بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓمٓر ۚ تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱلْكِتَٰبِ ۗ وَٱلَّذِىٓ أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ٱلْحَقُّ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤْمِنُونَ ﴿1﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Elif Lâm Mîm Râ’. Këto janë vargjet e Librit (Kuranit)! Ajo që të është shpallur ty (Muhamed) prej Zotit tënd është e Vërteta, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Elif, lam, mim, ra.[1] Këto janë ajetet e Librit. Ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt është e vërteta, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
Efendi Nahi
Elif Lám Mim Râ. Këto janë versetet e Librit (Kur’anit)! E, ajo që të është shpallë ty prej Zotit tënd është e Vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.
ٱللَّهُ ٱلَّذِى رَفَعَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ بِغَيْرِ عَمَدٍۢ تَرَوْنَهَا ۖ ثُمَّ ٱسْتَوَىٰ عَلَى ٱلْعَرْشِ ۖ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ ۖ كُلٌّۭ يَجْرِى لِأَجَلٍۢ مُّسَمًّۭى ۚ يُدَبِّرُ ٱلْأَمْرَ يُفَصِّلُ ٱلْءَايَٰتِ لَعَلَّكُم بِلِقَآءِ رَبِّكُمْ تُوقِنُونَ ﴿2﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Allahu është Ai që qiejt i ka ngritur me shtylla, të cilat nuk mund t’i shihni e më pas është ngritur mbi Fron. Ai ka nënshtruar Diellin dhe Hënën; të gjitha këto rrotullohen për një kohë të caktuar. Ai i drejton të gjitha çështjet dhe i shpjegon në hollësi shpalljet, me qëllim që ju të bindeni se do të takoheni me Zotin tuaj.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Allahu është Ai që ngriti qiejt pa shtylla që mund t'i shihni e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai nënshtroi Diellin dhe Hënën, të cilat lundrojnë për një kohë të caktuar. Ai drejton çështjet dhe i shpjegon hollësisht shenjat, në mënyrë që të bindeni se do ta takoni Zotin tuaj.
Efendi Nahi
Perëndia është ai që qiejt i ka ngritur pa shtylla, e ju i shihni, e ka mbizotëruar Arshin, dhe ka nënshtruarn Diellin dhe Hënën. Të gjitha këto rrotullohen për kohë të caktuar. Ai drejton të gjitha dhe i shpjegon argumentet, dhe për t’u bindur ju që do të takoheni me Zotin tuaj.
وَهُوَ ٱلَّذِى مَدَّ ٱلْأَرْضَ وَجَعَلَ فِيهَا رَوَٰسِىَ وَأَنْهَٰرًۭا ۖ وَمِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ جَعَلَ فِيهَا زَوْجَيْنِ ٱثْنَيْنِ ۖ يُغْشِى ٱلَّيْلَ ٱلنَّهَارَ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يَتَفَكَّرُونَ ﴿3﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Është Ai që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj. Dhe për çdo lloj frute, Ai ka krijuar nga një çift. Ai ka bërë që nata ta mbulojë ditën. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Është Ai që shtriu Tokën dhe krijoi në të male të patundshme e lumenj dhe nga të gjitha frutat krijoi nga dy lloje. Ai e mbulon ditën me natën. Vërtet, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
Efendi Nahi
Ai është, i cili e ka shtrirë Tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj. Dhe nga çdo lloj fruti krijoi çifte nga dy; Ai bëri që nata ta mbulojë ditën. Me të vërtetë, në këto ka dokumente për njerëzit që mendojnë.
وَفِى ٱلْأَرْضِ قِطَعٌۭ مُّتَجَٰوِرَٰتٌۭ وَجَنَّٰتٌۭ مِّنْ أَعْنَٰبٍۢ وَزَرْعٌۭ وَنَخِيلٌۭ صِنْوَانٌۭ وَغَيْرُ صِنْوَانٍۢ يُسْقَىٰ بِمَآءٍۢ وَٰحِدٍۢ وَنُفَضِّلُ بَعْضَهَا عَلَىٰ بَعْضٍۢ فِى ٱلْأُكُلِ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يَعْقِلُونَ ﴿4﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Në Tokë ka vise që janë të lidhura njëri me tjetrin, ka kopshte të mbjella me hardhi, ka ara dhe palma me një pip ose shumë pipa, të cilat ujiten me të njëjtin ujë, por disa nga frutat i bëjmë më të shijshme nga të tjerat. Pa dyshim, në këto ka shenja për njerëzit që kanë mend.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Në Tokë ka ara të ngjitura me njëra-tjetrën dhe kopshte me hardhi, bimë e palma me një kërcell e me disa kërcej, të cilat ujiten me të njëjtin ujë, por disa i bëjmë më të shijshme se të tjerat. Vërtet, në këto ka shenja për njerëzit që kuptojnë.
Efendi Nahi
Në Tokë ka vise që janë të lidhura njëri me tjetrin dhe ka kopshtije të mbjellura me hardhi, dhe ara dhe palme me një pip ose shumë pipa; ujiten me të njëjtin ujë, e disa nga frutet i bëjnë më të shijshme nga të tjerat. Me të vërtetë, në këto ka dokumente për njerëzit që kanë mend.
۞ وَإِن تَعْجَبْ فَعَجَبٌۭ قَوْلُهُمْ أَءِذَا كُنَّا تُرَٰبًا أَءِنَّا لَفِى خَلْقٍۢ جَدِيدٍ ۗ أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِرَبِّهِمْ ۖ وَأُو۟لَٰٓئِكَ ٱلْأَغْلَٰلُ فِىٓ أَعْنَاقِهِمْ ۖ وَأُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ ﴿5﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Nëse ti (Muhamed) çuditesh nga idhujtarët, janë vërtet të çuditshme fjalët e tyre: “Vallë, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi vërtet përsëri?!” Këta janë ata që nuk besojnë në Zotin e tyre dhe në qafat e të cilëve do të ketë vargonj; këta janë banorët e Xhehenemit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Nëse ti çuditesh, atëherë është vërtet e çuditshme thënia e tyre: "A, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi sërish?!" Këta janë ata që e mohojnë Zotin e tyre, të cilët do të kenë pranga në qafë. Këta janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Efendi Nahi
E, nëse çuditesh, pra – çudi janë fjalët e tyre: “A vallë, me të vërtetë pasi të bëhemi tokë, do të krijohemi përsëri?” Ata, nuk besojnë në Zotin e tyre, këta janë ata, në qafat e të cilëve do të ketë pranga; këta janë banorët e xhehennemit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.
