Pasi u erdhi e Vërteta prej Nesh, ata thanë: “Përse nuk i është dhënë (Muhamedit) diçka e ngjashme me atë që i ishte dhënë Musait!” Por, a nuk e mohojnë ata çfarë i ishte dhënë Musait, duke thënë: “Këta (Teurati dhe Kurani) janë dy magji, që mbështesnin njëra-tjetrën. Ne nuk besojmë asnjërin prej tyre”.
Por, kur u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: "Përse nuk i është dhënë atij (Muhamedit) diçka e ngjashme me atë që i ishte dhënë Musait?!" Po a nuk e mohuan ata atë që i ishte dhënë Musait më parë?! Ata thonë: "(Kurani dhe Teurati janë) dy magji që mbështesin njëra-tjetrën" dhe thonë: "Ne i mohojmë që të dyja".
Pasi që u erdhi e Vërteta prej Nesh, thanë ata (arabët): “Sikur t’ju kishte dhënë (Muhammedit) diçka e ngjashme siç i është dhënë Musait!” Vallë, a nuk e mohuan ata – atë që iu kishte dhënë Musait më parë? Ata kanë thënë: “Këto janë dy magji (Teurati dhe Kur’ani), që ndihmohen reciprokisht”. Dhe, (Mekkasit) thanë: “Na, nuk besojmë në asnjërën”.
قُلْ فَأْتُوا۟ بِكِتَٰبٍۢ مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ هُوَ أَهْدَىٰ مِنْهُمَآ أَتَّبِعْهُ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ ﴿49﴾
Thuaju atyre: “Sillni një libër nga Allahu, i cili udhëzon më mirë nga këta të dy, unë do ta pasoj atë, nëse thoni të vërtetën!”
Thuaj: "Sillni atëherë një libër nga Allahu që përmban udhëzim më të mirë se këta të dy, që ta ndjek atë, nëse e thoni të vërtetën!"
Thuaju atyre: “Sillni një libër nga Perëndia, i cili udhëzon më mirë nga këta të dy (Teurati dhe Kur’ani), unë do të pasoj atë, nëse thoni të vërtetën!”
فَإِن لَّمْ يَسْتَجِيبُوا۟ لَكَ فَٱعْلَمْ أَنَّمَا يَتَّبِعُونَ أَهْوَآءَهُمْ ۚ وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ ٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ بِغَيْرِ هُدًۭى مِّنَ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿50﴾
E nëse ata nuk të përgjigjen ty, dije se ata janë skllevër të dëshirave të veta. E kush është në humbje më të madhe, se ata që udhëhiqen nga dëshirat e veta, pa udhëzim prej Allahut? Sigurisht, Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.
Nëse ata nuk binden, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta. E kush është më i humbur se ai që ndjek dëshirën e vet pa pasur asnjë udhëzim prej Allahut?! S'ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.
E nëse ata nuk të përgjegjen ty, dije se ata ndjekin vetëm pasionin e vet. E, kush vallë, ka humbur më tepër se ai që ndjek pasionin e vet, pa udhëzim prej Perëndisë? Perëndia, me të vërtetë, nuk e udhëzon popullin zullumqarë.
۞ وَلَقَدْ وَصَّلْنَا لَهُمُ ٱلْقَوْلَ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ ﴿51﴾
Ne ua dërgojmë atyre shpalljet njërën pas tjetrës, në mënyrë që t’ua vënë veshin.
Ne ua kumtuam atyre Shpalljen, në mënyrë që të marrin mësim.
Na, ua dërgojmë atyre fjalët njërën pas tjetrës (Kur’anin), për t’u këshilluar ata.
ٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَٰهُمُ ٱلْكِتَٰبَ مِن قَبْلِهِۦ هُم بِهِۦ يُؤْمِنُونَ ﴿52﴾
Ata që Ne ua kemi zbritur Librin para tij (Kuranit), i besojnë atij.
Ata të cilëve ua dhamë Librin para tij (Kuranit), ata besojnë në të.
Atyre që Ne ua kemi dhënë Librin para tij (Kur’anit), ata i besojnë atij,
وَإِذَا يُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا بِهِۦٓ إِنَّهُ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّنَآ إِنَّا كُنَّا مِن قَبْلِهِۦ مُسْلِمِينَ ﴿53﴾
Kur u lexohet atyre (Kurani), ata thonë: “Ne e besojmë atë. Pa dyshim, ai është e vërteta nga Zoti ynë. Vërtet, Ne edhe para tij kemi qenë të nënshtruar ndaj Zotit.”
Kur u lexohet atyre (Kurani), ata thonë: "Ne i besojmë atij. Pa dyshim, ajo është e vërteta nga Zoti ynë. Ne, edhe para tij ishim muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut)."
dhe, kur t’ju lexohet atyre (Kur’ani), ata thonë: Ne e besojmë atë. Me të vërtetë, ai (Kur’ani) është (i zbritur) nga Zoti ynë. Na – edhe më parë kemi qenë muslimanë”.
