O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes.[371] Llogaritni kohën e tyre të pritjes dhe frikësojuni Allahut, Zotit tuaj. Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, por edhe ato të mos dalin, me përjashtim të rastit kur shkelin martesën haptazi. Këto janë urdhërimet e Allahut; kushdo që i kapërcen kufijtë e Allahut, i ka bërë dëm vetvetes. Ti nuk e di se pas kësaj Allahu mund të sjellë ndonjë rrethanë tjetër.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
O Pejgamber! Kur t’i ndani gratë, ndajini ato gjatë kohës së lejuar për këtë[1] dhe llogariteni mirë periudhën e pritjes. Kijeni frikë Allahun, Zotin tuaj! Mos i nxirrni ato nga shtëpitë e veta e as ato të mos dalin, përveçse nëse bëjnë ndonjë paturpësi të qartë. Këta janë kufijtë e Allahut. E kush i shkel kufijtë e Allahut, i ka bërë padrejtësi vetvetes. Ti nuk e di, ndoshta Allahu sjell pas kësaj ndonjë çështje të re.
Efendi Nahi
O profet! Kur t’i lëshoni gratë, lëshoni në kohën e tyre të caktuar (Id-detit) dhe llogaritni kohën e pritjes dhe durajuni Perëndisë, Zotit tuaj. Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, - por edhe ato mos të dalin, - përveç nëse haptazi kanë bërë ndonjë vepër të keqe. Këto janë dispozitat e Perëndisë; e ai që nuk i zbaton dispozitat e Perëndisë, ai vetvetes i ka bërë dëm. Ti nuk e di, se pas kësaj, Perëndia mund të sjellë ndonjë vepër (rast për pajtim).
Dhe, kur të mbushet afati i caktuar, i mbani ato si ka hije ose ndahuni me to në mënyrë të pëlqyeshme. Merrni dy dëshmitarë të ndershëm prej jush dhe jepni dëshminë tuaj para Allahut! Kjo është këshillë për ata që i besojnë Allahut dhe Ditës së Fundit. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi)
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Kur t'u afrohet fundi i kohës së pritjes, ose mbajini si duhet, ose ndajini në mënyrë të hijshme dhe merrni dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe përmbajuni dëshmisë për hir të Allahut! Kjo këshillë vlen për çdonjërin që e beson Allahun dhe Ditën e Fundit. Atij që i frikësohet Allahut, Ai i hap rrugëdalje
Efendi Nahi
Dhe, deri sa të arrijë afati i caktuar, ju mbani ato në mënyrë të arsyeshme, ose ndahuni me to në mënyrë të pëlqyeshme dhe merrni dy dëshmitarë të drejtë prej jush dhe zbatoni dëshminë (e plotë) për Zotin e Madhërueshëm! Kjo është këshillë për ata që i besojnë Perëndisë dhe Ditës së Kijametit, e kush i dron Perëndisë, Ai i bënë rrugëdalje atij,
dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
dhe e furnizon prej nga nuk e pret. Atij që i mbështetet Allahut, Ai i mjafton. Allahu përmbush vendimin e Vet. Allahu ka përcaktuar masën për çdo gjë.
Efendi Nahi
dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret; kushdo që mbështetet te Perëndia, Ai i mjafton atij. Perëndia, me të vërtetë, i zbaton deri në fund punët e Tij; Perëndia, për çdo gjë ka caktuar afatin.
Nëse dyshoni për ato gra tuajat, të cilave u janë ndërprerë zakonet, mësoni se koha e tyre e pritjes është tre muaj. Njësoj është edhe për ato që nuk u kanë ardhur ende zakonet. Kurse, për gratë shtatzëna, afati i tyre është deri në lindjen e fëmijës. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Nëse dyshoni për ato gra që u janë ndërprerë të përmuajshmet, koha e pritjes së tyre është tre muaj, ashtu si edhe për ato që nuk u kanë ardhur ende të përmuajshmet. Ndërkaq, afati i shtatzënave është deri në lindje. Atij që i frikësohet Allahut, Ai ia lehtëson çështjen.
Efendi Nahi
E ato gra tuaja, të cilat kanë humbur shpresën për ciklin e tyre (të grave), nëse dyshoni (për këtë): koha e tyre e pritjes është tre muaj, si dhe tek ato që nuk kanë pasur ciklin mujor të femrave. Kurse, tek ato që janë shtatzënë, afati i tyre (i pritjes) është deri në lindjen e fëmijës. E, kush i druan Perëndisë, Ai ia lehtëson çështjen atij.
Ja, këto janë urdhërimet që Allahu i ka zbritur për ju. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia rrisë shpërblimin.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Këto janë vendimet që Allahu i ka zbritur për ju. Atij që i frikësohet Allahut, Ai ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.
Efendi Nahi
Ja, këto janë dispozitat e Perëndisë që u ka shpallur juve, e ai që i druan Perëndisë, Ai (Perëndia) ia shlyen atij veprat e këqia dhe ia rritë atij shpërblimin.