وَيَسْتَعْجِلُونَكَ بِٱلسَّيِّئَةِ قَبْلَ ٱلْحَسَنَةِ وَقَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِمُ ٱلْمَثُلَٰتُ ۗ وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو مَغْفِرَةٍۢ لِّلنَّاسِ عَلَىٰ ظُلْمِهِمْ ۖ وَإِنَّ رَبَّكَ لَشَدِيدُ ٱلْعِقَابِ ﴿6﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ata të kërkojnë ty me ngut t’u sjellësh të keqen para së mirës, ndonëse para tyre ka pasur shumë dënime shembullore. Zoti yt është Falës për njerëzit, pavarësisht gjynaheve të tyre, por, në të vërtetë, Zoti yt është edhe i ashpër në dënim.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ata dëshirojnë që t'ua përshpejtosh të keqen para së mirës, edhe pse para tyre pati dënime shembullore. Zoti yt është me të vërtetë Falës ndaj njerëzve, përkundër padrejtësisë së tyre, por Zoti yt është gjithashtu i ashpër në ndëshkim.
Efendi Nahi
Ata e kërkojnë me nguti prej teje të keqen para të mirës, e para tyre ka pasur shumë dënime. Zoti yt është falës për njerëzit përkundër zullumeve të tyre, por Zoti yt, me të vërtetë, është edhe dënues i ashpër.
وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَوْلَآ أُنزِلَ عَلَيْهِ ءَايَةٌۭ مِّن رَّبِّهِۦٓ ۗ إِنَّمَآ أَنتَ مُنذِرٌۭ ۖ وَلِكُلِّ قَوْمٍ هَادٍ ﴿7﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Jobesimtarët thonë: “Sikur t’i ishte dërguar atij[154] një mrekulli nga Zoti i tij?” Në të vërtetë, ti je vetëm paralajmërues. E, për çdo popull ka udhërrëfyes.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ata që nuk besuan thonë: "Sikur t'i zbritej atij një mrekulli nga Zoti i tij!" Në të vërtetë, ti je vetëm paralajmërues. E, për çdo popull kishte udhërrëfyes.
Efendi Nahi
E, mohuesit thonë: “Sikur t’i ishte dërguar atij një mrekulli nga Zoti i tij?” ti je vetëm paralajmërues. E, për çdo popull ka udhërrëfyes (në rrugë të drejtë).
ٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا تَحْمِلُ كُلُّ أُنثَىٰ وَمَا تَغِيضُ ٱلْأَرْحَامُ وَمَا تَزْدَادُ ۖ وَكُلُّ شَىْءٍ عِندَهُۥ بِمِقْدَارٍ ﴿8﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Allahu e di se ç’mbart çdo femër dhe e di sa shkurtohet e sa zgjatet (koha e lindjes). Çdo gjë tek Ai është me masë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Allahu e di se çfarë mbart çdo femër dhe çfarë pakohet e çfarë shtohet në mitra. Çdo gjë tek Ai është në sasi të caktuar.
Efendi Nahi
Perëndia di se ç’mban (në barkun e saj) çdo femër, dhe di se sa shkurtohet dhe sa zgjatet (koha e lindjes). Dhe, çdo gjë tek Ai është me masë.
عَٰلِمُ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ٱلْكَبِيرُ ٱلْمُتَعَالِ ﴿9﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ai i di gjërat e dukshme dhe të padukshme. Ai është i Madhi, i Larti.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
(Ai është) Njohësi i së fshehtës dhe së dukshmes, i Madhi, i Lartësuari!
Efendi Nahi
Ai di gjërat e dukshme dhe të padukshme. Ai është i Madhërueshëm dhe i Lartë.
سَوَآءٌۭ مِّنكُم مَّنْ أَسَرَّ ٱلْقَوْلَ وَمَن جَهَرَ بِهِۦ وَمَنْ هُوَ مُسْتَخْفٍۭ بِٱلَّيْلِ وَسَارِبٌۢ بِٱلنَّهَارِ ﴿10﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
(Për Atë) njëlloj është: si ai prej jush që flet me vete edhe ai që flet me zë të lartë, si ai që fshihet natën edhe ai që ecën ditën.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Është njëlloj (për Të) si ai nga ju që i mban të fshehta fjalët e tij dhe ai që i thotë sheshazi, si ai që fshihet natën dhe ai që del hapur ditën.
Efendi Nahi
Tek Ai, ju jeni të barabartë: qoftë se flisni në vete apo flisni me zë të lartë, si dhe ai që fshihet natën apo ai që ecë ditën.
لَهُۥ مُعَقِّبَٰتٌۭ مِّنۢ بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِۦ يَحْفَظُونَهُۥ مِنْ أَمْرِ ٱللَّهِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُوا۟ مَا بِأَنفُسِهِمْ ۗ وَإِذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِقَوْمٍۢ سُوٓءًۭا فَلَا مَرَدَّ لَهُۥ ۚ وَمَا لَهُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَالٍ ﴿11﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Njeriu ka përcjellës (engjëj), para tij dhe pas tij, që e mbikëqyrin atë me urdhrin e Allahut. Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ai (njeriu) para dhe pas tij ka (melekë) përcjellës që e mbrojnë me urdhrin e Allahut. Në të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në vetvete. E, nëse Allahu ia dëshiron të keqen një populli, ajo nuk mund të sprapset dhe ata nuk kanë mbrojtës përveç Tij.
Efendi Nahi
Njeriu ka përcjellës (engjëj), para tij dhe pas tij, - e mbikëqyrin atë me urdhërin e Perëndisë. Me të vërtetë, Perëndia nuk ua ndryshon atë që kanë nga e mira në të keqe. Kur Ai don ta ndëshkojë një popull, s’ka kurrfarë pengese për te. Dhe ata, përpos Tij (Perëndisë), s’kanë kurrfarë ndihmësi.
