Skip to content
Text size 100%
Translation comparison

Compare Ali 'Imran Quran translations

Compare up to three verified translation editions verse by verse, including editions in two different languages.

Albanian editions (choose up to 3)

Changing languages or editions keeps the current surah and verse.

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓمٓ ﴿1﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Elif Lâm Mîm.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Elif, lam, mim.[1]

Efendi Nahi

Elif Lám Mim.

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْحَىُّ ٱلْقَيُّومُ ﴿2﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Allahu është Ai përveç të Cilit nuk ka zot që meriton të adhurohet, i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje.

Efendi Nahi

Perëndia është (një), s’ka zot tjetër përveç Tij, (i Cili) jeton përgjithmonë dhe zotëron (mbi të gjitha krijesat).

نَزَّلَ عَلَيْكَ ٱلْكِتَٰبَ بِٱلْحَقِّ مُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ وَأَنزَلَ ٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ ﴿3﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ai të ka shpallur ty Librin, me të vërtetën e saktë, duke vërtetuar shpalljet e mëparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ai ta zbriti ty (Muhamed) Librin me të vërtetën, që është vërtetues i shpalljeve të mëparshme. Ai zbriti Teuratin e Inxhilin

Efendi Nahi

Ai ta ka shpallur Librin ty, të vërtetën e saktë duke vërtetuar ato të mëparshmet. Ai e ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin. –

مِن قَبْلُ هُدًۭى لِّلنَّاسِ وَأَنزَلَ ٱلْفُرْقَانَ ۗ إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ لَهُمْ عَذَابٌۭ شَدِيدٌۭ ۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌۭ ذُو ٱنتِقَامٍ ﴿4﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

më parë si udhërrëfyes për njerëzit dhe ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta). Ata që nuk besojnë shpalljet e Allahut, i pret dënim i ashpër; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

më parë si udhëzim për njerëzit dhe zbriti edhe dalluesin (e së vërtetës nga e kota). Sigurisht se ata që i mohojnë ajetet e Allahut i pret një dënim i rëndë. Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Zoti për hakmarrje.

Efendi Nahi

më parë udhërrëfyes për njerëzit, dhe ka zbritur Furkanin, që dallon të vërtetën nga e pavërteta. Ata që nuk besojnë versetet e Perëndisë, i pret dënimi i ashpër, se Perëndia është dënues i Plotëfuqishëm.

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَخْفَىٰ عَلَيْهِ شَىْءٌۭ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فِى ٱلسَّمَآءِ ﴿5﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë e as në Qiell.

Efendi Nahi

Pa dyshim, Perëndisë nuk i mbetet asgjë sekrete, as në Tokë as në qiell!

هُوَ ٱلَّذِى يُصَوِّرُكُمْ فِى ٱلْأَرْحَامِ كَيْفَ يَشَآءُ ۚ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ﴿6﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ai ju formon në mitër, ashtu siç dëshiron Vetë; s’ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ai ju formon në mitra, ashtu si dëshiron. Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij, të Gjithëfuqishmit, të Urtit.

Efendi Nahi

Ai ju formon juve në mitër ashtu si don Ai; s’ka zot tjetër përveç Tij, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm!

هُوَ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ عَلَيْكَ ٱلْكِتَٰبَ مِنْهُ ءَايَٰتٌۭ مُّحْكَمَٰتٌ هُنَّ أُمُّ ٱلْكِتَٰبِ وَأُخَرُ مُتَشَٰبِهَٰتٌۭ ۖ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِمْ زَيْغٌۭ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَٰبَهَ مِنْهُ ٱبْتِغَآءَ ٱلْفِتْنَةِ وَٱبْتِغَآءَ تَأْوِيلِهِۦ ۗ وَمَا يَعْلَمُ تَأْوِيلَهُۥٓ إِلَّا ٱللَّهُ ۗ وَٱلرَّٰسِخُونَ فِى ٱلْعِلْمِ يَقُولُونَ ءَامَنَّا بِهِۦ كُلٌّۭ مِّنْ عِندِ رَبِّنَا ۗ وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّآ أُو۟لُوا۟ ٱلْأَلْبَٰبِ ﴿7﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Është Ai që ta zbriti Librin (Kuranin). Në të ka ajete plotësisht të qarta, të cilat janë bazë e Librit, por ka edhe të tjera jo fort të qarta. Ata, zemrat e të cilëve anojnë nga e shtrembra, ndjekin ato që nuk janë krejtësisht të qarta, duke dashur të ngjallin huti dhe t'i shpjegojnë ato sipas dëshirës, ndonëse kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërkaq, të thelluarit në dije thonë: "Ne e besojmë atë (Kuranin): i tëri është nga Zoti ynë." Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.

Efendi Nahi

Ai ta ka shpallur Librin ty (Kur’anin). Disa nga versetet janë të qarta, me kuptim konkret e të hapët sheshazi, ato janë themelet e Librit, e për disa të tjera nevojitet komepntimi (pasi që me pak fjalë shprehen shumë kuptime të thella). Ata, që janë zemërkëqinj – priren kah shpjegimi i atyre që janë më pak të qarta, duke krijuar pështjellim dhe duke komentuar sipas dëshirës së vet. Por, komentimin e tyre e di vetëm Perëndia. E, ata që janë thelluar në dijeni thonë: “Na i besojmë (Kur’anit). Të gjitha këto janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.

رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً ۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْوَهَّابُ ﴿8﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

(Ata thonë:) “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

"O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta) pasi na ke udhëzuar dhe na e dhuro mëshirën Tënde! Ti je vërtet Dhuruesi i Madh!

Efendi Nahi

Zoti ynë! Mos na i shmang zemrat tona, pasi që na i ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe epna nga mëshira Juaj; Ti, me të vërtetë je Ai që dhuron shumë!

رَبَّنَآ إِنَّكَ جَامِعُ ٱلنَّاسِ لِيَوْمٍۢ لَّا رَيْبَ فِيهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخْلِفُ ٱلْمِيعَادَ ﴿9﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O Zoti ynë! Ti do t’i mbledhësh njerëzit në një Ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O Zoti ynë! Ti do t'i tubosh njerëzit në një ditë në të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e thyen premtimin."

Efendi Nahi

Zoti ynë! Ti je tubues i njerëzve në ditën që nuk ka farë dyshimi. Me të vërtetë, Perëndia e realizon premtimin.

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَن تُغْنِىَ عَنْهُمْ أَمْوَٰلُهُمْ وَلَآ أَوْلَٰدُهُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيْـًۭٔا ۖ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمْ وَقُودُ ٱلنَّارِ ﴿10﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Në të vërtetë, atyre që nuk besojnë, nuk do t’u vlejnë aspak (kur të dalin) para Allahut, - as pasuria dhe as fëmijët e tyre. Ata do të jenë lëndë djegëse e zjarrit,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në të vërtetë, atyre që nuk besojnë, nuk do t'u vlejnë asgjë as pasuria e as fëmijët e tyre para Allahut. Ata do të jenë lëndë djegëse e Zjarrit,

Efendi Nahi

Me të vërtetë atyre që nuk besojnë, nuk do t’i shpëtojë asgjë nga dënimi i Perëndisë, - as pasuria as fëmijët e tyre. Ata do të jenë lëndë djegëse e zjarrit,

كَدَأْبِ ءَالِ فِرْعَوْنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ ۗ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ ﴿11﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

ashtu siç ishin ithtarët e Faraonit dhe ata që ishin para tyre. Ata i quajtën gënjeshtra Shenjat Tona. Prandaj, Allahu i përlau ata për gjynahet që bënë. Allahu është i rreptë në ndëshkim.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

sikurse puna e njerëzve të Faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, të cilët i mohuan ajetet (shpalljet dhe shenjat) Tona. Allahu i shkatërroi për gjynahet që bënë. Allahu është i rreptë në ndëshkim.

Efendi Nahi

do të jenë ashtu siç ishin shoqëruesit (ithtarët) e Faraonit dhe ata që ishin para tyre. Ata i përgënjeshtruan versetet tona; prandaj, Perëndia i përlau ata për mëkatet që bënë. Se Perëndia është ndëshkues i rreptë.

قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ سَتُغْلَبُونَ وَتُحْشَرُونَ إِلَىٰ جَهَنَّمَ ۚ وَبِئْسَ ٱلْمِهَادُ ﴿12﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaju (o Muhamed) atyre që mohuan: “Ju do të mposhteni dhe do të tuboheni në Xhehenem. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaju atyre që nuk besojnë: "Ju do të mposhteni dhe do të tuboheni në Xhehenem. Eh, sa shtrat i keq që është ai!"

Efendi Nahi

Thuaj (o Muhammed!) atyre që mohuan: “Ju do të shtypeni dhe do të tuboheni në skëterrë. E, sa shtrat i keq është ai vend!

قَدْ كَانَ لَكُمْ ءَايَةٌۭ فِى فِئَتَيْنِ ٱلْتَقَتَا ۖ فِئَةٌۭ تُقَٰتِلُ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَأُخْرَىٰ كَافِرَةٌۭ يَرَوْنَهُم مِّثْلَيْهِمْ رَأْىَ ٱلْعَيْنِ ۚ وَٱللَّهُ يُؤَيِّدُ بِنَصْرِهِۦ مَن يَشَآءُ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَعِبْرَةًۭ لِّأُو۟لِى ٱلْأَبْصَٰرِ ﴿13﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Sigurisht që kishte shenjë për ju në dy ushtritë që u ndeshën: njëra që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetra - e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes kishte dy herë më shumë kundërshtarë.[47] Allahu me ndihmën e Vet forcon kë të dëshirojë. Kjo, me të vërtetë, është mësim për largpamësit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ju kishit shenjë në dy ushtri që u ndeshën (në Bedër): njëra ushtri luftonte në rrugën e Allahut, kurse tjetra ishin jobesimtarë, të cilët i shihnin dy herë më shumë (në numër). Mirëpo, Allahu përkrah me ndihmën e Tij kë të dëshirojë. Sigurisht, këtu ka mësim për largpamësit.

Efendi Nahi

Ju keni shembullin në dy ushtritë që ishin në konflikt: njëra që luftoi në rrugën e Perëndisë, dhe tjetra – e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes ka dy herë më shumë kundërshtarë. Se Perëndia me ndihmën e vet e forcon kend të dojë. Kjo, me të vërtetë, është këshillë për largpamësit.

زُيِّنَ لِلنَّاسِ حُبُّ ٱلشَّهَوَٰتِ مِنَ ٱلنِّسَآءِ وَٱلْبَنِينَ وَٱلْقَنَٰطِيرِ ٱلْمُقَنطَرَةِ مِنَ ٱلذَّهَبِ وَٱلْفِضَّةِ وَٱلْخَيْلِ ٱلْمُسَوَّمَةِ وَٱلْأَنْعَٰمِ وَٱلْحَرْثِ ۗ ذَٰلِكَ مَتَٰعُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَٱللَّهُ عِندَهُۥ حُسْنُ ٱلْمَـَٔابِ ﴿14﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Njerëzve u është hijeshuar dashuria për gjërat e këndshme: për gratë, fëmijët, arin e argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtinë dhe bujqësinë. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, porse tek Allahu është kthimi i shkëlqyeshëm.

Efendi Nahi

U hijeshua për njerëzit lakmia ndaj grave, fëmijëve, arit dhe argjendit të grumtulluar, kuajve të bukur, bagëtive dhe të lashtave. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete; por vendi më i bukur i kthimit është te Perëndia.

۞ قُلْ أَؤُنَبِّئُكُم بِخَيْرٍۢ مِّن ذَٰلِكُمْ ۚ لِلَّذِينَ ٱتَّقَوْا۟ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّٰتٌۭ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَأَزْوَٰجٌۭ مُّطَهَّرَةٌۭ وَرِضْوَٰنٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِٱلْعِبَادِ ﴿15﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaj (o Muhamed!): “A doni t’ju tregoj për gjëra më të mira se ato? Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Allahu”. Allahu i vrojton robërit e Vet

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaju: "A doni t'ju tregoj për gjëra më të mira se këto? Për të devotshmit, te Zoti i tyre, do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të dëlira dhe kënaqësinë e Allahut." Allahu është Gjithëvëzhgues i robërve të Vet.

Efendi Nahi

Thuaj (o Muhammed!): “A doni t’ju lajmëroj juve për gjëra më të mira se ato? Ata që ruhen nga mëkatet, te Zoti i tyre do të kenë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt, në to do të banojnë përgjithmonë, e bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Perëndia”. Se Perëndia i njeh mirë robërit e vet!

ٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَآ إِنَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ ﴿16﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

që thonë: “Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”;

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata thonë: "Zoti ynë! Me të vërtetë ne besojmë, andaj na i fal gjynahet dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!"

Efendi Nahi

të cilët thonë: “Zoti ynë! Me të vërtetë na kemi besuar, andaj na fal mëkatet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”

ٱلصَّٰبِرِينَ وَٱلصَّٰدِقِينَ وَٱلْقَٰنِتِينَ وَٱلْمُنفِقِينَ وَٱلْمُسْتَغْفِرِينَ بِٱلْأَسْحَارِ ﴿17﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

që janë të durueshëm, të sinqertë, të devotshëm në adhurimin e Allahut; që japin lëmoshë dhe që kërkojnë faljen e gjynaheve para agimit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

(Këta janë) të durueshmit, të vërtetët, të përkushtuarit në adhurim, dorëdhënësit dhe ata të cilët kërkojnë falje para agimit.

Efendi Nahi

ata janë durimtarët, dashamirë të së vërtetës, përulësit e Perëndisë, ata që japin lëmoshë dhe që kërkojnë faljen e mëkateve para agimit.

شَهِدَ ٱللَّهُ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ وَأُو۟لُوا۟ ٱلْعِلْمِ قَآئِمًۢا بِٱلْقِسْطِ ۚ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ﴿18﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Allahu dëshmon se askush nuk meriton të adhurohet përveç Tij, e edhe melekët dhe dijetarët (dëshmojnë) dhe se Ai është Mbajtësi i drejtësisë. S'ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Efendi Nahi

Perëndia dëshmon se Ai është vetëm një, - por edhe engjëjt, e të diturit (e dëshmojnë këtë), duke qenë të qëndrueshëm në të vërtetën. S’ka zot tjetër përveç Tij. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

إِنَّ ٱلدِّينَ عِندَ ٱللَّهِ ٱلْإِسْلَٰمُ ۗ وَمَا ٱخْتَلَفَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ إِلَّا مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلْعِلْمُ بَغْيًۢا بَيْنَهُمْ ۗ وَمَن يَكْفُرْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ ﴿19﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata që u është dhënë Libri[48], patën mospajtime nga zilia që kishin midis tyre, vetëm pasi u erdhi dituria. Por kushdo që i mohon udhëzimet e Allahut, ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata të cilëve u është dhënë Libri (hebrenjtë dhe të krishterët) ranë në kundërshti vetëm pasi u erdhi dituria, nga zilia që kishin mes vete. Kushdo që i mohon ajetet e Allahut, le ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari.

Efendi Nahi

Feja e vërtetë te Perëndia është vetëm Islamizmi. Ata, të cilëve u është dhënë Libri, ranë në konflikt – pasi u erdhi njohuria dhe këtë, për shkak të egoizmit në mes tyre; e kushdo që i mohon argumentet e Perëndisë, Perëndia është i shpejt në llogari.

فَإِنْ حَآجُّوكَ فَقُلْ أَسْلَمْتُ وَجْهِىَ لِلَّهِ وَمَنِ ٱتَّبَعَنِ ۗ وَقُل لِّلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْأُمِّيِّۦنَ ءَأَسْلَمْتُمْ ۚ فَإِنْ أَسْلَمُوا۟ فَقَدِ ٱهْتَدَوا۟ ۖ وَّإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنَّمَا عَلَيْكَ ٱلْبَلَٰغُ ۗ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِٱلْعِبَادِ ﴿20﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: “Unë i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve[49]: “A i përuleni Allahut?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. Por, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t’ua përcjellësh dijen. Allahu i vrojton robërit e Vet.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nëse ata të kundërshtojnë, thuaju: "Unë i jam nënshtruar Allahut me tërë qenien time, e edhe ata që më ndjekin mua." Gjithashtu, atyre që u është dhënë Libri dhe analfabetëve thuaju: "Po ju, a nënshtroheni?" Po qe se nënshtrohen (duke pranuar Islamin), atëherë kanë gjetur rrugën e drejtë, por, në qoftë se kthejnë shpinën, detyrë jotja është vetëm t'u kumtosh. Allahu është Gjithëvëzhgues i robërve të Vet.

Efendi Nahi

Nëse ata polemizojnë me ty (o Muhammed!) thuaju: “Unë i përulem vetëm perëndisë, si dhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve (arabëve). “A e keni pranuar Islamizmin?” E, nëse e pranojnë Islamizmin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. E, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t’i thërrashës. Se Perëndia i sheh mirë (ç’punojnë) robërit e vet.

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَيَقْتُلُونَ ٱلنَّبِيِّۦنَ بِغَيْرِ حَقٍّۢ وَيَقْتُلُونَ ٱلَّذِينَ يَأْمُرُونَ بِٱلْقِسْطِ مِنَ ٱلنَّاسِ فَبَشِّرْهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ ﴿21﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Lajmëroi ata që mohojnë shpalljet e Allahut, vrasin profetët padrejtësisht dhe vrasin edhe ata që urdhërojnë të veprohet me drejtësi, për dënimin e dhembshëm që i pret.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata që i mohojnë ajetet e Allahut, që i vrasin pejgamberët padrejtësisht dhe i vrasin ata që urdhërojnë për drejtësi, njoftoji për një dënim të dhembshëm.

Efendi Nahi

Ata që nuk besojnë në dokumentet e Perëndisë dhe vrasin pejgamberët pa farë të drejte, e vrasin edhe ata njerëz të cilët kërkojnë të veprohet me drejtësi, sihariqoi (paralajmëroi) me dënim të dhëmbshëm.

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ حَبِطَتْ أَعْمَٰلُهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْءَاخِرَةِ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ ﴿22﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Këta janë ata, veprat e të cilëve nuk do të kenë vlerë në këtë botë dhe në tjetrën. Për ata nuk do të ketë asnjë ndihmues.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Të këtillëve u janë asgjësuar veprat, në këtë botë e në tjetrën, dhe për ta nuk ka ndihmës.

Efendi Nahi

Këta janë ata, veprat e të cilëve kanë falimentuar në këtë botë dhe në tjetrën. Ata nuk do të kenë kurrfarë ndihmëtarë.

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ نَصِيبًۭا مِّنَ ٱلْكِتَٰبِ يُدْعَوْنَ إِلَىٰ كِتَٰبِ ٱللَّهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ يَتَوَلَّىٰ فَرِيقٌۭ مِّنْهُمْ وَهُم مُّعْرِضُونَ ﴿23﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

A nuk i sheh ata (hebrenj) që u është dhënë një pjesë e Librit?! Atyre iu bëhet thirrje të vijnë te Libri i Allahut për t’i gjykuar, por një pjesë e tyre kthejnë shpinën, duke mos ia vënë veshin.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

A nuk i sheh ata (hebrenj) që u është dhënë një pjesë (nga dija) e Librit: ftohen te Libri i Allahut për të gjykuar ndërmjet tyre, por një grup prej tyre shmangen duke kthyer shpinën?!

Efendi Nahi

A nuk po i sheh ata, të cilëve u është dhënë një pjesë e Librit (Teurati)? Ata thirrën në Librin e Zotit për gjykim në mes tyre, e pastaj, një pjesë e tyre kthyen shpinën, duke qenë refuzues.

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا۟ لَن تَمَسَّنَا ٱلنَّارُ إِلَّآ أَيَّامًۭا مَّعْدُودَٰتٍۢ ۖ وَغَرَّهُمْ فِى دِينِهِم مَّا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ ﴿24﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kjo, sepse ata thonë: “Ne nuk do të na prekë zjarri i Xhehenemit, përveçse disa ditë”. Shpifjet që bënin i kanë mashtruar ata në besimin e vet.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kjo, sepse ata thoshin: "Ne nuk do të na prekë zjarri i Xhehenemit, përveçse disa ditë." Shpifjet që bënë i mashtruan ata për fenë e tyre.

Efendi Nahi

Ky mospranim është se ata thanë: “Neve nuk na prek zjarri i skëterrës, përveç nja disa ditë”. Trillimet e tyre i kanë mashtruar ata – në besimin e vet.

فَكَيْفَ إِذَا جَمَعْنَٰهُمْ لِيَوْمٍۢ لَّا رَيْبَ فِيهِ وَوُفِّيَتْ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ ﴿25﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Çfarë do të ndodhë me ata, kur t’i tubojmë në Ditën (e Gjykimit), për të cilën s’ka pikë dyshimi, kur çdokujt do t’i jepet shpërblimi i veprave të veta e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi?

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

E si do të jetë puna kur t'i tubojmë ata në një ditë në të cilën nuk ka dyshim dhe kur çdo njeriu do t'i jepet shpërblimi për atë që ka punuar, pa iu bërë padrejtësi?!

Efendi Nahi

E çka do të ndodhë me ata, kur do t’i tubojmë në Ditën, për të cilën s’ka dyshim? Dhe çdokujt i jepet shpërblimi i veprave, e ata nuk do të dëmtohen.

قُلِ ٱللَّهُمَّ مَٰلِكَ ٱلْمُلْكِ تُؤْتِى ٱلْمُلْكَ مَن تَشَآءُ وَتَنزِعُ ٱلْمُلْكَ مِمَّن تَشَآءُ وَتُعِزُّ مَن تَشَآءُ وَتُذِلُّ مَن تَشَآءُ ۖ بِيَدِكَ ٱلْخَيْرُ ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ﴿26﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia heq kujt të duash; Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaj: "O Allah, o Sunduesi i gjthçkaje! Ti i jep pushtet kujt do dhe ia heq atë kujt do; Ti lartëson kë do dhe poshtëron kë do. Në dorën Tënde është çdo e mirë! Vërtet Ti je i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Efendi Nahi

Thuaj (o Muhammed!): “O Zoti im, Zotërues i gjithë pushtetit! Ti i jep pushtetin kujt të duash, dhe Ti ia heq dorësh pushtetin kujt të duash; Ti e lartëson kënd të duash dhe e poshtëron kënd të duash. E mira është në dorën Tënde! Ti me të vërtetë, për çdo gjë je i Plotëfuqishëm”.

