Skip to content
Text size 100%
Translation comparison

Compare As-Saffat Quran translations

Compare up to three verified translation editions verse by verse, including editions in two different languages.

Albanian editions (choose up to 3)

Changing languages or editions keeps the current surah and verse.

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفًّۭا ﴿1﴾

Feti Mehdiu

Pasha të radhiturat që në radhë qëndrojnë,

فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجْرًۭا ﴿2﴾

Feti Mehdiu

Edhe ato që me ngulm pengojnë,

فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكْرًا ﴿3﴾

Feti Mehdiu

Edhe ato që Kur’an lexojnë,

إِنَّ إِلَٰهَكُمْ لَوَٰحِدٌۭ ﴿4﴾

Feti Mehdiu

Zoti juaj është, me të vërtetë, vetëm Një,

رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَرَبُّ ٱلْمَشَٰرِقِ ﴿5﴾

Feti Mehdiu

Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i asaj që gjendet ndërmjet tyre, dhe Zoti i lindjeve.

إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنْيَا بِزِينَةٍ ٱلْكَوَاكِبِ ﴿6﴾

Feti Mehdiu

Ne me të vërtetë e kemi stolisur qiellin më të afërt për ju me një qëndijes yjesh,

وَحِفْظًۭا مِّن كُلِّ شَيْطَٰنٍۢ مَّارِدٍۢ ﴿7﴾

Feti Mehdiu

Duke e mbrojtur prej çfarëdo djalli prapshtan.

لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلْمَلَإِ ٱلْأَعْلَىٰ وَيُقْذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٍۢ ﴿8﴾

Feti Mehdiu

Nuk do t’i përgjojnë engjujt e bekuar dhe do të hidhen nga të gjitha anët.

دُحُورًۭا ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌۭ وَاصِبٌ ﴿9﴾

Feti Mehdiu

Të përzënë, ata i pret dënim i pandërpreerë,

إِلَّا مَنْ خَطِفَ ٱلْخَطْفَةَ فَأَتْبَعَهُۥ شِهَابٌۭ ثَاقِبٌۭ ﴿10﴾

Feti Mehdiu

Përveç aij i cili rrëmben diçka dhe e përcjellë një yll i shkëlqyer,

فَٱسْتَفْتِهِمْ أَهُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَم مَّنْ خَلَقْنَآ ۚ إِنَّا خَلَقْنَٰهُم مِّن طِينٍۢ لَّازِبٍۭ ﴿11﴾

Feti Mehdiu

Pyeti ata, a është më rëndë t’i krijosh ata apo atë që e kemi krijuar ne? ata i krijuam nga një baltë ngjitëse,

بَلْ عَجِبْتَ وَيَسْخَرُونَ ﴿12﴾

Feti Mehdiu

Dhe ti je mahnitur, kurse ata tallen.

وَإِذَا ذُكِّرُوا۟ لَا يَذْكُرُونَ ﴿13﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur u drejtohet këshilla, ata nuk kujtohen.

وَإِذَا رَأَوْا۟ ءَايَةًۭ يَسْتَسْخِرُونَ ﴿14﴾

Feti Mehdiu

Edhe kur e shohin ndonjë argument, e nxisin njëri-tjetrin në përqeshje,

وَقَالُوٓا۟ إِنْ هَٰذَآ إِلَّا سِحْرٌۭ مُّبِينٌ ﴿15﴾

Feti Mehdiu

Dhe thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër përveç magjie hapët”.

أَءِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًۭا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبْعُوثُونَ ﴿16﴾

Feti Mehdiu

A kur të vdesim e të bëhemi eshtra e dhé, a përnjëmend ne do të ngjallemi,

أَوَءَابَآؤُنَا ٱلْأَوَّلُونَ ﴿17﴾

Feti Mehdiu

A edhe të parët tanë të lashtë?

قُلْ نَعَمْ وَأَنتُمْ دَٰخِرُونَ ﴿18﴾

Feti Mehdiu

Thuaj: “Po, dhe ju do të jeni të nënçmuar!”

فَإِنَّمَا هِىَ زَجْرَةٌۭ وَٰحِدَةٌۭ فَإِذَا هُمْ يَنظُرُونَ ﴿19﴾

Feti Mehdiu

Ai do të jetë vetëm një zë trishtues, e ata do të përgjojnë,

وَقَالُوا۟ يَٰوَيْلَنَا هَٰذَا يَوْمُ ٱلدِّينِ ﴿20﴾

Feti Mehdiu

dhe do të thonë: “Të mjerët ne, kjo është ditë e gjykimit!”