أُو۟لَٰٓئِكَ يُؤْتَوْنَ أَجْرَهُم مَّرَّتَيْنِ بِمَا صَبَرُوا۟ وَيَدْرَءُونَ بِٱلْحَسَنَةِ ٱلسَّيِّئَةَ وَمِمَّا رَزَقْنَٰهُمْ يُنفِقُونَ ﴿54﴾
Atyre do t’u jepet shpërblim i dyfishtë, për shkak të durimit që kanë treguar. Ata e zmbrapsin të keqen me të mirë, ndajnë lëmoshë nga ajo që u kemi dhënë Ne
Atyre do t'u jepet shpërblimi dyfish, për shkak se duruan. Ata e largojnë të keqen me të mirë dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
Atyre do t’u jepet shpërblimi i dyfishtë, meqë kanë duruar dhe që të keqen e kthejnë me të mirë – dhe ndajnë nga ajo që u kemi dhënë Ne;
وَإِذَا سَمِعُوا۟ ٱللَّغْوَ أَعْرَضُوا۟ عَنْهُ وَقَالُوا۟ لَنَآ أَعْمَٰلُنَا وَلَكُمْ أَعْمَٰلُكُمْ سَلَٰمٌ عَلَيْكُمْ لَا نَبْتَغِى ٱلْجَٰهِلِينَ ﴿55﴾
dhe, kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i shmangen asaj, duke thënë: “Ne kemi veprat tona, ndërsa ju keni veprat tuaja! Paqja qoftë me ju! Ne nuk duam shoqëri me të paditurit”.
Kur dëgjojnë fjalë të kota, ata largohen duke thënë: "Ne i kemi veprat tona dhe ju keni veprat tuaja. Paqe për ju! Ne nuk duam të kemi punë me të paditurit."
e kur të dëgjojnë ndonjë marrëzi, shmangen prej saj dhe thonë: “Veprat tona janë për ne e veprat tuaja janë për ju; paqa qoftë mbi ju (lamtumirë!) Na nuk duam shoqëri me të padishmit (xhahilat)”.
إِنَّكَ لَا تَهْدِى مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَهْدِى مَن يَشَآءُ ۚ وَهُوَ أَعْلَمُ بِٱلْمُهْتَدِينَ ﴿56﴾
Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë. Ai i njeh më mirë ata që janë të udhëzuar.
Në të vërtetë, ti nuk mund të udhëzosh atë që do, por Allahu udhëzon atë që dëshiron. Ai i njeh mirë të udhëzuarit.
Ti (o Muhammed), me të vërtetë, nuk mund ta udhëzosh (në formë imponuese) në rrugën e drejtë, atë që dëshiron ti, - por Perëndia e udhëzon (në të gjitha normat). Ai, i di më së miri ata që janë të udhëzuar.
وَقَالُوٓا۟ إِن نَّتَّبِعِ ٱلْهُدَىٰ مَعَكَ نُتَخَطَّفْ مِنْ أَرْضِنَآ ۚ أَوَلَمْ نُمَكِّن لَّهُمْ حَرَمًا ءَامِنًۭا يُجْبَىٰٓ إِلَيْهِ ثَمَرَٰتُ كُلِّ شَىْءٍۢ رِّزْقًۭا مِّن لَّدُنَّا وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ﴿57﴾
Ata thonë: “Nëse ndjekim udhëzimin së bashku me ty, së shpejti do të jemi të dëbuar nga vendlindja”. Vallë, a nuk ua kemi mundësuar, që të jetojnë në një vend të shenjtë e të sigurt, ku sillen fruta të llojllojshme, si ushqim prej Nesh? Por shumica e tyre nuk e dinë.
Ata thonë: "Nëse ndjekim udhëzimin me ty, do të rrëmbehemi nga toka jonë." Vallë, a nuk ua mundësuam atyre të jetojnë në një vend të shenjtë e të sigurt, ku sillen fruta të çdo lloji, si furnizim prej Nesh?! Por, shumica e tyre nuk e dinë.
Dhe ata thonë: “Nëse ne – me ty ndjekim rrugën e drejtë (islamizmin), shpejt do të jemi të dëbuar nga vendlindja”. Vallë, a nuk u kemi dhënë rast Na – atyre, që të qëndrojnë në vendin e shenjtë dhe të sigurtë, ku – sillen frytet e llojllojshme – ushqim prej Nesh; por, shumica e tyre nuk e dinë.
وَكَمْ أَهْلَكْنَا مِن قَرْيَةٍۭ بَطِرَتْ مَعِيشَتَهَا ۖ فَتِلْكَ مَسَٰكِنُهُمْ لَمْ تُسْكَن مِّنۢ بَعْدِهِمْ إِلَّا قَلِيلًۭا ۖ وَكُنَّا نَحْنُ ٱلْوَٰرِثِينَ ﴿58﴾
Eh, sa e sa fshatra e qytete i kemi zhdukur Ne, sepse banorët e tyre bënin jetë të shfrenuar! Ja tek janë shtëpitë e tyre, të cilat janë banuar pas tyre fare pak ose aspak. Jemi Ne trashëgimtarët e fundit.