هُوَ ٱلَّذِى يُرِيكُمُ ٱلْبَرْقَ خَوْفًۭا وَطَمَعًۭا وَيُنشِئُ ٱلسَّحَابَ ٱلثِّقَالَ ﴿12﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ai jua tregon juve vetëtimën, duke ju bërë të frikësoheni e të shpresoni; është Ai që krijon re të rënda (me shi).
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Është Ai që jua mundëson të shihni vetëtimën, e cila ju ngjall frikë e shpresë, dhe Ai që krijon retë e rënda.
Efendi Nahi
Ai ua dëfton juve vetëtimën, duke u frikësuar dhe shpresuar ju, dhe Ai krijon re të rënda (me shi).
وَيُسَبِّحُ ٱلرَّعْدُ بِحَمْدِهِۦ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ مِنْ خِيفَتِهِۦ وَيُرْسِلُ ٱلصَّوَٰعِقَ فَيُصِيبُ بِهَا مَن يَشَآءُ وَهُمْ يُجَٰدِلُونَ فِى ٱللَّهِ وَهُوَ شَدِيدُ ٱلْمِحَالِ ﴿13﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Bubullima e madhëron Atë me falënderim, por edhe engjëjt, nga frika ndaj Tij; Ai i dërgon rrufetë dhe godet me to kë të dojë; - dhe ata përsëri diskutojnë për Allahun, ndërkohë që Ai është i ashpër në ndëshkime.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Atë e madhërojnë me lavdërim bubullima dhe melekët nga frika ndaj Tij. Ai dërgon rrufetë, me të cilat godet kë të dojë. Megjithatë, ata grinden për Allahun, ndërkohë që Ai është ndëshkues i ashpër.
Efendi Nahi
Edhe bubullima e falenderon Ate (Perëndinë), por edhe engjëjt, nga droja ndaj Tij; Ai dërgon rrëfetë dhe godet me ato kë të dojë; - dhe ata përsëri diskutojnë për Perëndinë, e Ai është i ashpër në ndëshkime.
لَهُۥ دَعْوَةُ ٱلْحَقِّ ۖ وَٱلَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسْتَجِيبُونَ لَهُم بِشَىْءٍ إِلَّا كَبَٰسِطِ كَفَّيْهِ إِلَى ٱلْمَآءِ لِيَبْلُغَ فَاهُ وَمَا هُوَ بِبَٰلِغِهِۦ ۚ وَمَا دُعَآءُ ٱلْكَٰفِرِينَ إِلَّا فِى ضَلَٰلٍۢ ﴿14﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Vetëm për Atë është lutja e vërtetë! Kurse idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten në vend të Allahut, nuk u përgjigjen lutjeve të tyre aspak. Rasti i tyre është si rasti i atij që i zgjat duart tek uji, për t’i ardhur te goja, por ai kurrsesi nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është e kotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Atij i takon lutja e vërtetë. Ndërkaq, ata (idhujt) që i lusin në vend të Tij nuk mund t'u përgjigjen aspak atyre (që u luten), si puna e atij që shtrin duart tek uji që t'i vijë në gojë (vetvetiu), por ai nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është krejt e kotë.
Efendi Nahi
Vetëm për Te është lutja e vërtetë! E, ata (mohuesit) që i luten tjetërkujt – përpos Perëndisë, nuk u përgjigjet atyre me kurrgjë, ashtu sikundër ai që i zgjatë dy duart tek uji (pranë pusit), për t’i ardhur te goja; por, ai, kurrsesi nuk i vjen. Lutja e mohuesve është e kotë.
وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَن فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ طَوْعًۭا وَكَرْهًۭا وَظِلَٰلُهُم بِٱلْغُدُوِّ وَٱلْءَاصَالِ ۩ ﴿15﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Allahut i përulet në sexhde gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir, si dhe hijet e tyre i përulen në mëngjes dhe në mbrëmje.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Allahut i bien në sexhde gjithë ata që janë në qiej e në Tokë, me ose pa dëshirë, bashkë me hijet e tyre, në mëngjes e në mbrëmje.
Efendi Nahi
Perëndisë i bëjnë sexhde të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, dashtë e padashtë, si dhe hijet e tyre (bëjnë sexhde), në mëngjes dhe në mbrëmje.
قُلْ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ قُلِ ٱللَّهُ ۚ قُلْ أَفَٱتَّخَذْتُم مِّن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءَ لَا يَمْلِكُونَ لِأَنفُسِهِمْ نَفْعًۭا وَلَا ضَرًّۭا ۚ قُلْ هَلْ يَسْتَوِى ٱلْأَعْمَىٰ وَٱلْبَصِيرُ أَمْ هَلْ تَسْتَوِى ٱلظُّلُمَٰتُ وَٱلنُّورُ ۗ أَمْ جَعَلُوا۟ لِلَّهِ شُرَكَآءَ خَلَقُوا۟ كَخَلْقِهِۦ فَتَشَٰبَهَ ٱلْخَلْقُ عَلَيْهِمْ ۚ قُلِ ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍۢ وَهُوَ ٱلْوَٰحِدُ ٱلْقَهَّٰرُ ﴿16﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?” dhe përgjigju: “Allahu!” Thuaj: “A mos vallë, ju zgjidhni për mbrojtës në vend të Tij, ata që nuk mund t’i sjellin vetes as dobi, as dëm?” Thuaj: “A janë të njëjtë i verbri dhe ai që sheh? Ose a janë njësoj terri dhe drita? Apo ata (idhujtarët) i veshin Allahut ortakë, të cilët krijojnë siç krijon Ai, kështu që krijimi u ngjan i njëjtë atyre (idhujtarëve)?!” Thuaj: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari”.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Thuaju: "Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?" Përgjigju: "Allahu!" Thuaju: "E si mund të merrni mbrojtës përveç Tij, që nuk mund t'i sjellin vetes as dobi e as dëm?!" Thuaju: "A është njësoj i verbri me atë që sheh? Ose, a mund të barazohen errësirat me dritën, apo i kanë veshur Allahut ortakë, që kanë krijuar sikurse Ai e u është ngatërruar krijimi?!" Thuaju: "Allahu është Krijuesi i gjithçkaje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari i Pamposhtur."