هَٰذَا يَوْمُ ٱلْفَصْلِ ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ﴿21﴾

Feti Mehdiu

Kjo është dita e ekzekutimit të cilën ju e keni përgënjeshtruar.

۞ ٱحْشُرُوا۟ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ وَأَزْوَٰجَهُمْ وَمَا كَانُوا۟ يَعْبُدُونَ ﴿22﴾

Feti Mehdiu

Mblidhni ata të cilët kanë bërë krime edhe ata që u janë bashkuar, edhe ata të cilët i adhuronin

مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهْدُوهُمْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلْجَحِيمِ ﴿23﴾

Feti Mehdiu

Në vend të All-llahut, dhe drejtoni rrugës së xhehennnnnemit,

وَقِفُوهُمْ ۖ إِنَّهُم مَّسْـُٔولُونَ ﴿24﴾

Feti Mehdiu

Por ndalni se ata, me siguri, do të merren në pyetje!

مَا لَكُمْ لَا تَنَاصَرُونَ ﴿25﴾

Feti Mehdiu

Ç’keni që nuk ndihmoheni?

بَلْ هُمُ ٱلْيَوْمَ مُسْتَسْلِمُونَ ﴿26﴾

Feti Mehdiu

Sepse ata sot janë dorëzuar krejtësisht,

وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ يَتَسَآءَلُونَ ﴿27﴾

Feti Mehdiu

Dhe do të fillojnë t’i thonë njëri-tjetrit:

قَالُوٓا۟ إِنَّكُمْ كُنتُمْ تَأْتُونَنَا عَنِ ٱلْيَمِينِ ﴿28﴾

Feti Mehdiu

“Ju na mashtruat”; Na erdhët nga e djathta!

قَالُوا۟ بَل لَّمْ تَكُونُوا۟ مُؤْمِنِينَ ﴿29﴾

Feti Mehdiu

“Jo, por ju – do të përgjigjen ata – nuk ishit besimtarë,

وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيْكُم مِّن سُلْطَٰنٍۭ ۖ بَلْ كُنتُمْ قَوْمًۭا طَٰغِينَ ﴿30﴾

Feti Mehdiu

Se ne nuk kemi pasur kurrfarë pushteti mbi ju, por ju keni qenë një popull i shfrenuar.

فَحَقَّ عَلَيْنَا قَوْلُ رَبِّنَآ ۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ ﴿31﴾

Feti Mehdiu

Dhe kundër nesh u realizua fjala e Zotit tonë. Ne, njëmend, do ta shijojmë.

فَأَغْوَيْنَٰكُمْ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ ﴿32﴾

Feti Mehdiu

Ju kemi ftuar në mashtrim, sepse edhe vetë kemi qenë të humbur”.

فَإِنَّهُمْ يَوْمَئِذٍۢ فِى ٱلْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ ﴿33﴾

Feti Mehdiu

Dhe ata atë ditë do të jenë së bashku në mundim,

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفْعَلُ بِٱلْمُجْرِمِينَ ﴿34﴾

Feti Mehdiu

Sepse Ne ashtu veprojmë me mëkatarët.

إِنَّهُمْ كَانُوٓا۟ إِذَا قِيلَ لَهُمْ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسْتَكْبِرُونَ ﴿35﴾

Feti Mehdiu

Kur iu tha atyre se nuk ka tjetër Zot përveç All-llahut, ata bënin arrogancë,

وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓا۟ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٍۢ مَّجْنُونٍۭ ﴿36﴾

Feti Mehdiu

Dhe thonin: “A t’i lëmë ne zotërat tonë për një poet të marrë”?

بَلْ جَآءَ بِٱلْحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿37﴾

Feti Mehdiu

Por jo, ai u sjell të vërtetën dhe vërteton të dërguarit e tjerë

إِنَّكُمْ لَذَآئِقُوا۟ ٱلْعَذَابِ ٱلْأَلِيمِ ﴿38﴾

Feti Mehdiu

E ju, me siguri, do të shijoni vuajtje të dhimbshme,

وَمَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ﴿39﴾

Feti Mehdiu

dhe nuk do të shpërbleheni, përpos siç keni punuar.

