بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓر ۚ كِتَٰبٌ أَنزَلْنَٰهُ إِلَيْكَ لِتُخْرِجَ ٱلنَّاسَ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ بِإِذْنِ رَبِّهِمْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ ﴿1﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Elif, lam, ra.[1] Këtë Libër ta zbritëm ty, që t'i nxjerrësh njerëzit nga errësirat në dritë, me lejen e Zotit të tyre, në rrugën e të Gjithëfuqishmit, të Lavdëruarit,
Efendi Nahi
Elif Lâm Râ. Ky është Libri, që ta kemi shpallë ty, që njerëzit t’i nxjerrish nga errësira në dritë, me lejen e Zotit të tyre, në rrugën e të Plotëfuqishmit dhe të Falenderueshmit,
ٱللَّهِ ٱلَّذِى لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَوَيْلٌۭ لِّلْكَٰفِرِينَ مِنْ عَذَابٍۢ شَدِيدٍ ﴿2﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Allahut, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Mjerë mohuesit për dënimin e tmerrshëm (që i pret)!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Allahut, të Cilit i takon gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Mjerë jobesimtarët për dënimin e rëndë (që do t'i gjejë),
Efendi Nahi
Perëndi, të cilit i përkasin çka ka në qiej dhe në Tokë. E, mjer për mohuesit nga dënimi i tmerrshëm (që do t’i godasë),
ٱلَّذِينَ يَسْتَحِبُّونَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا عَلَى ٱلْءَاخِرَةِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَيَبْغُونَهَا عِوَجًا ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ فِى ضَلَٰلٍۭ بَعِيدٍۢ ﴿3﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Mjerë ata që jetën e kësaj bote e duan më shumë se atë të botës tjetër, që largojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë! Ata janë në humbje të madhe.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
të cilët i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj tjetrës dhe pengojnë (njerëzit) nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembërojnë atë. Këta janë në një humbje të largët.
Efendi Nahi
ata që jetën e kësaj bote e duan më shumë se atë të botës tjetër, dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Perëndisë dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë! Ata janë në humbje të madhe.
وَمَآ أَرْسَلْنَا مِن رَّسُولٍ إِلَّا بِلِسَانِ قَوْمِهِۦ لِيُبَيِّنَ لَهُمْ ۖ فَيُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِى مَن يَشَآءُ ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ﴿4﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij, për t’u shpjeguar atyre (shpalljet e Zotit). Allahu e shpie në humbje kë të dojë dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ne nuk çuam asnjë të Dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij, që t'ua sqarojë atyre (fenë). Por, Allahu e humb atë që do dhe e udhëzon atë që do. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
Efendi Nahi
Na nuk kemi dërguar asnjë pejgamber, përpos në gjuhën e popullit të tij, për t’u shpjeguar atyre (e ta kuptojnë). Perëndia e shpie në humbje kë të dojë dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ أَنْ أَخْرِجْ قَوْمَكَ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ وَذَكِّرْهُم بِأَيَّىٰمِ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَٰتٍۢ لِّكُلِّ صَبَّارٍۢ شَكُورٍۢ ﴿5﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ne e dërguam Musain me shenjat Tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut[158]!” Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ne e dërguam Musain me provat Tona (e i thamë): "Nxirre popullin tënd nga errësirat në dritë dhe kujtojua atyre ditët e Allahut!" Me të vërtetë, në këtë ka shenja për këdo që është njëmend durimtar e falënderues.
Efendi Nahi
Na e dërguam Musain me argumentet Tona (dhe i thamë atij): “Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre dëtët e Perëndisë (ngjarjet e mira dhe të këqija)!” Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për çdonjërin që është i durueshëm dhe falenderues.
وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ أَنجَىٰكُم مِّنْ ءَالِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ وَيُذَبِّحُونَ أَبْنَآءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَآءَكُمْ ۚ وَفِى ذَٰلِكُم بَلَآءٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ عَظِيمٌۭ ﴿6﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
(Kujto) kur Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni dhuntinë që ju dha Allahu, kur ju shpëtoi nga populli i Faraonit, që ju mundonte me torturat më të rënda, duke vrarë djemtë tuaj e duke jua lënë gjallë femrat. Kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Kur Musai i tha popullit të vet: "Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush kur ju shpëtoi nga populli i Faraonit, të cilët ju shkaktonin shumë vuajtje: jua thernin djemtë dhe jua linin të gjalla vajzat. Kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj."
Efendi Nahi
(Kujtoje) kur Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni dhuntinë që ju dha Perëndia, kur (Ai) ju shpëtoi nga populli i Faraonit, të cilët ju munduan me torturat më të rënda, e i prenin djemtë tuaj, e ju linin në jetë femrat (tuaja), - kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj, -
وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكُمْ لَئِن شَكَرْتُمْ لَأَزِيدَنَّكُمْ ۖ وَلَئِن كَفَرْتُمْ إِنَّ عَذَابِى لَشَدِيدٌۭ ﴿7﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë”.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Kujtoni kur Zoti jua shpalli: "Nëse falënderoni, Unë do t'jua shtoj (të mirat), por, nëse mohoni, ta dini se dënimi Im është me të vërtetë i rëndë."
Efendi Nahi
(Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëe bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë”.
وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِن تَكْفُرُوٓا۟ أَنتُمْ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًۭا فَإِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِىٌّ حَمِيدٌ ﴿8﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Dhe Musai tha: “Nëse mohoni ju dhe të gjithë ata që janë në Tokë, (dijeni se) Allahu është vërtet i Vetëmjaftueshëm dhe plot lavdi.”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Musai tha gjithashtu: "Nëse mohoni ju dhe të gjithë ata që janë në Tokë, ta dini se Allahu është njëmend i Panevojë dhe i Lavdëruar."