Efendi Nahi
Thuaj: “Kush është Zoti i qiellërave dhe i Tokës?” – dhe përgjigju: “Perëndia!” Thuaj: “A mos vallë, i merrni ju, përveç Tij, për miq, ata që vetes nuk mund t’i sjellin as dobi as dëm?” Thuaj: A janë të njëjtë i verbëti dhe ai që sheh, ose, a janë të njëjtë errësirat dhe drita, ose, mos vallë, ata që i kanë bërë shok Perëndisë, a kanë krijuar siç ka krijuar Ai, e që t’ju bëhen krijesat e ngjashme atyre?” Thuaj: “Perëndia, është krijues i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi dhe Triumfues”.
أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَسَالَتْ أَوْدِيَةٌۢ بِقَدَرِهَا فَٱحْتَمَلَ ٱلسَّيْلُ زَبَدًۭا رَّابِيًۭا ۚ وَمِمَّا يُوقِدُونَ عَلَيْهِ فِى ٱلنَّارِ ٱبْتِغَآءَ حِلْيَةٍ أَوْ مَتَٰعٍۢ زَبَدٌۭ مِّثْلُهُۥ ۚ كَذَٰلِكَ يَضْرِبُ ٱللَّهُ ٱلْحَقَّ وَٱلْبَٰطِلَ ۚ فَأَمَّا ٱلزَّبَدُ فَيَذْهَبُ جُفَآءًۭ ۖ وَأَمَّا مَا يَنفَعُ ٱلنَّاسَ فَيَمْكُثُ فِى ٱلْأَرْضِ ۚ كَذَٰلِكَ يَضْرِبُ ٱللَّهُ ٱلْأَمْثَالَ ﴿17﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ai e zbret shiun nga qielli, prandaj rrjedhin lumenjtë me masë dhe rrjedha bart mbeturinat mbi sipërfaqen e ujit. Edhe zgjyra, kur e shkrijnë njerëzit në zjarr që të bëjnë stoli ose vegla, është mbeturinë, si ajo. Kështu, Allahu jep shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës: Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ai sjell shi nga qielli, nëpërmjet të cilit rrjedhin lumenjtë me masë, ndërkohë që rrjedha mbart mbeturinat mbi sipërfaqe. Por, edhe nga ato (metale të çmuara) që i shkrijnë në zjarr për të bërë stoli ose vegla dalin mbeturina të ngjashme. Kështu e sjell Allahu shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës. Sa u përket mbeturinave, ato hidhen, ndërsa ajo që është e dobishme për njerëzit mbetet në tokë. Kështu i sqaron Allahu shembujt.
Efendi Nahi
Ai lëshon shiun nga qielli, andaj rrjedhin lumenjtë me masë (të caktuar), dhe vala i bartë mbeturinat mbi sipërfaqe të ujit. Edhe atë që e shkrijnë njerëzit në zjarr, me qëllim që të përfitojnë stoli ose vegla, është mbeturinë (e pavlefshme), si ajo (në sipërfaqe të ujit). Kështu, Perëndia, jep shembullin e së vërtetës dhe të pavërtetës: Mbeturinat hudhën, e ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Perëndia u shpjegon shembujt.
لِلَّذِينَ ٱسْتَجَابُوا۟ لِرَبِّهِمُ ٱلْحُسْنَىٰ ۚ وَٱلَّذِينَ لَمْ يَسْتَجِيبُوا۟ لَهُۥ لَوْ أَنَّ لَهُم مَّا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًۭا وَمِثْلَهُۥ مَعَهُۥ لَٱفْتَدَوْا۟ بِهِۦٓ ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ سُوٓءُ ٱلْحِسَابِ وَمَأْوَىٰهُمْ جَهَنَّمُ ۖ وَبِئْسَ ٱلْمِهَادُ ﴿18﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre, është përgatitur e mira e madhe. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen Atij - sikur të ishte e tyre gjithçka që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, ata do ta sakrifikonin atë (për të shpëtuar). Njerëzve të tillë u është përgatitur llogari e rëndë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i shëmtuar që është ai!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Atyre që iu përgjigjën Zotit të tyre u takon e mira (Xheneti), ndërsa ata që nuk i binden Atij, sikur të kishin gjithë pasurinë që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, do ta jepnin si shkëmbesë (për t'u liruar nga dënimi). Për ta do të ketë llogari të rëndë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq që është ai!
Efendi Nahi
Për ata që i gjegjen Zotit të tyre, i gjen e mira e madhe, e ata që nuk i gjegjen Atij – sikur të ishte e tyre e gjithë ç’ka në Tokë, dhe edhe aq (më tepër), ata do ta sakrifikonin atë (për të shpëtuar). Të atillëve, u është përgatitur llogari e rëndë; e strehimi i tyre është xhehennemi. E, sa shtrat i shëmtuar që është ai!