تُولِجُ ٱلَّيْلَ فِى ٱلنَّهَارِ وَتُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِى ٱلَّيْلِ ۖ وَتُخْرِجُ ٱلْحَىَّ مِنَ ٱلْمَيِّتِ وَتُخْرِجُ ٱلْمَيِّتَ مِنَ ٱلْحَىِّ ۖ وَتَرْزُقُ مَن تَشَآءُ بِغَيْرِ حِسَابٍۢ ﴿27﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ti bën që nata të hyjë tek dita dhe që dita të hyjë tek nata. Ti e nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe të vdekurën e nxjerr prej së gjallës. Ti i jep kujt të duash pa kufij.”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ti fut natën në ditë dhe ditën në natë. Ti nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe nxjerr të vdekurën prej së gjallës, si dhe begaton pa masë atë që do."

Efendi Nahi

Ti bënë që nata të hyjë në ditë, dhe bënë që dita të hyjë në natë (duke u zgjatur herë njëra – hera tjetra). Ti e nxjerr të gjallin prej të vdekurit. Dhe Ti nxjerr të vdekurin prej të gjallit. Ti furnizon kënd të duash pa llogari (pa faturë).

لَّا يَتَّخِذِ ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلْكَٰفِرِينَ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۖ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَلَيْسَ مِنَ ٱللَّهِ فِى شَىْءٍ إِلَّآ أَن تَتَّقُوا۟ مِنْهُمْ تُقَىٰةًۭ ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ ٱللَّهُ نَفْسَهُۥ ۗ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلْمَصِيرُ ﴿28﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Besimtarët të mos i marrin për miq e mbrojtës mohuesit, në vend të besimtarëve. Ata që veprojnë kështu, nuk kanë çfarë të shpresojnë tek Allahu, vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë e jo me zemër) për t’u ruajtur nga ata. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij, sepse të gjithë do të ktheheni tek Allahu.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Besimtarët të mos i marrin për miq jobesimtarët në vend të besimtarëve, sepse kush vepron kështu, nuk ka çfarë të shpresojë tek Allahu, përveç atyre që e bëjnë këtë për t'u ruajtur prej sherrit të tyre. Allahu ju paralajmëron që të ruheni nga Ai, sepse tek Allahu është kthimi.

Efendi Nahi

Besimtarët mos t’i marrin për miq qafirat (mohuesit), duke i lënë anash besimtarët. Ata që bëjnë këtë, nuk kanë çka të shpresojnë te Perëndia. Ketë mund ta bëni vetëm për t’u ruajtur nga ata – Perëndia u bënë vërejtje për pezmin e Tij. Dhe, të gjithë do të ktheheni te Perëndia.

قُلْ إِن تُخْفُوا۟ مَا فِى صُدُورِكُمْ أَوْ تُبْدُوهُ يَعْلَمْهُ ٱللَّهُ ۗ وَيَعْلَمُ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ﴿29﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaju: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë. Ai di çfarë gjendet në qiej dhe çfarë gjendet në Tokë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaj: "E fshehët atë që keni në zemra apo e shfaqët haptazi, Allahu e di atë. Ai di çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë."

Efendi Nahi

Thuaju: “Nëse ju fshehni atë që keni në zemrat tuaja, ose e shpallni haptazi, Perëndia e di atë, dhe Ai di çdo gjë që ka në qiej dhe në Tokë. Se Perëndia për çdo gjë është i Plotëfuqishëm.

يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍۢ مُّحْضَرًۭا وَمَا عَمِلَتْ مِن سُوٓءٍۢ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُۥٓ أَمَدًۢا بَعِيدًۭا ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ ٱللَّهُ نَفْسَهُۥ ۗ وَٱللَّهُ رَءُوفٌۢ بِٱلْعِبَادِ ﴿30﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

(Kini frikë) ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij, të ketë largësi të madhe. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij. Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me robërit e Vet.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Atë ditë, çdo njeri do të gjejë para vetes të mirat që ka punuar e të këqijat që ka bërë dhe do të dëshirojë që ndërmjet tij e atyre (veprave të këqija) të ketë largësi të madhe. Pra, Allahu ju paralajmëron që të ruheni prej Tij, sepse Allahu është i Dhembshur për robërit e Vet.

Efendi Nahi

(Kujtoje) Ditën, kur çdokush gjenë atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq; e dëshiron ai që në mes tij dhe të keqes së tij, të ketë distancë të madhe. Perëndia u bënë vërejtje për pezmin e Tij, se Perëndia është fort i dhëmbshëm për adhuruesit e Tij.

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِى يُحْبِبْكُمُ ٱللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ﴿31﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaj (o Muhamed): "Në qoftë se ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t'ju dojë dhe t'jua falë gjynahet. Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë."

Efendi Nahi

Thuaju (o Muhammed!): “Nëse ju e doni Perëndinë, eni pas meje, atëherë Perëndia ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Perëndia falë dhe është mëshirues.

قُلْ أَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ ۖ فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْكَٰفِرِينَ ﴿32﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaju: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” Në qoftë se kthejnë shpinën, (dijeni se) Allahu, me të vërtetë, nuk i do jobesimtarët.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaju: "Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!" E, nëse ata kthejnë shpinën, atëherë (le ta dinë se) Allahu nuk i do jobesimtarët.

Efendi Nahi

Thuaju (o Muhammed!): “Përuluni Perëndisë dhe Profetit!” E, në qoftë se abstenojnë, Perëndia, me të vërtetë, nuk i don mohuesit.

۞ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصْطَفَىٰٓ ءَادَمَ وَنُوحًۭا وَءَالَ إِبْرَٰهِيمَ وَءَالَ عِمْرَٰنَ عَلَى ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿33﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë njerëzit (e kohës së tyre).

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Njëmend, Allahu zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi gjithë njerëzit (e kohës së tyre).

Efendi Nahi

Perëndia e zgjodhi Ademin, Nuhun dhe familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit në mesin e popujve;

ذُرِّيَّةًۢ بَعْضُهَا مِنۢ بَعْضٍۢ ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ﴿34﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

(Ata ishin) pasardhës të njëri - tjetrit. Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata ishin pasardhës të njëri-tjetrit. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Efendi Nahi

pasardhës njëri pas tjetrit. Perëndia është dëgjues dhe di çdo gjë.

إِذْ قَالَتِ ٱمْرَأَتُ عِمْرَٰنَ رَبِّ إِنِّى نَذَرْتُ لَكَ مَا فِى بَطْنِى مُحَرَّرًۭا فَتَقَبَّلْ مِنِّىٓ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ ﴿35﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kujto kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, unë Ty ta kam kushtuar atë që është në barkun tim, që të të shërbejë vetëm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me të vërtetë, dëgjon dhe di çdo gjë.”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujto kur gruaja e Imranit tha: "Zoti im! Unë jam zotuar të ta kushtoj vetëm Ty atë që është në barkun tim, kështu që pranoje prej meje! Ti je me të vërtetë Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi."

Efendi Nahi

(Kujtoje atë kohë, o Muhammed!) Kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, unë Ty të kam përgjëruar (qëllimuar) atë që është në barkun tim, që të shërbejë vetëm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me të vërtetë, je dëgjues dhe di çdo gjë.

فَلَمَّا وَضَعَتْهَا قَالَتْ رَبِّ إِنِّى وَضَعْتُهَآ أُنثَىٰ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا وَضَعَتْ وَلَيْسَ ٱلذَّكَرُ كَٱلْأُنثَىٰ ۖ وَإِنِّى سَمَّيْتُهَا مَرْيَمَ وَإِنِّىٓ أُعِيذُهَا بِكَ وَذُرِّيَّتَهَا مِنَ ٱلشَّيْطَٰنِ ٱلرَّجِيمِ ﴿36﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

E kur ajo lindi, tha: “Zoti im! Unë linda femër, - Allahu e di më mirë se çfarë lindi ajo, - e mashkulli nuk është si femra. Unë ia vura emrin Merjeme dhe i kam lënë atë me pasardhësit e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kur e lindi atë, tha: "Zoti im! Unë linda femër!", - ndërkohë Allahu e di më së miri çfarë lindi ajo, e mashkulli nuk është sikurse femra, - "Unë ia vura emrin Merjem. Atë dhe pasardhësit e saj po i lë nën mbrojtjen Tënde kundrejt shejtanit të mallkuar!"

Efendi Nahi

E kur ajo e lindi (fëmijën) tha: Zoti im! Unë lindra femër, - Perëndia di më mirë çka lindi ajo, - “Mashkulli nuk është si femra, unë e emërova atë Merjem dhe ta kam lënë atë dhe brezin e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”.

فَتَقَبَّلَهَا رَبُّهَا بِقَبُولٍ حَسَنٍۢ وَأَنۢبَتَهَا نَبَاتًا حَسَنًۭا وَكَفَّلَهَا زَكَرِيَّا ۖ كُلَّمَا دَخَلَ عَلَيْهَا زَكَرِيَّا ٱلْمِحْرَابَ وَجَدَ عِندَهَا رِزْقًۭا ۖ قَالَ يَٰمَرْيَمُ أَنَّىٰ لَكِ هَٰذَا ۖ قَالَتْ هُوَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ يَرْزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ ﴿37﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Zoti e pranoi atë (Merjemen) me ëndje, e bëri që të rritet mirë dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e saj, gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Zoti i saj e pranoi atë me ëndje, e rriti mirë dhe ia la nën përkujdesje Zekerijait. Sa herë që Zekerijai hynte në faltoren e saj, gjente pranë saj ushqim, andaj e pyeti: "Oj Merjem, nga po të vjen ky ushqim?!" Ajo iu përgjigj: "Ai vjen nga Allahu, sepse, me të vërtetë, Allahu begaton pa masë atë që do."

Efendi Nahi

Dhe Zoti i saj e pranoi mirë atë (gocën), e bëri që të rritet bukru dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeriai në dhomën e saj (në xhami), gjente pranë saj ushqim. (Atëherë ai¬¬) e pyeste: “O Merjem! Nga të vie ky furnizim ty?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Perëndia, se Perëndia e furnizon kënd të dojë, pa llogari (faturë)”.

هُنَالِكَ دَعَا زَكَرِيَّا رَبَّهُۥ ۖ قَالَ رَبِّ هَبْ لِى مِن لَّدُنكَ ذُرِّيَّةًۭ طَيِّبَةً ۖ إِنَّكَ سَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ ﴿38﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Atëherë, Zekerijai iu lut Zotit të vet, duke thënë: "Zoti im! Më dhuro nga ana Jote një pasardhës të mirë, se, me të vërtetë, Ti je Dëgjuesi i lutjes!"

Efendi Nahi

Atëherë Zekerijaja iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë mua nga ana Jote pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je dëgjues i lutjes!”

فَنَادَتْهُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ وَهُوَ قَآئِمٌۭ يُصَلِّى فِى ٱلْمِحْرَابِ أَنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكَ بِيَحْيَىٰ مُصَدِّقًۢا بِكَلِمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَسَيِّدًۭا وَحَصُورًۭا وَنَبِيًّۭا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿39﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain, i cili do të vërtetojë Fjalën e Allahut (Isain a.s.), do të jetë një fisnik, i dëlirë dhe profet, një prej të mirëve”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Melekët e thirrën atë teksa qëndronte në këmbë duke u falur në faltore: "Allahu po të jep myzhde për Jahjain, i cili do të jetë vërtetues i fjalës së Allahut (Isait, alejhi selam), fisnik, i përmbajtur (nga epshet e gjynahet) dhe pejgamber, nga të mirët."

Efendi Nahi

E thirrën atë engjëjt, duke u lutur ai në këmbë, në xhami (e i thanë): “Perëndia po të sihariqon ty me Jahjanë, (i cili do të jetë) vërtetues i fjalës së Perëndisë, (dhe do të bëhet) udhëheqës (i popullit), ruajtës i vetvetes dhe (do të jetë) nga pejgamberët, pasardhës i atyre të mirëve”.

قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى غُلَٰمٌۭ وَقَدْ بَلَغَنِىَ ٱلْكِبَرُ وَٱمْرَأَتِى عَاقِرٌۭ ۖ قَالَ كَذَٰلِكَ ٱللَّهُ يَفْعَلُ مَا يَشَآءُ ﴿40﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

(Zekerija) tha: “Zoti im! Qysh do të kem djalë, kur mua më ka zënë pleqëria, e gruaja ime është shterpë?! (Engjëlli i) tha: “Kështu! Allahu bën çfarë të dojë”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ai tha: "O Zot! Po si mund të kem unë djalë, kur mua më ka kapur pleqëria, ndërkohë gruaja ime është shterpë?!" Ai tha: "Kështu! Allahu bën çfarë të dojë."

Efendi Nahi

(Zekerijaja) tha: “Zoti im! Qysh do të ketë djal për mua, kur mua më ka kapluar pleqëria, e gruaja ime është sterile (shterpë)? (Ai) i tha: “Kështu!” Perëndia punon çka të dojë.

قَالَ رَبِّ ٱجْعَل لِّىٓ ءَايَةًۭ ۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَٰثَةَ أَيَّامٍ إِلَّا رَمْزًۭا ۗ وَٱذْكُر رَّبَّكَ كَثِيرًۭا وَسَبِّحْ بِٱلْعَشِىِّ وَٱلْإِبْكَٰرِ ﴿41﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ai tha: “O Zot! Më jep një shenjë!” (Zoti) i tha: “Shenjë për ty është se tri ditë nuk do t’u flasësh njerëzve, veçse me gjeste. Por, Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ai tha: "O Zot! Më jep një shenjë!" Zoti tha: "Shenjë për ty është se tri ditë nuk mund t'u flasësh njerëzve, përveçse me gjeste, por përmende Zotin tënd shumë dhe madhëroje Atë në mbrëmje e në mëngjes."

Efendi Nahi

(Zekerijaja) tha: “O Zot! (bënma një shenj!” (Zoti) i tha: “Shenj për ty është se tri ditë nuk do të (mund të) flasish me njerëzit, veçse me gjeste. Por, Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”.

وَإِذْ قَالَتِ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ يَٰمَرْيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصْطَفَىٰكِ وَطَهَّرَكِ وَٱصْطَفَىٰكِ عَلَىٰ نِسَآءِ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿42﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

(Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha gratë e botës.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujto kur melekët thanë: "Oj Merjem! Allahu të ka përzgjedhur, të ka pastruar dhe të ka dalluar mbi të gjitha gratë e botës.

Efendi Nahi

(kujtoje) kur engjëjt i thanë (Merjemes): “O Merjeme! Perëndia të ka zgjedhë ty, të ka pastruar ty, dhe të ka privilegjuar ty mbi të gjitha femrat e botës.

يَٰمَرْيَمُ ٱقْنُتِى لِرَبِّكِ وَٱسْجُدِى وَٱرْكَعِى مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ ﴿43﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Oj Merjem! Përkushtohu në adhurimin ndaj Zotit tënd, bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen!"

Efendi Nahi

O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëni sexhde dhe ruqu bashkë me ata që përulen!”

ذَٰلِكَ مِنْ أَنۢبَآءِ ٱلْغَيْبِ نُوحِيهِ إِلَيْكَ ۚ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ يُلْقُونَ أَقْلَٰمَهُمْ أَيُّهُمْ يَكْفُلُ مَرْيَمَ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ يَخْتَصِمُونَ ﴿44﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Këto janë lajme të fshehta, që po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hodhën short se kush prej tyre do të merrte nën kujdes Merjemen dhe nuk ishe i pranishëm kur ata diskutonin.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Këto janë lajme të panjohura që po t'i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe në mesin e tyre kur ata hidhnin short se cili do të kujdeset për Merjemen e as kur grindeshin.

Efendi Nahi

Këto janë lajme të panjohura (sekrete). Na po t’i shpallim ty (o Muhammed). Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hedhën short, se kush nga ata do të marrë Merjemën në mbrojtje. Dhe ti nuk ishe i pranishëm kur ata grindeshin.

إِذْ قَالَتِ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ يَٰمَرْيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٍۢ مِّنْهُ ٱسْمُهُ ٱلْمَسِيحُ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ وَجِيهًۭا فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْءَاخِرَةِ وَمِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ ﴿45﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

(Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të jep lajmin e mirë për një (djalë që do të lindë me një) Fjalë prej Tij: emrin do ta ketë Mesih - Isa i biri i Merjemes, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Allahut.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujto kur melekët thanë: "Oj Merjem! Allahu po të jep myzhde për një Fjalë[2] prej Tij, emri i të cilit do të jetë Mesih – Isa, i biri i Merjemes. Ai do të jetë i nderuar në këtë botë e në tjetrën dhe prej të afërmve (të Allahut).

Efendi Nahi

(Kujtoje) atë kohë kur engjëjt i thanë: “O Merjeme! Perëndia të sihariqon ty me një djalë: emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemit, do të bëhet i famshëm në këtë botë dhe në tjetrën dhe do të jetë njëri nga të afërmit e Perëndisë.

وَيُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِى ٱلْمَهْدِ وَكَهْلًۭا وَمِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿46﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ai do t’u flasë njerëzve qysh i vogël në djep edhe si njeri i rritur dhe do të jetë nga më të mirët”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ai do t'u flasë njerëzve që në djep, e edhe në burrëri, si dhe do të jetë nga të mirët."

Efendi Nahi

Dhe do të bisedojë (Isai) me njerëzit edhe duke qenë i vogël në djep edhe duke qenë si njeri i rritur, dhe do të jetë nga më të mirët.

قَالَتْ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى وَلَدٌۭ وَلَمْ يَمْسَسْنِى بَشَرٌۭ ۖ قَالَ كَذَٰلِكِ ٱللَّهُ يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ ۚ إِذَا قَضَىٰٓ أَمْرًۭا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ﴿47﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ajo tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur askush?!” – “Kështu – tha (engjëlli) - Allahu krijon ç’të dojë Vetë. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ajo tha: "Zoti im! Si mund të kem unë fëmijë, kur mua nuk më ka prekur asnjeri?!" Ai tha: "Kështu (do të jetë), Allahu krijon çfarë të dojë. Kur vendos diçka, vetëm thotë: "Bëhu!", sakaq ajo bëhet."

Efendi Nahi

Merjemi tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur asnjë mashkull?” – Ja kështu – tha: “Perëndia krijon ç’të dojë Ai. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: ‘Bëhu!’ – dhe ajo bëhet”.

وَيُعَلِّمُهُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ ﴿48﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

(Allahu) do t’ia mësojë atij shkrimin, diturinë, Teuratin dhe Ungjillin

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ai do t'ia mësojë atij Librin, Urtësinë, Teuratin e Inxhilin

Efendi Nahi

Dhe do t’ia mësojë atij shkrimin dhe diturinë, Teuratin dhe Ungjillin,

وَرَسُولًا إِلَىٰ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ أَنِّى قَدْ جِئْتُكُم بِـَٔايَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ ۖ أَنِّىٓ أَخْلُقُ لَكُم مِّنَ ٱلطِّينِ كَهَيْـَٔةِ ٱلطَّيْرِ فَأَنفُخُ فِيهِ فَيَكُونُ طَيْرًۢا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۖ وَأُبْرِئُ ٱلْأَكْمَهَ وَٱلْأَبْرَصَ وَأُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۖ وَأُنَبِّئُكُم بِمَا تَأْكُلُونَ وَمَا تَدَّخِرُونَ فِى بُيُوتِكُمْ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَةًۭ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ﴿49﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

dhe do ta caktojë atë të Dërguar te bijtë e Israilit (të cilëve do t’u thotë): “Ju kam sjellë prova nga Zoti juaj (që vërtetojnë Profecinë time): bëj për ju diçka prej balte në formë shpendi, fryj në të e me urdhrin e Allahut ajo bëhet shpend i gjallë; shëroj të verbrit e lindur dhe të lebrosurit dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani dhe çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht që te të gjitha këto ka prova për ju, nëse jeni besimtarë të vërtetë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

dhe do ta çojë si të dërguar te bijtë e Israilit (të cilëve do t'u thotë): "Ju kam sjellë dëshmi nga Zoti juaj: bëj për ju diç prej baltës në formë zogu, pastaj fryj në të dhe ai bëhet zog (i vërtetë), me lejen e Allahut; shëroj të verbrit, të lebrosurit e i ngjall të vdekurit, me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani e çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht, në këto ka dëshmi për ju, nëse jeni besimtarë.

Efendi Nahi

e (pastaj) do ta dërgojë atë Pejgamber te bijtë e Israelit (të cilëve do t’u thotë): “U solla një mrekulli nga Zoti juaj”. Do të bëjë diçka prej balte në formë shpendi, dhe do të fryejë në te, e me urdhërin e Perëndisë do të bëhet shpend. Dhe do të shërojë të verbëtit dhe abrashët dhe me emrin e Perëndisë do t’i ngjallë të vdekurit. Ju informojë juve çka hani dhe çka ruani në shtëpitë tuaja. Në këto, nëse jeni besimtarë të vërtetë, me të vërtetë, ka argumente për ju.

وَمُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَىَّ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ وَلِأُحِلَّ لَكُم بَعْضَ ٱلَّذِى حُرِّمَ عَلَيْكُمْ ۚ وَجِئْتُكُم بِـَٔايَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ﴿50﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Dhe (kam ardhur te ju) për t’ju vërtetuar Teuratin, që është para meje dhe që t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Ju kam sjellë një provë nga Zoti juaj, prandaj kijeni frikë Allahun dhe bindmuni!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

(Kam ardhur te ju) për të vërtetuar Teuratin që është para meje dhe për t'ju lejuar disa gjëra që i kishit të ndaluara. Ju kam sjellë dëshmi nga Zoti juaj, kështu që kini frikë Allahun dhe bindmuni mua!