Gratë e ndara në periudhën e pritjes, le të banojnë aty ku banoni edhe ju, sipas mundësive tuaja dhe mos u bini në qafë për t’i detyruar (të largohen). Nëse janë shtatzëna, shpenzoni për ato deri sa të lindin. Nëse fëmija ushqehet me gjirin e nënës, paguajuni atyre shpërblimin dhe merruni vesh me të mirë. Por, nëse keni vështirësi të merreni vesh, atëherë le ta ushqejë me gji një (mëndeshë) tjetër.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Gratë e ndara le të banojnë aty ku banoni ju[2], sipas mundësive tuaja, dhe mos u bëni dëm për t'i detyruar (të largohen). Nëse janë shtatzëna, atëherë shpenzoni për to derisa të lindin. Në qoftë se ato i ushqejnë me gji fëmijët tuaj, jepuani atyre shpërblimin dhe merruni vesh me të mirë. E, nëse nuk hasni në mirëkuptim, atëherë le t'i ushqejë me gji ndonjë grua tjetër.
Efendi Nahi
Leni ato të banojnë aty ku banoni edhe ju, sipas mundësive tuaja, dhe mos ju bëni vështirësi atyre, për t’i detyruar (që të dalin). Nëse janë shtatzënë furnizoni deri sa të lindin. Nëse fëmija furnizohet me gjiun e nënës, paguajuni atyre (nënave) shpërblimin dhe merruni vesh me të mirë. E, nëse ekzistojnë vështirësi, atëherë le ta ushqejë me gji tjetra.
Pasaniku le të shpenzojë sipas pasurisë që ka, ndërsa i varfri le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu; Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
I pasuri le të shpenzojë sipas mundësive të tij, ndërsa i varfri le të shpenzojë nga ajo që i ka dhënë Allahu. Allahu nuk e ngarkon askënd përtej asaj që i ka dhënë. Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësimin.
Efendi Nahi
Le të shpenzojë pasaniku sipas pasurisë që ka, por ai që ekonomikisht ka mungesa, le të shpenzojë nga e dhëna e Perëndisë; Perëndia nuk e ngarkon askë (më tepër) se sa i ka dhënë. Perëndia, me siguri, pas vështirësisë – sjell lehtësi.
Sa shumë qytete u treguan kokëforta para urdhrave të Zotit të vet dhe të dërguarve të Tij! Ne u kërkuam llogari të rreptë dhe i ndëshkuam me dënim të ashpër.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Sa e sa qytete që kundërshtuan urdhrat e Allahut dhe të dërguarve të Tij i morëm në llogari të rëndë dhe i ndëshkuam me dënim të ashpër.
Efendi Nahi
Shumë vendbanime u janë larguar urdhërave të Zotit të vet dhe profetëve të Tij; Ne, do të kërkojmë prej tyre llogari precize dhe do t’i dënojmë me dënim të ashpër.
Allahu ka përgatitur për ata dënim të rëndë, prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur, që keni besuar! Allahu ju ka dërguar udhërrëfyesin:
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Allahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë. Prandaj, kini frikë Allahun, o njerëz të mençur që keni besuar! Allahu jua dërgoi këshilluesin:
Efendi Nahi
Perëndia ka përgatitë për ta dënim të rëndë, prandaj druajuni Perëndisë (mos e kundërshtoni), o njerëz mentarë, ju që keni besuar. Perëndia, madje, ju ka dërguar udhërrëfyesin,
një të Dërguar, i cili ju lexon shpalljet e Allahut me shpjegime të qarta, për t’i nxjerrë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, nga errësira në dritë. Atë që beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do ta shpjerë në kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përgjithmonë. Pa dyshim, Allahu ka përgatitur për atë risk të mrekullueshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
një të dërguar që jua lexon ajetet e Allahut që janë të qarta, për të nxjerrë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira nga errësirat në dritë. Atë që e beson Allahun dhe bën vepra të mira, e fut në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të jetë përgjithmonë. Allahu i ka përgatitur atij rrizk të këndshëm.
Efendi Nahi
një Profet, i cili ju shpjegon argumentet e qarta, për t’i nxjerrë ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, nga errësira në dritë. E, ai që beson Perëndinë dhe punon vepër të mirë, Ai (Zoti), do ta shpie atë në kopshtet e xhennetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjt dhe do të qëndrojnë aty përgjithmonë, për jetë e mot. E, Perëndia, i jep atij furnizim të mrekullueshëm.
Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe po aq toka. Vendimi i Tij zbret ndërmjet tyre, që ta dini se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë dhe se Allahu ka përfshirë gjithçka me diturinë e Tij.
Efendi Nahi
Perëndia është Ai, i cili ka krijuar shtatë qiej dhe aq pjesë të tokës; në to zbatohen urdhërat e Tij, për ta ditur ju, që Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe se, me të vërtetë, dijenia e Perëndisë i ka përfshirë të gjitha!