۞ أَفَمَن يَعْلَمُ أَنَّمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ٱلْحَقُّ كَمَنْ هُوَ أَعْمَىٰٓ ۚ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُو۟لُوا۟ ٱلْأَلْبَٰبِ ﴿19﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Vallë, ai që di se ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt është e vërteta, a është njësoj me atë që është i verbër (ndaj këtij fakti)? Vetëm njerëzit që kuptojnë ia vënë veshin kësaj.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
A mund të jetë ai që e di se ajo që të është shpallur nga Zoti yt është e vërtetë njësoj me atë që është i verbër?! Në të vërtetë, mësim marrin vetëm mendarët,
Efendi Nahi
A mos vallë, ai që di se e vërteta që të është shpallë ty nga Zoti yt është njësoj sikur ai që është i verbër? Vetëm të mençurit mendojnë:
ٱلَّذِينَ يُوفُونَ بِعَهْدِ ٱللَّهِ وَلَا يَنقُضُونَ ٱلْمِيثَٰقَ ﴿20﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Këta janë ata që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin;
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
të cilët e mbajnë premtimin dhënë Allahut dhe nuk e shkelin besën,
Efendi Nahi
Ata që kryejnë obligimin ndaj Perëndisë dhe nuk e prishin premtimin;
وَٱلَّذِينَ يَصِلُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ وَيَخَافُونَ سُوٓءَ ٱلْحِسَابِ ﴿21﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
dhe ata që mbajnë lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të mbahen, që kanë frikë Zotin e tyre e i frikësohen llogarisë së rëndë;
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
i mbajnë lidhjet të cilat Allahu ka urdhëruar të ruhen, kanë frikë Zotin e tyre dhe i frikësohen llogarisë së rëndë,
Efendi Nahi
dhe ata që ruajnë atë që ka urdhëruar Perëndia që të ruhet dhe i druajnë Zotit të tyre, dhe i frikohen llogarisë së rëndë;
وَٱلَّذِينَ صَبَرُوا۟ ٱبْتِغَآءَ وَجْهِ رَبِّهِمْ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنفَقُوا۟ مِمَّا رَزَقْنَٰهُمْ سِرًّۭا وَعَلَانِيَةًۭ وَيَدْرَءُونَ بِٱلْحَسَنَةِ ٱلسَّيِّئَةَ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ عُقْبَى ٱلدَّارِ ﴿22﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne dhe, që të keqen, e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit:
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
si dhe bëjnë durim, duke kërkuar kënaqësinë e Zotit të tyre, e falin namazin, japin fshehurazi e haptazi nga ajo që u kemi dhënë dhe të keqen e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon fundi i mirë,
Efendi Nahi
dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, dhe që falin namazin, dhe nga ajo që ua kemi dhënë Ne – ndajnë (japin) fshehurazi dhe haptazi, dhe kthejnë të keqen me të mirë – për ta ka përfundim të mirë,
جَنَّٰتُ عَدْنٍۢ يَدْخُلُونَهَا وَمَن صَلَحَ مِنْ ءَابَآئِهِمْ وَأَزْوَٰجِهِمْ وَذُرِّيَّٰتِهِمْ ۖ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ يَدْخُلُونَ عَلَيْهِم مِّن كُلِّ بَابٍۢ ﴿23﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata dhe besimtarët e ndershëm prej prindërve të tyre, grave dhe pasardhësve të tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit)
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Xhenetet e Përjetësisë, ku do të hyjnë këta dhe ata që besuan prej baballarëve, grave dhe pasardhësve të tyre. Ndërkaq, melekët do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e do t'u thonë):
Efendi Nahi
Xhenneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata, dhe prindërit e tyre, dhe gratë e tyre, dhe pasardhësit e tyre – ata ë kanë qenë të mirë (që kanë besuar), e engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë:
سَلَٰمٌ عَلَيْكُم بِمَا صَبَرْتُمْ ۚ فَنِعْمَ عُقْبَى ٱلدَّارِ ﴿24﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
(e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
"Paqja qoftë mbi ju, që u treguat të durueshëm!" Sa përfundim i shkëlqyer që është ky!
Efendi Nahi
(e ju thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, meqë keni duruar, e sa përfundim i bukur që është ky!”
وَٱلَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهْدَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعْدِ مِيثَٰقِهِۦ وَيَقْطَعُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيُفْسِدُونَ فِى ٱلْأَرْضِ ۙ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱللَّعْنَةُ وَلَهُمْ سُوٓءُ ٱلدَّارِ ﴿25﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Sa për ata që shkelin besëlidhjen me Allahun, pasi janë zotuar për atë e, që këpusin lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të ruhen dhe bëjnë çrregullime në Tokë - mbi ta rëndon mallkimi dhe përfundimi i keq!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ndërkaq, sa për ata që thyejnë besën e Allahut, pasi e patën dhënë dhe i shkëpusin lidhjet të cilat Allahu ka urdhëruar të ruhen, si dhe bëjnë çrregullime në Tokë, për ta është mallkimi dhe përfundimi i keq.
Efendi Nahi
E, ata që prishin obligimin ndaj Perëndisë, pasi që janë zotuar për atë, e që këputin atë që ka urdhëruar Perëndia të ruhet, dhe bëjnë çrregullime në Tokë – për ata ka mallkim dhe përfundim të keq!
ٱللَّهُ يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقْدِرُ ۚ وَفَرِحُوا۟ بِٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَمَا ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا فِى ٱلْءَاخِرَةِ إِلَّا مَتَٰعٌۭ ﴿26﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Allahu ia shton furnizimin kujt të dojë dhe ia pakëson kujt të dojë. Jobesimtarët i gëzohen jetës së kësaj bote, por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është vetëm kënaqësi kalimtare.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Allahu ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë. Ndërkohë, ata gëzohen me jetën e kësaj bote, ndonëse jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është vetëm kënaqësi kalimtare.
Efendi Nahi
Perëndia ia zgjëron furnizimin kujt të dojë dhe ia pakson. Ata i gëzohen jetës së kësaj bote, por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër, është vetëm kënaqësi transite (e përkohshme).
وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَوْلَآ أُنزِلَ عَلَيْهِ ءَايَةٌۭ مِّن رَّبِّهِۦ ۗ قُلْ إِنَّ ٱللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِىٓ إِلَيْهِ مَنْ أَنَابَ ﴿27﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Jobesimtarët thonë: “Pse nuk i dërgohet atij (Muhamedit a.s.) një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Me të vërtetë, Allahu shpie në humbje ata që Ai do, ndërsa udhëzon në rrugë të drejtë ata që kthehen tek Ai,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
E, ata që nuk besuan, thonë: "Sikur t'i zbritej atij një mrekulli nga Zoti i tij!" Thuaju: “Allahu e humb atë që do dhe udhëzon në rrugën e Tij ata që kthehen të penduar tek Ai,
Efendi Nahi
Mohuesit thonë: “Sikur t’i ishte dërguar atij një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Me të vërtetë, Perëndia e shpie në humbje atë që don (meqë është zhytur në të keqe), ndërsa e udhëzon në rrugë të drejtë atë që kthehet tek Ai,
ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ ٱللَّهِ ۗ أَلَا بِذِكْرِ ٱللَّهِ تَطْمَئِنُّ ٱلْقُلُوبُ ﴿28﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
të cilët besojnë dhe zemrat e të cilëve qetësohen me përmendjen e Allahut, sepse njëmend me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat!"