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ ﴿40﴾

Feti Mehdiu

Kurse robërit e sinqertë të All-llahut,

أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ رِزْقٌۭ مَّعْلُومٌۭ ﴿41﴾

Feti Mehdiu

Ata do të kenë furnizim të veçantë,

فَوَٰكِهُ ۖ وَهُم مُّكْرَمُونَ ﴿42﴾

Feti Mehdiu

Pemë të ndryshme, do të jenë të nderuar

فِى جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ﴿43﴾

Feti Mehdiu

Në xhenete të mrekullueshme,

عَلَىٰ سُرُرٍۢ مُّتَقَٰبِلِينَ ﴿44﴾

Feti Mehdiu

Në shtretër njëri përball tjetrit,

يُطَافُ عَلَيْهِم بِكَأْسٍۢ مِّن مَّعِينٍۭ ﴿45﴾

Feti Mehdiu

Do të shërbehen me një gotë që nuk shterret kurrë,

بَيْضَآءَ لَذَّةٍۢ لِّلشَّٰرِبِينَ ﴿46﴾

Feti Mehdiu

Të bardhë dhe të shishëm për ata që e pinë.

لَا فِيهَا غَوْلٌۭ وَلَا هُمْ عَنْهَا يُنزَفُونَ ﴿47﴾

Feti Mehdiu

Prej saj nuk dhemb kryet dhe nga ajo as mendja nuk të humb.

وَعِندَهُمْ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرْفِ عِينٌۭ ﴿48﴾

Feti Mehdiu

E pranë tyre symëdhatë e reja, me shikime të përulura,

كَأَنَّهُنَّ بَيْضٌۭ مَّكْنُونٌۭ ﴿49﴾

Feti Mehdiu

Si vezë të mbuluara

فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ يَتَسَآءَلُونَ ﴿50﴾

Feti Mehdiu

Dhe do t’i qasen njëri-tjetrit duke biseduar,

قَالَ قَآئِلٌۭ مِّنْهُمْ إِنِّى كَانَ لِى قَرِينٌۭ ﴿51﴾

Feti Mehdiu

Njëri prej tyre i thotë: “Kam pasur një shok,

يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلْمُصَدِّقِينَ ﴿52﴾

Feti Mehdiu

I cili thoshte: A edhe ti je prej atyre që besojnë,

أَءِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًۭا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ ﴿53﴾

Feti Mehdiu

Se, pasi të vdsim e të bëhemi eshtra e pluhur do të japim llogari!”

قَالَ هَلْ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ ﴿54﴾

Feti Mehdiu

“A doni të shihni?”

فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِى سَوَآءِ ٱلْجَحِيمِ ﴿55﴾

Feti Mehdiu

Dhe ai do të shikojë, do të shohë atë në mes të xhehennemit,

قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرْدِينِ ﴿56﴾

Feti Mehdiu

“Pasha All-llahun” – do të thotë, - “përpak desh më shkatërrove”.

وَلَوْلَا نِعْمَةُ رَبِّى لَكُنتُ مِنَ ٱلْمُحْضَرِينَ ﴿57﴾

Feti Mehdiu

Po të mos ishte mëshira e Zotit tim, tani edhe unë do të isha aty,

أَفَمَا نَحْنُ بِمَيِّتِينَ ﴿58﴾

Feti Mehdiu

Ne më nuk do të vdesim, apo jo?

إِلَّا مَوْتَتَنَا ٱلْأُولَىٰ وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ ﴿59﴾

Feti Mehdiu

Përveç vdekjes tonë të parë dhe s’do të dënohemi më.

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ ﴿60﴾

Feti Mehdiu

Kjo do të jetë, me siguri, sukses i madh!

لِمِثْلِ هَٰذَا فَلْيَعْمَلِ ٱلْعَٰمِلُونَ ﴿61﴾

Feti Mehdiu

për diçka si kjo le të punojnë punëtorët!

أَذَٰلِكَ خَيْرٌۭ نُّزُلًا أَمْ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ ﴿62﴾

Feti Mehdiu

A është ky vend më i mirë apo druri zekkum?

إِنَّا جَعَلْنَٰهَا فِتْنَةًۭ لِّلظَّٰلِمِينَ ﴿63﴾

Feti Mehdiu

ne atë ua kemi bërë për dënim mosbesimtarëve.

إِنَّهَا شَجَرَةٌۭ تَخْرُجُ فِىٓ أَصْلِ ٱلْجَحِيمِ ﴿64﴾

Feti Mehdiu

Ai është një dru që do të dalë e rritet nga fundi i xhehennemit.

طَلْعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ ﴿65﴾

Feti Mehdiu

Fruti i tij është si koka djajsh,

فَإِنَّهُمْ لَءَاكِلُونَ مِنْهَا فَمَالِـُٔونَ مِنْهَا ٱلْبُطُونَ ﴿66﴾

Feti Mehdiu

Ata prej tij do të ushqehen dhe me të do t’i mbushin barqet,

ثُمَّ إِنَّ لَهُمْ عَلَيْهَا لَشَوْبًۭا مِّنْ حَمِيمٍۢ ﴿67﴾

Feti Mehdiu

E pastaj ai do të përzihet me ujë të nxehtë,

ثُمَّ إِنَّ مَرْجِعَهُمْ لَإِلَى ٱلْجَحِيمِ ﴿68﴾

Feti Mehdiu

Pastaj, me siguri, përsëri do të kthehen në xhehenem.

إِنَّهُمْ أَلْفَوْا۟ ءَابَآءَهُمْ ضَآلِّينَ ﴿69﴾

Feti Mehdiu

Ata i gjetën prindërit e tyrenë mashtrim.

فَهُمْ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمْ يُهْرَعُونَ ﴿70﴾

Feti Mehdiu

Prandaj edhe ata shkelën gjurmëve të tyre.

وَلَقَدْ ضَلَّ قَبْلَهُمْ أَكْثَرُ ٱلْأَوَّلِينَ ﴿71﴾

Feti Mehdiu

Por edhe përpara tyre shumica e popujve të lashtë kanë qenë të humbur,

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ ﴿72﴾

Feti Mehdiu

Edhe pse ne u kemi dërguar atyre qortues.

فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُنذَرِينَ ﴿73﴾

Feti Mehdiu

Prandaj shih si e pësuan ata të cilëve u është tërhequr vërejtja,

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ ﴿74﴾

Feti Mehdiu

Me përjashtim të robërve të sinqertë të All-llahut.

وَلَقَدْ نَادَىٰنَا نُوحٌۭ فَلَنِعْمَ ٱلْمُجِيبُونَ ﴿75﴾

Feti Mehdiu

Por kur na thirri Nuhi, Ne iu përgjegjë,

وَنَجَّيْنَٰهُ وَأَهْلَهُۥ مِنَ ٱلْكَرْبِ ٱلْعَظِيمِ ﴿76﴾

Feti Mehdiu

Atë dhe familjën e tij e shpëtuam prej një mundimi të rëndë.

وَجَعَلْنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلْبَاقِينَ ﴿77﴾

Feti Mehdiu

Dhe pasardhësit e tiji lamë të jetojnë.

وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْءَاخِرِينَ ﴿78﴾

Feti Mehdiu

Edhe kujtimin për të ua lamë breznive të ardhshme.

سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٍۢ فِى ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿79﴾

Feti Mehdiu

Paqa qoftë mbi Nuhin, në të tëra botërat.

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿80﴾

Feti Mehdiu

Ja, kështu Ne i shpërblejmë bëmirësat.

إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿81﴾

Feti Mehdiu

Ai ishte nga robërit tanë besimtarë.

ثُمَّ أَغْرَقْنَا ٱلْءَاخَرِينَ ﴿82﴾

Feti Mehdiu

E pastaj të tjerët i përmbytëm.

۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبْرَٰهِيمَ ﴿83﴾

Feti Mehdiu

I drejtimit të tij ishte edhe Ibrahimi,

إِذْ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلْبٍۢ سَلِيمٍ ﴿84﴾

Feti Mehdiu

Kur i erdh Zotit të vet me zemër të shëndoshë;

إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِۦ مَاذَا تَعْبُدُونَ ﴿85﴾

Feti Mehdiu

Kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: “Çka adhuroni?

أَئِفْكًا ءَالِهَةًۭ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ ﴿86﴾

Feti Mehdiu

A në vend të All-llahut doni zotër të rrejshëm?

فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿87﴾

Feti Mehdiu

E ç’mendoni për Zotin e përbotshëm?”

فَنَظَرَ نَظْرَةًۭ فِى ٱلنُّجُومِ ﴿88﴾

Feti Mehdiu

U lëshoi një shikim yjeve

فَقَالَ إِنِّى سَقِيمٌۭ ﴿89﴾

Feti Mehdiu

Dhe tha: “Unë jam i sëmurë”!