Sa shumë qytete i kemi shkatërruar, për shkak se u treguan mosmirënjohës në jetesën e tyre! Ja banesat e tyre, të cilat nuk u banuan pas tyre, përveçse pak. Jemi Ne trashëgimtarët.
E, sa e sa fshatra e qytete i kemi zhdukur Ne, banorët e të cilëve kanë bërë jetë të shfrenuar! Ja, shtëpiat e tyre (të shkretëruara), të cilat, nuk janë banuar pas tyre – vetëm pak kohë, dhe Ne kemi qenë trashëgimtarë.
وَمَا كَانَ رَبُّكَ مُهْلِكَ ٱلْقُرَىٰ حَتَّىٰ يَبْعَثَ فِىٓ أُمِّهَا رَسُولًۭا يَتْلُوا۟ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتِنَا ۚ وَمَا كُنَّا مُهْلِكِى ٱلْقُرَىٰٓ إِلَّا وَأَهْلُهَا ظَٰلِمُونَ ﴿59﴾
Zoti yt kurrë nuk i ka shkatërruar këto vendbanime, para se t’u çonte në kryeqytetet e tyre të dërguar, që t’u lexonte shpalljet e Tij. Ne kurrë nuk i kemi shkatërruar vendbanimet (pa shkak), por vetëm kur banorët e tyre kanë qenë keqbërës.
Zoti yt kurrë nuk do t'i shkatërronte vendbanimet pa dërguar më parë në qendrën e tyre një të dërguar, që t'ua lexonte atyre ajetet Tona. Dhe, Ne kurrë nuk do të shkatërronim ndonjë vendbanim, përveç nëse banorët e tij do të ishin të padrejtë.
Dhe, Zoti yt – kurrë nuk i ka shkatërruar vendbanimet, para se t’u dërgojë pejgamber në kryeqytetin e tyre, i cili ju ka treguar argumentet Tona. Dhe, Ne – kurrë nuk i kemi shkatërruar vendbanimet, por vetëm kur banorët e tyre kanë qenë zullumqarë.
وَمَآ أُوتِيتُم مِّن شَىْءٍۢ فَمَتَٰعُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَزِينَتُهَا ۚ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ خَيْرٌۭ وَأَبْقَىٰٓ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ﴿60﴾
Çdo gjë që ju është dhënë juve, ajo është kënaqësi e kësaj jete dhe stoli e saj, ndërsa ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe më e përhershme. Vallë, a nuk e kuptoni?!
Çfarëdo që ju është dhënë është vetëm kënaqësi dhe stoli e jetës së kësaj bote. Ndërkaq, ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe më e qëndrueshme. Si nuk e kuptoni?!
Çdo gjë që ju është dhënë juve, ajo është kënaqësi e kësaj jete dhe stoli e saj, e ajo që është te Perëndia, ajo është më e mirë dhe më e përhershme. Vallë, a nuk po mendoni ju?
أَفَمَن وَعَدْنَٰهُ وَعْدًا حَسَنًۭا فَهُوَ لَٰقِيهِ كَمَن مَّتَّعْنَٰهُ مَتَٰعَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ثُمَّ هُوَ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ مِنَ ٱلْمُحْضَرِينَ ﴿61﴾
Si mund të jetë i njëjtë ai, që i kemi premtuar shpërblim të mirë, të cilin do ta arrijë dhe ai që i kemi dhënë kënaqësi në jetën e kësaj bote, ndërkohë që në Ditën e Kiametit, do të hidhet në zjarr?!
A është njësoj ai që i kemi premtuar një premtim të mirë (Xhenetin), të cilin do ta gjejë, me atë që i kemi dhënë kënaqësinë e jetës së kësaj bote, ndërsa në Ditën e Kiametit do të jetë prej atyre që do të hyjnë në Zjarr?!
Si mund të jetë i njëjtë ai, të cilit i kemi premtuar shpërblim të mirë, e ai do ta arrijë atë dhe atij që i kemi dhënë kënaqësi në jetën e kësaj bote, e i cili pastaj, në Ditën e Kijametit, do të gjendet në zjarr?
وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ أَيْنَ شُرَكَآءِىَ ٱلَّذِينَ كُنتُمْ تَزْعُمُونَ ﴿62﴾
Atë Ditë, Allahu do t’i thërrasë ata dhe do t’u thotë: “Ku janë ata për të cilët pretendonit se ishin ortakët e Mi?!”
Atë Ditë, Allahu do t'i thërrasë ata e do t'u thotë: "Ku janë ata që i quanit ortakë të Mi?"
(Dhe, kujtoju o Muhammed!) Ditën, kur do t’i thirrë (Perëndia) ata dhe u thotë: “Ku janë ata që ju i konsideronit për shokë të Mi?”
