بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ قٓ ۚ وَٱلْقُرْءَانِ ٱلْمَجِيدِ ﴿1﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Kâf. Betohem në Kuranin e lavdishëm!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Kaf.[1] Betohem në Kuranin e lavdishëm!
Efendi Nahi
Kâf. Pasha Kur’anin e madhërueshëm,
بَلْ عَجِبُوٓا۟ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٌۭ مِّنْهُمْ فَقَالَ ٱلْكَٰفِرُونَ هَٰذَا شَىْءٌ عَجِيبٌ ﴿2﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Po! Ata çuditen që nga gjiri i tyre u ka ardhur një paralajmërues, kështu që mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Në të vërtetë, ata çuditen që u erdhi një paralajmërues nga gjiri i tyre, prandaj jobesimtarët thonë: "Kjo është një gjë e çuditshme!"
Efendi Nahi
Po, ata janë çuditur që nga mesi i tyre u ka ardhur një paralajmërues, e mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme”.
أَءِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًۭا ۖ ذَٰلِكَ رَجْعٌۢ بَعِيدٌۭ ﴿3﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur (do të ringjallemi sërish)? Ai kthim është i largët!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
"A mos, vallë, kur të vdesim e të bëhemi pluhur e kocka (do të ringjallemi)?! Shumë larg (mendsh) është ai kthim!"
Efendi Nahi
Vallë, a pasi të vdesin e të bëhemi dhé (do të ringjallemi)? Ai kthim është i largët!”
قَدْ عَلِمْنَا مَا تَنقُصُ ٱلْأَرْضُ مِنْهُمْ ۖ وَعِندَنَا كِتَٰبٌ حَفِيظٌۢ ﴿4﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ne e dimë sa prej tyre i merr toka, tek Ne është Libri që i ruan të gjitha.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ne e dimë sa prej tyre i ha toka dhe te Ne është një Libër që ruan gjithçka.
Efendi Nahi
Na dimë çka do t’ua mungojë toka atyre (pasi të vdesin), te Ne është Libri që i ruan të gjitha.
بَلْ كَذَّبُوا۟ بِٱلْحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمْ فَهُمْ فِىٓ أَمْرٍۢ مَّرِيجٍ ﴿5﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Mirëpo, ata e mohojnë të Vërtetën kur u vjen, kështu që ata janë në gjendje të turbulluar.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Por, ata përgënjeshtruan të vërtetën kur u erdhi, prandaj janë në një gjendje të hutuar.
Efendi Nahi
Aq më tepër, ta e mohuan të Vërtetën kur u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme (në çështjen e profetnisë).
أَفَلَمْ يَنظُرُوٓا۟ إِلَى ٱلسَّمَآءِ فَوْقَهُمْ كَيْفَ بَنَيْنَٰهَا وَزَيَّنَّٰهَا وَمَا لَهَا مِن فُرُوجٍۢ ﴿6﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
A nuk e shohin ata qiellin që qëndron sipër tyre, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa pasur kurrfarë plasaritjeje në të?
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
A nuk e shohin qiellin sipër tyre se si e kemi ndërtuar e zbukuruar, në të cilin nuk ka asnjë të çarë?!
Efendi Nahi
A, nuk e kanë shikuar ata qiellin që qëndron mbi ta, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, e i cili nuk ka kurrfarë të mete (çrregullimi)!
وَٱلْأَرْضَ مَدَدْنَٰهَا وَأَلْقَيْنَا فِيهَا رَوَٰسِىَ وَأَنۢبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوْجٍۭ بَهِيجٍۢ ﴿7﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ndërsa Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë, që nga ajo, të mbijnë gjithfarëlloj bimësh të bukura,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ndërkaq, Tokën e kemi shtrirë, kemi vendosur në të male të patundshme dhe kemi bërë që në të të mbijë çdo lloj bime e këndshme,
Efendi Nahi
E, Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë që nga ajo të mbijnë gjithfarë lloj bimësh të bukur,
تَبْصِرَةًۭ وَذِكْرَىٰ لِكُلِّ عَبْدٍۢ مُّنِيبٍۢ ﴿8﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
si mjet ndriçimi të mendjes dhe përkujtesë për çdo rob që i drejtohet Zotit të vet.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
si mësim dhe kujtim për çdo rob që kthehet (te Zoti i vet).
Efendi Nahi
për t’u menduar dhe këshilluar çdo rob që i drjtohet Zotit të vet.
وَنَزَّلْنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ مُّبَٰرَكًۭا فَأَنۢبَتْنَا بِهِۦ جَنَّٰتٍۢ وَحَبَّ ٱلْحَصِيدِ ﴿9﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ne lëshojmë nga qielli ujë të bekuar dhe nëpërmjet tij krijojmë kopshte, drithëra që korren
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ne zbresim nga qielli ujë të begatshëm, nëpërmjet të cilit krijojmë kopshte e drithëra që korren
Efendi Nahi
Ne nga qielli lëshojmë ujin (shiun) e bekuar dhe bëjmë që me të, të ujiten kopshtijet dhe drithërat që korren.
وَٱلنَّخْلَ بَاسِقَٰتٍۢ لَّهَا طَلْعٌۭ نَّضِيدٌۭ ﴿10﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
dhe palma hurme të larta me tufa frutash njëra mbi tjetrën,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
dhe palma të larta hurmash me tufa frutash njëra mbi tjetrën,
Efendi Nahi
Dhe palmet e hurmës së lartë me kalavesh njëri mbi tjetrin,
رِّزْقًۭا لِّلْعِبَادِ ۖ وَأَحْيَيْنَا بِهِۦ بَلْدَةًۭ مَّيْتًۭا ۚ كَذَٰلِكَ ٱلْخُرُوجُ ﴿11﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
si ushqim për robërit Tanë; në këtë mënyrë Ne me shi e ringjallim tokën e vdekur. E kështu do të jetë edhe ringjallja.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
si furnizim për robërit, si dhe e gjallërojmë vendin e pajetë. Kështu do të jetë edhe ringjallja.
Efendi Nahi
ushqim për robërit (njerëzit), dhe Ne me shi e ringjallim tokën (visin) e vdekur; e kështu do të jetë edhe dalja (prej tokës – ringjallja).
كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍۢ وَأَصْحَٰبُ ٱلرَّسِّ وَثَمُودُ ﴿12﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Para tyre ka mohuar populli i Nuhut, banorët e Ressit dhe fisi Themud,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Rasit dhe themudët,
Efendi Nahi
Pas tyre, kanë mohuar populli i Nuhut, edhe banorët e Ressit dhe Themudi,
وَعَادٌۭ وَفِرْعَوْنُ وَإِخْوَٰنُ لُوطٍۢ ﴿13﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
edhe fisi Ad, Faraoni dhe vëllezërit e Lutit,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
edhe adët, Faraoni dhe vëllezërit e Lutit,
Efendi Nahi
dhe Adi dhe Faraoni, dhe vëllezërit (populli) e Lutit,
وَأَصْحَٰبُ ٱلْأَيْكَةِ وَقَوْمُ تُبَّعٍۢ ۚ كُلٌّۭ كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ وَعِيدِ ﴿14﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
edhe banorët e Ejkës, edhe populli i Tubbas; të gjithë ata i quajtën gënjeshtarë të dërguarit, prandaj kundër tyre u përmbush dënimi Im.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
edhe banorët e Ejkes dhe populli i Tubës; të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, prandaj u përmbush dënimi Im.
Efendi Nahi
edhe banorët e Ejkës dhe populli i Tubbas; të gjithë ata i kanë përgënjeshtruar pejgamberët dhe ndaj tyre u sendërtua dënimi Im.
أَفَعَيِينَا بِٱلْخَلْقِ ٱلْأَوَّلِ ۚ بَلْ هُمْ فِى لَبْسٍۢ مِّنْ خَلْقٍۢ جَدِيدٍۢ ﴿15﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Vallë, a mos u lodhëm Ne gjatë krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë në krijimin e sërishëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Vallë, mos u lodhëm Ne nga krijimi i parë? Jo, por ata janë në mëdyshje lidhur me krijimin e ri.
Efendi Nahi
E, vallë, mos jemi lodhur Ne gjatë krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë në krijimin e sërishëm.
وَلَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ وَنَعْلَمُ مَا تُوَسْوِسُ بِهِۦ نَفْسُهُۥ ۖ وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْ حَبْلِ ٱلْوَرِيدِ ﴿16﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç’i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimë çfarë i pëshpërit shpirti i tij. Ne jemi më afër tij sesa damari i qafës.