Efendi Nahi

Dhe (u kam ardhur juve) për t’ju vërtetuar Teuratin që është para meje dhe t’ua lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Dhe ju kam sjellur argumentin nga Zoti juaj. Druajuni Perëndisë dhe bindmuni!

إِنَّ ٱللَّهَ رَبِّى وَرَبُّكُمْ فَٱعْبُدُوهُ ۗ هَٰذَا صِرَٰطٌۭ مُّسْتَقِيمٌۭ ﴿51﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Pa dyshim, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë! Kjo është rruga e drejtë!

Efendi Nahi

Me të vërtetë Perëndia është im Zot dhe Zot i juaji, andaj adhuronie Atë. Kjo është rruga e drejtë!

۞ فَلَمَّآ أَحَسَّ عِيسَىٰ مِنْهُمُ ٱلْكُفْرَ قَالَ مَنْ أَنصَارِىٓ إِلَى ٱللَّهِ ۖ قَالَ ٱلْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنصَارُ ٱللَّهِ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَٱشْهَدْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ ﴿52﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit e mi në rrugën e Allahut?” nxënësit (e tij) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij).

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kur Isai pa (këmbëngulësinë në) mosbesimin e tyre, tha: "Cilët janë ndihmëtarët e mi në rrugën e Allahut?" Nxënësit e tij thanë: "Ne jemi ndihmëtarët e (fesë së) Allahut. Ne besojmë Allahun, andaj dëshmo se ne jemi muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut)!"

Efendi Nahi

Kur Isai e hetoi mohimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmëtarët e mi në rrugën e Perëndisë?” Nxënësit (e tij) u përgjegjën: “Na jemi ndihmëtarët e fesë së Perëndisë, na besojmë Perëndinë e ti Isa bëhu dëshmitar se na jemi muslimanë.

رَبَّنَآ ءَامَنَّا بِمَآ أَنزَلْتَ وَٱتَّبَعْنَا ٱلرَّسُولَ فَٱكْتُبْنَا مَعَ ٱلشَّٰهِدِينَ ﴿53﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj pra, bashkë me dëshmitarët!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe ndjekim të Dërguarin (Isain), pra, na bashko me ata që dëshmojnë!"

Efendi Nahi

Zoti ynë! Na besojmë ate që na ke shpallur dhe pasojmë Pejgamberin (Isanë). Regjistrona neve bashkë me dëshmitarët!”

وَمَكَرُوا۟ وَمَكَرَ ٱللَّهُ ۖ وَٱللَّهُ خَيْرُ ٱلْمَٰكِرِينَ ﴿54﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Dhe ata[50] i përgatitën një kurth, por edhe Allahu u përgatiti kurth (dënim), se Allahu është strategu më i mirë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata (jobesimtarët) thurën një kurth (ndaj Isait), por edhe Allahu thuri një kurth ndaj tyre, porse Allahu më së miri thur kurthe (ndaj armiqve).

Efendi Nahi

Dhe ata (mohuesit) përgatitën dinakëri (dredhi të keqe); por Perëndia ua ktheu më me dinakëri. Se Perëndia është më i përsosuri në dinakëri (për qëllime të mira).

إِذْ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَىٰٓ إِنِّى مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَىَّ وَمُطَهِّرُكَ مِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَجَاعِلُ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوكَ فَوْقَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ ۖ ثُمَّ إِلَىَّ مَرْجِعُكُمْ فَأَحْكُمُ بَيْنَكُمْ فِيمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ ﴿55﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

(Kujtoje, o Muhamed) kur Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr, do të të ngre pranë Meje dhe do të të shpëtoj ty nga ata që nuk besojnë, si dhe do t’i vendos ata që të ndjekin ty, përmbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj, të gjithë do të ktheheni tek Unë dhe do të gjykoj midis jush për çështjet që jeni grindur.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujto kur Allahu tha: "O Isa! Unë do të të marr ty, do të të ngre pranë Meje, do të të pastroj nga ata që nuk besojnë dhe do t'i lartësoj ata që të ndjekin ty mbi ata që mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj tek Unë do të ktheheni dhe Unë do të gjykoj ndërmjet jush lidhur me atë për të cilën ratë në kundërshti.

Efendi Nahi

(Kujtoje, o Muhammed!) kur Perëndia tha: “O Isa! Unë do të vdes ty (pasi ta plotësoj jetën e caktuar, hebrenjt nuk do të mbysin ty) dhe do të marrë pranë vetes dhe do të shpëtojë nga ata që nuk besojnë, dhe do t’i bëj ata që të ndjekin ty, për mbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kijametit. Pastaj, do të ktheheni tek Unë, e do të gjykoj në mes jush për çështjet që jeni grindur.

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فَأُعَذِّبُهُمْ عَذَابًۭا شَدِيدًۭا فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْءَاخِرَةِ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ ﴿56﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Sa për ata që nuk besojnë, do t’i dënoj me dënim të ashpër në këtë botë dhe në tjetrën. Dhe nuk do të kenë askënd që t’u vijë në ndihmë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ndërkaq, ata që nuk besojnë, do t'i ndëshkoj me dënim të rëndë, në këtë botë e në tjetrën, dhe për ta nuk do të ketë ndihmëtarë.

Efendi Nahi

Ata që nuk besojnë, do t’i dënoj me dënim të ashpër në këtë botë dhe në tjetrën. Dhe nuk do të kenë askend që t’u ndihmojë.

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَيُوَفِّيهِمْ أُجُورَهُمْ ۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿57﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ndërsa atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Zoti do t’u japë shpërblimin e merituar. Allahu nuk i do punëmbrapshtët.”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

E, atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, do t'ua jap shpërblimet të plota. Allahu nuk i do të padrejtët.

Efendi Nahi

E ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Zoti u plotëson shpërblimin. Se, Perëndia, nuk i don zullumqarët.

ذَٰلِكَ نَتْلُوهُ عَلَيْكَ مِنَ ٱلْءَايَٰتِ وَٱلذِّكْرِ ٱلْحَكِيمِ ﴿58﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Këto që po t’i tregojmë ty (o Muhamed) janë vargje dhe këshilla të larta (nga Kurani).

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Këto që po t'i lexojmë ty (o Muhamed) janë nga dëshmitë e qarta dhe nga Këshilla që është plot urtësi (Kurani).

Efendi Nahi

Këto që po t’i tregojmë ty (o Muhammed!) janë ajete dhe këshilla të larta (Kur’ani).

إِنَّ مَثَلَ عِيسَىٰ عِندَ ٱللَّهِ كَمَثَلِ ءَادَمَ ۖ خَلَقَهُۥ مِن تُرَابٍۢ ثُمَّ قَالَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ﴿59﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” - dhe ai u bë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në të vërtetë, Isai, tek Allahu, i shëmbëllen Ademit: Ai e krijoi atë prej dheut, pastaj i tha: "Bëhu!", sakaq ai u bë.

Efendi Nahi

Rasti i Isait te Perëndia, në të vërtetë, është si rasti i Ademit, që e krijoi prej baltës e pastaj tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.

ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلَا تَكُن مِّنَ ٱلْمُمْتَرِينَ ﴿60﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

E vërteta është nga Zoti yt, andaj mos u bëj nga ata që dyshojnë!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

E vërteta është nga Zoti yt, kështu që mos u bëj nga ata që dyshojnë.

Efendi Nahi

E vërteta është nga Zoti yt, andaj, mos u bën nga ata që dyshojnë!

فَمَنْ حَآجَّكَ فِيهِ مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ فَقُلْ تَعَالَوْا۟ نَدْعُ أَبْنَآءَنَا وَأَبْنَآءَكُمْ وَنِسَآءَنَا وَنِسَآءَكُمْ وَأَنفُسَنَا وَأَنفُسَكُمْ ثُمَّ نَبْتَهِلْ فَنَجْعَل لَّعْنَتَ ٱللَّهِ عَلَى ٱلْكَٰذِبِينَ ﴿61﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Atyre që të kundërshtojnë ty për çështjen e Isait, pasi të ka ardhur njohuria, thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe ju vetë, pastaj, të lutemi që mallkimi i Allahut t’i godasë gënjeshtarët!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Atyre që të kundërshtojnë lidhur me të (Isain), pasi të ka ardhur dija, thuaju: "Ejani t'i thërrasim bijtë tanë e bijtë tuaj, gratë tona e gratë tuaja, vetë ne e vetë ju dhe pastaj të lutemi që mallkimi i Allahut të bjerë mbi gënjeshtarët."

Efendi Nahi

Kushdo që të bëjë polemikë me ty për çështje të Isait, pasi të ka ardhur njohuria, thuaj: “Ejani, (e) po i thërrasim bijt tonë dhe bijt tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, dhe po e thërrasim na dhe ju veten, pastaj, të lutemi, që mallkimi i Perëndisë t’i goditë gënjeshtarët!”

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلْقَصَصُ ٱلْحَقُّ ۚ وَمَا مِنْ إِلَٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ﴿62﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Pa dyshim, të gjitha këto janë rrëfime të vërteta. S’ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishmi, i Urti.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Pa dyshim, këto janë rrëfime të vërteta. S'ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Efendi Nahi

Padyshim, të gjitha këto janë lajme të vërteta. S’ka zot tjetër përveç Perëndisë. Se Perëndia është i Gjithëpushtetshëm dhe i Gjithëdijshëm.

فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِٱلْمُفْسِدِينَ ﴿63﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Në qoftë se ata ia kthejnë shpinën të drejtës, (dije se) Allahu i njeh mirë ngatërrestarët.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nëse ata kthejnë shpinën, atëherë Allahu i njeh mirë shkatërrimtarët.

Efendi Nahi

Në qoftë se ata ia kthejnë shpinën të drejtës, Perëndia i njeh mirë ngatërrestarët.

قُلْ يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ تَعَالَوْا۟ إِلَىٰ كَلِمَةٍۢ سَوَآءٍۭ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا ٱللَّهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِۦ شَيْـًۭٔا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًۭا مِّن دُونِ ٱللَّهِ ۚ فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَقُولُوا۟ ٱشْهَدُوا۟ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ ﴿64﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaj: "O ithtarë të Librit! Ejani në një fjalë të drejtë për ne e ju: se do ta adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t'i shoqërojmë Atij asgjë në adhurim dhe se nuk do të marrim njëri-tjetrin për zota në vend të Allahut!" E, nëse ata kthejnë shpinën, atëherë thuaju: "Dëshmoni se ne jemi muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut)!"

Efendi Nahi

Thuaj: “O ithtarët e Librit, kujtonie tregimin, që është për ne dhe për ju: “T’i shërbejmë vetëm Perëndisë që të mos i bëjmë shoq asgjë Atij, që njëri-tjetrin mos ta konsiderojmë për zot, në vend të Perëndisë!” E nëse ata kthehen nga kjo e vërtetë, thuaju atyre: “Bëhuni dëshmitarë se ne jemi muslimanë!”

يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ لِمَ تُحَآجُّونَ فِىٓ إِبْرَٰهِيمَ وَمَآ أُنزِلَتِ ٱلتَّوْرَىٰةُ وَٱلْإِنجِيلُ إِلَّا مِنۢ بَعْدِهِۦٓ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ﴿65﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O ithtarët e Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Ungjilli janë zbritur vetëm pas tij? A nuk kuptoni?

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O ithtarë të Librit! Përse fjalëtoheni rreth Ibrahimit, kur Teurati dhe Inxhili kanë zbritur vetëm pas tij?! A nuk e kuptoni?!

Efendi Nahi

O ithtarët e Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Inxhilli janë dërguar pas tij? A nuk po mbusheni mend?

هَٰٓأَنتُمْ هَٰٓؤُلَآءِ حَٰجَجْتُمْ فِيمَا لَكُم بِهِۦ عِلْمٌۭ فَلِمَ تُحَآجُّونَ فِيمَا لَيْسَ لَكُم بِهِۦ عِلْمٌۭ ۚ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ ﴿66﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Mirë ju polemizoni për gjëra që keni njëfarë dijenie (për çështje që lidhen me Musain a.s. dhe Isain a.s.), por, pse polemizoni për atë, për të cilën s’dini asgjë (për Ibrahimin a.s.)? Allahu e di hollësisht, ndërsa ju nuk dini asgjë për këtë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ja, ju u fjalëtuat me ne për diçka për të cilën keni njëfarë njohurie, por përse fjalëtoheni për diçka për të cilën nuk keni kurrfarë diturie?! Allahu e di, ndërsa ju nuk e dini.

Efendi Nahi

Ju po polemizoni për atë, për të cilin dini diçka; por, pse polemizoni për atë, për të cilën s’dini asgjë? Perëndia e di hollësisht, e ju nuk dini asgjë për këtë çështje.

مَا كَانَ إِبْرَٰهِيمُ يَهُودِيًّۭا وَلَا نَصْرَانِيًّۭا وَلَٰكِن كَانَ حَنِيفًۭا مُّسْلِمًۭا وَمَا كَانَ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ ﴿67﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ibrahimi nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i vërtetë (monoteist) i përulur ndaj Allahut dhe nuk ka qenë nga politeistët.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ibrahimi nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i drejtë, musliman (i nënshtruar ndaj Allahut) dhe nuk ka qenë idhujtar.

Efendi Nahi

Ibrahimi nuk ka qenë as hebrej as i krishterë, por ka qenë besimtarë i vërtetë. E, nuk ka qenë as nga idhujtarët.

إِنَّ أَوْلَى ٱلنَّاسِ بِإِبْرَٰهِيمَ لَلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ وَهَٰذَا ٱلنَّبِىُّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ۗ وَٱللَّهُ وَلِىُّ ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿68﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Pa dyshim, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet[51] me besimtarët (e tij). Allahu është mbrojtës i besimtarëve.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në të vërtetë, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky pejgamber[3] bashkë me ata që besuan (në të). Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve.

Efendi Nahi

S’ka dyshim, se, më të afërmit e Ibrahimit, janë ata njerëz, që kanë pasuar atë dhe ky Pejgamber (Muhammedi) me besimtarët (e tij). Perëndia është mbrojtës i besimtarëvet.

وَدَّت طَّآئِفَةٌۭ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ لَوْ يُضِلُّونَكُمْ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ ﴿69﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Një grup ithtarësh të Librit dëshirojnë që t’ju shpien në rrugë të gabuar. Në të vërtetë ata çojnë në humbje vetëm vetveten, por këtë nuk e ndiejnë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Një pjesë nga ithtarët e Librit dëshirojnë t'ju çojnë në humbje, por, në të vërtetë, ata humbasin vetëm vetveten, pa e ndier.

Efendi Nahi

Një grup ithtarësh të Librit dëshirojnë që ju të devijoni (nga rruga e drejtë). Por, ata, e devijojnë vet – veten, e këtë nuk e vërejnë.

يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ لِمَ تَكْفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَأَنتُمْ تَشْهَدُونَ ﴿70﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O ithtarë të Librit! Përse i mohoni shpalljet e Allahut (Kuranin), edhe pse jeni dëshmitarë se ato janë të vërteta?

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O ithtarë të Librit! Përse i mohoni ajetet e Allahut, kur ju vetë jeni dëshmitarë (se ato janë të vërteta)?

Efendi Nahi

O ithtarë të Librit! Përse i mohoni versetet e Perëndisë, e ju jeni dëshmitarë (që ato janë versetet e Perëndisë)?

يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ لِمَ تَلْبِسُونَ ٱلْحَقَّ بِٱلْبَٰطِلِ وَتَكْتُمُونَ ٱلْحَقَّ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ ﴿71﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me qëllim?

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O ithtarë të Librit! Përse e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe e fshihni të vërtetën, ndërkohë e dini?

Efendi Nahi

O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën, dhe përse e fsheni të vërtetën, kur ju e dini (që ajo është e vërtetë)?

وَقَالَت طَّآئِفَةٌۭ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ ءَامِنُوا۟ بِٱلَّذِىٓ أُنزِلَ عَلَى ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَجْهَ ٱلنَّهَارِ وَٱكْفُرُوٓا۟ ءَاخِرَهُۥ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ ﴿72﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Një grup ithtarësh të Librit thanë: “Besojeni në mëngjes atë që u është zbritur besimtarëve, por në mbrëmje mohojeni atë, se ndoshta edhe ata do ta braktisin

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Një grup nga ithtarët e Librit thanë: "Besoni në atë që u zbriti besimtarëve në fillim të ditës dhe mohojeni atë në fund të saj, se ndoshta edhe ata do të tërhiqen (nga feja e tyre)!

Efendi Nahi

Një grup ithtarësh të Librit kanë thënë: “Besonie në mëngjes atë që u ka zbritur muslimanëve (Kur’anin), por në mbrëmje mohonie atë; meqë, ndoshta edhe ata (muslimanët) do të shmangën”.

وَلَا تُؤْمِنُوٓا۟ إِلَّا لِمَن تَبِعَ دِينَكُمْ قُلْ إِنَّ ٱلْهُدَىٰ هُدَى ٱللَّهِ أَن يُؤْتَىٰٓ أَحَدٌۭ مِّثْلَ مَآ أُوتِيتُمْ أَوْ يُحَآجُّوكُمْ عِندَ رَبِّكُمْ ۗ قُلْ إِنَّ ٱلْفَضْلَ بِيَدِ ٱللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌۭ ﴿73﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

dhe besojuni vetëm atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaj (o Muhamed): “Udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vërtetë”. (Hebrenjtë i thanë njëri-tjetrit:) “Mos besoni se mund t’i jepet ndokujt ajo që ju është dhënë juve (vetëm nëse ndjekin fenë tuaj), përndryshe ata do të polemizojnë kundër jush te Zoti juaj.” Thuaj (o Muhamed): “Hiri është në Dorë të Allahut, Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Dhe besojuni vetëm atyre që ndjekin fenë tuaj!" Thuaj (o Muhamed): "Udhëzimi i vërtetë është udhëzimi i Allahut!" Dhe mos besoni se do t'i jepet ndokujt ajo që ju është dhënë juve, se, në të kundërtën, ata do të kenë dëshmi kundër jush para Zotit tuaj." Thuaj: "Mirësia është në Dorën e Allahut. Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është shumë Bujar dhe i Gjithëdijshëm."

Efendi Nahi

(Mohuesit thanë): “Dhe besoniu vetëm atyre që ndjekin fënë tuaj!” Thuaj (O Muhammed!): “Udhëzimi i Perëndisë shtë udhëzimi i vërtetë”. (Vallë), a t’u jepën ndokujt argumentet siç u janë dhënë juve, apo (vallë) ata t’i marrin (dëshmitë e veta) si arsyetim kundër jush te Zoti juaj? Thuaj (O Muhammed!): “Dhuntia është në dorë të Perëndisë. Ai ia jep atë kujt të dojë; - se, Perëndia është mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm;

يَخْتَصُّ بِرَحْمَتِهِۦ مَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ ذُو ٱلْفَضْلِ ٱلْعَظِيمِ ﴿74﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Mëshirën e Vet, Ai ia dhuron kujt të dojë. Allahu është zotërues i mirësisë së pakufishme.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Allahu ia dhuron mëshirën e Vet kujt të dëshirojë. Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.

Efendi Nahi

Mëshirën e Vet, Ai ia dhuron kujt të dojë. Se, Perëndia është pronar i mirësisë së pakufishme.

۞ وَمِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ مَنْ إِن تَأْمَنْهُ بِقِنطَارٍۢ يُؤَدِّهِۦٓ إِلَيْكَ وَمِنْهُم مَّنْ إِن تَأْمَنْهُ بِدِينَارٍۢ لَّا يُؤَدِّهِۦٓ إِلَيْكَ إِلَّا مَا دُمْتَ عَلَيْهِ قَآئِمًۭا ۗ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا۟ لَيْسَ عَلَيْنَا فِى ٱلْأُمِّيِّۦنَ سَبِيلٌۭ وَيَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ وَهُمْ يَعْلَمُونَ ﴿75﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ka nga ata ithtarë të Librit, që sikur t’u besosh një barrë të tërë ari, do t’jua kthejnë, por ka edhe të atillë që, nëse u jep në besim, qoftë edhe një dinar, nuk ta kthejnë, veçse nëse nuk u ndahesh. Kjo është kështu, ngase ata thonë: “Ne nuk kemi ndonjë detyrim ndaj analfabetëve (arabë)”. Ata flasin gënjeshtra për Allahun me vetëdije.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nga ithtarët e Librit ka të atillë që, edhe nëse u beson një sasi të madhe ari, ta kthejnë, por ka edhe të atillë që, nëse u beson qoftë dhe një dinar, nuk ta kthejnë, përveç nëse u rri te koka. Kjo, se ata thonë: "Ne nuk kemi ndonjë detyrim ndaj analfabetëve (arabëve)." Ata thonë gënjeshtra për Allahun, duke e ditur (se janë duke gënjyer).

Efendi Nahi

Ka edhe aso ithtarësh të Librit, që sikur t’u besosh një barrë të tërë ari, do t’jua kthejnë, por ka edhe të atillë që nëse ua jep në besim, qoftë edhe një dinar, nuk ta kthen, përveç nëse nuk i ndahesh (me ankesë e kërkesë). Kjo është kështu, ngase ata thonë: “Neve nuk na obligon asgjë ndaj analfabetëve”. Ata flasin gënjeshtra për Perëndinë, e ata e dinë (se vetë janë gënjeshtarë).

بَلَىٰ مَنْ أَوْفَىٰ بِعَهْدِهِۦ وَٱتَّقَىٰ فَإِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَّقِينَ ﴿76﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Jo! Por kushdo që plotëson premtimin e tij dhe ruhet nga të këqijat, (ta dijë se) Allahu, me të vërtetë, i do ata që janë të devotshëm.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Jo, nuk është ashtu! Kushdo që përmbush premtimin e vet dhe i frikësohet Allahut, le të dijë se Allahu, me të vërtetë, i do ata që janë të devotshëm.