فَتَوَلَّوْا۟ عَنْهُ مُدْبِرِينَ ﴿90﴾

Feti Mehdiu

Dhe ata iu larguan duke ikur,

فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمْ فَقَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ ﴿91﴾

Feti Mehdiu

Kurse ai iu qas fshehtazi zotërave të tyre dhe tha: “A nuk po hani ju?

مَا لَكُمْ لَا تَنطِقُونَ ﴿92﴾

Feti Mehdiu

Ç’është me ju që nuk flisni?”

فَرَاغَ عَلَيْهِمْ ضَرْبًۢا بِٱلْيَمِينِ ﴿93﴾

Feti Mehdiu

Dhe, si kalimthi, iu qas me një të rënë me të djathtën,

فَأَقْبَلُوٓا۟ إِلَيْهِ يَزِفُّونَ ﴿94﴾

Feti Mehdiu

Dhe ata (populli) ia behën me të shpejtë.

قَالَ أَتَعْبُدُونَ مَا تَنْحِتُونَ ﴿95﴾

Feti Mehdiu

“Apo i adhuroni ata që i gdhendni vetë, - i pyeti, -

وَٱللَّهُ خَلَقَكُمْ وَمَا تَعْمَلُونَ ﴿96﴾

Feti Mehdiu

E All-llahu u krijon juve dhe atë çka bëni ju”.

قَالُوا۟ ٱبْنُوا۟ لَهُۥ بُنْيَٰنًۭا فَأَلْقُوهُ فِى ٱلْجَحِيمِ ﴿97﴾

Feti Mehdiu

“Përgatitne, - thanë, - një turrë dru dhe hudhne në zjarr!”

فَأَرَادُوا۟ بِهِۦ كَيْدًۭا فَجَعَلْنَٰهُمُ ٱلْأَسْفَلِينَ ﴿98﴾

Feti Mehdiu

Dhe deshtën ta dënojnë, por ne i bëmë ata më të poshtëruarit.

وَقَالَ إِنِّى ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّى سَيَهْدِينِ ﴿99﴾

Feti Mehdiu

“Po shkoj, - tha, - atje te Zoti im. Do të më udhëzojë.

رَبِّ هَبْ لِى مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿100﴾

Feti Mehdiu

O Zot, më dhuro (pasardhës) prej të mirëve!”

فَبَشَّرْنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٍۢ ﴿101﴾

Feti Mehdiu

Dh ne e gëzuam me një djalosh të mirë.

فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعْىَ قَالَ يَٰبُنَىَّ إِنِّىٓ أَرَىٰ فِى ٱلْمَنَامِ أَنِّىٓ أَذْبَحُكَ فَٱنظُرْ مَاذَا تَرَىٰ ۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفْعَلْ مَا تُؤْمَرُ ۖ سَتَجِدُنِىٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ ﴿102﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur ai u rrit aq sa filloi të eci me të në punë (Ibrahimi) i tha: “O biri im, kam parë në ëndërr se duhet të të therë! Pa shiko ç’mendon ti?” “O im at – i tha ai – ti vepro ashtu si të urdhërohet. Do të jem, në dashtë All-llahu, prej durimtarëve”.

فَلَمَّآ أَسْلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلْجَبِينِ ﴿103﴾

Feti Mehdiu

Dhe kur ata të dy u dorëzuan edhe e shtriu atë me fytyrë për toke,

وَنَٰدَيْنَٰهُ أَن يَٰٓإِبْرَٰهِيمُ ﴿104﴾

Feti Mehdiu

Ne e thirrëm: “O Ibrahim!

قَدْ صَدَّقْتَ ٱلرُّءْيَآ ۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿105﴾

Feti Mehdiu

Ti e realizove ëndrën. Ne kështu i shpërblejmë ata që bëjnë vepra të mira.

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلْبَلَٰٓؤُا۟ ٱلْمُبِينُ ﴿106﴾

Feti Mehdiu

Ajo ishte, njëmend, sprovë e vërtetë, e qartë”,

وَفَدَيْنَٰهُ بِذِبْحٍ عَظِيمٍۢ ﴿107﴾

Feti Mehdiu

Dhe e këmbyem me një kurban të madh,

وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْءَاخِرِينَ ﴿108﴾

Feti Mehdiu

Kurse kujtimin e tij ua lam breznive të mëvonshme.

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبْرَٰهِيمَ ﴿109﴾

Feti Mehdiu

Shpëtimi qoftë me Ibrahimin!

كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿110﴾

Feti Mehdiu

Ja, kështu ne i shpërblyem bëmirësat.

إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿111﴾

Feti Mehdiu

Dhe ai me të vërtetë ishte rob yni besimtar.

وَبَشَّرْنَٰهُ بِإِسْحَٰقَ نَبِيًّۭا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿112﴾

Feti Mehdiu

Dhe e gëzuam me Is-hakun, si lajmëtar nga të mirët,

وَبَٰرَكْنَا عَلَيْهِ وَعَلَىٰٓ إِسْحَٰقَ ۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحْسِنٌۭ وَظَالِمٌۭ لِّنَفْسِهِۦ مُبِينٌۭ ﴿113﴾

Feti Mehdiu

Dhe e bekuam atë edhe Is-hakun, kurse ndër pasardhësit e atyre të dyve ka bamirës, por edhekeqbërës haptazi kundër vetes.

وَلَقَدْ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ﴿114﴾

Feti Mehdiu

Ne e shpërblyem mirë Musanë dhe Harunin.

وَنَجَّيْنَٰهُمَا وَقَوْمَهُمَا مِنَ ٱلْكَرْبِ ٱلْعَظِيمِ ﴿115﴾

Feti Mehdiu

Edhe ata të dy, edhe popujt e tyre, i shpëtuam nga një mundim i madh.

وَنَصَرْنَٰهُمْ فَكَانُوا۟ هُمُ ٱلْغَٰلِبِينَ ﴿116﴾

Feti Mehdiu

Dhe u ndihmuam, andaj edhe ata ngadhnjyen.

وَءَاتَيْنَٰهُمَا ٱلْكِتَٰبَ ٱلْمُسْتَبِينَ ﴿117﴾

Feti Mehdiu

Dhe të dyve u dhamë Librin e qartë.

وَهَدَيْنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلْمُسْتَقِيمَ ﴿118﴾

Feti Mehdiu

Dhe të dy i drejtuam në rrugë të drejtë,

وَتَرَكْنَا عَلَيْهِمَا فِى ٱلْءَاخِرِينَ ﴿119﴾

Feti Mehdiu

dhe kujtimin e të dyve ua ruajtëm breznive të ardhshme.

سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ﴿120﴾

Feti Mehdiu

Qofshin shpëtuar Musa dhe Haruni!

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿121﴾

Feti Mehdiu

Ja, ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bëmirësit.

إِنَّهُمَا مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿122﴾

Feti Mehdiu

Ata dy njëmend ishin nga robërit tanë besimtarë.

وَإِنَّ إِلْيَاسَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿123﴾

Feti Mehdiu

Edhe Iljasi është, pa dyshim, nga profetët

إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ ﴿124﴾

Feti Mehdiu

Kur i tha popullit të vet: “A nuk frikësoheni?

أَتَدْعُونَ بَعْلًۭا وَتَذَرُونَ أَحْسَنَ ٱلْخَٰلِقِينَ ﴿125﴾

Feti Mehdiu

A Ba’lën e adhuroni, e krijuesin më të mirë e leni pas shpine,

ٱللَّهَ رَبَّكُمْ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلْأَوَّلِينَ ﴿126﴾

Feti Mehdiu

All-llahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve të lashtë”.

فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ ﴿127﴾

Feti Mehdiu

Ata e përgënjeshtruan prandaj, me siguri, do të prezentojnë (në dënim),

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ ﴿128﴾

Feti Mehdiu

Përveç atyre robërve besnikë të All-llahut.

وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْءَاخِرِينَ ﴿129﴾

Feti Mehdiu

Dhe ia ruajtëm kumtimin në breznitë e mëvonshme.

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلْ يَاسِينَ ﴿130﴾

Feti Mehdiu

pastë shpëtim Iljasi!

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿131﴾

Feti Mehdiu

Ja, ne kështu i shpërblejmë bamirësit.

إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿132﴾

Feti Mehdiu

Edhe ai është, me siguri, nga robërit tanë besimtarë.

وَإِنَّ لُوطًۭا لَّمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿133﴾

Feti Mehdiu

Edhe Luti është, pa mëdyshje, prej profetëve.