Efendi Nahi
Dhe Musai ka thënë: “Nëse nuk besoni, ju dhe të gjithë ç’janë në Tokë, - Perëndia, me të vërtetë, është i pasur dhe plot lavdi (s’ka nevojë për falenderimin tuaj)”.
أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَبَؤُا۟ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ قَوْمِ نُوحٍۢ وَعَادٍۢ وَثَمُودَ ۛ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعْدِهِمْ ۛ لَا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا ٱللَّهُ ۚ جَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَرَدُّوٓا۟ أَيْدِيَهُمْ فِىٓ أَفْوَٰهِهِمْ وَقَالُوٓا۟ إِنَّا كَفَرْنَا بِمَآ أُرْسِلْتُم بِهِۦ وَإِنَّا لَفِى شَكٍّۢ مِّمَّا تَدْعُونَنَآ إِلَيْهِ مُرِيبٍۢ ﴿9﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
A nuk ju ka ardhur lajmi për ata që kanë qenë para jush: për popullin e Nuhut, fiset Ad e Themud dhe për ata pas tyre? Vetëm Allahu i di ata! Të dërguarit e tyre u sollën shenja të qarta, por ata vinin duart në gojë (me tallje) dhe thoshin: “Ne nuk besojmë në mesazhin tuaj. Ne kemi dyshim të madh ndaj asaj që na thërrisni ju”!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
A nuk ju ka ardhur lajmi për ata që ishin para jush, për popullin e Nuhut, për adët, për themudët dhe për ata pas tyre, të cilët i di vetëm Allahu? Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, por ata i vunë duart në gojë (nga zemërimi) dhe thanë: "Ne e mohojmë atë me të cilën jeni dërguar dhe vërtet jemi në mëdyshje të madhe lidhur me atë në të cilën na thërrisni."
Efendi Nahi
A nuk u ka ardhur juve lajmi për ata që kanë qenë para jush: për popullin e Nuhut, dhe të Adit, dhe të Themudit dhe për ata pas tyre? – Vetëm Perëndia i di ata! – Pejgamberët e tyre kanë ardhur me dokumente të qarta, por ata venin duart e tyre në gojë (me tallje dhe pezm) dhe thonin: “Na nuk besojmë me atë që jeni dërguar ju. Na jemi me dyshim të madh ndaj asaj që na thirrni ju!”
۞ قَالَتْ رُسُلُهُمْ أَفِى ٱللَّهِ شَكٌّۭ فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ يَدْعُوكُمْ لِيَغْفِرَ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرَكُمْ إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ مُّسَمًّۭى ۚ قَالُوٓا۟ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا بَشَرٌۭ مِّثْلُنَا تُرِيدُونَ أَن تَصُدُّونَا عَمَّا كَانَ يَعْبُدُ ءَابَآؤُنَا فَأْتُونَا بِسُلْطَٰنٍۢ مُّبِينٍۢ ﴿10﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Të dërguarit e tyre u thanë: “Vallë, a mund të dyshohet në Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! Ai ju thërret juve për t’ju falur disa gjynahe tuajat dhe që t’ju lërë deri në afatin e caktuar”. Ata thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangni nga ajo që kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni prova të dukshme!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Të dërguarit e tyre thanë: "Vallë, a mund të dyshohet në Allahun, Krijuesin e qiejve e të Tokës?! Ai ju thërret që t'jua falë gjynahet dhe t'ju japë afat deri në një kohë të caktuar." Ata thanë: "Ju jeni vetëm njerëz sikurse ne! Ju doni të na largoni nga ajo që adhuronin të parët tanë. Na sillni atëherë një provë të qartë."
Efendi Nahi
Pejgamberët e tyre u kanë thënë: “Vallë a mund të dyshohet në Perëndinë, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës? Ai u thërret juve për t’ju falur disa mëkate tuaja dhe që t’ju lë juve deri në afatin e caktuar”. Ata (jobesimtarët) thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangëni nga ajo që kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni mrekulli të dukshme!”
قَالَتْ لَهُمْ رُسُلُهُمْ إِن نَّحْنُ إِلَّا بَشَرٌۭ مِّثْلُكُمْ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَمُنُّ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ ۖ وَمَا كَانَ لَنَآ أَن نَّأْتِيَكُم بِسُلْطَٰنٍ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ ﴿11﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Të dërguarit e tyre u thanë: “Ne jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu ia dhuron hirin e Tij kujt të dojë prej robërve të Vet, ne nuk mund t’ju sjellim prova pa urdhrin e Allahut. Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Të dërguarit e tyre u thanë: "Ne vërtet jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu i jep dhunti kujt të dojë prej robërve të Tij. E, ne nuk kemi fuqi t'ju sjellim prova përveçse me lejen e Allahut. Vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët.
Efendi Nahi
Pejgamberët e tyre, u thanë: “Na jemi vetëm njerëz si ju, por Perëndia e cilëson (me pejgamberllëk) kë të dojë prej robërve të Vet, ne nuk mund t’u sjellim mrekulli pa urdhërin e Perëndisë, e besimtarët le të mbështeten vetëm në Perëndinë.
وَمَا لَنَآ أَلَّا نَتَوَكَّلَ عَلَى ٱللَّهِ وَقَدْ هَدَىٰنَا سُبُلَنَا ۚ وَلَنَصْبِرَنَّ عَلَىٰ مَآ ءَاذَيْتُمُونَا ۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُتَوَكِّلُونَ ﴿12﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
E përse të mos mbështetemi tek Allahu, kur Ai tashmë na ka treguar rrugën e drejtë, në të cilën po ecim? Ne do t’i durojmë përndjekjet tuaja e ata që besojnë, le të shpresojnë vetëm tek Allahu!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
E përse të mos i mbështetemi Allahut, ndërkohë që Ai na ka udhëzuar në rrugë të drejtë?! Ne njëmend do të bëjmë durim kundrejt vuajtjeve që na i shkaktoni ju. Vetëm Allahut le t'i mbështeten ata që mbështeten."