قَالَ ٱلَّذِينَ حَقَّ عَلَيْهِمُ ٱلْقَوْلُ رَبَّنَا هَٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ أَغْوَيْنَآ أَغْوَيْنَٰهُمْ كَمَا غَوَيْنَا ۖ تَبَرَّأْنَآ إِلَيْكَ ۖ مَا كَانُوٓا۟ إِيَّانَا يَعْبُدُونَ ﴿63﴾
Ata që kanë merituar dënimin Tonë, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë ata, që ne i çuam në rrugë të shtrembër. Ne i çuam ata në rrugë të shtrembër, ashtu siç shkuam edhe vetë në atë rrugë. Ne deklarohemi të pafajshëm para Teje; ata nuk na kanë adhuruar ne”.
Ata që merituan dënimin, do të thonë: "Zoti ynë, këta janë ata që i kemi çuar në humbje; ne i çuam ata në humbje ashtu siç humbëm edhe vetë. Ne shfajësohemi para Teje; ata nuk na adhuronin ne."
Do të thonë ata, te të cilët është sendërtuar fjala (Jonë), O Zoti ynë, këta jën ata, që na i kemi zhgënjyer, - e i kemi zhgënjyer ata, ashtu siç kemi qenë edhe ne të zhgënjyer. Na heqim dorë prej tyre te Ti; ata nuk na kanë adhuruar neve”.
وَقِيلَ ٱدْعُوا۟ شُرَكَآءَكُمْ فَدَعَوْهُمْ فَلَمْ يَسْتَجِيبُوا۟ لَهُمْ وَرَأَوُا۟ ٱلْعَذَابَ ۚ لَوْ أَنَّهُمْ كَانُوا۟ يَهْتَدُونَ ﴿64﴾
Atyre do t’u thuhet: “Thirrni hyjnitë tuaja!” - dhe ata do t’i thërrasin ato, por nuk do të marrin asnjë përgjigje. Ata do të shohin dënimin dhe do të dëshirojnë që të kishin qenë në rrugën e drejtë!
Atyre do t'u thuhet: "Thirrni tashmë ata që i quanit ortakë të Mi." Ata do t'i thërrasin, por nuk do t'u përgjigjen. Ata do të shohin dënimin dhe do të dëshironin të kishin ndjekur rrugën e drejtë.
Dhe, do t’u thuhet atyre: “Thirrni hyjnitë tuaja! E, ata do t’i thirrin ato, por ato nuk do t’ju përgjigjen (atyre). E, do ta shohin dënimin. Sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë, (nuk do të kishin përjetuar dënimin)!
وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ مَاذَآ أَجَبْتُمُ ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿65﴾
Atë Ditë, Ai do t’i thërrasë, duke u thënë: “Ç’përgjigje iu dhatë të dërguarve?”
Atë Ditë, Ai do t'i thërrasë ata, duke u thënë: "Ç'përgjigje u dhatë të dërguarve?"
(Dhe, kujtoju o Muhammed!) Ditën kur do t’i thirrë (Perëndia) ata dhe u thotë: “Ç’ju keni përgjegjur pejgamberëve?”
فَعَمِيَتْ عَلَيْهِمُ ٱلْأَنۢبَآءُ يَوْمَئِذٍۢ فَهُمْ لَا يَتَسَآءَلُونَ ﴿66﴾
Atë ditë, argumentet e tyre do t’u ngatërrohen e ata nuk do të mund të pyesin njëri - tjetrin.
Atë Ditë, provat do të fshihen prej syve e as do të pyesin njëri-tjetrin.
Atë ditë, atyre lajmet do t’u jenë memece (të shurdhëta); e ata nuk do të mund të pyesin njëri-tjetrin (asgjë).
فَأَمَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحًۭا فَعَسَىٰٓ أَن يَكُونَ مِنَ ٱلْمُفْلِحِينَ ﴿67﴾
Porse, ai që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, do të jetë i shpëtuar.
Ndërkaq, ai që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, do të jetë prej të shpëtuarve.
E, ai që pendohet, e beson dhe punon vepra të mira, do të jetë nga të shpëtuarit.
وَرَبُّكَ يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ وَيَخْتَارُ ۗ مَا كَانَ لَهُمُ ٱلْخِيَرَةُ ۚ سُبْحَٰنَ ٱللَّهِ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ ﴿68﴾
Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht, ndërsa ata (idhujt) nuk mund të zgjedhin. Qoftë i lavdëruar Allahu dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
Zoti yt krijon dhe zgjedh çfarë të dojë, ndërsa atyre nuk u takon të zgjedhin. I patëmeta dhe i Lartësuar është Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij.
Dhe, Zoti yt krijon ç’të dojë dhe Ai zgjedh; e, ata (adhuruesit e idhujve), nuk mund të zgjedhin. Qoftë i falenderuar Perëndia dhe larg nga ato që i përshkruhen Atij për shok!
وَرَبُّكَ يَعْلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمْ وَمَا يُعْلِنُونَ ﴿69﴾
Zoti yt e di çfarë fshehin zemrat e tyre dhe çfarë shprehin.
Zoti yt di çfarë fshehin zemrat e tyre dhe çfarë shfaqin haptazi.