Efendi Nahi
ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Perëndia, qetësohen – e, me të vërtetë, kur të përmendet Perëndia, zemrat qetësohen!
ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ طُوبَىٰ لَهُمْ وَحُسْنُ مَـَٔابٍۢ ﴿29﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ka çdo mirësi dhe vendbanim të mrekullueshëm!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira do të kenë jetë të lumtur dhe vendkthim të shkëlqyeshëm (në Xhenet).
Efendi Nahi
Ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, të lumtë ata; për ta ka vendbanim të mrekullueshëm!
كَذَٰلِكَ أَرْسَلْنَٰكَ فِىٓ أُمَّةٍۢ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهَآ أُمَمٌۭ لِّتَتْلُوَا۟ عَلَيْهِمُ ٱلَّذِىٓ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ وَهُمْ يَكْفُرُونَ بِٱلرَّحْمَٰنِ ۚ قُلْ هُوَ رَبِّى لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ مَتَابِ ﴿30﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Dhe, kështu Ne të dërguam ty tek një popull, para të cilit kanë kaluar shumë popuj, që ti t’u lexosh atyre shpalljen që të kemi dhënë, sepse ata nuk e besojnë të Gjithëmëshirshmin. Thuaj: “Ai është Zoti im, s’ka zot tjetër përveç Tij; tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem”!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Kështu, Ne të kemi dërguar ty te një popull, para të cilit kanë kaluar (shumë) popuj, që t'ua lexosh atë që ta kemi shpallur, por ata mohojnë të Gjithëmëshirshmin. Thuaj: "Ai është Zoti im. S'ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Atij i mbështetem dhe tek Ai pendohem."
Efendi Nahi
Dhe, kështu të dërguam Ne ty te një popull, para të cilit kanë kaluar shumë popuj, që t’jua lexosh ti atyre, atë që ta kemi shpallur Na ty, sepse ata nuk besojën në Mëshiruesin (Perëndinë). Thuaj: “Ai (Mëshiruesi) është Zoti im, s’ka zot tjetër përveç Tij, tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem!”
وَلَوْ أَنَّ قُرْءَانًۭا سُيِّرَتْ بِهِ ٱلْجِبَالُ أَوْ قُطِّعَتْ بِهِ ٱلْأَرْضُ أَوْ كُلِّمَ بِهِ ٱلْمَوْتَىٰ ۗ بَل لِّلَّهِ ٱلْأَمْرُ جَمِيعًا ۗ أَفَلَمْ يَا۟يْـَٔسِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَن لَّوْ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَهَدَى ٱلنَّاسَ جَمِيعًۭا ۗ وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ تُصِيبُهُم بِمَا صَنَعُوا۟ قَارِعَةٌ أَوْ تَحُلُّ قَرِيبًۭا مِّن دَارِهِمْ حَتَّىٰ يَأْتِىَ وَعْدُ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخْلِفُ ٱلْمِيعَادَ ﴿31﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
(Idhujtarët e Mekës thonë:) Sikur të kishte një Kuran me të cilin të lëviznin malet ose të copëtohej toka, ose të flisnin të vdekurit (që të besojmë Muhamedin)? Jo, e gjithë çështja[155] i takon (vetëm) Allahut. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë se sikur të donte Allahu, do t’i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim)?! Kurse, jobesimtarët (e Mekës), për atë që kanë bërë, vazhdon t’i godasë shkatërrimi apo të bjerë pranë shtëpive të tyre, derisa të kryhet premtimi i Allahut[156]. Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Edhe sikur të kishte një Kuran përmes të cilit do të lëviznin malet ose do të çahej Toka, ose do t'u flitej të vdekurve (do të ishte ky Kuran)! Jo, por tërë çështja i takon Allahut. A nuk e dinë ata që besuan se, sikur të donte Allahu, do t'i udhëzonte të gjithë njerëzit? Fatkeqësia do të vazhdojë t'i godasë ata që nuk besojnë për shkak të asaj që kanë bërë ose do të ndodhë pranë vendbanimeve të tyre derisa të vijë premtimi i Allahut. E, pa dyshim se Allahu nuk e thyen premtimin.
Efendi Nahi
Sikur me ndonjë Kur’an të lëviznin malet ose me të – të copëtohet toka ose me të – të flisnin të vdekurit (të ngjalleshin, atëherë, edhe me këtë Kur’an do të bëheshin këto). Por, të gjitha i takojnë Perëndisë. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë që – sikur të donte Perëndia do t’i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim). Kurse, mohuesit për atë që kanë punuar, do të vazhdonte t’i godasë fatkeqësia, ose ajo (fatkeqësia) do të ngjajë pranë shtëpive të tyre, - përderisa të realizohet premtimi i Perëndisë (atëherë zhdukën tërësisht). Perëndia, me siguri, e realizon premtimin.
وَلَقَدِ ٱسْتُهْزِئَ بِرُسُلٍۢ مِّن قَبْلِكَ فَأَمْلَيْتُ لِلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ثُمَّ أَخَذْتُهُمْ ۖ فَكَيْفَ كَانَ عِقَابِ ﴿32﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Edhe para teje janë tallur me të dërguar, andaj Unë u kam dhënë afat atyre që kanë mohuar e pastaj i kam ndëshkuar; eh si ka qenë dënimi Im!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Edhe para teje i kanë tallur të dërguarit, por Unë u dhashë afat atyre që nuk besuan e më pas i kapa me ndëshkim. Ah, si ishte dënimi Im!
Efendi Nahi
Edhe para teje, janë tallë me pejgamberë, andaj Unë u kam dhënë afat atyre që kanë mohuar, e pastaj i kam ndëshkuar, e çfarë ka qenë dënimi Im!