Efendi Nahi
E, përse të mos mbështetem (shpresojmë) në Perëndinë, kur Ai na ka dëftuar rrugën e drejtë në të cilën po ecim? Na, me të vërtetë, do të durojmë në atë që na mundoni ju – e ata që mbështeten (shpresojnë), le të shpresojnë vetëm në Perëndinë!”
وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِرُسُلِهِمْ لَنُخْرِجَنَّكُم مِّنْ أَرْضِنَآ أَوْ لَتَعُودُنَّ فِى مِلَّتِنَا ۖ فَأَوْحَىٰٓ إِلَيْهِمْ رَبُّهُمْ لَنُهْلِكَنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿13﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Mohuesit u thanë të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë ose do të ktheheni në fenë tonë!” Atëherë, Zoti u shpalli (të dërguarve të Vet): “Ne do t’i zhdukim keqbërësit,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ndërkaq, ata që mohuan u thanë të dërguarve të tyre: "Do t'ju dëbojmë nga Toka jonë ose do të ktheheni në fenë tonë." Atëherë, atyre u shpalli Zoti i tyre: "Ne, gjithsesi do t'i shkatërrojmë zullumqarët
Efendi Nahi
Dhe mohuesit u thanë pejgamberëve të tyre: “Na do t’ju dëbojmë juve nga toka e jonë, ose do të ktheheni ju në fenë tonë!” Andaj, Zoti (pejgamberëve të Vet) u shpalli: “Na, me të vërtetë, do t’i zhdukim zullumqarët,
وَلَنُسْكِنَنَّكُمُ ٱلْأَرْضَ مِنۢ بَعْدِهِمْ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَافَ مَقَامِى وَخَافَ وَعِيدِ ﴿14﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
e pas tyre do t’ju vendosim në tokën e tyre. Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje (për gjykim) dhe i tremben premtimit (dënimit) Tim.”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
dhe pas tyre do t'ju bëjmë ju banorë të asaj toke. Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje dhe nga paralajmërimi Im.
Efendi Nahi
e juve do t’ju vendosim në tokën e tyre – pas tyre. Kjo (dhuratë) është për ata që i druajnë Madhërisë Sime dhe i frikohen premtimit (dënimit) Tim”.
وَٱسْتَفْتَحُوا۟ وَخَابَ كُلُّ جَبَّارٍ عَنِيدٍۢ ﴿15﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Dhe (të dërguarit) kërkuan ndihmë (nga Allahu), kurse kokëfortët kryelartë u shkatërruan.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ata (të dërguarit) u lutën për fitore dhe u shkatërrua çdo tiran kokëfortë,
Efendi Nahi
(E, pejgamberët) kërkuan ndihmë (nga Perëndia), andaj është shkatërruar çdo kokëfortë e kryelartë, -
مِّن وَرَآئِهِۦ جَهَنَّمُ وَيُسْقَىٰ مِن مَّآءٍۢ صَدِيدٍۢ ﴿16﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Pas tyre është Xhehenemi, ku do të pinë ujë të qelbur,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
të cilin e pret Xhehenemi, ku do t'i jepet të pijë ujë të qelbur,
Efendi Nahi
para tyre është xhehennemi – dhe ai do të furnizohet me ujë të qelbët,
يَتَجَرَّعُهُۥ وَلَا يَكَادُ يُسِيغُهُۥ وَيَأْتِيهِ ٱلْمَوْتُ مِن كُلِّ مَكَانٍۢ وَمَا هُوَ بِمَيِّتٍۢ ۖ وَمِن وَرَآئِهِۦ عَذَابٌ غَلِيظٌۭ ﴿17﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
të cilin do ta gjerbin e nuk do të mund ta gëlltisin. Vdekja do t’u vijë atyre nga të gjitha anët, por nuk do të vdesin. Ata i pret një dënim i rëndë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
të cilin do ta gëlltisë, por mezi do ta kapërdijë, ndërkohë që vdekja i vjen nga çdo anë, por ai nuk do të vdesë. Atë e pret një dënim i rëndë.
Efendi Nahi
të cilin e hërpatin, e nuk mund ta përbijnë. E, vdekja u vie atyre nga të gjitha anët, por ata nuk vdesin; dhe pas tij ka dënim të rëndë.
مَّثَلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِرَبِّهِمْ ۖ أَعْمَٰلُهُمْ كَرَمَادٍ ٱشْتَدَّتْ بِهِ ٱلرِّيحُ فِى يَوْمٍ عَاصِفٍۢ ۖ لَّا يَقْدِرُونَ مِمَّا كَسَبُوا۟ عَلَىٰ شَىْءٍۢ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلضَّلَٰلُ ٱلْبَعِيدُ ﴿18﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Vepra e atyre, që nuk besojnë Zotin e tyre, i shëmbëllen hirit, të cilin e shpërndan era në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Veprat e atyre që mohuan Zotin e tyre i ngjajnë një hiri që e shpluhuron një erë e fortë në një ditë të stuhishme. Atyre s'do t'u bëjë dobi asgjë që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe.
Efendi Nahi
Vepra e atyre që nuk besojnë Zotin e tyre, i shembëllen hirit, që në ditën e stuhishme bartet nga era. Nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbje e madhe.
أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ ۚ إِن يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ وَيَأْتِ بِخَلْقٍۢ جَدِيدٍۢ ﴿19﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Vallë, a nuk sheh ti se si Allahu ka krijuar me urtësi qiejt dhe Tokën? Nëse dëshiron, Ai mund t’ju zhdukë ju dhe të sjellë një popull të ri;
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
A nuk e sheh se Allahu krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi? Nëse do, Ai ju zhduk ju dhe krijon të tjerë (që e adhurojnë Atë).
Efendi Nahi
Vallë, a nuk sheh ti se si Perëndia ka krijuar përsosmërisht qiejtë dhe Tokën? E, nëse Ai don, do t’ju zhdukë juve dhe do të sjellë popull të ri;
وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ بِعَزِيزٍۢ ﴿20﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
kjo nuk është punë e rëndë për Allahun Fuqiplotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
E, kjo nuk është e vështirë për Allahun.
Efendi Nahi
kjo nuk është punë e rëndë për Fuqiplotin Perëndi.
وَبَرَزُوا۟ لِلَّهِ جَمِيعًۭا فَقَالَ ٱلضُّعَفَٰٓؤُا۟ لِلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوٓا۟ إِنَّا كُنَّا لَكُمْ تَبَعًۭا فَهَلْ أَنتُم مُّغْنُونَ عَنَّا مِنْ عَذَابِ ٱللَّهِ مِن شَىْءٍۢ ۚ قَالُوا۟ لَوْ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ لَهَدَيْنَٰكُمْ ۖ سَوَآءٌ عَلَيْنَآ أَجَزِعْنَآ أَمْ صَبَرْنَا مَا لَنَا مِن مَّحِيصٍۢ ﴿21﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Të gjithë do të dalin para Allahut. (Atëherë), ata që kanë qenë të përulur, do t’u thonë atyre që kanë qenë kryelartë: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj. A do të mund të lehtësoni ju prej nesh diçka nga dënimi i Allahut?” Ata do të thonë: “Sikur të na kishte udhëzuar Allahu në rrugën e drejtë, edhe ne do t’ju kishim udhëzuar ju. Rënkojmë apo durojmë, për ne njësoj është, nuk do të ketë shpëtim.”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Të gjithë do të dalin para Allahut. Atëherë, të dobëtit do t'u thonë mendjemëdhenjve: "Ne ishim ndjekësit tuaj, prandaj a nuk do të na e lehtësoni sadopak dënimin e Allahut?" Ata thanë: "Sikur të na udhëzonte Allahu në rrugë të drejtë, edhe ne do t'ju udhëzonim ju. Është krejt njësoj, u ankuam apo duruam, për ne nuk ka shpëtim."
Efendi Nahi
Dhe të gjithë do të dalin para Perëndisë. (Atëherë), ata që kanë qenë të shfrytëzuar, do t’u thonë atyre që janë kryelartësuar: “Na kemi qenë ithtarët tuaj. A do të mund të largoni ju prej nesh diçka nga dënimi i Perëndisë?” Ata thonë: “Sikur të na kishte udhëzuar Perëndia në rrugën e drejtë, edhe na do t’ju kishim udhëzuar juve. Rrënkojmë ne apo durojmë, - njësoj na është neve, nuk do të ketë shpëtim për ne”.
وَقَالَ ٱلشَّيْطَٰنُ لَمَّا قُضِىَ ٱلْأَمْرُ إِنَّ ٱللَّهَ وَعَدَكُمْ وَعْدَ ٱلْحَقِّ وَوَعَدتُّكُمْ فَأَخْلَفْتُكُمْ ۖ وَمَا كَانَ لِىَ عَلَيْكُم مِّن سُلْطَٰنٍ إِلَّآ أَن دَعَوْتُكُمْ فَٱسْتَجَبْتُمْ لِى ۖ فَلَا تَلُومُونِى وَلُومُوٓا۟ أَنفُسَكُم ۖ مَّآ أَنَا۠ بِمُصْرِخِكُمْ وَمَآ أَنتُم بِمُصْرِخِىَّ ۖ إِنِّى كَفَرْتُ بِمَآ أَشْرَكْتُمُونِ مِن قَبْلُ ۗ إِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ﴿22﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Dhe, kur të marrë fund puna, djalli do të thotë: “Vërtet, Allahu ju bëri një premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi. Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim).” Vërtet, keqbërësit do të kenë një dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Kur çështja mori fund, shejtani tha: "Vërtet Allahu ju bëri premtim të vërtetë, ndërsa unë ju premtova e ju mashtrova, por unë nuk pata pushtet mbi ju, vetëm se ju thirra dhe ju m'u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni vetveten! Unë s'mund t'ju ndihmoj juve e as ju s'mund të më ndihmoni mua." Unë e mohoj adhurimin që ma bëtë më parë krahas Allahut. Sigurisht që për zullumqarët do të ketë dënim të dhembshëm.
Efendi Nahi
Dhe, do të thotë djalli, kur të merr fund puna: “Me të vërtetë, Perëndia u ka premtuar juve premtimin e vërtetë. Edhe unë ju kam premtuar, por ju kam mashtruar. Por, unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju, përpos që ju kam thirrur, e ju më jeni përgjegjur. Prandaj, mos më qortoni, por qortonie veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj, e as ju nuk jeni shpëtimtari im. Unë, tani mohoj atë që ju më parë më patët bërë shok (me Perëndinë)”. Me të vërtetë, për zullumqarët ka dënim të dhembshëm.
وَأُدْخِلَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جَنَّٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ ۖ تَحِيَّتُهُمْ فِيهَا سَلَٰمٌ ﴿23﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të pranohen në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku, me lejen e Zotit të tyre, do të banojnë përherë. Atje do të përshëndeten me fjalën: “Selam!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ndërkaq, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, me lejen e Zotit të tyre, do të futen në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të banojnë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre do të jetë: "Selam (Paqe)!"
Efendi Nahi
E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, do të hyjnë në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt, ku ata, me lejen e Zotit të tyre, do të banojën përherë. Në to, do të përshëndeten me fjalën: “Selam!”
أَلَمْ تَرَ كَيْفَ ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًۭا كَلِمَةًۭ طَيِّبَةًۭ كَشَجَرَةٍۢ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌۭ وَفَرْعُهَا فِى ٱلسَّمَآءِ ﴿24﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli?
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
A nuk e ke parë se si Zoti shëmbëllen fjalën e mirë me një pemë të mirë, rrënja e së cilës është e fortë e dega e saj është në qiell?
Efendi Nahi
Vallë a nuk sheh se si Perëndia jep shembullin – fjala e bukur si druri i bukur: rrënja është e fortë në tokë, kurse degët kah qielli;
تُؤْتِىٓ أُكُلَهَا كُلَّ حِينٍۭ بِإِذْنِ رَبِّهَا ۗ وَيَضْرِبُ ٱللَّهُ ٱلْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ ﴿25﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ajo i jep frutat e saj në çdo kohë me lejen e Zotit të vet. Allahu u sjell shembuj njerëzve që ata të mendojnë.
Efendi Nahi
që me lejen e Zotit të saj jep frut në çdo kohë. Dhe Perëndia u tregon shembullin njerëzve për t’u këshilluar ata.
وَمَثَلُ كَلِمَةٍ خَبِيثَةٍۢ كَشَجَرَةٍ خَبِيثَةٍ ٱجْتُثَّتْ مِن فَوْقِ ٱلْأَرْضِ مَا لَهَا مِن قَرَارٍۢ ﴿26﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Fjala e keqe është si pema e keqe me rrënjë të shkulura, e paqëndrueshme për ekzistencë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ndërkaq, fjala e keqe është si pema e keqe që është shkulur nga toka dhe është e paqëndrueshme.
Efendi Nahi
Fjala e shëmtuar është si druri i shëmtuar: i shëmbur për dhé dhe i paqëndrueshëm për ekzistencë.
يُثَبِّتُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱلْقَوْلِ ٱلثَّابِتِ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَفِى ٱلْءَاخِرَةِ ۖ وَيُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلظَّٰلِمِينَ ۚ وَيَفْعَلُ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ ﴿27﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e qëndrueshme, si në këtë jetë, ashtu dhe në botën tjetër, dhe Allahu i humb keqbërësit. Allahu bën çfarë të dojë.
Efendi Nahi
Perëndia besimtarët i forcon me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse zullumqarët i shpie në humbje; Perëndia punon ç’të dojë.
۞ أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ بَدَّلُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ كُفْرًۭا وَأَحَلُّوا۟ قَوْمَهُمْ دَارَ ٱلْبَوَارِ ﴿28﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Vallë, a nuk i sheh ata që dhuntinë e Allahut e kanë ndërruar me mohim dhe e kanë sjellë popullin e tyre në Shtëpinë e shkatërrimit?
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
A nuk i sheh ata që dhuntinë e Allahut e kthyen me mohim dhe e çuan popullin e tyre në vendin e shkatërrimit,
Efendi Nahi
Vallë, a nuk i sheh ata që dhuntinë e Perëndisë e kanë ndërruar me mohim dhe e kanë sjellë, popullin e tyre në Shtëpinë e shkatërrimit, -
جَهَنَّمَ يَصْلَوْنَهَا ۖ وَبِئْسَ ٱلْقَرَارُ ﴿29﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ata do të digjen në Xhehenem. Eh, sa vendbanim i tmerrshëm është ai!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
në Xhehenem, ku do të hyjnë ata? Ah, sa vendqëndrim i keq!
Efendi Nahi
në xhehennem, në të cilin do të digjen – e sa vendbanim i tmerrshëm është ai! –
وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ أَندَادًۭا لِّيُضِلُّوا۟ عَن سَبِيلِهِۦ ۗ قُلْ تَمَتَّعُوا۟ فَإِنَّ مَصِيرَكُمْ إِلَى ٱلنَّارِ ﴿30﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ata kanë trilluar zota të rremë si ortakë të Allahut për t’i larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaquni, se përfundimi juaj është në zjarr!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ata i sajuan Allahut ortakë, që t'i largojnë (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaju: "Kënaquni, se s'ka dyshim se fundi juaj është në Zjarr!"
Efendi Nahi
dhe i kanë trilluar shok Perëndisë për t’i larguar (njerëzit tjerë) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaquni, se kthimi juaj është në zjarr!”
قُل لِّعِبَادِىَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ يُقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُنفِقُوا۟ مِمَّا رَزَقْنَٰهُمْ سِرًّۭا وَعَلَانِيَةًۭ مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِىَ يَوْمٌۭ لَّا بَيْعٌۭ فِيهِ وَلَا خِلَٰلٌ ﴿31﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Thuaju robërve të Mi, të cilët besojnë: Le të falin namazin dhe le të japin fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne, para se të arrijë dita në të cilën s’ka as tregti, as miqësi.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Thuaju robërve të Mi që besuan, që të falin namazin dhe të japin fshehtas e haptas nga ajo që u kemi dhënë, para se të vijë një Ditë në të cilën nuk do të ketë as tregti e as miqësi.
Efendi Nahi
Thuaju robërve të Mi, të cilët besojnë: Le të falin namazin dhe le të japin fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne, para se të arrijë dita, në të cilën s’ka shitje as miqësi.
ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَأَخْرَجَ بِهِۦ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ رِزْقًۭا لَّكُمْ ۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلْفُلْكَ لِتَجْرِىَ فِى ٱلْبَحْرِ بِأَمْرِهِۦ ۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلْأَنْهَٰرَ ﴿32﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ai lëshon ujë nga qielli e nëpërmjet tij nxjerr fruta si ushqim për ju. Ai i ka vënë në shërbimin tuaj anijet, që me lejen e Tij, ju të lundroni me ato nëpër dete. Ai i ka krijuar lumenjtë për dobinë tuaj
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Allahu është Ai që krijoi qiejt e Tokën dhe lëshoi shi nga qielli, përmes të cilit nxori fruta si ushqim për ju. Ai nënshtroi për ju anijet që lundrojnë në det me urdhrin e Tij dhe jua nënshtroi lumenjtë.
Efendi Nahi
Perëndia është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën; Ai zbret ujin nga qielli e me të jep frutet për t’u ushqyer ju; dhe u jep juve që të shfrytëzoni anijet për të lundruar me to nëpër dete, me autorizimin e Tij, dhe u jep që të shfrytëzoni lumenjt;
وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ دَآئِبَيْنِ ۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ ﴿33﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
e po ashtu edhe Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht. Ai ka vënë në shërbimin tuaj natën dhe ditën.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ai nështroi për ju Diellin dhe Hënën, që lundrojnë pandërprerë në rrjedhën e tyre, dhe jua nënshtroi natën e ditën.
Efendi Nahi
dhe ju jep që të shfrytëzoni Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht, dhe ju jep që të shfrytëzoni natën dhe ditën;
وَءَاتَىٰكُم مِّن كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ ۚ وَإِن تَعُدُّوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ لَا تُحْصُوهَآ ۗ إِنَّ ٱلْإِنسَٰنَ لَظَلُومٌۭ كَفَّارٌۭ ﴿34﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ai ju jep gjithçka që i kërkoni. Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ai ju dha gjithçka që kërkuat. Edhe nëse do të përpiqeshit t'i numëronit dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t'i numëronit. Njëmend njeriu është shumë i padrejtë dhe shumë mosmirënjohës.
Efendi Nahi
dhe ju jep nga të gjitha ato që keni kërkuar nga Ai (sipas nevojave tuaja), e nëse doni t’i numëroni dhuntitë e Perëndisë, atëherë nuk do të mund t’i numëroni. – Njeriu, me të vërtetë, është zullumqarë dhe jomirënjohës.
وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِيمُ رَبِّ ٱجْعَلْ هَٰذَا ٱلْبَلَدَ ءَامِنًۭا وَٱجْنُبْنِى وَبَنِىَّ أَن نَّعْبُدَ ٱلْأَصْنَامَ ﴿35﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
(Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet[159] dhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Kujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet dhe më largo mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!
Efendi Nahi
(Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëne të sigurt këtë qytet dhe më largo mua dhe bijtë e mi nga të adhuruarit e statujave,
رَبِّ إِنَّهُنَّ أَضْلَلْنَ كَثِيرًۭا مِّنَ ٱلنَّاسِ ۖ فَمَن تَبِعَنِى فَإِنَّهُۥ مِنِّى ۖ وَمَنْ عَصَانِى فَإِنَّكَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ﴿36﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
O Zoti im, ata kanë shmangur shumë njerëz (nga rruga e drejtë). Ai që më pason mua, është i fesë sime; ndërsa për atë që më kundërshton mua, Ti, me të vërtetë, je Falës dhe Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Zoti im, ata çuan në humbje shumë njerëz! Kushdo që më ndjek mua, ai është prej meje, ndërsa për atë që më kundërshton, Ti je vërtet Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Efendi Nahi
O Zoti im, ata kanë shmangur shumë njerëz (nga rruga e drejtë). Ai që më pason mua, është i fesë sime; e ai që më kundërshton mua, - Ti, pra, me të vërtetë, je falës dhe mëshirues.
رَّبَّنَآ إِنِّىٓ أَسْكَنتُ مِن ذُرِّيَّتِى بِوَادٍ غَيْرِ ذِى زَرْعٍ عِندَ بَيْتِكَ ٱلْمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ فَٱجْعَلْ أَفْـِٔدَةًۭ مِّنَ ٱلنَّاسِ تَهْوِىٓ إِلَيْهِمْ وَٱرْزُقْهُم مِّنَ ٱلثَّمَرَٰتِ لَعَلَّهُمْ يَشْكُرُونَ ﴿37﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
O Zoti ynë, unë kam vendosur disa nga pasardhësit e mi, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë Tënde të Shenjtë, që të falin namazin. Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të ndiejnë dashamirësi për ata dhe jepu fruta, me qëllim që ata të të falënderojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Zoti ynë, unë kam vendosur një pjesë të pasardhësve të mi në një luginë pa bimësi pranë Shtëpisë Sate të shenjtë, që të falin namazin, o Zoti ynë! Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të anojnë nga ata dhe furnizoji me fruta, që të jenë mirënjohës!
Efendi Nahi
O Zoti ynë, unë, me të vërtetë, i kam vendosur disa pasardhës të mi në një luginë ë nuk mbillet, te Shtëpia e Jote e shenjtë; o Zoti ynë (i kam vendosur këtu) për të falur namazin; andaj, bënë që zemrat e disa njerëzve të nxitojnë kah ata dhe furnizoji ata me frute, për t’u bërë falenderues ata.