Dhe, Zoti yt, di çka fshehin zemrat e tyre, e çka shprehin ata.
وَهُوَ ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ لَهُ ٱلْحَمْدُ فِى ٱلْأُولَىٰ وَٱلْءَاخِرَةِ ۖ وَلَهُ ٱلْحُكْمُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ ﴿70﴾
I tillë është Allahu! S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij! Atij i takojnë falënderimet dhe lavdërimet në këtë jetë dhe në tjetrën! Vetëm Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni.
Ai është Allahu! Nuk ka zot që adhurohet me të drejtë përveç Tij. Të gjitha lavdërimet i takojnë Atij në këtë jetë dhe në botën tjetër. I Tij është gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni.
Dhe, Ai është Perëndia! S’ka zot tjetër përveç Tij! Për Te është falenderimi në këtë jetë dhe në tjetrën! Për Te është vendimi (për çdo fjalë) dhe tek Ai – do të ktheheni.
قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيْكُمُ ٱلَّيْلَ سَرْمَدًا إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ مَنْ إِلَٰهٌ غَيْرُ ٱللَّهِ يَأْتِيكُم بِضِيَآءٍ ۖ أَفَلَا تَسْمَعُونَ ﴿71﴾
Thuaju (o Muhamed): “Pa mendoni, nëse Allahu jua bën natën të përhershme deri në Ditën e Kiametit, cili zot, përveç Tij, do t’jua sillte dritën? Vallë, a nuk dëgjoni?”
Thuaj: "Pa më thoni, nëse Allahu do ta bënte natën të përhershme për ju deri në Ditën e Kiametit, cili zot përveç Allahut do t'ju sillte dritë? Pra, a nuk dëgjoni?"
Thuaju (o Muhammed!): “Çka mendoni ju, nëse Perëndia ua bënë natën të përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot – pos Perëndisë, do t’ua sillte dritën? Vallë, a nuk po dëgjoni ju?”
قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيْكُمُ ٱلنَّهَارَ سَرْمَدًا إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ مَنْ إِلَٰهٌ غَيْرُ ٱللَّهِ يَأْتِيكُم بِلَيْلٍۢ تَسْكُنُونَ فِيهِ ۖ أَفَلَا تُبْصِرُونَ ﴿72﴾
Thuaju (o Muhamed): “Pa mendoni, nëse Allahu jua bën ditën të përhershme deri në Ditën e Kiametit, cili zot, përveç Tij, do t’jua sillte natën, në të cilën qetësoheni? Vallë, a nuk shihni?
Thuaj: "Pa më thoni, nëse Allahu do t'jua bënte ditën të përhershme deri në Ditën e Kiametit, cili zot përveç Allahut do t'jua sillte natën për të pushuar? Pra, a nuk e shihni?"
Thuaju (o Muhammed!): “Çka mendoni ju nëse Perëndia ua bënë ditën të përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot – pos Perëndisë, do t’ua sjellë natën, në të cilën qetësoheni ju? Vallë, a nuk po shihni ju?
وَمِن رَّحْمَتِهِۦ جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ لِتَسْكُنُوا۟ فِيهِ وَلِتَبْتَغُوا۟ مِن فَضْلِهِۦ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ﴿73﴾
Prej mëshirës së Vet, Ai ka bërë për ju natën dhe ditën, që të qetësoheni, të kërkoni nga mirësia e Tij dhe të jeni mirënjohës.”
Prej mëshirës së Tij, Ai krijoi për ju natën e ditën, për të pushuar në to dhe për të kërkuar mirësinë e Tij, si dhe që të jeni mirënjohës.
Dhe prej mëshirës së Tij, ua ka bërë juve natën dhe ditën, që të qetësoheni në të dhe të kërkoni nga dhuntitë e Tij, - dhe që ju të jeni mirënjohës”.
وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ أَيْنَ شُرَكَآءِىَ ٱلَّذِينَ كُنتُمْ تَزْعُمُونَ ﴿74﴾
Atë Ditë, Ai do t’i thërrasë, duke u thënë: “Ku janë ata që pretendonit, se ishin ortakët e Mi?!”
Ditën, kur Ai do t'i thërrasë ata e do t'u thotë: "Ku janë ata që i quanit ortakë të Mi?"
Dhe (kujtoju) Ditën kur i thërret (Perëndia) dhe u thotë: “Ku janë ata që ju i konsideronit për shokë të Mi?”
وَنَزَعْنَا مِن كُلِّ أُمَّةٍۢ شَهِيدًۭا فَقُلْنَا هَاتُوا۟ بُرْهَٰنَكُمْ فَعَلِمُوٓا۟ أَنَّ ٱلْحَقَّ لِلَّهِ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ ﴿75﴾
Dhe prej çdo populli, Ne do të nxjerrim nga një dëshmitar e do të themi: “Paraqitni provat tuaja!” Atëherë, ata do ta marrin vesh se e vërteta është (vetëm) e Allahut dhe do të braktisen nga zotat që i trilluan vetë.
dhe kur prej çdo populli do të nxjerrim nga një dëshmitar e do t'u themi: "Sillni provat tuaja!", atëherë do ta kuptojnë se e vërteta është e Allahut dhe atyre do t'u humbin ata (zotat e rremë) që kishin sajuar.