Efendi Nahi

Jo! (nuk është ashtu si thanë hebrenjt), por kushdo që plotëson premtimin e tij dhe ruhet nga të këqijat, Perëndia, me të vërtetë, i don ata që i drojnë Atij.

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ ٱللَّهِ وَأَيْمَٰنِهِمْ ثَمَنًۭا قَلِيلًا أُو۟لَٰٓئِكَ لَا خَلَٰقَ لَهُمْ فِى ٱلْءَاخِرَةِ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ ٱللَّهُ وَلَا يَنظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ﴿77﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t’u flasë atyre, as nuk do t’i shikojë në Ditën e Kiametit dhe as nuk do t’i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ndërkaq, ata që këmbejnë besën që i kanë dhënë Allahut dhe zotimet e tyre me diçka të pavlerë, nuk do të kenë kurrfarë hiseje në botën tjetër. Atyre nuk do t'u flasë Allahu, nuk do t'i shikojë në Ditën e Kiametit e nuk do t'i pastrojë dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.

Efendi Nahi

Me të vërtetë, ata që obligimin dhe betimin e tyre ndaj Perëndisë, e shkëmbejnë me vlerë të vogël – për ta nuk do të ketë kurrfarë të mire në jetën e ardhshme, dhe Perëndia nuk ka për t’ju folur atyre, as nuk do t’i shikojë (me sy të mirë në Ditën e Kijametit), dhe as nuk do t’i pastrojë prej mëkatësh, e për ta ka dënim të rëndë.

وَإِنَّ مِنْهُمْ لَفَرِيقًۭا يَلْوُۥنَ أَلْسِنَتَهُم بِٱلْكِتَٰبِ لِتَحْسَبُوهُ مِنَ ٱلْكِتَٰبِ وَمَا هُوَ مِنَ ٱلْكِتَٰبِ وَيَقُولُونَ هُوَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ وَمَا هُوَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ وَيَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ وَهُمْ يَعْلَمُونَ ﴿78﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Me të vërtetë, një grup ithtarësh të Librit e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre (ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se ai lloj leximi është prej Librit (që ka zbritur Allahu), kurse në të vërtetë, nuk është prej Librit. Ata thonë: “Kjo që lexojmë është nga Allahu”, por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtra për Allahun, duke qenë të vetëdijshëm për këtë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Me të vërtetë, një grup nga ata (ithtarët e Librit) e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre, që ju të kujtoni se ajo (çfarë lexojnë) është prej Librit, ndonëse ajo nuk është fare prej Librit. Dhe thonë: "Ajo është nga Allahu." Por, ajo nuk është nga Allahu. Ata thonë gënjeshtra për Allahun, duke e ditur.

Efendi Nahi

Me të vërtetë, një grup nga ithtarët e Librit përdredhin gjuhët e tyre (duke lexuar Librin), që të mendoni ju se ai farë leximi është prej Librit, e ajo në të vërtetë nuk është prej Librit. Dhe ata thonë: “Kjo që lexojmë është nga Perëndia”; por, ajo nuk është nga Perëndia. Ata flasin gënjeshtra për Perëndinë, e ata e dinë këtë.

مَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُؤْتِيَهُ ٱللَّهُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحُكْمَ وَٱلنُّبُوَّةَ ثُمَّ يَقُولَ لِلنَّاسِ كُونُوا۟ عِبَادًۭا لِّى مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِن كُونُوا۟ رَبَّٰنِيِّۦنَ بِمَا كُنتُمْ تُعَلِّمُونَ ٱلْكِتَٰبَ وَبِمَا كُنتُمْ تَدْرُسُونَ ﴿79﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe Profecinë, që t’u thotë njerëzve: “Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut”. Përkundrazi, ai thotë: “Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nuk është e mundur që një njeri, pasi Allahu t'ia japë Librin, urtësinë dhe pejgamberinë, t'u thotë njerëzve: "Bëhuni robër të mi, e jo të Allahut", por (ai thotë): "Bëhuni dijetarë të mirëfilltë, sepse ju ua keni mësuar të tjerëve Librin dhe e keni mësuar edhe vetë atë."

Efendi Nahi

Nuk mund të mendohet, që njeriut, të cilit, Perëndia ia ka dhënë Librin dhe dijeninë e gjërë dhe profetninë, e ai t’u thotë njerëzve: “Bëhuni adhuruesit e mi, e jo të Perëndisë”. Por, ai (profeti) thotë: “Bëhuni të Zotit, meqë keni mësuar Librin dhe po mësoni!”

وَلَا يَأْمُرَكُمْ أَن تَتَّخِذُوا۟ ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ وَٱلنَّبِيِّۦنَ أَرْبَابًا ۗ أَيَأْمُرُكُم بِٱلْكُفْرِ بَعْدَ إِذْ أَنتُم مُّسْلِمُونَ ﴿80﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ai njeri nuk do t’ju urdhërojë që engjëjt dhe profetët t’i merrni për zota. Vallë, si mund t’ju urdhërojë ai të bëheni mohues, pasi i jeni nënshtruar Allahut?!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

As (është e mundur) t'ju urdhërojë të merrni për zota melekët dhe pejgamberët. Vallë, si mund t'ju urdhërojë për mosbesim pasi të jeni nënshtruar (ndaj Allahut)?!

Efendi Nahi

Ai njeri nuk do t’ju urdhërojë juve që engjëjt dhe profetnit t’i konsideroni për zotra. Vallë! Si mund t’ju urdhërojë ai juve të bëheni mohues, pasi jeni bërë muslimanë.

وَإِذْ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَٰقَ ٱلنَّبِيِّۦنَ لَمَآ ءَاتَيْتُكُم مِّن كِتَٰبٍۢ وَحِكْمَةٍۢ ثُمَّ جَآءَكُمْ رَسُولٌۭ مُّصَدِّقٌۭ لِّمَا مَعَكُمْ لَتُؤْمِنُنَّ بِهِۦ وَلَتَنصُرُنَّهُۥ ۚ قَالَ ءَأَقْرَرْتُمْ وَأَخَذْتُمْ عَلَىٰ ذَٰلِكُمْ إِصْرِى ۖ قَالُوٓا۟ أَقْرَرْنَا ۚ قَالَ فَٱشْهَدُوا۟ وَأَنَا۠ مَعَكُم مِّنَ ٱلشَّٰهِدِينَ ﴿81﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kujto kur Allahu mori besëlidhjen nga profetët (dhe u tha): “Çfarëdo që t’ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t’ju vijë një i Dërguar, vërtetues i asaj që ju është dhënë, pa dyshim që duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë! A e pranoni këtë dhe barrën që po ju ngarkoj?” Ata u përgjigjën: “E pranojmë”. (Allahu) u tha: “Bëhuni dëshmitarë, se edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujto kur Allahu mori besën nga pejgamberët: "Çfarëdo që Unë t'ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t'ju vijë një i Dërguar[4], i cili do të vërtetojë atë që ju është dhënë juve, sigurisht se ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë." Dhe tha: "A e pranoni dhe a e merrni përsipër besën Time të fortë lidhur me këtë?" Ata thanë: "E pranojmë." Ai tha: "Atëherë, dëshmoni, sepse edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar."

Efendi Nahi

Kujtoje (o Muhammed!) atë kohë kur Perëndia mori obligimin nga pejgamberët (e ju tha): “Unë ua solla Librin dhe dijeninë e kur t’ju vijë juve Pejgamberi, vërtetues i asaj që keni ju, padyshim do t’i besoni dhe do ta ndihmoni atë”. (Perëndia) u tha atyre: “A e pranuat këtë dhe a morët obligimin Tim?” Ata u përgjegjën: “E pranuam”. (Perëndia) u tha: “Bëhuni dëshmitarë (i njëri-tjetrit), se edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar”.

فَمَن تَوَلَّىٰ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَٰسِقُونَ ﴿82﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kurse ata që i shmangen detyrës pas kësaj, me të vërtetë janë të këqij.”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kushdo që kthen shpinën pas kësaj, pikërisht ata janë të pabindurit.

Efendi Nahi

E ata, që i shmangen obligimit të dhënë, me të vërtetë, janë të këqinj.

أَفَغَيْرَ دِينِ ٱللَّهِ يَبْغُونَ وَلَهُۥٓ أَسْلَمَ مَن فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ طَوْعًۭا وَكَرْهًۭا وَإِلَيْهِ يُرْجَعُونَ ﴿83﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

A mos kërkojnë ata diçka tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i përulen të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir dhe tek Ai do të kthehen të gjithë?!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

A mos kërkojnë ata fe tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i nënshtrohet çdo krijesë që gjendet në qiej e në Tokë, me dashje a pa dashje, dhe tek Ai do të kthehen?!

Efendi Nahi

A mos kërkojnë ata tjetër, përveç fesë së Perëndisë? E, Atij i përulën të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë, me dashje ose padashje, dhe tek Ai do të kthehen të gjithë.

قُلْ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ عَلَيْنَا وَمَآ أُنزِلَ عَلَىٰٓ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْمَٰعِيلَ وَإِسْحَٰقَ وَيَعْقُوبَ وَٱلْأَسْبَاطِ وَمَآ أُوتِىَ مُوسَىٰ وَعِيسَىٰ وَٱلنَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍۢ مِّنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُۥ مُسْلِمُونَ ﴿84﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaj (o Muhamed): “Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, Esbatëve (bijve të tij) dhe në atë që i është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe Ne vetëm Atij (Allahut) i përulemi.”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaj: "Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve (Kuranin), atë që u është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit dhe esbatëve (pejgamberëve nga bijtë e Jakubit), atë që u është dhënë Musait e Isait dhe pejgamberëve (të tjerë) nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre[5] dhe vetëm Allahut i përulemi."

Efendi Nahi

Thuaj (o Muhammed!): “Na besojmë Perëndinë dhe atë që na është shpallur neve, dhe çka i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, pasardhësve të tyre dhe në atë që u është dhënë Musait, Isait dhe pejgamberëve nga Zoti i tyre; - na nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre. Na vetëm Atij (Perëndisë) i përulemi (na jemi muslimanë)”.

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ ٱلْإِسْلَٰمِ دِينًۭا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِى ٱلْءَاخِرَةِ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ ﴿85﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.[52]

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

E kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë nga të humburit.

Efendi Nahi

E ai që kërkon tjetër fe përveç islamizmit, nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.

كَيْفَ يَهْدِى ٱللَّهُ قَوْمًۭا كَفَرُوا۟ بَعْدَ إِيمَٰنِهِمْ وَشَهِدُوٓا۟ أَنَّ ٱلرَّسُولَ حَقٌّۭ وَجَآءَهُمُ ٱلْبَيِّنَٰتُ ۚ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿86﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

E si t’i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që u bënë mohues, pasi më parë patën besuar e dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe u kishin ardhur provat e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

E si t'i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që mohuan pasi besuan dhe dëshmuan se i Dërguari është i vërtetë dhe pasi u erdhën dëshmitë e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët.

Efendi Nahi

Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit që janë bërë mohues, pasi që patën besuar dhe dëshmuan se Pejgamberi është i vërtetë, e ju prezentuan atyre edhe dokumentet e qarta. Populli që është këmbëngulës në të keqe, Perëndia nuk e udhëzon në rrugë të drejtë.

أُو۟لَٰٓئِكَ جَزَآؤُهُمْ أَنَّ عَلَيْهِمْ لَعْنَةَ ٱللَّهِ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةِ وَٱلنَّاسِ أَجْمَعِينَ ﴿87﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve është shpërblimi i tyre.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ndëshkimi i tyre është se mbi ta bie mallkimi i Allahut, i melekëve dhe i mbarë njerëzimit.

Efendi Nahi

Mallkimi i Perëndisë, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve, është shpërblimi i tyre.

خَٰلِدِينَ فِيهَا لَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ ٱلْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنظَرُونَ ﴿88﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata do të jenë përherë nën peshën e (dënimit e të mallkimit), vuajtjet nuk do t’u lehtësohen dhe nuk do t’u jepet afat (pushim);

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në të do të jenë përgjithmonë, nuk do t'u lehtësohet dënimi e as do t'u jepet afat,

Efendi Nahi

Ata përherë do të jenë nën peshën e (dënimit e të mallkimit), vuajtjet nuk do t’u lehtësohen, e as nuk do t’u jepet afat (pushim);

إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُوا۟ مِنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ وَأَصْلَحُوا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌ ﴿89﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

përveç atyre që pas kësaj pendohen e përmirësohen, se Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

përveç atyre që pendohen pas kësaj dhe përmirësohen, se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.

Efendi Nahi

përveç atyre që pas kësaj pendohen dhe përmirësohen, se Perëndia është mëshirues i madh dhe falë.

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بَعْدَ إِيمَٰنِهِمْ ثُمَّ ٱزْدَادُوا۟ كُفْرًۭا لَّن تُقْبَلَ تَوْبَتُهُمْ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلضَّآلُّونَ ﴿90﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Vërtet, atyre që mohojnë pasi patën besuar dhe pastaj e shtojnë mohimin e tyre, nuk do t’u pranohet pendimi (kur janë me shpirtin në grykë). Pikërisht këta janë ata që kanë humbur.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

S'ka dyshim se atyre që mohojnë pasi të kenë besuar dhe më pas e shtojnë mosbesimin, nuk do t'u pranohet pendimi (kur t'u vijë vdekja) dhe pikërisht ata janë të humburit.

Efendi Nahi

Ata që pasi patën besuar, mohuan, - e pastj edhe shtuan mohimin e tyre, pendimi kurrsesi nuk do t’u pranohet; e ata, me të vërtetë, kanë humbur rrugën.

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَمَاتُوا۟ وَهُمْ كُفَّارٌۭ فَلَن يُقْبَلَ مِنْ أَحَدِهِم مِّلْءُ ٱلْأَرْضِ ذَهَبًۭا وَلَوِ ٱفْتَدَىٰ بِهِۦٓ ۗ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ ﴿91﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nuk ka dyshim se atyre që e mohojnë besimin dhe vdesin mosbesimtarë, nuk do t’u pranohet asnjë shpërblesë, edhe sikur ajo të ishte sa e tërë toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe askush nuk do t’i ndihmojë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Me të vërtetë, atyre që mohuan dhe vdiqën duke qenë jobesimtarë, nuk do t'u pranohet asnjë shkëmbesë, edhe sikur të ishte sa Toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.

Efendi Nahi

Ata që janë mohues dhe vdesin mohues, me të vërtetë nuk do t’u pranohet as shpërblesa e tyre, sikurse ajo të ishte sa e tërë toka e mbuluar me ar. Ata i pret dënim i rëndë dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.

لَن تَنَالُوا۟ ٱلْبِرَّ حَتَّىٰ تُنفِقُوا۟ مِمَّا تُحِبُّونَ ۚ وَمَا تُنفِقُوا۟ مِن شَىْءٍۢ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِيمٌۭ ﴿92﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nuk do ta arrini mirësinë e vërtetë derisa të jepni (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Sigurisht se çfarëdo që jepni, Allahu e di mirë atë.

Efendi Nahi

Kurrsesi nuk do të arrini mirësinë e lartë, përderisa të mos ndani një pjesë nga ajo që e doni. Por çkado që të ndani, Perëndia e di ate.

۞ كُلُّ ٱلطَّعَامِ كَانَ حِلًّۭا لِّبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ إِلَّا مَا حَرَّمَ إِسْرَٰٓءِيلُ عَلَىٰ نَفْسِهِۦ مِن قَبْلِ أَن تُنَزَّلَ ٱلتَّوْرَىٰةُ ۗ قُلْ فَأْتُوا۟ بِٱلتَّوْرَىٰةِ فَٱتْلُوهَآ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ ﴿93﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për bijtë e Israilit, përveç asaj që Israili ia ndaloi vetes para shpalljes së Teuratit. Thuaj (o Muhamed): “Silleni Teuratin dhe lexojeni atë, nëse thoni të vërtetën!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Të gjitha ushqimet ishin të lejuara për bijtë e Israilit, përveç atyre që Israili (Jakubi) ia ndaloi vetvetes, para se të shpallej Teurati. Thuaj: "Silleni Teuratin dhe lexojeni atë, nëse e thoni të vërtetën!"

Efendi Nahi

Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për bijt e Israilit, përveç asaj që Israili ia ndaloi vetes para shpalljes së Teuratit. Thuaj (o Muhammed!): “Silleni Teuratin dhe lexonie nëse flisni të vërtetën!”

فَمَنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ مِنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ﴿94﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

E kushdo që shpif gënjeshtra për Allahun, pas kësaj ai ka kaluar nga e drejta në të shtrembrën.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

E kushdo që pas kësaj trillon gënjeshtra për Allahun, pikërisht ata janë të padrejtët.

Efendi Nahi

E kushdo që shpif gënjeshtra ndaj Perëndisë, pas këtyre (argumenteve) ai ka kaluar nga e drejta në të shtrembëten.

قُلْ صَدَقَ ٱللَّهُ ۗ فَٱتَّبِعُوا۟ مِلَّةَ إِبْرَٰهِيمَ حَنِيفًۭا وَمَا كَانَ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ ﴿95﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thotë të vërtetën, prandaj ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit[53], i cili nuk ishte idhujtar”.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaj: "Të vërtetën e thotë Allahu, andaj ndiqeni fenë e Ibrahimit, i cili ishte besimtar i drejtë e nuk ishte idhujtar!"

Efendi Nahi

Thuaj (o Muhammed!): “Perëndia thotë të vërtetën; dhe ndiqeni fenë e Ibrahimit, e cila ka qenë e pastër. Ai s’ka qenë pagan”.

إِنَّ أَوَّلَ بَيْتٍۢ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِى بِبَكَّةَ مُبَارَكًۭا وَهُدًۭى لِّلْعَٰلَمِينَ ﴿96﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Sigurisht se faltorja e parë e ndërtuar për njerëzit është ajo në Bekë (Mekë), që është e bekuar dhe udhërrëfyese për njerëzit.

Efendi Nahi

Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëz, është ajo në Bekke (Mekke), e uruar dhe udhërrëfyese e popujve.

فِيهِ ءَايَٰتٌۢ بَيِّنَٰتٌۭ مَّقَامُ إِبْرَٰهِيمَ ۖ وَمَن دَخَلَهُۥ كَانَ ءَامِنًۭا ۗ وَلِلَّهِ عَلَى ٱلنَّاسِ حِجُّ ٱلْبَيْتِ مَنِ ٱسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلًۭا ۚ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِىٌّ عَنِ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿97﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; dhe vizita (për haxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në të ka shenja të qarta: Vendqëndrimi i Ibrahimit; dhe se ai që hyn në të është i sigurt. Është detyrë për njerëzit që për Allahun ta kryejnë haxhin, ata që kanë mundësi. E kush e mohon, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë për askënd.

Efendi Nahi

Në të ka shenja (simbole të dukshme, siç është) vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim). Kush hyn në të është i sigurt. Perëndia i ka obliguar njerëzit, ata që kanë mundësi t’i përballojnë rrugës, ta vizitojnë (haxhxhillëk) këtë Faltore. E kush i mohon urdhërat e Perëndisë (e dëmton veten). Se, me të vërtetë, Perëndia nuk ka nevojë për asgjë.

قُلْ يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ لِمَ تَكْفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ شَهِيدٌ عَلَىٰ مَا تَعْمَلُونَ ﴿98﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Pse mohoni shpalljet e Allahut, ndërkohë që Allahu është dëshmitar i çdo gjëje që bëni?!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaj: "O ithtarë të Librit! Përse i mohoni ajetet e Allahut, ndërkohë që Allahu është Dëshmitar për çdo gjë që bëni?!"

Efendi Nahi

Thuaj (o Muhammed!): “O ithtarët e Librit! – pse mohoni argumentet e Perëndisë, e Perëndia është dëshmitarë i çdo gjëje që punoni”.

قُلْ يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ لِمَ تَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ مَنْ ءَامَنَ تَبْغُونَهَا عِوَجًۭا وَأَنتُمْ شُهَدَآءُ ۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ ﴿99﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Thuaj: “O ithtarët e Librit! Pse e pengoni nga rruga e Allahut atë që beson e përpiqeni ta shtrembëroni (atë rrugë), ndërkohë që jeni dëshmitarë (se kjo është rruga e vërtetë)? (Dijeni se) Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që ju bëni!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Thuaj: O ithtarë të Librit! Përse i pengoni nga feja e Allahut ata që besojnë, duke dëshiruar shmangien (nga e vërteta), ndonëse jeni dëshmitarë (se ajo është feja e drejtë)?! Allahu nuk është i shkujdesur ndaj asaj që veproni."

Efendi Nahi

Thuaj: “O ithtarët e Librit! Pse atë që beson e prapësoni nga rruga e Perëndisë, e ju e dini që feja islame është fe e vërtetë. Se Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që punoni ju.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِن تُطِيعُوا۟ فَرِيقًۭا مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ يَرُدُّوكُم بَعْدَ إِيمَٰنِكُمْ كَٰفِرِينَ ﴿100﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë! Nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata do t’ju kthejnë në jobesimtarë, pasi patët besuar.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O besimtarë! Në qoftë se u bindeni disave që u është dhënë Libri, do t'ju kthejnë në jobesimtarë pas besimit tuaj.

Efendi Nahi

O besimtarë! Nëse u përuleni një grupi prej atyre që u është dhënë Libri, ata, pasi keni pranuar fenë e vërtetë, juve u kthejnë në mohues.

وَكَيْفَ تَكْفُرُونَ وَأَنتُمْ تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ وَفِيكُمْ رَسُولُهُۥ ۗ وَمَن يَعْتَصِم بِٱللَّهِ فَقَدْ هُدِىَ إِلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ ﴿101﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

E si mund të mos besoni kur juve ju lexohen shpalljet e Allahut dhe midis jush ndodhet i Dërguari i Tij?! Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Si mund të mos besoni kur juve ju lexohen ajetet e Allahut dhe në mesin tuaj gjendet i Dërguari i Tij?! E kush lidhet me Allahun është udhëzuar në rrugë të drejtë.