إِذْ نَجَّيْنَٰهُ وَأَهْلَهُۥٓ أَجْمَعِينَ ﴿134﴾

Feti Mehdiu

Prandaj ne atë dhe tërë familjen e tij e shpëtuam,

إِلَّا عَجُوزًۭا فِى ٱلْغَٰبِرِينَ ﴿135﴾

Feti Mehdiu

Përveç gruas, që mbet me të dënuarit,

ثُمَّ دَمَّرْنَا ٱلْءَاخَرِينَ ﴿136﴾

Feti Mehdiu

Kurse të tjerët i shfarosëm.

وَإِنَّكُمْ لَتَمُرُّونَ عَلَيْهِم مُّصْبِحِينَ ﴿137﴾

Feti Mehdiu

Dhe ju me siguri në agim kaloni kah ata,

وَبِٱلَّيْلِ ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ﴿138﴾

Feti Mehdiu

Edhe kur bie muzgu. A nuk do të mblidhni mendjen?!

وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿139﴾

Feti Mehdiu

Edhe Junusi është, me siguri, profet.

إِذْ أَبَقَ إِلَى ٱلْفُلْكِ ٱلْمَشْحُونِ ﴿140﴾

Feti Mehdiu

Kur iku me një lundr të mbushur plot,

فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلْمُدْحَضِينَ ﴿141﴾

Feti Mehdiu

Tërhoqi shortin dhe shorti i ra atij,

فَٱلْتَقَمَهُ ٱلْحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٌۭ ﴿142﴾

Feti Mehdiu

Dhe e gëlltiti peshku, sepse ai e meritonte këtë,

فَلَوْلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلْمُسَبِّحِينَ ﴿143﴾

Feti Mehdiu

Dhe sikur ai të mos ishte prej atyre që e lartësonte (All-llahun),

لَلَبِثَ فِى بَطْنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ ﴿144﴾

Feti Mehdiu

Do të mbetej me siguri në barkun e tij deri në ditën kur do të ringjallen.

۞ فَنَبَذْنَٰهُ بِٱلْعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٌۭ ﴿145﴾

Feti Mehdiu

Por Ne e nxorrëm në një vend të shkretë, ndërsa ai ishte i sëmurë,

وَأَنۢبَتْنَا عَلَيْهِ شَجَرَةًۭ مِّن يَقْطِينٍۢ ﴿146﴾

Feti Mehdiu

Dhe mbi të mbëltuam një lozë kungulli;

وَأَرْسَلْنَٰهُ إِلَىٰ مِا۟ئَةِ أَلْفٍ أَوْ يَزِيدُونَ ﴿147﴾

Feti Mehdiu

Dhe atë e dërguam për njëqind mijë e më tepër njerëz.

فَـَٔامَنُوا۟ فَمَتَّعْنَٰهُمْ إِلَىٰ حِينٍۢ ﴿148﴾

Feti Mehdiu

Dhe ata i besuan, ndërsa Ne ata i kënaqëm deri në një afat të caktuar.

فَٱسْتَفْتِهِمْ أَلِرَبِّكَ ٱلْبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلْبَنُونَ ﴿149﴾

Feti Mehdiu

Por ti pyeti! “A për Zotin tënd janë vajzat – e për ata – djemtë”,

أَمْ خَلَقْنَا ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثًۭا وَهُمْ شَٰهِدُونَ ﴿150﴾

Feti Mehdiu

Apo janë dëshmitarë se engjujt i kemi krijuar femra?”

أَلَآ إِنَّهُم مِّنْ إِفْكِهِمْ لَيَقُولُونَ ﴿151﴾

Feti Mehdiu

Ja, veni re se ç’thonë ata me shpifjet e tyre:

وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمْ لَكَٰذِبُونَ ﴿152﴾

Feti Mehdiu

“All-llahu ka lind” dhe ata janë, pa fije dyshimi rrenacak.

أَصْطَفَى ٱلْبَنَاتِ عَلَى ٱلْبَنِينَ ﴿153﴾

Feti Mehdiu

Vallë, a vajzat i ka zgjedhur në vend të djemve?

مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ ﴿154﴾

Feti Mehdiu

Ç’është me ju, si gjykoni?!

أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ﴿155﴾

Feti Mehdiu

A nuk mendoni?

أَمْ لَكُمْ سُلْطَٰنٌۭ مُّبِينٌۭ ﴿156﴾

Feti Mehdiu

Apo keni ndonjë argument të qartë?

فَأْتُوا۟ بِكِتَٰبِكُمْ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ ﴿157﴾

Feti Mehdiu

silleni librin tuaj, nëse flisni të vërtetën!