Dhe, Ne, prej çdo populli do të sjellim nga një dëshmitar e do të themi: “Paraqitni argumentet tuaja!” Ata do ta dinë se e vërteta është (vetëm) e Perëndisë, e do të humbin ato që i trillonin ata.
۞ إِنَّ قَٰرُونَ كَانَ مِن قَوْمِ مُوسَىٰ فَبَغَىٰ عَلَيْهِمْ ۖ وَءَاتَيْنَٰهُ مِنَ ٱلْكُنُوزِ مَآ إِنَّ مَفَاتِحَهُۥ لَتَنُوٓأُ بِٱلْعُصْبَةِ أُو۟لِى ٱلْقُوَّةِ إِذْ قَالَ لَهُۥ قَوْمُهُۥ لَا تَفْرَحْ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْفَرِحِينَ ﴿76﴾
Me të vërtetë, Karuni[242] ka qenë nga populli i Musait, por i shtypte ata. Ne i patëm dhënë atij aq thesare, saqë çelësat e tyre vështirë se do të mund t’i mbante një grup njerëzish të fuqishëm. Njerëzit e popullit të tij i thanë: “Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen!
Me të vërtetë, Karuni ishte nga populli i Musait, por ai u soll me mendjemadhësi ndaj tyre. Ne i dhamë atij aq shumë thesare, saqë çelësat e tyre do të rëndonin një grup burrash të fortë. Populli i vet i tha atij: "Mos u gëzo tej mase, se Allahu nuk i do ata që gëzohen (duke qenë mosmirënjohës).
Me të vërtetë, Karuni ka qenë nga populli i Musait, por që ai (Karuni) i eksploatoi ata. E, Ne, i patëm dhënë atij aq thesar – saqë çelësat e tyre vështirë do të mund t’i bartin një grup njerëzish të fuqishëm. (Kujtoje ti, o Muhammed!) kur njerëzit e popullit të tij, i thanë (Karunit): “Mos u shfreno (me pasuri) Perëndia, me të vërtetë, nuk i do ata që shfrenohen!
وَٱبْتَغِ فِيمَآ ءَاتَىٰكَ ٱللَّهُ ٱلدَّارَ ٱلْءَاخِرَةَ ۖ وَلَا تَنسَ نَصِيبَكَ مِنَ ٱلدُّنْيَا ۖ وَأَحْسِن كَمَآ أَحْسَنَ ٱللَّهُ إِلَيْكَ ۖ وَلَا تَبْغِ ٱلْفَسَادَ فِى ٱلْأَرْضِ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْمُفْسِدِينَ ﴿77﴾
Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërrestarët.”
Por kërkoje botën tjetër me atë që të ka dhënë Allahu dhe mos e harro hisen tënde të kësaj bote, si dhe bëj mirë, ashtu siç të ka bërë mirë Allahu e mos kërko të bësh çrregullime në Tokë, sepse Allahu nuk i do shkatërrimtarët.
Dhe, kërko ti jetën e botës së ardhshme me atë që të ka dhënë Perëndia, e mos harro pjesën tënde në këtë botë. Bënu mirë të tjerëve ashtu si të ka bërë ty mirë Perëndia. Mos kërko ngatërresa në Tokë! Me të vërtetë, Perëndia nuk i do ngatërrestarët”.
قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلْمٍ عِندِىٓ ۚ أَوَلَمْ يَعْلَمْ أَنَّ ٱللَّهَ قَدْ أَهْلَكَ مِن قَبْلِهِۦ مِنَ ٱلْقُرُونِ مَنْ هُوَ أَشَدُّ مِنْهُ قُوَّةًۭ وَأَكْثَرُ جَمْعًۭا ۚ وَلَا يُسْـَٔلُ عَن ذُنُوبِهِمُ ٱلْمُجْرِمُونَ ﴿78﴾
Ai tha: “Kjo më është dhënë vetëm prej diturisë sime”. Vallë, a nuk e dinte ai, se Allahu kishte zhdukur para tij shumë brezni, që kishin qenë më të fuqishëm dhe që kishin grumbulluar më shumë pasuri se ai? Por keqbërësit nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.
Ai tha: "E gjithë kjo më është dhënë vetëm falë dijes sime." A nuk e dinte ai se Allahu ka shkatërruar para tij breza që ishin më të fuqishëm e që kishin grumbulluar më shumë pasuri sesa ai? E zullumqarët nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.
Ai (Karuni) tha: “Kjo më është dhënë vetëm në bazë të dijenisë sime”. E, vallë, a nuk e di ai, se Perëndia i ka zhdukur shumë brezni para tij, të cilët kanë qenë më të fuqishëm dhe që patën grumbulluar më shumë se ky. Dhe, njerëzit e këqinj, as që do të pyeten për arsyetimin e mëkatëve të tyre.
فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوْمِهِۦ فِى زِينَتِهِۦ ۖ قَالَ ٱلَّذِينَ يُرِيدُونَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا يَٰلَيْتَ لَنَا مِثْلَ مَآ أُوتِىَ قَٰرُونُ إِنَّهُۥ لَذُو حَظٍّ عَظِيمٍۢ ﴿79﴾
Kur ai dilte para popullit të vet me stolitë e tij, ata që lakmonin jetën e kësaj bote thanë: “Ah! Sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit! Vërtet që ai është njeri me fat.”
Ai doli para popullit të vet me stolitë e tij. Ata që lakmonin jetën e kësaj bote, thanë: "Ah, sikur të kishim edhe ne ashtu si i është dhënë Karunit! Ai është njëmend njeri me shumë fat."
E, doli ai (Karuni) para popullit të vet me shkëlqimin (salltanatin) e tij. E, thanë ata që lakmonin jetën e kësaj bote: “Ah! sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit! Ai, (me të vërtetë), ka fat të madh”.
وَقَالَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْعِلْمَ وَيْلَكُمْ ثَوَابُ ٱللَّهِ خَيْرٌۭ لِّمَنْ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحًۭا وَلَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ٱلصَّٰبِرُونَ ﴿80﴾
Ndërsa njerëzit e dijshëm thoshin: “Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është më i mirë për atë që beson dhe bën vepra të mira. Ai do t’u jepet vetëm të duruarve”.
Ndërkaq, ata që u është dhënë dituria, thanë: "Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është më i mirë për atë që beson dhe bën vepra të mira. Këtë mund ta arrijnë vetëm të durueshmit."
E, njerëzit e dijshëm thonin: “Mjerë për ju! Shpërblimi i Perëndisë është më i mirë për atë që beson dhe punon vepra të mira, e do t’u jepet ky (shpërblim) vetëm të durueshmëve”.
فَخَسَفْنَا بِهِۦ وَبِدَارِهِ ٱلْأَرْضَ فَمَا كَانَ لَهُۥ مِن فِئَةٍۢ يَنصُرُونَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلْمُنتَصِرِينَ ﴿81﴾
Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij t’i gëlltiste toka dhe askush nuk arriti që ta mbronte nga dënimi i Allahut, madje as ai vetë nuk mund ta mbronte veten.
Ne bëmë që toka ta gëlltiste atë dhe shtëpinë e tij. Ai nuk pati kurrfarë rrethi që ta ndihmonte kundër Allahut e as që mundi ta ndihmonte vetveten.
Dhe Ne, e kemi fundosë atë (Karunin) dhe shtëpinë e tij në tokë, dhe askush nuk ka mund t’i ndihmojë atij nga dënimi i Perëndisë, e as që ka mund të mbrohet (prej dënimit të Perëndisë).
وَأَصْبَحَ ٱلَّذِينَ تَمَنَّوْا۟ مَكَانَهُۥ بِٱلْأَمْسِ يَقُولُونَ وَيْكَأَنَّ ٱللَّهَ يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ وَيَقْدِرُ ۖ لَوْلَآ أَن مَّنَّ ٱللَّهُ عَلَيْنَا لَخَسَفَ بِنَا ۖ وَيْكَأَنَّهُۥ لَا يُفْلِحُ ٱلْكَٰفِرُونَ ﴿82﴾
Të nesërmen, ata që më parë dëshironin të kishin qenë në vend të tij, thoshin: “Është shumë e qartë se Allahu është Ai që i jep bollëk dhe ia pakëson kujt të dojë prej robërve të Tij. Sikur Allahu të mos kishte mëshirë për ne, me të vërtetë që do të na kishte bërë të na gëlltiste toka. Ububu! Është shumë e qartë se mohuesit nuk kanë shpëtim!”
Ata që dje shpresonin të ishin në vendin e tij, zunë të thoshin: "A nuk e shihni se Allahu ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë?! Po të mos na mëshironte Allahu, do të bënte që të na gëlltiste toka. A nuk e shihni se jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim?!"
E, ata, që më parë dëshironin të jenë në pozitën e tij, thoshin: “Ububu! Po duket se Perëndia, me të vërtetë, i jep bollëk kujt të dojë prej robërve të Tij dhe ia mungon (kujt të dojë). Sikur Perëndia të mos na kishte bërë dhunti neve, me të vërtetë, do të na kishte fundosë. Ububu! (po duket se) me të vërtetë, mohuesit nuk kanë shpëtim!”
تِلْكَ ٱلدَّارُ ٱلْءَاخِرَةُ نَجْعَلُهَا لِلَّذِينَ لَا يُرِيدُونَ عُلُوًّۭا فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فَسَادًۭا ۚ وَٱلْعَٰقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ ﴿83﴾
Sa për shtëpinë e botës tjetër, Ne do ta caktojmë atë për ata që nuk kërkojnë as madhështi e as ngatërresa në Tokë. Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat.