Efendi Nahi

E si mund të mohoni kur juve u lexohen versetet e Perëndisë dhe në mesin tuaj është Pejgamberi i Tij?! E kush mbahet fortë me Perëndinë (Kur’anin), ai është i drejtuar në udhë të mbarë.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِۦ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ ﴿102﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O besimtarë! Kini frikë Allahun ashtu si duhet të kihet frikë Ai dhe kurrsesi mos vdisni ndryshe, përveçse duke qenë muslimanë!

Efendi Nahi

O besimtarë! – druajuni Perëndisë ashtu si duhet t’i druani dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!

وَٱعْتَصِمُوا۟ بِحَبْلِ ٱللَّهِ جَمِيعًۭا وَلَا تَفَرَّقُوا۟ ۚ وَٱذْكُرُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنتُمْ أَعْدَآءًۭ فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُم بِنِعْمَتِهِۦٓ إِخْوَٰنًۭا وَكُنتُمْ عَلَىٰ شَفَا حُفْرَةٍۢ مِّنَ ٱلنَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنْهَا ۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ ﴿103﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Mbahuni fort pas litarit të Allahut që të gjithë e mos u përçani! Kujtojeni dhuntinë e Allahut mbi ju kur ju ishit armiq e Ai i pajtoi zemrat tuaja dhe falë mirësisë së Tij u bëtë vëllezër. Ju ishit buzë humnerës së Zjarrit e Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu jua sqaron Allahu ajetet e Veta, që të udhëzoheni në rrugën e drejtë.

Efendi Nahi

Dhe të gjithë ju mbahuni fortë për litarin e Perëndisë (Kur’anin) dhe mos u shpartalloni. Dhe kujtonie dhuntinë e Perëndisë (që u është dhënë) juve; kur ishit në armiqësi, e u japtoi zemrat tuaja e në saje të dhuntisë së Tij u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës e skëterrës, ndërsa Ai ju shpëtoi juve nga ajo. Kështu Perëndia ua shpjegon versetet e veta për t’u drjtuar ju në udhën e drejtë.

وَلْتَكُن مِّنكُمْ أُمَّةٌۭ يَدْعُونَ إِلَى ٱلْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ ۚ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ ﴿104﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi[54], të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Le të jetë një grup prej jush që thërret në mirësi, urdhëron të mirën dhe ndalon të keqen, sepse pikërisht këta janë të shpëtuarit.

Efendi Nahi

Le të bëhet një grup prej jush që do të thërrasë në të mirë, e që të urdhërojë vepra të bukura e të ndalojë prej të shëmtuaravet! E, ata njerëz do të jenë të shpëtuar.

وَلَا تَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ تَفَرَّقُوا۟ وَٱخْتَلَفُوا۟ مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلْبَيِّنَٰتُ ۚ وَأُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌۭ ﴿105﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Mos u bëni si ata që u përçanë e ranë në kundërshti pasi u erdhën dëshmitë e qarta, sepse për ta do të ketë dënim të madh,

Efendi Nahi

Mos u bëni si ata që pasi që u erdhën argumentet e dukshme, u shpërndanë dhe u distancuan në mendime. E, për këta do të ketë dënim të madh, -

يَوْمَ تَبْيَضُّ وُجُوهٌۭ وَتَسْوَدُّ وُجُوهٌۭ ۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱسْوَدَّتْ وُجُوهُهُمْ أَكَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَٰنِكُمْ فَذُوقُوا۟ ٱلْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ ﴿106﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

ditën (e Kiametit) kur disa fytyra do të zbardhen e disa të tjera do të nxihen. Atyre që do t’u nxihet fytyra, do t’u thuhet: “Vallë, ju mohuat pas besimit?! Atëherë shijoni dënimin për shkak se nuk besuat!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ditën (e Kiametit) kur disa fytyra do të zbardhen e disa fytyra do të nxihen. Atyre që do t'u nxihen fytyrat, do t'u thuhet: "A mohuat pas besimit?! Atëherë shijojeni dënimin për shkak se nuk besonit!"

Efendi Nahi

atë ditë (të Kijametit) kur disa fytyra do të zbardhen, e disa do të nxihen. Atyre që u nxihet fytyra u thuhet: “Pasi ishit besimtarë, përse u bëtë mohues? Prandaj, shijonie dënimin për shkak se nuk besuat!”

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱبْيَضَّتْ وُجُوهُهُمْ فَفِى رَحْمَةِ ٱللَّهِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ ﴿107﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kurse ato fytyra që do të zbardhen e do të shkëlqejnë, do të jenë në mëshirën e Allahut (në Xhenet), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ndërkaq, ata të cilëve do t'u zbardhen fytyrat do të jenë në mëshirën e Allahut (në Xhenet), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Efendi Nahi

Kurse ato fytyra që zbardhen e shkëlqejnë do të jenë në mëshirën e Perëndisë, ku do të qëndrojnë përgjithmonë;

تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِٱلْحَقِّ ۗ وَمَا ٱللَّهُ يُرِيدُ ظُلْمًۭا لِّلْعَٰلَمِينَ ﴿108﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Këto janë vargjet e Allahut, që t’i lexojmë ty me të vërtetën dhe Allahu nuk i dëshiron askujt padrejtësi.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Këto janë ajetet e Allahut, të cilat po t'i lexojmë me vërtetësi. Allahu nuk i dëshiron padrejtësi askujt.

Efendi Nahi

Këto janë versetet e Perëndisë, që t’i lëxojmë ty me të drejtë dhe se Perëndia nuk i dëshiron askujt padrejtësi.

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرْجَعُ ٱلْأُمُورُ ﴿109﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë dhe tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

E Allahut është gjithçka që gjendet në qiej e gjithçka që gjendet në Tokë dhe tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.

Efendi Nahi

Të Perëndisë janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë, dhe te Perëndia do të përfundojnë të gjitha punët.

كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ ۗ وَلَوْ ءَامَنَ أَهْلُ ٱلْكِتَٰبِ لَكَانَ خَيْرًۭا لَّهُم ۚ مِّنْهُمُ ٱلْمُؤْمِنُونَ وَأَكْثَرُهُمُ ٱلْفَٰسِقُونَ ﴿110﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun. Sikur ithtarët e Librit të besonin, do të ishte më mirë për ata; ka prej tyre besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë larg udhës së drejtë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ju jeni bashkësia më e mirë e nxjerrë për njerëzimin: urdhëroni për mirë, ndaloni të keqen dhe e besoni Allahun. Sikur të besonin ithtarët e Librit, do të ishte më mirë për ta. Ndër ta ka besimtarë (që kanë pranuar Islamin), por shumica prej tyre janë jobesimtarë.

Efendi Nahi

Ju (besnikët e Kur’anit) jeni njerëzit më të mirë nga i gjithë populli që janë paraqitur ndonjëherë: dhe besoni Perëndinë, kërkoni që të punohen vepra të mira, e të shmangen nga të këqijat. E, sikur ithtarët e Librit të besonin do të ishte më mirë për ta, ka prej tyre besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë të këqinj.

لَن يَضُرُّوكُمْ إِلَّآ أَذًۭى ۖ وَإِن يُقَٰتِلُوكُمْ يُوَلُّوكُمُ ٱلْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يُنصَرُونَ ﴿111﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata, përveç lëndimit, nuk mund t’ju dëmtojnë ju. Nëse ju luftojnë, ata do të kthejnë thembrat (të mundur) dhe pastaj nuk do të ndihmohen.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata nuk do t'ju bëjnë dëm, përveç lëndimit (me fjalë). Dhe, në qoftë se ju luftojnë, do të sprapsen e nuk do të ndihmohen.

Efendi Nahi

Ata, përveç shqetësimit, nuk mund t’ju dëmtojnë juve. Nëse ju luftojnë juve, ata do të kthejnë thembrat dhe pastaj nuk do të ndihmohen.

ضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ ٱلذِّلَّةُ أَيْنَ مَا ثُقِفُوٓا۟ إِلَّا بِحَبْلٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَحَبْلٍۢ مِّنَ ٱلنَّاسِ وَبَآءُو بِغَضَبٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ ٱلْمَسْكَنَةُ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا۟ يَكْفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَيَقْتُلُونَ ٱلْأَنۢبِيَآءَ بِغَيْرِ حَقٍّۢ ۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَوا۟ وَّكَانُوا۟ يَعْتَدُونَ ﴿112﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve. Ata merituan zemërimin e Allahut dhe do t’i kaplojë mjerimi. Kjo ishte për shkak se mohuan shpalljet e Tij dhe pa kurrfarë të drejte, i vrisnin profetët. Kjo ishte për shkak se ata nuk u bindën dhe i kaluan kufijtë (në të këqija).

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Mbi ta është poshtërimi kudo që gjenden, përveç kur kanë ndonjë besë nga Allahu ose nga njerëzit. Ata tërhoqën zemërimin e Allahut dhe mbi ta ra mjerimi. Kjo, se ata i mohonin ajetet e Allahut dhe i vrisnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte. Kjo, se kundërshtonin dhe i tejkalonin kufijtë.

Efendi Nahi

Kudo që gjenden ata janë të kapluar nga poshtërsia, përpos atyre që janë mbështetur në vargonin e Perëndisë e të njerëzve; ata do të meritojnë pezmin e Perëndisë dhe do t’i kaplojë mjerimi, për shkak se mohuan dokumentet e Perëndisë, e pa kurrfarë të drejte, i mbytnin Pejgamberët; nuk u përulën dhe kaluan kufirin në të këqija.

۞ لَيْسُوا۟ سَوَآءًۭ ۗ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ أُمَّةٌۭ قَآئِمَةٌۭ يَتْلُونَ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ ءَانَآءَ ٱلَّيْلِ وَهُمْ يَسْجُدُونَ ﴿113﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

(Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nuk janë të gjithë njësoj! Nga ithtarët e Librit janë disa që qëndrojnë duke lexuar ajetet e Allahut gjatë natës dhe duke bërë sexhde.

Efendi Nahi

Ata nuk janë të njëjtë. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë versetet e Librit të Perëndisë dhe bëjnë namaz.

يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْءَاخِرِ وَيَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَيُسَٰرِعُونَ فِى ٱلْخَيْرَٰتِ وَأُو۟لَٰٓئِكَ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿114﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit, e urdhërojnë të mirën, e ndalojnë të keqen dhe nxitojnë për të bërë punë të mira. Këta janë ndër të drejtët.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, urdhërojnë të mirën, ndalojnë të keqen dhe nxitojnë në punë të mira. Këta janë ndër të mirët.

Efendi Nahi

Ata besojnë Perëndinë dhe Ditën e Kijametit dhe insistojnë për vepra të mira, e të pengohen nga ato të shëmtuarat dhe prijnë kah e mira. Këta janë ndër të mirët.

وَمَا يَفْعَلُوا۟ مِنْ خَيْرٍۢ فَلَن يُكْفَرُوهُ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِٱلْمُتَّقِينَ ﴿115﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Çfarëdo të mire që të bëjnë, nuk do t’iu mohohet shpërblimi. Allahu i di mirë të devotshmit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Çfarëdo të mire që bëjnë ata, nuk do t'u mohohet. Allahu i di mirë të devotshmit.

Efendi Nahi

Çfarëdo të mire që punoni nuk do t’ju mohohet (për atë do të shpërbleheni). Perëndia i di mirë ata që ruhen nga të këqijat.

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَن تُغْنِىَ عَنْهُمْ أَمْوَٰلُهُمْ وَلَآ أَوْلَٰدُهُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيْـًۭٔا ۖ وَأُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ ۚ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ ﴿116﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata që nuk besojnë, nuk do t’i mbrojë asgjë nga dënimi i Allahut, as pasuria e tyre e as fëmijët e tyre. Ata do të jenë banorët e zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në të vërtetë, atyre që nuk besojnë nuk do t'u vlejnë asgjë as pasuria e as fëmijët e tyre para Allahut. Ata do të jenë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Efendi Nahi

Ata që nuk besojnë, nuk do t’i mbrojë nga dënimi i Perëndisë as pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, asgjë. Ata jën banorët e skëterrës ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

مَثَلُ مَا يُنفِقُونَ فِى هَٰذِهِ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا كَمَثَلِ رِيحٍۢ فِيهَا صِرٌّ أَصَابَتْ حَرْثَ قَوْمٍۢ ظَلَمُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ فَأَهْلَكَتْهُ ۚ وَمَا ظَلَمَهُمُ ٱللَّهُ وَلَٰكِنْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ ﴿117﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Gjithçka që jobesimtarët shpenzojnë në jetën e kësaj bote, i përngjan erës së akullt, e cila godet të lashtat e ndonjë populli që i ka bërë dëm vetes dhe ua zhduk të lashtat. Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ajo që japin ata (si lëmoshë) në këtë jetë i ngjan një ere të akullt që godet të lashtat e një populli që i ka bërë padrejtësi vetvetes dhe ua shkatërron ato. Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.

Efendi Nahi

Ate, që japin ata (mohuesit) në jetën e kësaj bote, i përngjanë frymës së akulltë, e cila goditë të lashtat e ndonjë populli që i kanë bërë dëm vetes (me mëkate), e ua zhdukë të lashtat. Perëndia nuk u ka bërë dëm atyre, por ata i kanë bërë dëm vetes.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَتَّخِذُوا۟ بِطَانَةًۭ مِّن دُونِكُمْ لَا يَأْلُونَكُمْ خَبَالًۭا وَدُّوا۟ مَا عَنِتُّمْ قَدْ بَدَتِ ٱلْبَغْضَآءُ مِنْ أَفْوَٰهِهِمْ وَمَا تُخْفِى صُدُورُهُمْ أَكْبَرُ ۚ قَدْ بَيَّنَّا لَكُمُ ٱلْءَايَٰتِ ۖ إِن كُنتُمْ تَعْقِلُونَ ﴿118﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O besimtarë! Mos merrni për miq të besueshëm askënd jashtë gjirit tuaj, sepse ata nuk kursejnë asgjë për t'ju bërë dëm! Ata jua dëshirojnë vuajtjen. Tashmë është shfaqur urrejtja në gjuhët e tyre, por ajo që fshehin në zemra është edhe më e madhe. Ne jua kemi sqaruar dëshmitë, nëse jeni që kuptoni.

Efendi Nahi

O besimtarë! Mos zgjidhni për miq në mesin e të tjerëve, të cilët nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë dëmin tuaj. Urrejtja është shfaqur prej gojës së tyre, e atë që e fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Na, ju shpjeguam versetet (ajetet), nëse mendoni ju.

هَٰٓأَنتُمْ أُو۟لَآءِ تُحِبُّونَهُمْ وَلَا يُحِبُّونَكُمْ وَتُؤْمِنُونَ بِٱلْكِتَٰبِ كُلِّهِۦ وَإِذَا لَقُوكُمْ قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَوْا۟ عَضُّوا۟ عَلَيْكُمُ ٱلْأَنَامِلَ مِنَ ٱلْغَيْظِ ۚ قُلْ مُوتُوا۟ بِغَيْظِكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ﴿119﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni të gjithë librave (ndërsa ata jo). Kur ata ju takojnë, thonë: “Edhe ne besojmë” e, kur mbeten vetëm, nga mllefi ndaj jush, ata i kafshojnë majat e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj”. Vërtet, Allahu e di mirë ç’kanë në gjokset e tyre.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan ju dhe ju besoni në të gjithë Librat (e shenjtë). Kur ju takojnë, thonë: "Ne besojmë!", e, kur mbesin vetëm, i kafshojnë majat e gishtërinjve nga mllefi ndaj jush. Thuaj: "Vdisni me mllefin tuaj!" Sigurisht se Allahu e di mirë çfarë ka në gjokse.

Efendi Nahi

Ju jeni asi njerëzish që i doni ata, por ata nuk ju duan juve! Dhe ju u besoni të gjitha libravet. Kur ata ju takojnë juve, thonë: “Na besojmë”, e kur të mbeten vetëm, nga pezmatimi ndaj jush, ata i kafshojnë majet e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Vdisni me pezmatimin tuaj. Se Perëndia me të vërtetë di ç’keni në zemrat tuaja”.

إِن تَمْسَسْكُمْ حَسَنَةٌۭ تَسُؤْهُمْ وَإِن تُصِبْكُمْ سَيِّئَةٌۭ يَفْرَحُوا۟ بِهَا ۖ وَإِن تَصْبِرُوا۟ وَتَتَّقُوا۟ لَا يَضُرُّكُمْ كَيْدُهُمْ شَيْـًٔا ۗ إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌۭ ﴿120﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nëse ju vjen ndonjë e mirë, ata i brengos e, nëse ju gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen, por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nëse ju vjen ndonjë e mirë, ata shqetësohen, e, nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen. Mirëpo, në qoftë se ju duroni dhe e keni frikë Allahun, dredhitë e tyre nuk mund t'ju dëmtojnë aspak. Sigurisht se Allahu e di mirë çfarë bëjnë ata.

Efendi Nahi

Nëse juve u vjen ndonjë e mirë, at ai brengosë ajo, e nëse juve u gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Nëse ju duroni dhe ruheni nga mëkatet, dhelpëritë e tyre nuk mund të ju dëmtojnë asgjë. Se Perëndia ngërthen (në dijeninë e Tij) çdo gjë që punojnë ata.

وَإِذْ غَدَوْتَ مِنْ أَهْلِكَ تُبَوِّئُ ٱلْمُؤْمِنِينَ مَقَٰعِدَ لِلْقِتَالِ ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ﴿121﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Atë mëngjes, kur ti (o Muhamed) dole nga shtëpia jote për t’u caktuar besimtarëve vendet e luftës[55] - e Allahu dëgjon dhe di çdo gjë -,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujto (o Muhamed) kur dole nga shtëpia jote herët në mëngjes për t'ua caktuar besimtarëve vendet e luftës! Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Efendi Nahi

Kujtoje (o Muhammed!) atë mëngjes kur dole nga shtëpia jote për t’u caktuar besimtarëvet pozitat luftarake, - Perëndia dëgjon dhe di çdo gjë, -

إِذْ هَمَّت طَّآئِفَتَانِ مِنكُمْ أَن تَفْشَلَا وَٱللَّهُ وَلِيُّهُمَا ۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ ﴿122﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

dy grupe nga ju menduan të ktheheshin prej frikës, ndonëse Allahu ishte ndihmues i tyre. Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm te Allahu!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Dhe kur dy grupe nga ju deshën të zmbrapsen, por Allahu ishte Ndihmësi i tyre. Prandaj, vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët.

Efendi Nahi

kur dy grupe nga ju menduan të kthehen prej frikës, Perëndia është ndihmëtar i tyre (e nuk ka nevojë të kthehen). Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm te Perëndia!

وَلَقَدْ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ بِبَدْرٍۢ وَأَنتُمْ أَذِلَّةٌۭ ۖ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ﴿123﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur qetë të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falënderues.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur ishit të dobët, andaj kijeni frikë Allahun, që të jeni mirënjohës.

Efendi Nahi

Perëndia u ka ndihmuar në Bedër, duke qenë ju të pafuqishëm – andaj druajuni Perëndisë, për të qenë falenderues, -

إِذْ تَقُولُ لِلْمُؤْمِنِينَ أَلَن يَكْفِيَكُمْ أَن يُمِدَّكُمْ رَبُّكُم بِثَلَٰثَةِ ءَالَٰفٍۢ مِّنَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةِ مُنزَلِينَ ﴿124﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Atëherë ti (Muhamed) u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë engjëj të dërguar?”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ti u thoshe besimtarëve: "A nuk ju mjafton që Zoti juaj t'ju ndihmojë me tre mijë melekë të dërguar?"

Efendi Nahi

kujtoje (o Muhammed!) atë kohë kur u thoshe besimtarëvet: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tremijë engjëj të dërguar?”

بَلَىٰٓ ۚ إِن تَصْبِرُوا۟ وَتَتَّقُوا۟ وَيَأْتُوكُم مِّن فَوْرِهِمْ هَٰذَا يُمْدِدْكُمْ رَبُّكُم بِخَمْسَةِ ءَالَٰفٍۢ مِّنَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةِ مُسَوِّمِينَ ﴿125﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Po! Por, nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, me shenjë të dalluar.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Gjithsesi! Nëse ju duroni dhe e keni frikë Allahun e ata (armiqtë) sulen drejt jush, atëherë Allahu do t'ju ndihmojë me pesë mijë melekë të dalluar me shenjë.

Efendi Nahi

Po! Po! (Ju mjaftojnë). Nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, të shënuar me shenj të dalluar.

وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشْرَىٰ لَكُمْ وَلِتَطْمَئِنَّ قُلُوبُكُم بِهِۦ ۗ وَمَا ٱلنَّصْرُ إِلَّا مِنْ عِندِ ٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَكِيمِ ﴿126﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahu e bëri këtë që t’ju sjellë lajmin e gëzuar dhe që t’jua qetësojë zemrat. Vërtet, fitorja është vetëm nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Urti.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Allahu e bëri këtë vetëm si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësohen, – ndërkohë fitorja vjen vetëm nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti, –

Efendi Nahi

Perëndia e bëri këtë për t’ju sihariquar juve dhe për t’jua qetësuar zemrat. Se fitorja (ndihma) është vetëm nga Perëndia i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm,

لِيَقْطَعَ طَرَفًۭا مِّنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَوْ يَكْبِتَهُمْ فَيَنقَلِبُوا۟ خَآئِبِينَ ﴿127﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

(Gjithashtu Allahu e bëri këtë edhe) që të shkatërrojë një pjesë prej atyre që nuk besuan apo t’i turpërojë, e kështu të kthehen të humbur.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

dhe që të shkatërrojë një grup jobesimtarësh ose t'i poshtërojë e të kthehen të dëshpëruar.

Efendi Nahi

që një turmë mohuesish t’i shkatërrojë apo t’i turpërojë e të kthehen ata të humbur.