رَبَّنَآ إِنَّكَ تَعْلَمُ مَا نُخْفِى وَمَا نُعْلِنُ ۗ وَمَا يَخْفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِن شَىْءٍۢ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فِى ٱلسَّمَآءِ ﴿38﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
O Zoti ynë, Ti e di vërtet çfarë fshehim e çfarë shfaqim haptazi. Allahut nuk i fshihet asgjë, as në Tokë, as në qiell.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Zoti ynë, Ti e di çfarë fshehim dhe çfarë shfaqim hapatazi. Allahut nuk mund t'i fshihet asgjë, as në Tokë e as në qiell.
Efendi Nahi
O Zoti ynë, Ti, me të vërtetë, di ato që fshehim e çka shfaqim ne haptazi. Nuk i fshehet asgjë Perëndisë as në Tokë as në qiell.
ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى وَهَبَ لِى عَلَى ٱلْكِبَرِ إِسْمَٰعِيلَ وَإِسْحَٰقَ ۚ إِنَّ رَبِّى لَسَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ ﴿39﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Qoftë lavdëruar Allahu, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is’hakun! Vërtet, Zoti im i dëgjon lutjet!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Lavdërimi i takon Allahut, i Cili në pleqëri më dha Ismailin dhe Is'hakun. Vërtet, Zoti im është Dëgjuesi i lutjeve.
Efendi Nahi
Qoftë lavdëruar Perëndia, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is’hakun; Zoti im, me të vërtetë, është pranues i lutjeve.
رَبِّ ٱجْعَلْنِى مُقِيمَ ٱلصَّلَوٰةِ وَمِن ذُرِّيَّتِى ۚ رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَآءِ ﴿40﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
O Zoti im! Më bëj mua dhe pasardhësit e mi prej atyre që e falin namazin. Zoti ynë! Ma prano lutjen!
Efendi Nahi
O Zoti im, bën që unë të kryejë përherë namazin dhe ashtu disa pasardhës të mi! O Zoti ynë, pranoje lutjen time!
رَبَّنَا ٱغْفِرْ لِى وَلِوَٰلِدَىَّ وَلِلْمُؤْمِنِينَ يَوْمَ يَقُومُ ٱلْحِسَابُ ﴿41﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën, kur do të jepet llogari!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Zoti ynë! Më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën që do të jepet llogaria!"
Efendi Nahi
O Zoti ynë, më fal mua dhe prindërit e mi dhe besimtarët – në Ditën kur do të jepet llogari!”
وَلَا تَحْسَبَنَّ ٱللَّهَ غَٰفِلًا عَمَّا يَعْمَلُ ٱلظَّٰلِمُونَ ۚ إِنَّمَا يُؤَخِّرُهُمْ لِيَوْمٍۢ تَشْخَصُ فِيهِ ٱلْأَبْصَٰرُ ﴿42﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin),
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëjnë zullumqarët. Ai thjesht po i lë ata deri në një Ditë kur sytë e tyre do të shtangen,
Efendi Nahi
E ti, mos mendo, kurrsesi, që Perëndia nuk vëren atë që punojnë zullumqarët! Ai, vetëm ua shtyen (dënimin) dei në Ditën kur sytë e tyre do të mbeten të hapur,
مُهْطِعِينَ مُقْنِعِى رُءُوسِهِمْ لَا يَرْتَدُّ إِلَيْهِمْ طَرْفُهُمْ ۖ وَأَفْـِٔدَتُهُمْ هَوَآءٌۭ ﴿43﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
dhe, duke vrapuar me kokë lart, nuk do të mund t’i lëvizin sytë, ndërsa zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
e do të çohen (nga varret) me rrëmbim, duke ngritur kokat (për të parë ç'po ndodh). Ata s'do të mund t'i lëvizin sytë dhe zemrat do t'i kenë të zbrazëta.
Efendi Nahi
dhe duke vrapuar, me kokë ngrehur, nuk mund t’i lëvizin sytë (e shikojnë me ngulmim); e zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).
وَأَنذِرِ ٱلنَّاسَ يَوْمَ يَأْتِيهِمُ ٱلْعَذَابُ فَيَقُولُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ رَبَّنَآ أَخِّرْنَآ إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ قَرِيبٍۢ نُّجِبْ دَعْوَتَكَ وَنَتَّبِعِ ٱلرُّسُلَ ۗ أَوَلَمْ تَكُونُوٓا۟ أَقْسَمْتُم مِّن قَبْلُ مَا لَكُم مِّن زَوَالٍۢ ﴿44﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ti (o Muhamed) paralajmëroji njerëzit për Ditën që atyre do t’u vijë dënimi e keqbërësit do të thonë: “O Zoti ynë, na lër edhe për pak kohë! Ne do t’i përgjigjemi thirrjes Tënde dhe do t’i pasojmë të dërguarit!” Por atyre do t’u thuhet: “Vallë, a nuk betoheshit më parë se s’do të kishte zhdukje për ju?
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Dhe paralajmëroji njerëzit për ditën kur do t'u vijë dënimi! Atëherë ata që ishin të padrejtë do të thonë: "Zoti ynë, na e shtyj edhe pak afatin, që t'i përgjigjemi thirrjes Sate dhe t'i pasojmë të dërguarit." A nuk betoheshit më parë se nuk do të kishte zhdukje për ju?
Efendi Nahi
Ti, paralajmëroji njerëzit për Ditën që atyre do t’u vie dënimi, e zullumqarët do të thonë: “O Zoti ynë, na lë (kthena në jetë) neve vetëm edhe pak kohë; na do t’i pëgjigjemi thirrjes Tënde dhe do t’i pasojmë pejgamberët!” (Ju thuhet atyre): “E vallë, a nuk jeni betuar më parë se nuk ka për ju zhdukje?