Botën tjetër e kemi caktuar për ata që nuk duan madhështi e as çrregullime në tokë. Fundi i mirë është për ata që i frikësohen Allahut.
Atë shtëpinë e botës tjetër, Na do ta bëjmë për ata që nuk dëshirojnë madhështi e as ngatërresa në Tokë. E, përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqiat.
مَن جَآءَ بِٱلْحَسَنَةِ فَلَهُۥ خَيْرٌۭ مِّنْهَا ۖ وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَلَا يُجْزَى ٱلَّذِينَ عَمِلُوا۟ ٱلسَّيِّـَٔاتِ إِلَّا مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ﴿84﴾
Kush bën një të mirë, do të ketë shpërblim më të mirë se ajo. Ndërsa ai që bën një të keqe, do të dënohet vetëm aq sa e meriton vepra e tij.
Kush vjen me ndonjë vepër të mirë, do të shpërblehet me diçka më të mirë se ajo, e kush vjen me ndonjë vepër të keqe, keqbërësit do të ndëshkohen vetëm për atë që kanë bërë.
Kush bënë një të mirë, për te ka shpërblim më të mirë (se atë që ka punuar). E, ai që bën një të keqe, ai dënohet vetëm aq sa e meriton vepra e tij.
إِنَّ ٱلَّذِى فَرَضَ عَلَيْكَ ٱلْقُرْءَانَ لَرَآدُّكَ إِلَىٰ مَعَادٍۢ ۚ قُل رَّبِّىٓ أَعْلَمُ مَن جَآءَ بِٱلْهُدَىٰ وَمَنْ هُوَ فِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍۢ ﴿85﴾
Me të vërtetë, Ai që ta ka urdhëruar ty (Muhamed) Kuranin, do të të kthejë në vendin e caktuar (në Mekë). Thuaj: “Zoti im e di mirë se kush sjell udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të qartë.”
Me të vërtetë, Ai që ta ka urdhëruar ty Kuranin, do të të kthejë në vendin e premtuar. Thuaj: "Zoti im e di më së miri se kush është në rrugën e drejtë dhe kush është në humbje të qartë."
Me të vërtetë, Ai që ta ka shpallë ty Kur’anin, do të kthejë ty në vendin që të është premtuar. Thuaj: “Zoti im di më së miri kush ka ardhur me udhëzim të drejtë, e kush është në humbje të plotë.
وَمَا كُنتَ تَرْجُوٓا۟ أَن يُلْقَىٰٓ إِلَيْكَ ٱلْكِتَٰبُ إِلَّا رَحْمَةًۭ مِّن رَّبِّكَ ۖ فَلَا تَكُونَنَّ ظَهِيرًۭا لِّلْكَٰفِرِينَ ﴿86﴾
Ti nuk ke shpresuar se do të të shpallej Libri, por e more nga mëshira e Zotit tënd; andaj, kurrsesi mos u bëj ndihmës i mohuesve!
Ti nuk shpresoje se do të të shpallej Libri, por kjo është mëshirë nga Zoti yt. Prandaj, kurrsesi mos u bëj përkrahës i jobesimtarëve!
Ti nuk ke shpresuar se do të dërgohet Libri (Kur’ani), përveç mëshirës nga Zoti yt (të është shpallë ty); andaj, kurrsesi mos iu bënë ndihmës mohuesve!
وَلَا يَصُدُّنَّكَ عَنْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ بَعْدَ إِذْ أُنزِلَتْ إِلَيْكَ ۖ وَٱدْعُ إِلَىٰ رَبِّكَ ۖ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ ﴿87﴾
Kurrsesi mos i lejo ata të të largojnë prej shpalljeve të Allahut, pasi të janë zbritur ty! Lutju Zotit tënd dhe kurrsesi mos u bëj idhujtar!
Kurrsesi mos i lejo të të shmangin nga ajetet e Allahut pasi të jenë shpallur, por thirr për te Zoti yt dhe assesi mos u bëj prej idhujtarëve!
Dhe, kurrsesi – le të mos pengojnë ty (ata) prej ajeteve të Perëndisë, pasi që të janë shpallur ty! Lutju Zotit tënd eh kurrsesi mos u bënë prej idhujtarësh!
وَلَا تَدْعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ ۘ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ كُلُّ شَىْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُۥ ۚ لَهُ ٱلْحُكْمُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ ﴿88﴾
Mos adhuro zot tjetër krahas Allahut! S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij! Çdo gjë do të shkatërrohet, përveç Fytyrës (Qenies) së Tij! Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!
Mos lut tjetër zot krahas Allahut! S'ka zot që adhurohet me të drejtë përveç Tij. Çdo gjë do të shkatërrohet, përveç Fytyrës së Tij (përveç Tij). I Tiji është gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni.
Dhe, mos adhuro – pos Perëndisë, zot tjetër! S’ka zot tjetër përveç Tij! Çdo gjë, pos Tij, është e destinuar të shkatërrohet! Për Te është gjykimi dhe tek Ai është kthimi!