وَجَعَلُوا۟ بَيْنَهُۥ وَبَيْنَ ٱلْجِنَّةِ نَسَبًۭا ۚ وَلَقَدْ عَلِمَتِ ٱلْجِنَّةُ إِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ ﴿158﴾

Feti Mehdiu

Marrin e vejnë lidhje familjare ndërmjet Atij dhe engjujve, porse exhinët e dinë kaherë se ata do të hudhen në zjarr.

سُبْحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ ﴿159﴾

Feti Mehdiu

Qoftë lartësuar All-llahu mbi atë që i përshkruajnë.

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ ﴿160﴾

Feti Mehdiu

Prveç robërve të sinqertë të All-llahut.

فَإِنَّكُمْ وَمَا تَعْبُدُونَ ﴿161﴾

Feti Mehdiu

As ju e as ata, të cilët i adhuroni

مَآ أَنتُمْ عَلَيْهِ بِفَٰتِنِينَ ﴿162﴾

Feti Mehdiu

Nuk mund të shtini askë kundër Atij

إِلَّا مَنْ هُوَ صَالِ ٱلْجَحِيمِ ﴿163﴾

Feti Mehdiu

Përveç atij i cili edhe ashtu është për një zjarr.

وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٌۭ مَّعْلُومٌۭ ﴿164﴾

Feti Mehdiu

Nuk është askush prej nesh që nuk e ka vendin e caktuar.

وَإِنَّا لَنَحْنُ ٱلصَّآفُّونَ ﴿165﴾

Feti Mehdiu

Ne gjithsesi jemi të radhitur.

وَإِنَّا لَنَحْنُ ٱلْمُسَبِّحُونَ ﴿166﴾

Feti Mehdiu

Dhe ne jemi ata që lavdërojmë.

وَإِن كَانُوا۟ لَيَقُولُونَ ﴿167﴾

Feti Mehdiu

Edhe në qoftë se ata thonë:

لَوْ أَنَّ عِندَنَا ذِكْرًۭا مِّنَ ٱلْأَوَّلِينَ ﴿168﴾

Feti Mehdiu

“Sikur të kishim një libër si ata të mëparmit,

لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ ﴿169﴾

Feti Mehdiu

M siguri do të ishim robër besnikë të All-llahut!”

فَكَفَرُوا۟ بِهِۦ ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ ﴿170﴾

Feti Mehdiu

Papëseprapë e mohuan, por kanë për ta ditur.

وَلَقَدْ سَبَقَتْ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿171﴾

Feti Mehdiu

Por fjalët tona, tani më u janë thënë robërve tanë të dërguarve.

إِنَّهُمْ لَهُمُ ٱلْمَنصُورُونَ ﴿172﴾

Feti Mehdiu

Ata me të vërtetë do të jenë të ndihmuar.

وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلْغَٰلِبُونَ ﴿173﴾

Feti Mehdiu

Edhe ushtria jonë me siguri do të ngadhnjejë,

فَتَوَلَّ عَنْهُمْ حَتَّىٰ حِينٍۢ ﴿174﴾

Feti Mehdiu

Prandaj për një kohë largohu prej tyre!

وَأَبْصِرْهُمْ فَسَوْفَ يُبْصِرُونَ ﴿175﴾

Feti Mehdiu

Dhe mundësojau të shohin e ata do të shikojnë.

أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ ﴿176﴾

Feti Mehdiu

A thua ata ta shpejtojnë dënimin tonë?!

فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمْ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلْمُنذَرِينَ ﴿177﴾

Feti Mehdiu

E kur t’u afrohet, ditë e zezë ka për të krisur për ata që kanë qenë të thirrur!

وَتَوَلَّ عَنْهُمْ حَتَّىٰ حِينٍۢ ﴿178﴾

Feti Mehdiu

Prandaj, largohu prej tyre për një kohë!

وَأَبْصِرْ فَسَوْفَ يُبْصِرُونَ ﴿179﴾

Feti Mehdiu

Dhe mundësojau, e ata do të shohin.

سُبْحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلْعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ ﴿180﴾

Feti Mehdiu

I lartësuar është Zoti yt, Zoti i madhështisë prej asaj që i përshkruajnë ata!

وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿181﴾

Feti Mehdiu

Shpëtimi qoftë mbi të dërguarit!

وَٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿182﴾

Feti Mehdiu

Kurse falënderimi është për All-llahun, Zoti i të gjitha botërave!

Quran recitationReady
Open audio