وَسَكَنتُمْ فِى مَسَٰكِنِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ وَتَبَيَّنَ لَكُمْ كَيْفَ فَعَلْنَا بِهِمْ وَضَرَبْنَا لَكُمُ ٱلْأَمْثَالَ ﴿45﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ju banuat në vendbanimet e atyre që e kishin ngarkuar veten me gjynahe dhe e kishit të qartë se si kishim vepruar me ta. Dhe Ne ju kishim treguar shumë shembuj.”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ju banuat në vendbanimet e atyre që i bënë zullum vetvetes, madje ju ishte bërë e qartë se si vepruam me ta, dhe ju sollëm shembuj.
Efendi Nahi
Dhe keni banuar në shtëpitë e atyre, të cilët i kanë bërë zullum vetes dhe e keni pasur të qartë se si kemi vepruar me ta. Dhe, Na, ju kemi treguar shumë shembuj”.
وَقَدْ مَكَرُوا۟ مَكْرَهُمْ وَعِندَ ٱللَّهِ مَكْرُهُمْ وَإِن كَانَ مَكْرُهُمْ لِتَزُولَ مِنْهُ ٱلْجِبَالُ ﴿46﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ata kurdisin dredhitë e tyre, por Allahu i di dredhitë e tyre. Edhe sikur prej dredhive të tyre të shembeshin malet, ata nuk do t’ia dalin mbanë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ata kurdisën kurthet e tyre, por Allahu i ka në dorë kurthet e tyre, edhe po të ishin kurthet e tyre të atilla që të rrafshonin malet.
Efendi Nahi
Dhe ata thurin dredhitë e tyre, e te Perëndia është dënimi i dredhive të tyre; për dredhitë e atyre nuk mund t’i lëkundin malet.
فَلَا تَحْسَبَنَّ ٱللَّهَ مُخْلِفَ وَعْدِهِۦ رُسُلَهُۥٓ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌۭ ذُو ٱنتِقَامٍۢ ﴿47﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
As mos mendo se Allahu nuk do t’ua mbajë premtimin e Vet të dërguarve. Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Kurrsesi mos mendo se Allahu do ta thyejë premtimin e Tij ndaj të dërguarve. Me të vërtetë Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Zoti për hakmarrje.
Efendi Nahi
As mos mendo se Perëndia nuk do ta mbajë premtimin e Vet (që u ka dhënë) pejgamberëve të Vet – se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe ndëshkon –
يَوْمَ تُبَدَّلُ ٱلْأَرْضُ غَيْرَ ٱلْأَرْضِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُ ۖ وَبَرَزُوا۟ لِلَّهِ ٱلْوَٰحِدِ ٱلْقَهَّارِ ﴿48﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ditën, kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe qiejt, të gjithë do të dalin para të Vetmit dhe Ngadhënjyesit Allah.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ditën kur Toka do të zëvendësohet me një Tokë tjetër, por edhe qiejt, e (krijesat) do të dalin para Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit të Pamposhtur.
Efendi Nahi
në Ditën kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe qiejt, e kur të gjithë të dalin para të Vetmit dhe të Plotëfuqishmit Perëndi.
وَتَرَى ٱلْمُجْرِمِينَ يَوْمَئِذٍۢ مُّقَرَّنِينَ فِى ٱلْأَصْفَادِ ﴿49﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Dhe atë ditë do t’i shohësh keqbërësit të lidhur në pranga;
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Atë Ditë do t'i shohësh keqbërësit të lidhur në zinxhirë.
Efendi Nahi
Dhe atë ditë do t’i shohësh mëkatarët të lidhur në pranga;
سَرَابِيلُهُم مِّن قَطِرَانٍۢ وَتَغْشَىٰ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ ﴿50﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
rrobat do t’i kenë prej katrani e zjarri do t’ua mbështjellë fytyrat,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Rrobat do t'i kenë prej katrani e zjarri do t'ua mbulojë fytyrat,
Efendi Nahi
Këmishat do t’i kenë prej katranit, e zjarri do t’ua mbështjellë fytyrat e tyre, -
لِيَجْزِىَ ٱللَّهُ كُلَّ نَفْسٍۢ مَّا كَسَبَتْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ ﴿51﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
(Kështu do të jetë) në mënyrë që Allahu të shpërblejë cilindo për atë që ka punuar. Allahu është vërtet i shpejtë në llogari.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
që Allahu të shpërblejë çdokënd për atë që ka punuar. Me të vërtetë, Allahu është i shpejtë në llogari.
Efendi Nahi
(Kështu) Perëndia shpërblen çdo njërin për atë që ka punuar. Perëndia, me të vërtetë, ëshë llogaritar i shpejtë.
هَٰذَا بَلَٰغٌۭ لِّلنَّاسِ وَلِيُنذَرُوا۟ بِهِۦ وَلِيَعْلَمُوٓا۟ أَنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌۭ وَٰحِدٌۭ وَلِيَذَّكَّرَ أُو۟لُوا۟ ٱلْأَلْبَٰبِ ﴿52﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ky (Kuran) është shpallje e qartë për njerëzit, me qëllim që ata të marrin paralajmërim nëpërmjet tij, që ta dinë se Allahu është Një Zot i Vetëm dhe që të këshillohen njerëzit e mençur!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ky (Kuran) është shpallje për njerëzit, që t'u tërhiqet vërejtja përmes tij dhe që ta dinë se në të vërtetë Ai (Allahu) është një Zot i Vetëm, si dhe që të marrin mësim ata që kanë mend.
Efendi Nahi
Ky (Kur’ani) është shpallë për njerëzit, dhe me të paralajmërohen ata, që ta dinë se Ai është i vetmi Perëndi, dhe për t’u këshilluar njerëzit e mençur!