لَيْسَ لَكَ مِنَ ٱلْأَمْرِ شَىْءٌ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ أَوْ يُعَذِّبَهُمْ فَإِنَّهُمْ ظَٰلِمُونَ ﴿128﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Çështja nuk është aspak në dorën tënde (o Muhamed): nëse do Ai, ua pranon pendimin (duke i udhëzuar) ose i dënon (ata që mbesin në mosbesim), se ata janë vërtet keqbërës.

Efendi Nahi

Ty (o Muhammed!) nuk të përket asgjë (lidhur me këtë çështje), se a do t’ua pranojë Ai (Perëndia) pendimin e atyre apo do t’i dënojë, se ata me të vërtetë janë zullumqarë.

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ يَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ﴿129﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë! Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

E Allahut është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ai e fal atë që do dhe e ndëshkon atë që do. Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.

Efendi Nahi

Të Perëndisë janë gjithë ato çka gjenden në qiej dhe në Tokë! Ai falë kend të doje dhe e mundon kend të dojë. Se, Perëndia është falës e mëshirues.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَأْكُلُوا۟ ٱلرِّبَوٰٓا۟ أَضْعَٰفًۭا مُّضَٰعَفَةًۭ ۖ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ﴿130﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë! Mos pranoni kamatë të shumëfishtë mbi kamatë! Kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O ju që besoni! Mos e hani kamatën në mënyrë të shumëfishuar dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!

Efendi Nahi

O besimtarë! – mos pranoni kamatë të shumëfishtë mbi kamatë! Kinie frikë Perëndinë, për të shpëtuar; -

وَٱتَّقُوا۟ ٱلنَّارَ ٱلَّتِىٓ أُعِدَّتْ لِلْكَٰفِرِينَ ﴿131﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Dhe ruajuni Zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!

Efendi Nahi

druajuni zjarrit, i cili është përgatitur për mohuesit!

وَأَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ ﴿132﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, për të shpresuar mëshirën (e Allahut).

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni!

Efendi Nahi

Përuluni Perëndisë dhe Profetit, për të shpresuar mëshirën.

۞ وَسَارِعُوٓا۟ إِلَىٰ مَغْفِرَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ ﴿133﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nxitoni drejt faljes nga Zoti juaj dhe (drejt) Xhenetit, gjerësia e të cilit është sa qiejt e Toka, i cili është përgatitur për të devotshmit,

Efendi Nahi

Nxitoni kah falja e mëkateve nga Zoti juaj dhe xhenneti, hapësira e të cilit është sa qielli e Toka; i cilit është përgatitur për ata që i ruhen Perëndisë (duke punuar vepra të mira).

ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ فِى ٱلسَّرَّآءِ وَٱلضَّرَّآءِ وَٱلْكَٰظِمِينَ ٱلْغَيْظَ وَٱلْعَافِينَ عَنِ ٱلنَّاسِ ۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿134﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

të cilët japin lëmoshë, qoftë kur janë në mirëqenie, qoftë kur janë në vështirësi, e përmbajnë mllefin dhe ua falin njerëzve, - e Allahu i do bamirësit, -

Efendi Nahi

të cilët japin lëmoshë kur janë në lumturi edhe kur janë në vështirësi, që fshehin zemërimin, e ua falin fajet njerëzve. Se Perëndia i don bamirësit, -

وَٱلَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا۟ فَٰحِشَةً أَوْ ظَلَمُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ ذَكَرُوا۟ ٱللَّهَ فَٱسْتَغْفَرُوا۟ لِذُنُوبِهِمْ وَمَن يَغْفِرُ ٱلذُّنُوبَ إِلَّا ٱللَّهُ وَلَمْ يُصِرُّوا۟ عَلَىٰ مَا فَعَلُوا۟ وَهُمْ يَعْلَمُونَ ﴿135﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre - e kush i fal gjynahet përveç Allahut? - dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

dhe të cilët, kur bëjnë ndonjë vepër të turpshme ose i bëjnë padrejtësi vetvetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre, - e kush i fal gjynahet përveç Allahut?, - dhe nuk këmbëngulin me vetëdije në mëkatet që kanë bërë.

Efendi Nahi

dhe ata, që kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Perëndinë – dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre. E kush falë mëkatet përveç Perëndisë? – Ata nuk ngulmojnë në atë që kanë punuar, e ata e dinë këtë.

أُو۟لَٰٓئِكَ جَزَآؤُهُم مَّغْفِرَةٌۭ مِّن رَّبِّهِمْ وَجَنَّٰتٌۭ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا ۚ وَنِعْمَ أَجْرُ ٱلْعَٰمِلِينَ ﴿136﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata do të kenë si shpërblim faljen nga Zoti i tyre dhe kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i mirë që është shpërblimi i punëmbarëve!

Efendi Nahi

Shpërblimi i tyre është falja madhështore (e mëkateve) nga ana e Zotit të tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenjt! E në to do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky, për ata që punojnë vepra të bukura!

قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِكُمْ سُنَنٌۭ فَسِيرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ فَٱنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُكَذِّبِينَ ﴿137﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe juve). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Para jush kanë kaluar shembuj të ngjashëm, prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve.

Efendi Nahi

Para jush kanë kaluar (shumë popuj) e ligje. Udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ka qenë fundi i atyre që i kanë përgënjeshtruar profetët.

هَٰذَا بَيَانٌۭ لِّلنَّاسِ وَهُدًۭى وَمَوْعِظَةٌۭ لِّلْمُتَّقِينَ ﴿138﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Këto janë lajme të qarta dhe udhërrëfyese për të devotshmit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ky (Kuran) është shpjegim i qartë për njerëzit dhe udhëzim e këshillë për të devotshmit.

Efendi Nahi

Këto lajme e shpjegime janë këshilla, udhërrëfyese për njerëzit besimtarë.

وَلَا تَهِنُوا۟ وَلَا تَحْزَنُوا۟ وَأَنتُمُ ٱلْأَعْلَوْنَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ﴿139﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Mos u dobësoni e mos u pikëlloni, sepse ju jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë!

Efendi Nahi

Mos tregoni ligësi dhe mos u pikëlloni! Se ju gjithsesi jeni më të lartë, nëse jeni besimtarë të vërtetë.

إِن يَمْسَسْكُمْ قَرْحٌۭ فَقَدْ مَسَّ ٱلْقَوْمَ قَرْحٌۭ مِّثْلُهُۥ ۚ وَتِلْكَ ٱلْأَيَّامُ نُدَاوِلُهَا بَيْنَ ٱلنَّاسِ وَلِيَعْلَمَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَيَتَّخِذَ مِنكُمْ شُهَدَآءَ ۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿140﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe për t’i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nëse pësoni ndonjë plagë, edhe jobesimtarët kanë pësuar plagë të ngjashme. Ne i ndërrojmë këto ditë (fitoreje e humbjeje) mes njerëzve, që Allahu t'i shquajë besimtarët dhe të zgjedhë dëshmorë nga mesi juaj. Allahu nuk i do të padrejtët.

Efendi Nahi

Nëse ju ka goditur juve ndonjë plagë edhe popullin (armik) e kanë goditur aso plagë. Ato ditë Na i ndërrojmë midis njerëzve (me triumf dhe disfatë) për t’i dalluar besimtarët e durueshëm dhe për t’i bërë disa nga ju dëshmorë. Se Perëndia nuk i donë zullumqarët, -

وَلِيُمَحِّصَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَيَمْحَقَ ٱلْكَٰفِرِينَ ﴿141﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Dhe që Allahu t'i pastrojë besimtarët e t'i shkatërrojë jobesimtarët.

Efendi Nahi

e kështu, Perëndia i dlirë (prej mëkatesh) besimtarët, e për t’i zhdukë mohuesit.

أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تَدْخُلُوا۟ ٱلْجَنَّةَ وَلَمَّا يَعْلَمِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ جَٰهَدُوا۟ مِنكُمْ وَيَعْلَمَ ٱلصَّٰبِرِينَ ﴿142﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

A mendoni se do të hyni në Xhenet, pa i provuar Allahu ata që kanë luftuar prej jush dhe pa i provuar ata që kanë duruar?

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

A mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i spikatur Allahu (përmes sprovave) luftëtarët (e vërtetë) nga mesi juaj dhe pa i nxjerrë në pah të durueshmit?!

Efendi Nahi

A mendoni se do të hyni në xhennet e Perëndia të mos u tregojë juve për ata që kanë luftuar dhe për ata që kanë duruar.

وَلَقَدْ كُنتُمْ تَمَنَّوْنَ ٱلْمَوْتَ مِن قَبْلِ أَن تَلْقَوْهُ فَقَدْ رَأَيْتُمُوهُ وَأَنتُمْ تَنظُرُونَ ﴿143﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ju e dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me të dhe ja pra, ju e patë atë me sytë tuaj.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ju ishit ata që e dëshironit vdekjen (si dëshmorë) para se të ballafaqoheshit me të. Ja pra, tashmë e patë atë me sytë tuaj!

Efendi Nahi

E ju e dëshiruat vdekjen para se të ballafaqoheshi me te; qe pra, ju e patë ate, duke qenë vështruesit e saj.

وَمَا مُحَمَّدٌ إِلَّا رَسُولٌۭ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِ ٱلرُّسُلُ ۚ أَفَإِي۟ن مَّاتَ أَوْ قُتِلَ ٱنقَلَبْتُمْ عَلَىٰٓ أَعْقَٰبِكُمْ ۚ وَمَن يَنقَلِبْ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ فَلَن يَضُرَّ ٱللَّهَ شَيْـًۭٔا ۗ وَسَيَجْزِى ٱللَّهُ ٱلشَّٰكِرِينَ ﴿144﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Dhe Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Muhamedi është vetëm i dërguar, sikurse të dërguarit që qenë para tij. Po qe se ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni në mosbesim?! Ai që kthehet në mosbesim, nuk i bën dëm Allahut aspak, ndërkohë Allahu do t'i shpërblejë falënderuesit.

Efendi Nahi

Muhammedi është vetëm Profet. Por, edhe para tij ka pasur pejgamberë. E, nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa (në fe të gabuar) nuk i bënë kurrfarë dëmi Perëndisë. Se, Perëndia do t’i shpërblejë falenderuesit.

وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَن تَمُوتَ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ كِتَٰبًۭا مُّؤَجَّلًۭا ۗ وَمَن يُرِدْ ثَوَابَ ٱلدُّنْيَا نُؤْتِهِۦ مِنْهَا وَمَن يُرِدْ ثَوَابَ ٱلْءَاخِرَةِ نُؤْتِهِۦ مِنْهَا ۚ وَسَنَجْزِى ٱلشَّٰكِرِينَ ﴿145﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Çdo shpirt vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Ne do t’i japim atij prej saj, ndërsa kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër, Ne do t’i japim atij prej saj. Ne do t’i shpërblejmë mirënjohësit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Askush nuk vdes përveçse me vendimin e Allahut dhe në kohë të caktuar. Kush synon mirësitë e kësaj bote, Ne do t'i japim atij prej saj, e, kush synon shpërblimin e botës tjetër, Ne do t'ia japim atë. Ne do t'i shpërblejmë mirënjohësit.

Efendi Nahi

Çdo gjallesë vdes vetëm me vendimin e Perëndisë, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Na ia japim, e kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër na ia japim, dhe me siguri i shpërblejmë falenderuesit.

وَكَأَيِّن مِّن نَّبِىٍّۢ قَٰتَلَ مَعَهُۥ رِبِّيُّونَ كَثِيرٌۭ فَمَا وَهَنُوا۟ لِمَآ أَصَابَهُمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَمَا ضَعُفُوا۟ وَمَا ٱسْتَكَانُوا۟ ۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلصَّٰبِرِينَ ﴿146﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Sa e sa pejgamberë ka pasur, bashkë me të cilët kanë luftuar besimtarë të shumtë, të cilët nuk janë ligështuar nga ajo që i ka goditur në rrugën e Allahut, as janë dobësuar e as janë nënshtruar. Allahu i do durimtarët.

Efendi Nahi

Sa e sa pejgamberë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan, e megjithatë nuk u përkulën për ato që u goditën në rrugën e Perëndisë, as nuk u demoralizuan as nuk u dobësuan. Perëndia i don durimtarët

وَمَا كَانَ قَوْلَهُمْ إِلَّآ أَن قَالُوا۟ رَبَّنَا ٱغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَإِسْرَافَنَا فِىٓ أَمْرِنَا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَٱنصُرْنَا عَلَى ٱلْقَوْمِ ٱلْكَٰفِرِينَ ﴿147﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata vetëm thoshin: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Fjalët e tyre të vetme ishin: "Zoti ynë, na i fal gjynahet dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!"

Efendi Nahi

dhe vetëm thonin: “O Zoti ynë! Falna mëkatet tona dhe teprimin në punën tonë, forcona këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar!”

فَـَٔاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ ثَوَابَ ٱلدُّنْيَا وَحُسْنَ ثَوَابِ ٱلْءَاخِرَةِ ۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿148﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Dhe Allahu u dhuroi atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të jetës tjetër. Allahu i do punëmirët.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Prandaj, Allahu ua dha shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin e shkëlqyeshëm të botës tjetër. Allahu i do punëmirët.

Efendi Nahi

Dhe Perëndia ua dhuroi atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin edhe më të madh në jetën tjetër. Se, Perëndia i don bamirësit.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِن تُطِيعُوا۟ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ يَرُدُّوكُمْ عَلَىٰٓ أَعْقَٰبِكُمْ فَتَنقَلِبُوا۟ خَٰسِرِينَ ﴿149﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë! Nëse u bindeni jobesimtarëve, ata do t’ju kthejnë prapa (në të pafe) e ju do të jeni të humbur.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O ju që besoni! Nëse u bindeni jobesimtarëve, ata do t'ju kthejnë në mosbesim e pastaj do të jeni të humbur.

Efendi Nahi

O besimtarë! Nëse u përuleni mohuesve, ata do t’ju kthejnë juve prapa (në të pa fe), e ju do të jeni të dëmtuar, -

بَلِ ٱللَّهُ مَوْلَىٰكُمْ ۖ وَهُوَ خَيْرُ ٱلنَّٰصِرِينَ ﴿150﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Por, Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmuesi më i mirë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Vetëm Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmësi më i mirë.

Efendi Nahi

por, Perëndia është Zoti juaj dhe Ai është ndihmëtari më i mirë

سَنُلْقِى فِى قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ٱلرُّعْبَ بِمَآ أَشْرَكُوا۟ بِٱللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِۦ سُلْطَٰنًۭا ۖ وَمَأْوَىٰهُمُ ٱلنَّارُ ۚ وَبِئْسَ مَثْوَى ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿151﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ne do të mbjellim frikë në zemrat e jobesimtarëve, sepse ata adhurojnë veç Allahut gjëra, për të cilat Ai nuk ka sjellë kurrfarë prove. Vendbanimi i tyre është zjarri e sa vendstrehim i shëmtuar është ky për keqbërësit!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ne do të fusim tmerr në zemrat e jobesimtarëve, sepse ata adhurojnë të tjerë krahas Allahut, gjë për të cilën Ai nuk u ka dërguar asnjë dëshmi. Vendstrehimi i tyre është Zjarri. Ah, sa i keq që është vendbanimi i keqbërësve!

Efendi Nahi

Na do të mbjellim frikë në zemrat e mohuesve, sepse ata i bëjnë shok Perëndisë, për të cilën Zoti nuk ka dhënë kurrfarë argumenti. Vendbanimi i tyre është zjarri, e sa vendstrehim i shëmtuar është ky për mohuesit!

وَلَقَدْ صَدَقَكُمُ ٱللَّهُ وَعْدَهُۥٓ إِذْ تَحُسُّونَهُم بِإِذْنِهِۦ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا فَشِلْتُمْ وَتَنَٰزَعْتُمْ فِى ٱلْأَمْرِ وَعَصَيْتُم مِّنۢ بَعْدِ مَآ أَرَىٰكُم مَّا تُحِبُّونَ ۚ مِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلدُّنْيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلْءَاخِرَةَ ۚ ثُمَّ صَرَفَكُمْ عَنْهُمْ لِيَبْتَلِيَكُمْ ۖ وَلَقَدْ عَفَا عَنكُمْ ۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿152﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Vërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Profetin a.s.), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit[56], (Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. Pastaj Ai, për t’ju provuar, bëri që të zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht që jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në të vërtetë, Allahu përmbushi premtimin e Vet ndaj jush kur ju i asgjësonit ata me lejen e Tij, por ju u ligështuat, u grindët mes vete dhe kundërshtuat (urdhrin e të Dërguarit), pasi jua shfaqi (Allahu) atë që e dëshironit. Disa nga ju e dëshirojnë këtë botë e disa e dëshirojnë botën tjetër. Më pas Ai ju zmbrapsi nga ata, për t'ju sprovuar. Por, Ai ju ka falur, sepse Allahu është shumë Bujar ndaj besimtarëve.

Efendi Nahi

Me të vërtetë, Perëndia e realizoi premtimin e vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por kur ju, lidhur me detyrën që u ishte caktuar, u demoralizuat e u grindët në mes vet dhe kundërshtuat, e Ai madje u tregoi atë që e dëshironit, - disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, kur disa nga ju dëshirojnë botën tjetër; - pastaj Ai, për t’ju provuar juve, bëri që të zmbrapseni para armikut. Dhe, me të vërtetë, Perëndia ju fali juve atë gabim. Se, Perëndia është pronar i mirësisë së madhe për besimtarët.

۞ إِذْ تُصْعِدُونَ وَلَا تَلْوُۥنَ عَلَىٰٓ أَحَدٍۢ وَٱلرَّسُولُ يَدْعُوكُمْ فِىٓ أُخْرَىٰكُمْ فَأَثَٰبَكُمْ غَمًّۢا بِغَمٍّۢ لِّكَيْلَا تَحْزَنُوا۟ عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا مَآ أَصَٰبَكُمْ ۗ وَٱللَّهُ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ ﴿153﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kur ju morët malin dhe nuk i vinit vesh askujt, të Dërguarin e kishit prapa e ju thërriste, Allahu ju dënoi me dëshpërim pas dëshpërimit, që të mos pikëlloheni as për atë që ju doli duarsh, as për atë që ju goditi. Allahu di gjithçka që punoni ju.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujtoni kur ngjiteshit (në mal, duke ikur) pa ia hedhur sytë askujt, ndërsa i Dërguari po ju thërriste nga mbrapa. Atëherë Allahu ju çoi dëshpërim pas dëshpërimi, që të mos brengoseshit më për atë që ju shpëtoi nga dora e as për atë që ju goditi. Allahu di hollësisht gjithçka që bëni.

Efendi Nahi

Kujtonie ju atë kur ngjiteshit malit dhe nuk vinit vesh për askend, e dëshironit, - disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, kurse disa nga ju Ai ju dënoi juve me dëshprim pas dëshprimi (për padëgjueshmëri ndaj Profetit dhe Perëndisë), që të mos pikëlloheni për atë që ju doli duarsh (fitorja), as për atë që u goditi juve (humbja). E Perëndia i di të gjitha ç’punoni ju.

ثُمَّ أَنزَلَ عَلَيْكُم مِّنۢ بَعْدِ ٱلْغَمِّ أَمَنَةًۭ نُّعَاسًۭا يَغْشَىٰ طَآئِفَةًۭ مِّنكُمْ ۖ وَطَآئِفَةٌۭ قَدْ أَهَمَّتْهُمْ أَنفُسُهُمْ يَظُنُّونَ بِٱللَّهِ غَيْرَ ٱلْحَقِّ ظَنَّ ٱلْجَٰهِلِيَّةِ ۖ يَقُولُونَ هَل لَّنَا مِنَ ٱلْأَمْرِ مِن شَىْءٍۢ ۗ قُلْ إِنَّ ٱلْأَمْرَ كُلَّهُۥ لِلَّهِ ۗ يُخْفُونَ فِىٓ أَنفُسِهِم مَّا لَا يُبْدُونَ لَكَ ۖ يَقُولُونَ لَوْ كَانَ لَنَا مِنَ ٱلْأَمْرِ شَىْءٌۭ مَّا قُتِلْنَا هَٰهُنَا ۗ قُل لَّوْ كُنتُمْ فِى بُيُوتِكُمْ لَبَرَزَ ٱلَّذِينَ كُتِبَ عَلَيْهِمُ ٱلْقَتْلُ إِلَىٰ مَضَاجِعِهِمْ ۖ وَلِيَبْتَلِىَ ٱللَّهُ مَا فِى صُدُورِكُمْ وَلِيُمَحِّصَ مَا فِى قُلُوبِكُمْ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ﴿154﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Pastaj, pas dëshpërimit tuaj, (Allahu) ju dërgoi qetësinë - një gjumë, që kaploi një grup prej jush. Kurse grupi tjetër (hipokritët) kujdesej vetëm për veten, duke menduar për Allahun të pavërtetën, ashtu si mendonin paganët. Ata thoshin: “Ku është fitorja që na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhamed!): “Të gjitha janë në dorë të Allahut!” Ata fshehin në vete atë që nuk duan të ta shfaqin ty. Ata thoshin: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Thuaju: “Edhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në vendin e vrasjes.” Allahu e bëri këtë për të provuar atë që keni në kraharorët tuaj dhe për t’ju pastruar atë që keni në zemrat tuaja. Vërtet, Allahu e di mirë se ç’keni në zemër.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Pas këtij dëshpërimi, Ai zbriti mbi ju si qetësi një dremitje, e cila kaploi disa nga ju (besimtarët), ndërsa disa të tjerë (dyfytyrëshit) ishin të shqetësuar për vetveten. Ata ushqenin për Allahun mendime të gabuara, mendime pagane. Ata thoshin: "A nuk kemi ne asgjë në dorë lidhur me këtë çështje?" Thuaju (o Muhamed): "Çështja është krejtësisht në Dorën e Allahut." Ata fshehin në vetvete atë që nuk ta shfaqin ty. Ata thonë: "Po të ishte çështja sadopak në dorën tonë, nuk do të vriteshim këtu." Thuaju: "Edhe po të ishit në shtëpitë tuaja, ata, të cilëve u është shkruar vrasja, do të vinin në vendin e vrasjes." Allahu e bëri këtë për të vënë në provë atë që keni në gjokse dhe për të shfaqur atë që keni në zemra. Allahu e di mirë çfarë ka në gjokse.