أَفَمَنْ هُوَ قَآئِمٌ عَلَىٰ كُلِّ نَفْسٍۭ بِمَا كَسَبَتْ ۗ وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ شُرَكَآءَ قُلْ سَمُّوهُمْ ۚ أَمْ تُنَبِّـُٔونَهُۥ بِمَا لَا يَعْلَمُ فِى ٱلْأَرْضِ أَم بِظَٰهِرٍۢ مِّنَ ٱلْقَوْلِ ۗ بَلْ زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مَكْرُهُمْ وَصُدُّوا۟ عَنِ ٱلسَّبِيلِ ۗ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنْ هَادٍۢ ﴿33﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Vallë, Ai që është mbikëqyrës për çdokënd se çfarë punon, a është njësoj si idhujt që s’dëgjojnë e s’shohin gjë?! E megjithatë ata i shoqërojnë Allahut zota të rremë (në adhurim)? Thuaj: “Më tregoni emrat e atyre (idhujve që ia bëni shok Allahut)!” Apo ju po e njoftoni Atë për ndonjë gjë që Ai nuk e di në tokë apo thoni vetëm fjalë boshe? Jo, por jobesimtarëve dinakëritë e veta u duken të hijshme; ata janë larguar nga rruga e drejtë. Për atë që Allahu e shpie në humbje, s’ka udhërrëfyes.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
A mund të jetë Ai që është mbikëqyrës i punës së gjithsecilit (njësoj me idhujt që nuk janë të këtillë)?! Megjithatë, ata i veshin Allahut ortakë. Thuaju: "Tregoni emrat e tyre! Apo mos doni t'i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në Tokë apo po thoni gjepura? Përkundrazi, atyre që nuk besuan u janë hijeshuar dredhitë e tyre dhe janë shmangur nga rruga e drejtë. E, atë që e humb Allahu, s'ka kush që mund ta udhëzojë.
Efendi Nahi
A mos vallë, Atij që është mbikëqyrës për çdokënd – çka punon, mund t’i bëhet shok – ai që nuk di asgjë, (siç konsiderojnë mohuesit)? Ose ju doni ta lajmëroni Ate, për atë çka nuk di Ai (Perëndia) në Tokë, (kurse Ai di edhe për më të voglën imtësi), ose (po i emroni ju ata) me fjalë boshe? Jo, por mohuesve dinakëritë e veta i hijeshohen dhe ata janë larguar nga rruga e drejtë, e kë e shmangë Perëndia, për te s’ka udhërrëfyes.
لَّهُمْ عَذَابٌۭ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَلَعَذَابُ ٱلْءَاخِرَةِ أَشَقُّ ۖ وَمَا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن وَاقٍۢ ﴿34﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Për ata ka dënim në këtë jetë, por dënimi në jetën tjetër, me siguri, është edhe më i ashpër; për ata s’ka mbrojtës nga dënimi i Allahut.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Për ta ka dënim në këtë jetë, por dënimi i botës tjetër është më i rëndë dhe askush s'mund t'i mbrojë ata nga Allahu.
Efendi Nahi
Për ta ka dënim në këtë jetë, por dënimi në jetën tjetër, me siguri, është edhe më i ashpër, dhe për ta, s’ka mbrojtës nga dënimi i Perëndisë.
۞ مَّثَلُ ٱلْجَنَّةِ ٱلَّتِى وُعِدَ ٱلْمُتَّقُونَ ۖ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ ۖ أُكُلُهَا دَآئِمٌۭ وَظِلُّهَا ۚ تِلْكَ عُقْبَى ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوا۟ ۖ وَّعُقْبَى ٱلْكَٰفِرِينَ ٱلنَّارُ ﴿35﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Xheneti që u është premtuar besimtarëve është i tillë që, nëpër të rrjedhin lumenj; frutat dhe freskia e tij janë të përhershme. Ky është fundi i besimtarëve, kurse fundi i jobesimtarëve është zjarri.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Xheneti që iu premtua të ruajturve është si vijon: nëpër të rrjedhin lumenj, frutat e tij janë të përhershëm, e edhe hija e tij. Ky është fundi i atyre që u ruajtën, kurse fundi i jobesimtarëve është Zjarri.
Efendi Nahi
Xhenneti i tillë, që u është premtuar muslimanëve: ka (kopshtije) nëpër të cilat rrjedhin lumenj, frutet e kopshtit janë të përhershme, si dhe freskia e tij. Ky është mbarimi (epilogu) i besimtarëve, kurse fundi i mohuesve është zjarri.
وَٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَٰهُمُ ٱلْكِتَٰبَ يَفْرَحُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ ۖ وَمِنَ ٱلْأَحْزَابِ مَن يُنكِرُ بَعْضَهُۥ ۚ قُلْ إِنَّمَآ أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ ٱللَّهَ وَلَآ أُشْرِكَ بِهِۦٓ ۚ إِلَيْهِ أَدْعُوا۟ وَإِلَيْهِ مَـَٔابِ ﴿36﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ata, të cilëve ua kemi zbritur Librin, gëzohen për atë që të kemi shpallur ty. Dhe ka disa prej grupeve që mohojnë diçka prej tij. Thuaj: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Allahun dhe që të mos i shoqëroj Atij asgjë (në adhurim). Vetëm Atij i lutem dhe vetëm tek Ai kthehem”.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ata të cilëve ua kemi dhënë Librin gëzohen me atë që të është shpallur ty. Prej grupeve ka të atillë që mohojnë një pjesë të tij. Thuaj: "Në të vërtetë, unë jam urdhëruar që ta adhuroj Allahun dhe të mos i shoqëroj asgjë në adhurim. Për tek Ai thërras dhe tek Ai është kthimi im.
Efendi Nahi
E, atyre që ua kemi zbritur Librin, ata gëzohen për atë që të kemi shpallë ty. Dhe (ka) disa prej grupeve që mohojnë diçka prej tij (Kur’anit). Thuaj: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Perëndinë dhe që mos t’i bëj shok Atij. Vetëm Atij i lutëm dhe vetëm tek Ai kthehem.
وَكَذَٰلِكَ أَنزَلْنَٰهُ حُكْمًا عَرَبِيًّۭا ۚ وَلَئِنِ ٱتَّبَعْتَ أَهْوَآءَهُم بَعْدَمَا جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ مَا لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن وَلِىٍّۢ وَلَا وَاقٍۢ ﴿37﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ja, kështu, Ne e kemi zbritur (Kuranin) në gjuhën arabe (për të qenë) si gjykim (për njerëzit). Por, nëse ti ndjek dëshirat e tyre, pas dijes që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmës, as mbrojtës prej Zotit.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Kështu Ne e zbritëm atë (Kuranin) në gjuhën arabe si gjykues. E, nëse do të ndiqje dëshirat e tyre, edhe pas dijes që të ka ardhur, atëherë nuk do të kishe para Allahut as ndihmës e as mbrojtës.