Efendi Nahi

Pastaj (Perëndia), pas dëshpërimit, ju dërgoi juve një qetësi – gjum, që e kaploi një grup prej jush, kurse grupi tjetër kujdeseshin vetëm për vetveten, duke menduar për Perëndinë të pavërtetën (ndihmën e Profetit), ashtu si mendonin paganët. Ata thoshin: “Ku është fitorja që na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhammed!): “Për të gjitha vendosë vetëm Perëndia!” Ata fshehin në vete atë që nuk duan ta shfaqin ty. Ata thonë: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Thuaju: “Dhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në atë vend të vrasjes, - e Perëndia juve në luftë ju then për t’ju gjurmuar dhe për t’ju pastruar atë që keni në zemrat tuaja. Se Perëndia, me të vërtetë din ç’keni në zemrat tuaja.

إِنَّ ٱلَّذِينَ تَوَلَّوْا۟ مِنكُمْ يَوْمَ ٱلْتَقَى ٱلْجَمْعَانِ إِنَّمَا ٱسْتَزَلَّهُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ بِبَعْضِ مَا كَسَبُوا۟ ۖ وَلَقَدْ عَفَا ٱللَّهُ عَنْهُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٌۭ ﴿155﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata prej jush që kthyen shpinën ditën kur u ndeshën dy ushtritë, në të vërtetë, djalli i shtyu në gabim, për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë. Por, në të vërtetë, Allahu ua fali (gabimin), sepse Allahu është Falës i madh dhe i Butë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Sigurisht se ata nga ju që u zmbrapsën ditën kur u ndeshën dy ushtritë i shtyri shejtani të gabojnë, si shkak i disa gjynaheve që kishin bërë, por Allahu ua fali atyre. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh dhe i Butë.

Efendi Nahi

Ata, nga mesi i juaj që u zmbrapsën në ditën kur u ndeshën të dy ushtritë, në të vërtetë, djalli i shtyri në gabim, për shkak të disa mëkateve që kishin bërë. E, Perëndia, madje, ua fali (gabimin), sepse – Perëndia është falës dhe i butë.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَقَالُوا۟ لِإِخْوَٰنِهِمْ إِذَا ضَرَبُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ أَوْ كَانُوا۟ غُزًّۭى لَّوْ كَانُوا۟ عِندَنَا مَا مَاتُوا۟ وَمَا قُتِلُوا۟ لِيَجْعَلَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ حَسْرَةًۭ فِى قُلُوبِهِمْ ۗ وَٱللَّهُ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌۭ ﴿156﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë! Mos bëni si ata jobesimtarë (hipokritët) që u thonin vëllezërve, kur këta niseshin në udhëtim ose në luftim: “Sikur të rrinit me ne, as nuk do të vdisnit, as nuk do të vriteshit” - që këtë Allahu ta kthejë si pikëllim në zemrat e tyre. Allahu është Ai që jep jetën dhe sjell vdekjen; Allahu i sheh të gjitha punët që bëni ju.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O besimtarë! Mos u bëni si jobesimtarët (dyfytyrëshit) që u thoshin vëllezërve të tyre kur niseshin në udhëtim ose për në luftë: "Sikur të qëndronin me ne, nuk do të vdisnin dhe nuk do të vriteshin", ashtu që Allahu ta bëjë këtë dëshpërim për zemrat e tyre. Allahu është Ai që jep jetë dhe vdekje. Allahu sheh mirë çdo gjë që bëni.

Efendi Nahi

O besimtarë! – mos bëni si mohuesit që u thonin vëllezërve kur (këta) niseshin në udhëtim ose në luftim: “Sikur të rrinit me ne, nuk do të vdisnit as nuk do të vriteshi” – që këtë Perëndia t’ua bëjë pikëllim në zemrat e tyre; edhe jeta edhe vdekja janë vepër e Perëndisë. Ai i sheh të gjitha punët që bëni ju.

وَلَئِن قُتِلْتُمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أَوْ مُتُّمْ لَمَغْفِرَةٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَحْمَةٌ خَيْرٌۭ مِّمَّا يَجْمَعُونَ ﴿157﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Edhe nëse ju vriteni ose vdisni në udhë të Allahut, falja dhe mëshira e Allahut, me të vërtetë, janë më të mira nga ato që kanë grumbulluar ata.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Mirëpo, nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, atëherë falja e Allahut dhe mëshira e Tij është më e mirë sesa ajo që tubojnë ata.

Efendi Nahi

Nëse ju vriteni ose vdisni në udhë të Perëndisë, falja (e mëkatëve) dhe mëshira e Perëndisë, me të vërtetë, janë më të mira nga ato që kanë grumbulluar ata.

وَلَئِن مُّتُّمْ أَوْ قُتِلْتُمْ لَإِلَى ٱللَّهِ تُحْشَرُونَ ﴿158﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Edhe po vdiqët apo u vratë, me siguri do të tuboheni tek Allahu.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Sido që të vdisni ose të vriteni, medoemos tek Allahu do të mblidheni.

Efendi Nahi

Vdiqët apo u mbytët, me siguri do të tuboheni te Perëndia.

فَبِمَا رَحْمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ لِنتَ لَهُمْ ۖ وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ ٱلْقَلْبِ لَٱنفَضُّوا۟ مِنْ حَوْلِكَ ۖ فَٱعْفُ عَنْهُمْ وَٱسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِى ٱلْأَمْرِ ۖ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَوَكِّلِينَ ﴿159﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Me mëshirën e Allahut ti ishe i butë ndaj tyre. Po të ishe i vrazhdë e zemërashpër, ata do të largoheshin nga ti. Andaj, ndjeji ata, kërko falje për ta dhe këshillohu me ta për çështje. Mirëpo, kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut, sepse vërtet Allahu i do ata që i mbështeten Atij.

Efendi Nahi

Në saje të mëshirës së Perëndisë, u solle butësisht me ta (o Muhammed!) – e sikur të ishe i ashpër dhe vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Falju gabimin atyre dhe kërko falje te Perëndia për ta, e bisedo me ta për punë të jetesës. Kur të vendosish për diçka, mbështetu te Perëndia. Se Perëndia me të vërtetë, i don ata që mbështeten tek Ai.

إِن يَنصُرْكُمُ ٱللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمْ ۖ وَإِن يَخْذُلْكُمْ فَمَن ذَا ٱلَّذِى يَنصُرُكُم مِّنۢ بَعْدِهِۦ ۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ ﴿160﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nëse ju ndihmon Allahu, s’ka kush t’ju mposhtë e, nëse ju lë pa ndihmën e Tij, kush është ai që do t’ju ndihmojë, përveç Tij?! Pra, vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në qoftë se ju ndihmon Allahu, s'mund t'ju mposhtë askush, e, nëse Ai ju braktis, kush do t'ju ndihmojë pas Tij?! Vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët.

Efendi Nahi

Nëse ju ndihmon Perëndia, s’ka kush t’ju mposht juve, e nëse ju turpëron juve, kush është ai që do t’ju ndihmojë përveç Tij (pas atij turpërimi)? Pra, besimtarët vetëm te Perëndia le të mbështeten.

وَمَا كَانَ لِنَبِىٍّ أَن يَغُلَّ ۚ وَمَن يَغْلُلْ يَأْتِ بِمَا غَلَّ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ ۚ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ ﴿161﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Është e pamundur për ndonjë profet që të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Nuk është e mundur që ndonjë pejgamber të tradhtojë (duke marrë fshehurazi nga plaçka e luftës). E kushdo nga ju që merr diçka tradhtisht, Ditën e Kiametit do të vijë me atë që ka marrë. Pastaj çdo njeri do të marrë të plotë atë që ka fituar dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.

Efendi Nahi

Është e pamundur për ndonjë Pejgamber, që të bëjë farë mashtrimi (të marrë fshehurazi nga pasuria e luftës), e kushdo që të bëjë mashtrim do të vijë (i ngarkuar me këtë mëkat) në Ditën e Kijametit, e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka punuar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.

أَفَمَنِ ٱتَّبَعَ رِضْوَٰنَ ٱللَّهِ كَمَنۢ بَآءَ بِسَخَطٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَمَأْوَىٰهُ جَهَنَّمُ ۚ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ ﴿162﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Vallë, a mund të krahasohet ai që kërkon kënaqësinë e Allahut me atë që ka merituar zemërimin e Allahut dhe strehimi i tij është Xhehenemi?! Eh, sa strehim i keq është ai!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

A është njësoj ai që ndjek kënaqësinë e Allahut me atë që tërheq hidhërimin e Tij, vendbanimi i të cilit është Xhehenemi?! Eh, sa përfundim i keq që është ai!

Efendi Nahi

Vallë! A mund të krahasohet ai që gëzon kënaqësinë e Perëndisë me atë që ka merituar pezmin e Perëndisë. Strehimi i tij (mëkatarit) është skëterra. E, sa strehim i keq është ai.

هُمْ دَرَجَٰتٌ عِندَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِمَا يَعْمَلُونَ ﴿163﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Tek Allahu ata kanë shkallë të ndryshme; Allahu i sheh të gjitha veprat që ata bëjnë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata janë në shkallë të ndryshme tek Allahu. Allahu sheh mirë gjithçka që bëjnë ata.

Efendi Nahi

Te Perëndia ata kanë grada të ndryshme, se Perëndia i sheh të gjitha veprat që punojnë ata.

لَقَدْ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولًۭا مِّنْ أَنفُسِهِمْ يَتْلُوا۟ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتِهِۦ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَإِن كَانُوا۟ مِن قَبْلُ لَفِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍ ﴿164﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Allahu lëshoi mirësi mbi besimtarët kur dërgoi tek ata një të Dërguar nga mesi i tyre, i cili ua lexon ajetet e Tij, i pastron ata e ua mëson Librin (Kuranin) dhe Urtësinë (Sunetin e të Dërguarit), ndonëse më herët ishin në një humbje të qartë.

Efendi Nahi

Perëndia i dhuroi besimtarët me dhuratë të madhe, meqë nga mesi i tyre u dërgoi Profet i cili u lexon atyre ajetet e Tij, i pastron ata nga mëkatet dhe ua mëson Kur’anin e diturinë e hollë. Ata, më parë, me të vërtetë, ishin në rrugë krejtësisht të gabuar.

أَوَلَمَّآ أَصَٰبَتْكُم مُّصِيبَةٌۭ قَدْ أَصَبْتُم مِّثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّىٰ هَٰذَا ۖ قُلْ هُوَ مِنْ عِندِ أَنفُسِكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ﴿165﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kur ju goditi një fatkeqësi (humbja në Luftën e Uhudit), ndërkohë që ju kishit goditur armikun më parë dyfish (në Luftën e Bedrit), thatë: "Nga na erdhi kjo?!" Thuaj: "Ajo është nga vetë ju." Sigurisht se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Efendi Nahi

Kur ju goditi juve fatkeqësia (në Uhud), e ju më parë i patët goditur armiqët tuaj dyfish (në Bedër), thatë ju: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhammed!): “Kjo është prej vetë juve”. Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm.

وَمَآ أَصَٰبَكُمْ يَوْمَ ٱلْتَقَى ٱلْجَمْعَانِ فَبِإِذْنِ ٱللَّهِ وَلِيَعْلَمَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿166﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ajo që ju gjeti atë ditë, kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut - për të zbuluar se cilët janë besimtarët e vërtetë,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ajo që pësuat ditën kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut, për t'i nxjerrë në shesh besimtarët e vërtetë

Efendi Nahi

Ajo që ju gjeti (goditi) juve, atë ditë kur u ndeshën dy ushtritë, ajo ishte me vullnetin e Perëndisë – për të zbuluar kush janë besimtarët e vërtetë,

وَلِيَعْلَمَ ٱلَّذِينَ نَافَقُوا۟ ۚ وَقِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا۟ قَٰتِلُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أَوِ ٱدْفَعُوا۟ ۖ قَالُوا۟ لَوْ نَعْلَمُ قِتَالًۭا لَّٱتَّبَعْنَٰكُمْ ۗ هُمْ لِلْكُفْرِ يَوْمَئِذٍ أَقْرَبُ مِنْهُمْ لِلْإِيمَٰنِ ۚ يَقُولُونَ بِأَفْوَٰهِهِم مَّا لَيْسَ فِى قُلُوبِهِمْ ۗ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يَكْتُمُونَ ﴿167﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

dhe për të zbuluar se cilët janë me dy faqe. Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut ose të paktën, mbrohuni!” Ata u përgjigjën: “Sikur ta dinim që do të bëhej luftë e vërtetë, me siguri, do t’ju pasonim.” Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre; Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

dhe për t'i zbuluar dyfytyrëshit, të cilëve u thuhej: "Ejani, luftoni në rrugën e Allahut ose, të paktën, mbrojeni vetveten. Ata thoshin: "Po ta dinim se do të kishte luftë, do t'ju pasonim." Atë ditë ata ishin më afër mosbesimit sesa besimit, duke thënë me gojën e tyre atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, porse Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.

Efendi Nahi

dhe për t’i zbuluar hipokritët, e kur iu tha atyre: “Ejani të luftoni në rrugën e Perëndisë, ose të paktën mbrohuni!” – ata u përgjigjen: “Sikur ta dinim që do të bëhet luftë e vërtetë, na, me siguri, do t’ju pasonim”. Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë, që nuk e kishin në zemrat e tyre, - se, Perëndia i di mirë ato që i fshehin ata.

ٱلَّذِينَ قَالُوا۟ لِإِخْوَٰنِهِمْ وَقَعَدُوا۟ لَوْ أَطَاعُونَا مَا قُتِلُوا۟ ۗ قُلْ فَٱدْرَءُوا۟ عَنْ أَنفُسِكُمُ ٱلْمَوْتَ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ ﴿168﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Atyre që nuk luftuan dhe thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Këta janë ata që u thanë vëllezërve të tyre, ndërkohë vetë nuk shkuan për të luftuar: "Sikur të na dëgjonin ne, nuk do të vriteshin." Thuaj: "Atëherë, shmangeni vdekjen nga vetvetja, nëse e thoni të vërtetën!"

Efendi Nahi

Atyre që nuk luftuan e u thanë vëllezërve të vet: “Sikur të na dëgjonit neve nuk do të mbyteshit”, thuaju: “Prapsojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!”

وَلَا تَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ قُتِلُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أَمْوَٰتًۢا ۚ بَلْ أَحْيَآءٌ عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ ﴿169﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kurrsesi mos i pandeh për të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut! Jo! Ata janë të gjallë, duke u furnizuar te Zoti i tyre.

Efendi Nahi

Kurrsesi mos i konsideroni të vdekur ata, që janë vrarë në rrugën e Perëndisë. Jo, (ata) janë të gjallë dhe të ushqyer (shpirtërisht) te Zoti.

فَرِحِينَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ وَيَسْتَبْشِرُونَ بِٱلَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُوا۟ بِهِم مِّنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ﴿170﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Janë të gëzuar me atë që ua ka dhënë Allahu nga begatitë e Tij dhe shpresojnë edhe për ata që nuk u janë bashkuar ende e që kanë mbetur pas tyre se për ta nuk do të ketë frikë e as do të pikëllohen.

Efendi Nahi

Janë të gëzuar për atë që ua ka dhënë Perëndia nga dhuntitë e Tij dhe sihariqohen me ata të cilët ende nuk u janë bashkuar (shoqëruar) dhe që kanë ngelur pas tyre, meqë nuk do të ketë kurrfarë frike dhe të cilët për asgjë nuk do të pikëllohen;

۞ يَسْتَبْشِرُونَ بِنِعْمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَضْلٍۢ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿171﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata gëzohen me mirësinë e begatinë e Allahut dhe se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve;

Efendi Nahi

sihariqohen ata me dhuntitë dhe begatitë e Perëndisë, sepse, Perëndia nuk ua humbë shpërblimin besimtarëve.

ٱلَّذِينَ ٱسْتَجَابُوا۟ لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِ مِنۢ بَعْدِ مَآ أَصَابَهُمُ ٱلْقَرْحُ ۚ لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا۟ مِنْهُمْ وَٱتَّقَوْا۟ أَجْرٌ عَظِيمٌ ﴿172﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Për ata që morën plagë të rënda, pasi iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë të mira e që i frikësohen Allahut, ka shpërblim të madh.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

atyre që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit pasi pësuan plagë. Për ata që bënë vepra të mira dhe qenë të devotshëm ka shpërblim të madh.

Efendi Nahi

Ata që pas disfatës që pësuan (në Uhud), iu përgjigjën thirrjes së Perëndisë dhe të Pejgamberit, dhe për ta, të cilët kanë bërë mirësi dhe që iu kanë druajtur (Perëndisë), ka shpërblim të madh;

ٱلَّذِينَ قَالَ لَهُمُ ٱلنَّاسُ إِنَّ ٱلنَّاسَ قَدْ جَمَعُوا۟ لَكُمْ فَٱخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَٰنًۭا وَقَالُوا۟ حَسْبُنَا ٱللَّهُ وَنِعْمَ ٱلْوَكِيلُ ﴿173﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kur njerëzit u thanë atyre: "Njerëzit janë mbledhur kundër jush, prandaj kini frikë!", kjo vetëm sa ua shtoi edhe më shumë imanin dhe thanë: "Neve na mjafton Allahu dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë!"

Efendi Nahi

atyre, të cilëve u thanë njerëzit: “Armiku është përgatitur kundër jush, frikohuni!” Kjo përkundrazi ua shtoi atyre besimin, e thanë: “Neve na mjafton Perëndia, dhe Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”

فَٱنقَلَبُوا۟ بِنِعْمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَضْلٍۢ لَّمْ يَمْسَسْهُمْ سُوٓءٌۭ وَٱتَّبَعُوا۟ رِضْوَٰنَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَظِيمٍ ﴿174﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kështu, ata u kthyen me mirësi e begati nga Allahu, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues dhe Dhurues i mirësive të pafundme.

Efendi Nahi

Ata u kthyen (nga Bedri) me dhuntitë dhe begatitë e Perëndisë, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe bënë që Perëndia të jetë i kënaqur. Perëndia është Zot i begatisë së madhe.

إِنَّمَا ذَٰلِكُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ يُخَوِّفُ أَوْلِيَآءَهُۥ فَلَا تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ﴿175﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Vetëm djalli i frikëson ithtarët e vet. Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në të vërtetë, shejtani është ai që ju frikëson përmes miqve të vet, por ju mos kini frikë nga ata, por kini frikë nga Unë, nëse jeni besimtarë!

Efendi Nahi

Vetëm djalli i frikëson miqët e vet (për të mos shkuar në luftë). Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!

وَلَا يَحْزُنكَ ٱلَّذِينَ يُسَٰرِعُونَ فِى ٱلْكُفْرِ ۚ إِنَّهُمْ لَن يَضُرُّوا۟ ٱللَّهَ شَيْـًۭٔا ۗ يُرِيدُ ٱللَّهُ أَلَّا يَجْعَلَ لَهُمْ حَظًّۭا فِى ٱلْءَاخِرَةِ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ ﴿176﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ti (o Muhamed) mos u brengos nga ata që nxitojnë në mohim, sepse, në të vërtetë ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. Allahu dëshiron që të mos i shpërblejë me kurrfarë dhurate në botën tjetër; dhe për ata ka ndëshkim të madh.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Të të mos brengosin ata që nxitojnë në mosbesim, sepse, në të vërtetë ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. Allahu dëshiron që të mos u japë atyre kurrfarë hiseje në botën tjetër. Ata i pret një dënim i madh.

Efendi Nahi

Mos të brengosin ty (o Muhammed!) ata që nxitojnë në mohim. Sepse, me të vërtetë ata nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Perëndisë. Perëndia don që të mos i shpërblejë ata me kurrfarë dhurate në botën tjetër; dhe për ata ka ndëshkim të madh.

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱشْتَرَوُا۟ ٱلْكُفْرَ بِٱلْإِيمَٰنِ لَن يَضُرُّوا۟ ٱللَّهَ شَيْـًۭٔا وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ﴿177﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata që e ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Allahut e për ta ka ndëshkim të dhembshëm.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Pa dyshim se ata që këmbyen besimin me mosbesim, nuk do të mund ta dëmtojnë Allahun aspak dhe se për ta do të ketë dënim të dhembshëm.

Efendi Nahi

Me të vërtetë, ata që ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Perëndisë; e për ta ka ndëshkim të madh.

وَلَا يَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَنَّمَا نُمْلِى لَهُمْ خَيْرٌۭ لِّأَنفُسِهِمْ ۚ إِنَّمَا نُمْلِى لَهُمْ لِيَزْدَادُوٓا۟ إِثْمًۭا ۚ وَلَهُمْ عَذَابٌۭ مُّهِينٌۭ ﴿178﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Le të mos mendojnë kurrsesi jobesimtarët se për ata është mirë që ua zgjasim jetën. Ne ua zgjasim jetën vetëm për t’i shtuar gjynahet; për ata ka ndëshkim poshtërues.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kurrsesi të mos mendojnë jobesimtarët se afati që ua japim atyre është për të mirën e tyre. Përkundrazi, ne ua zgjasim jetën vetëm që t'i shtojnë gjynahet. Ata do të kenë një dënim poshtërues.

Efendi Nahi

Le të mos mendojnë kurrsesi mohuesit, që për ata është mirë ajo, që u zgjasim jetën. Na, me të vërtetë ua zgjasim jetën atyre vtëm për t’i shtuar ata gabimet; dhe për ata ka ndëshkim poshtërues.