Efendi Nahi
Ja, kështu, Na e kemi zbritur Kur’anin – ligj (të mençurisë së shprehur) në gjunë arabe. E, nëse ti ndjekë dëshirat e tyre, pas njohurisë që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmës as mbrojtës prej (dënimit të) Zotit.
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًۭا مِّن قَبْلِكَ وَجَعَلْنَا لَهُمْ أَزْوَٰجًۭا وَذُرِّيَّةًۭ ۚ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأْتِىَ بِـَٔايَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۗ لِكُلِّ أَجَلٍۢ كِتَابٌۭ ﴿38﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë gra dhe pasardhës. Asnjë i dërguar nuk ka sjellë me vete asnjë mrekulli, përveçse me lejen e Allahut. Çdo periudhë e kohës ka librin e vet (ku është shënuar caku i saj).
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Në të vërtetë, Ne kemi çuar edhe të dërguar para teje dhe u kemi dhënë gra e pasardhës. Asnjë i dërguar nuk mund të sjellë mrekulli, përveçse me lejen e Allahut. Çdo vendim ka kohën e caktuar.
Efendi Nahi
Na, me të vërtetë, edhe para teje kemi dërguar pejgamberë dhe u kemi dhënë gra dhe pasardhës. Asnjë pejgamber nuk ka sjellë me vete asnjë mrekulli, përveç me lejen e Perëndisë. Çdo periudhë e kohës ka dispozita ligjore.
يَمْحُوا۟ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ وَيُثْبِتُ ۖ وَعِندَهُۥٓ أُمُّ ٱلْكِتَٰبِ ﴿39﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Allahu fshin çfarë të dojë e ngulit çfarë të dojë (në këtë libër); dhe tek Ai është Libri amëz.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Allahu shlyen dhe lë çfarë të dojë e tek Ai është Libri amë.
Efendi Nahi
Perëndia shlyen çka të dojë e themelon çka të dojë; dhe tek Ai është Libri kryesor.
وَإِن مَّا نُرِيَنَّكَ بَعْضَ ٱلَّذِى نَعِدُهُمْ أَوْ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِنَّمَا عَلَيْكَ ٱلْبَلَٰغُ وَعَلَيْنَا ٱلْحِسَابُ ﴿40﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Edhe nëse Ne të tregojmë ty nga dënimi që u kemi premtuar atyre apo ta marrim shpirtin më parë, detyra jote është të kumtosh Shpalljen, se llogaria është te Ne.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Pavarësisht nëse të tregojmë diçka nga ajo me të cilën i kemi kërcënuar apo ta marrim shpirtin (para se t'i dënojmë), detyrë jotja është t'ua kumtosh atyre, ndërsa detyrë Jona është t'i marrim në llogari.
Efendi Nahi
Qoftë të të tregojmë Na ty, nga ajo që u kemi premtuar atyre, ose ta marrim shpirtin Na ty, ti je i obliguar vetëm ta shpallish (profetninë tënde e jo dënimin e tyre), se llogaria është te Ne.
أَوَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّا نَأْتِى ٱلْأَرْضَ نَنقُصُهَا مِنْ أَطْرَافِهَا ۚ وَٱللَّهُ يَحْكُمُ لَا مُعَقِّبَ لِحُكْمِهِۦ ۚ وَهُوَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ ﴿41﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
A nuk e shohin ata se Ne po ua zvogëlojmë tokën[157] nga skajet e saj? Allahu gjykon, dhe askush nuk mund ta thyejë gjykimin e Tij; Ai është i shpejtë në llogari.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
A nuk e shohin ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj?[2] Allahu është i Vetmi që gjykon dhe askush s'mund ta ndryshojë gjykimin e Tij. Ai është i shpejtë në llogari.
Efendi Nahi
A nuk po shohin ata, që Ne po ua shkatërrojmë tokën (mohuesve), duke i zvogluar skajet e saj. Perëndia gjykon, dhe s’ka askush që mund ta thyejë gjykimin e Tij dhe Ai është llogaritës i shpejtë.
وَقَدْ مَكَرَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَلِلَّهِ ٱلْمَكْرُ جَمِيعًۭا ۖ يَعْلَمُ مَا تَكْسِبُ كُلُّ نَفْسٍۢ ۗ وَسَيَعْلَمُ ٱلْكُفَّٰرُ لِمَنْ عُقْبَى ٱلدَّارِ ﴿42﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Dredhi kanë bërë edhe ata që kanë qenë para tyre, por Allahu është zotërues i të gjitha dredhive. Ai e di çfarë fiton çdo njeri dhe mohuesit do ta dinë se për kë do të jetë përfundimi më i mirë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Edhe ata që ishin para tyre bënin kurthe, por Allahu i zotëron të gjitha kurthet. Ai e di se çfarë bën çdo njeri, ndërsa jobesimtarët do ta kuptojnë se për kë do të jetë fundi i mirë.
Efendi Nahi
Dredhi kanë bërë edhe ata që kanë qenë para tyre, e Perëndia është zotërues i të gjitha dredhive. Ai di çka punon çdokush dhe mohuesit do ta dinë se për kë do të jetë përfundimi më i mirë.
وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَسْتَ مُرْسَلًۭا ۚ قُلْ كَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدًۢا بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ وَمَنْ عِندَهُۥ عِلْمُ ٱلْكِتَٰبِ ﴿43﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Jobesimtarët thonë: “Ti nuk je i dërguar!” Thuaju (o Muhamed!): “Mjafton Allahu për dëshmitar midis meje dhe jush dhe ata që kanë dijeni për Librin (besimtarët çifutë dhe të krishterë të asaj kohe).”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ata që nuk besuan thonë: "Ti nuk je i dërguar." Thuaju: "Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje e jush dhe ai që ka njohuri për Librin."
Efendi Nahi
Mohuesit thonë: “Ti nuk je pejgamber!” Thuaj (o Muhammed!): “Mjafton Perëndia për dëshmitar në mes meje dhe jush, dhe Ai që e di Librin”.