مَّا كَانَ ٱللَّهُ لِيَذَرَ ٱلْمُؤْمِنِينَ عَلَىٰ مَآ أَنتُمْ عَلَيْهِ حَتَّىٰ يَمِيزَ ٱلْخَبِيثَ مِنَ ٱلطَّيِّبِ ۗ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُطْلِعَكُمْ عَلَى ٱلْغَيْبِ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَجْتَبِى مِن رُّسُلِهِۦ مَن يَشَآءُ ۖ فَـَٔامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ ۚ وَإِن تُؤْمِنُوا۟ وَتَتَّقُوا۟ فَلَكُمْ أَجْرٌ عَظِيمٌۭ ﴿179﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit. Allahu nuk do t’ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di), por Allahu zgjedh kë të dojë nga të dërguarit e Tij. Besoni në Allahun dhe në të dërguarit e Tij! Nëse besoni dhe i frikësoheni Allahut, ju do të keni shpërblim të madh.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Allahu nuk do t'i lërë besimtarët në gjendjen në të cilën ndodhen, por do ta dallojë të keqin nga i miri. Allahu nuk do t'jua zbulojë juve të fshehtën, por Allahu zgjedh nga të dërguarit e Tij këdo që dëshiron. Andaj, besoni Allahun dhe të dërguarit e Tij. E, nëse besoni dhe kini frikë (Allahun), për ju do të ketë shpërblim të madh.

Efendi Nahi

Perëndia nuk i le besimtarët në gjendjen që ndodheni ju (tash të përzier – muslimani i vërtetë me hipokritin) përderisa të mos e ndajë të keqin prej të mirit. Perëndia nuk do t’ua tregojë ate që është e fshehur, pro Perëndia zgjedh atë që të dojë nga Pejgamberët e Tij. Besoni Perëndinë dhe Pejgamberët e Tij! Nëse besoni dhe ruheni (prej hipokritit), u do të keni shpërblim të madh.

وَلَا يَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ هُوَ خَيْرًۭا لَّهُم ۖ بَلْ هُوَ شَرٌّۭ لَّهُمْ ۖ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا۟ بِهِۦ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ ۗ وَلِلَّهِ مِيرَٰثُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌۭ ﴿180﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Assesi të mos mendojnë ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu se ajo është më mirë për ta. Përkundrazi, ajo është më keq për ta, sepse ajo me të cilën bëhen koprracë do t'u mbështillet rreth qafës në Ditën e Kiametit. Allahut i takon trashëgimia e qiejve dhe e Tokës. Allahu e di mirë çfarë veproni.

Efendi Nahi

Kurrsesi le të mos mendojnë ata se është mirë për ta që bëhen dorështrënguar e koprracë me dhuntitë që ua ka dhënë Perëndia atyre; jo, kjo është keq për ta. Padyshim, koprracia do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kijametit. Të Perëndisë janë trashëgimi i qiejve dhe i Tokës, dhe Perëndia e di mirë ç’punoni ju.

لَّقَدْ سَمِعَ ٱللَّهُ قَوْلَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ فَقِيرٌۭ وَنَحْنُ أَغْنِيَآءُ ۘ سَنَكْتُبُ مَا قَالُوا۟ وَقَتْلَهُمُ ٱلْأَنۢبِيَآءَ بِغَيْرِ حَقٍّۢ وَنَقُولُ ذُوقُوا۟ عَذَابَ ٱلْحَرِيقِ ﴿181﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Sigurisht që Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre (çifutëve) që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur”. Ne do ta shënojmë atë që thanë, si dhe vrasjen e profetëve nga ana e tyre pa kurrfarë të drejte dhe do t’u themi atyre: “Shijoni dënimin në zjarr!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Sigurisht, Allahu ka dëgjuar fjalët e atyre (hebrenjve) që thanë: "Allahu është i varfër, ndërsa ne jemi të pasur." Ne do të shkruajmë atë që thanë, e edhe vrasjen e pejgamberëve padrejtësisht nga ana e tyre dhe do t'u themi atyre: "Shijoni dënimin e Zjarrit flakërues!"

Efendi Nahi

Perëndia i dëgjon fjalët e atyre që thanë: “Perëndia është i varfër, kurse na jemi të pasur”. Na do ta shënojmë atë që thanë ata si dhe mbytjen e pejgamberëve pa kurrfarë të drejte dhe do t’u themi Ne atyre: “Shijonie dënimin në zjarrë!”

ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيكُمْ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيْسَ بِظَلَّامٍۢ لِّلْعَبِيدِ ﴿182﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ky është ndëshkimi i veprave të duarve tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Këtë (dënim) e keni për shkak të asaj që bëtë me duart tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.

Efendi Nahi

Ky është ndëshkimi i veprave të duarve tuaja, se Perëndia nuk është zullumqar i robërvet të vet.

ٱلَّذِينَ قَالُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ عَهِدَ إِلَيْنَآ أَلَّا نُؤْمِنَ لِرَسُولٍ حَتَّىٰ يَأْتِيَنَا بِقُرْبَانٍۢ تَأْكُلُهُ ٱلنَّارُ ۗ قُلْ قَدْ جَآءَكُمْ رُسُلٌۭ مِّن قَبْلِى بِٱلْبَيِّنَٰتِ وَبِٱلَّذِى قُلْتُمْ فَلِمَ قَتَلْتُمُوهُمْ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ ﴿183﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Atyre që thonë: “Allahu na ka urdhëruar që të mos i besojmë asnjë të dërguari, derisa të na sjellë një kurban që ta përpijë zjarri”, thuaju (o Muhamed): “Të dërguarit para meje ju kanë sjellë juve prova të qarta si dhe atë që thoni ju, atëherë, pse i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ata thanë: "Në të vërtetë Allahu na ka porositur që të mos i besojmë asnjë të dërguari pa na sjellë ndonjë kurban që do ta përpijë zjarri (nga qielli)." Thuaju (o Muhamed): "Juve ju erdhën të dërguar para meje me dëshmi të qarta, e edhe me atë që e përmendët, e përse atëherë i vratë ata, nëse e thoni të vërtetën?!"

Efendi Nahi

Ata (Hebrenjt) thonë: “Perëndia na ka urdhëruar që të mos i besojmë asnjë pejgamberi për derisa të mos na sjellë një kurban që ta përbijë zjarri”, - thuaju (o Muhammed!): “U kanë sjellë juve pejgamberët para meje argumente edhe për atë që thoni ju, e pse i mbytët ata nëse jeni të sinqertë?”

فَإِن كَذَّبُوكَ فَقَدْ كُذِّبَ رُسُلٌۭ مِّن قَبْلِكَ جَآءُو بِٱلْبَيِّنَٰتِ وَٱلزُّبُرِ وَٱلْكِتَٰبِ ٱلْمُنِيرِ ﴿184﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Nëse ata ty (o Muhamed) të quajnë për gënjeshtar, edhe të dërguar të tjerë që kanë ardhur para teje janë përgënjeshtruar, ndonëse kanë sjellë shenja të qarta, shkrime dhe Librin e ndritur.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në qoftë se të quajnë gënjeshtar, ata i kanë quajtur gënjeshtarë edhe të dërguarit para teje, të cilët u sollën dëshmi të qarta, këshilla të urta dhe libër të ndritur.

Efendi Nahi

Nëse ata ty (o Muhammed!) të konsiderojnë për gënjeshtar, mos u hidhëro! Se janë përgënjeshtruar edhe pejgamberë të tjerë që kanë ardhur para teje dhe kanë sjellë dokumente, broshura dhe Libër ndriçues. -

كُلُّ نَفْسٍۢ ذَآئِقَةُ ٱلْمَوْتِ ۗ وَإِنَّمَا تُوَفَّوْنَ أُجُورَكُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ ۖ فَمَن زُحْزِحَ عَنِ ٱلنَّارِ وَأُدْخِلَ ٱلْجَنَّةَ فَقَدْ فَازَ ۗ وَمَا ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَآ إِلَّا مَتَٰعُ ٱلْغُرُورِ ﴿185﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Çdo qenie e gjallë do ta shijojë vdekjen, ndërsa shpërblimet tuaja të plota do t'i merrni në Ditën e Kiametit. Ai që shmanget nga Zjarri dhe futet në Xhenet, me të vërtetë ka fituar. Ndërkaq, jeta e kësaj bote është vetëm një përjetim mashtrues.

Efendi Nahi

Çdo qenie e gjallë do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kijametit, dhe kushdo që largohet nga zjarri i xhehennemit (skëterrës) dhe hyn në xhennet, ai ka arritur atë që ka dëshiruar. E, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.

۞ لَتُبْلَوُنَّ فِىٓ أَمْوَٰلِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ وَلَتَسْمَعُنَّ مِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ مِن قَبْلِكُمْ وَمِنَ ٱلَّذِينَ أَشْرَكُوٓا۟ أَذًۭى كَثِيرًۭا ۚ وَإِن تَصْبِرُوا۟ وَتَتَّقُوا۟ فَإِنَّ ذَٰلِكَ مِنْ عَزْمِ ٱلْأُمُورِ ﴿186﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ju, me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët. Por, nëse ju duroni dhe ruheni (nga të këqijat), atëherë kjo është vërtet përcaktuese e çështjeve.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ju medoemos do të sprovoheni në pasuritë dhe në veten tuaj, si dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga ata që u është dhënë libri para jush e nga idhujtarët. Mirëpo, nëse duroni dhe kini frikë (Allahun), kjo është vërtet prej çështjeve vendimtare.

Efendi Nahi

Ju me siguri do të viheni në provë me pasurinë tuaj dhe me jetën tuaj dhe ju do të dëgjoni shumë fyerje nga ana e atyre që u është dhënë Libri pra jush dhe nga paganët. Nëse jeni durimtarë dhe i druani Perëndisë, me të vërtetë, ajo është vendosmëri (e madhe) në vepër.

وَإِذْ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَٰقَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ لَتُبَيِّنُنَّهُۥ لِلنَّاسِ وَلَا تَكْتُمُونَهُۥ فَنَبَذُوهُ وَرَآءَ ظُهُورِهِمْ وَٱشْتَرَوْا۟ بِهِۦ ثَمَنًۭا قَلِيلًۭا ۖ فَبِئْسَ مَا يَشْتَرُونَ ﴿187﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai. Pastaj ata e hodhën pas shpine (premtimin) dhe e ndërruan atë me një vlerë të vogël. Eh, sa këmbim të shëmtuar që bënë ata!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kujtoni kur Allahu mori besën nga ata që u është dhënë Libri se patjetër do t'ua shpjegojnë atë (Librin) njerëzve dhe se nuk do të fshehin asgjë nga ai, por ata e hodhën atë pas shpine dhe e këmbyen me një çmim të pavlerë. Eh, sa këmbim i shëmtuar që është ai!

Efendi Nahi

Kujtoje (o Muhammed!) kohën kur Perëndia mori premtimin nga ata, që u është dhën Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe me siguri nuk do të fshehin asgjë nga ai; e ata pastaj e hodhën pas shpine (nuk vepruan sipas tij) dhe atë (premtimin) e ndërruan për një vlerë të vogël. E, sa këmbim i shëmtuar është ai që bënë ata!

لَا تَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ يَفْرَحُونَ بِمَآ أَتَوا۟ وَّيُحِبُّونَ أَن يُحْمَدُوا۟ بِمَا لَمْ يَفْعَلُوا۟ فَلَا تَحْسَبَنَّهُم بِمَفَازَةٍۢ مِّنَ ٱلْعَذَابِ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ﴿188﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t’i shpëtojnë ndëshkimit; për ata ka ndëshkim të dhembshëm.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kurrsesi mos mendo se ata që gëzohen me punët e tyre (të këqija) dhe dëshirojnë të lëvdohen për punë që nuk i kanë bërë, kurrsesi mos mendo se ata do t'i shpëtojnë ndëshkimit! Ata kanë një dënim të dhembshëm.

Efendi Nahi

Mos i konsidero ata, të cilët gëzohen për ate që kanë punuar (të mshehurit e së vërtetës) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e kanë punuar. Kurrsesi mos mendo se ata do të gjenden në një vend – shpëtimi; se për ata ka ndëshkim të rëndë.

وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌ ﴿189﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe (vetëm) Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Allahut i takon sundimi i qiejve e i Tokës dhe Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Efendi Nahi

Të Perëndisë janë qiejt dhe Toka. Dhe Perëndia është i Gjithëpushtetshëm për çdo gjë.

إِنَّ فِى خَلْقِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱخْتِلَٰفِ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ لَءَايَٰتٍۢ لِّأُو۟لِى ٱلْأَلْبَٰبِ ﴿190﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët,

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në krijimin e qiejve e Tokës dhe në ndërrimin e natës e ditës vërtet ka shenja për mendarët,

Efendi Nahi

Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës (dukjen dhe zgjatjen e tyre), ka argumente për mendarët,

ٱلَّذِينَ يَذْكُرُونَ ٱللَّهَ قِيَٰمًۭا وَقُعُودًۭا وَعَلَىٰ جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِى خَلْقِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَٰذَا بَٰطِلًۭا سُبْحَٰنَكَ فَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ ﴿191﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto, lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

të cilët e përmendin Allahun duke qenë në këmbë, ulur e të shtrirë dhe mendojnë rreth krijimit të qiejve dhe Tokës (duke thënë): "Zoti ynë! Këto nuk i ke krijuar kot, Ti je i Patëmeta! Andaj, na ruaj nga dënimi i Zjarrit!

Efendi Nahi

për ata që e përmendin Perëndinë duke qëndruar në këmbë, dhe ndenjur, shtrirë; dhe që mendojnë në krijimin e qiejve dhe të Tokës. (Dhe thonë): “O Zoti ynë! Nuk i ke krijuar kot këto”, - falenderojmë Ty – dhe ruana nga ndëshkimi i zjarrit.

رَبَّنَآ إِنَّكَ مَن تُدْخِلِ ٱلنَّارَ فَقَدْ أَخْزَيْتَهُۥ ۖ وَمَا لِلظَّٰلِمِينَ مِنْ أَنصَارٍۢ ﴿192﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O Zoti Ynë, cilindo që Ti e fut në zjarr, Ti e ke poshtëruar atë. Dhe për mohuesit nuk do të ketë kurrfarë ndihmuesi.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Zoti ynë! Atë që e fut në Zjarr, vërtet e ke poshtëruar dhe për keqbërësit nuk do të ketë asnjë ndihmës.

Efendi Nahi

O Zoti ynë! Cilindo që Ti e hedhë në zjarr, Ti e ke poshtëruar atë. E, për mohuesit nuk ka kurrfarë ndihmëtari.

رَّبَّنَآ إِنَّنَا سَمِعْنَا مُنَادِيًۭا يُنَادِى لِلْإِيمَٰنِ أَنْ ءَامِنُوا۟ بِرَبِّكُمْ فَـَٔامَنَّا ۚ رَبَّنَا فَٱغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَكَفِّرْ عَنَّا سَيِّـَٔاتِنَا وَتَوَفَّنَا مَعَ ٱلْأَبْرَارِ ﴿193﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O Zoti Ynë! Ne dëgjuam një thirrës që na ftonte në besim: “Besoni Zotin tuaj!” dhe kështu besuam. O Zoti Ynë! Na i fal gjynahet tona, na i shlyej gabimet dhe bëna që të vdesim me të mirët!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës duke ftuar në besim: "Besoni në Zotin tuaj!", sakaq ne besuam. Zoti ynë, na i fal gjynahet, na i shlyej veprat tona të këqija dhe na bëj të vdesim duke qenë prej të mirëve!

Efendi Nahi

O Zoti ynë! Na dëgjuam grishtarin që na grishte në besim: “Besoni Zotin tuaj!” E, besuam. O Zoti ynë! Falna mëkatet tona dhe shkarkona nga gabimet, e pas vdekjes na radhit me të mirët.

رَبَّنَا وَءَاتِنَا مَا وَعَدتَّنَا عَلَىٰ رُسُلِكَ وَلَا تُخْزِنَا يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ ۗ إِنَّكَ لَا تُخْلِفُ ٱلْمِيعَادَ ﴿194﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O Zoti Ynë! Na e jep shpërblimin që na ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na poshtëro në Ditën e Kiametit! Se Ti, me të vërtetë, nuk e shkel premtimin e dhënë!”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Zoti ynë, na e jep atë që na e ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na turpëro në Ditën e Kiametit. Me të vërtetë, Ti nuk e thyen premtimin."

Efendi Nahi

o Zoti ynë! Epna shpërblimin që na ke premtuar me anën e pejgamberëve Tu dhe mos na poshtëro në Ditën e Kijametit! Se, Ti, me të vërtetë, nuk shmangesh nga premtimi i dhënë.

فَٱسْتَجَابَ لَهُمْ رَبُّهُمْ أَنِّى لَآ أُضِيعُ عَمَلَ عَٰمِلٍۢ مِّنكُم مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ ۖ بَعْضُكُم مِّنۢ بَعْضٍۢ ۖ فَٱلَّذِينَ هَاجَرُوا۟ وَأُخْرِجُوا۟ مِن دِيَٰرِهِمْ وَأُوذُوا۟ فِى سَبِيلِى وَقَٰتَلُوا۟ وَقُتِلُوا۟ لَأُكَفِّرَنَّ عَنْهُمْ سَيِّـَٔاتِهِمْ وَلَأُدْخِلَنَّهُمْ جَنَّٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ ثَوَابًۭا مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ عِندَهُۥ حُسْنُ ٱلثَّوَابِ ﴿195﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim). Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vatrat e tyre, u munduan në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, Unë do t’ua mbuloj veprat e këqija dhe do t’i shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Shpërblimi më i mirë është tek Allahu.”

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Zoti iu përgjigj lutjes së tyre (duke thënë): "Unë nuk ia humb mundin askujt nga ju, qoftë mashkull, qoftë femër. Ju jeni njësoj. Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vendet e tyre, u munduan, luftuan dhe u vranë në rrugën Time, do t'ua shlyej të këqijat dhe do t'i fus në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Tek Allahu është shpërblimi i mrekullueshëm."

Efendi Nahi

Dhe Zoti iu përgjegj lutjes së tyre: “Unë, nuk ia humbi mundin asnjë punëtori nga ju, qoftë mashkull apo femër, - ju jeni të gjithë (të barabartë në shpërblim). Atyre që emigruan, dhe u dëbuan nga vatrat e tyre, dhe u munduan në rrugën Time, dhe luftuan e u vranë, Unë me siguri, do t’ua mbuloj veprat e këqija (me falje) dhe do t’i shpie në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, - shpërblim nga Perëndia. E, shpërblimi më i mirë është te Perëndia.

لَا يَغُرَّنَّكَ تَقَلُّبُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فِى ٱلْبِلَٰدِ ﴿196﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga bredhja e jobesimtarëve nëpër botë!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Kurrsesi mos u mashtro nga bredhja e jobesimtarëve nëpër botë,

Efendi Nahi

Le të mos mashtrojë ty qarkullimi i mohuesve qytet në qytet.

مَتَٰعٌۭ قَلِيلٌۭ ثُمَّ مَأْوَىٰهُمْ جَهَنَّمُ ۚ وَبِئْسَ ٱلْمِهَادُ ﴿197﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Kjo mirëqenie është e shkurtër; pastaj, strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

sepse ajo është vetëm një kënaqësi e shkurtër, pastaj strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq që është ai!

Efendi Nahi

Kjo kënaqësi është ë shkurtër; pastaj, strehimi i tyre është skëterra. E sa shtrat i keq është ai vend!

لَٰكِنِ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْا۟ رَبَّهُمْ لَهُمْ جَنَّٰتٌۭ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا نُزُلًۭا مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ ۗ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ خَيْرٌۭ لِّلْأَبْرَارِ ﴿198﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Por, ata që i frikësohen Zotit të tyre do të kenë kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përjetësisht, si dhuratë prej Allahut. Dhe ajo që është tek Allahu, është dhurata më e mirë për besimtarët e vërtetë.

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Ndërkaq, për ata që kanë frikë Allahun ka kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim nga Allahu. Ajo që është tek Allahu për të devotshmit është shumë më e mirë.

Efendi Nahi

Por, për ata që i druajnë Perëndisë, për ata ka kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, në të cilat (kopshtije) do të banojnë përherë, - duke qenë këto dhurata të përgatitura prej Perëndisë, e për besimtarët e vërtetë më e mira dhuratë është ajo që është prej Perëndisë.

وَإِنَّ مِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ لَمَن يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْكُمْ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْهِمْ خَٰشِعِينَ لِلَّهِ لَا يَشْتَرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ ثَمَنًۭا قَلِيلًا ۗ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ ﴿199﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

Midis ithtarëve të Librit, me siguri ka të atillë që e besojnë Allahun dhe atë që ju është shpallur juve, si dhe atë që u është shpallur atyre, duke qenë të përulur para Allahut dhe pa i këmbyer shpalljet e Tij me ndonjë vlerë të paktë. Ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Vërtet, Allahu është i shpejtë në llogari!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Në të vërtetë, prej ithtarëve të Librit ka të atillë që besojnë Allahun, atë që ju është shpallur juve dhe atë që u është shpallur vetë atyre, duke qenë të përulur ndaj Allahut dhe që nuk i këmbejnë ajetet e Allahut me ndonjë çmim të pavlerë. Këta e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Vërtet Allahu është i shpejtë në llogari.

Efendi Nahi

Në mesin e ithtarëve të Librit, me siguri ka të atillë që besojnë Perëndinë dhe ate që u është shpallur juve dhe ate që u është shpallur atyre, janë të përulur Perëndisë, nuk i këmbejnë versetet e Perëndisë me ndonjë vlerë të pakët; ata kanë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Se, Perëndia, me të vërtetë, është llogaritar i shpejtë!

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱصْبِرُوا۟ وَصَابِرُوا۟ وَرَابِطُوا۟ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ﴿200﴾

Albanian Translation - Hassan Nahi

O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!

Albanian Translation - Rowwad Translation Center

O besimtarë! Duroni, jini të durueshëm e të patundur, ruani kufijtë (nga armiku) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!

Efendi Nahi

O besimtarë! – bëhuni të durueshëm dhe të qëndrueshëm (në durim), bëhuni të vendosur (në kufi të armikut), dhe kinie frikë Perëndinë, për ta arritur shpëtimin e dëshiruar.

Quran recitationReady
Open audio