Efendi Nahi
Na e kemi krijuar njeriun dhe Na dimë çka i pëshpërit shpirti atij, se Ne (me dijeninë Tonë) jemi më afër se damari i tij i qafës,
إِذْ يَتَلَقَّى ٱلْمُتَلَقِّيَانِ عَنِ ٱلْيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ قَعِيدٌۭ ﴿17﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Dy melekë qëndrojnë pranë tij, në të djathtë e në të majtë,
Efendi Nahi
(dhe nga të dy engjëjt) të cilët i rrinë atij nga ana e djathtë dhe e majtë,
مَّا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌۭ ﴿18﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ai nuk nxjerr asnjë fjalë pa pasur pranë vetes një mbikëqyrës të pandashëm.
Efendi Nahi
dhe ai nuk e thotë asnjë fjalë e që pranë tij të mos jetë ai që mbikëqyrë.
وَجَآءَتْ سَكْرَةُ ٱلْمَوْتِ بِٱلْحَقِّ ۖ ذَٰلِكَ مَا كُنتَ مِنْهُ تَحِيدُ ﴿19﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (e jetës tjetër): ja, kjo është ajo së cilës përpiqeshe t’i ikje.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Agonia e vdekjes sjell të vërtetën: "Kjo është ajo prej së cilës ikje!"
Efendi Nahi
Mundimet e vdekjes do të arrijnë me siguri – kësaj nuk mund t’i ikësh
وَنُفِخَ فِى ٱلصُّورِ ۚ ذَٰلِكَ يَوْمُ ٱلْوَعِيدِ ﴿20﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Dhe do të fryhet në Sur - kjo është Dita e kërcënimit.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
E do t'i fryhet Surit; kjo është Dita e paralajmëruar.
Efendi Nahi
dhe do të fryhet në Sur – kjo është Dita e premtimit –
وَجَآءَتْ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّعَهَا سَآئِقٌۭ وَشَهِيدٌۭ ﴿21﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Çdo shpirt do të vijë i shoqëruar me një (engjëll) grahës dhe një (engjëll) dëshmitar.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Çdo shpirt do të vijë me një (melek) shtytës dhe një (melek) dëshmitar.
Efendi Nahi
dhe çdonjëri do të vijë, e me të ka grahës dhe dëshmitar.
لَّقَدْ كُنتَ فِى غَفْلَةٍۢ مِّنْ هَٰذَا فَكَشَفْنَا عَنكَ غِطَآءَكَ فَبَصَرُكَ ٱلْيَوْمَ حَدِيدٌۭ ﴿22﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
(Mohuesit do t’i thuhet): “Ti ke qenë i pavëmendshëm për këtë. Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i mprehtë.”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
(Jobesimtarit do t'i thuhet:) "Ti ishe i shkujdesur ndaj kësaj, prandaj ta hoqëm perden, kështu që shikimi yt sot është i mprehtë."
Efendi Nahi
Ti, me të vërtetë, ke qenë i pakujdesshëm për këtë (momentin e vdekjes), andaj ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i prehtë.
وَقَالَ قَرِينُهُۥ هَٰذَا مَا لَدَىَّ عَتِيدٌ ﴿23﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
E shoqëruesi i tij (engjëll) do të thotë: “Këtu është (shënimi i veprave të tij) që kam gati”.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ndërkohë, shoqëruesi i tij (nga melekët) do të thotë: "Kjo është ajo që kam gati."
Efendi Nahi
E, shoku i tij do të thotë: “Ky pranë meje, është i gatshëm”
أَلْقِيَا فِى جَهَنَّمَ كُلَّ كَفَّارٍ عَنِيدٍۢ ﴿24﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
(Do t’u thuhet:) “Hidhni në zjarr çdo njeri jobesimtar, kryeneç,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
(Atyre do t'u thuhet:) "Hidhni në Xhehenem çdo jobesimtar kryeneç,
Efendi Nahi
(u thuhet): “Hidheni në zjarr çdo mohues inatçi,
مَّنَّاعٍۢ لِّلْخَيْرِ مُعْتَدٍۢ مُّرِيبٍ ﴿25﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
pengues të të mirave, shkelës dhe dyshues (në fe);
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
pengues të të mirave, shkelës të kufijve e dyshues,
Efendi Nahi
pengues i të mirave, që kalon (kufirin) dhe i cili dyshon (në fé),
ٱلَّذِى جَعَلَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَأَلْقِيَاهُ فِى ٱلْعَذَابِ ٱلشَّدِيدِ ﴿26﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
çdo njeri që ka besuar në zot tjetër, përveç Allahut. Kështu pra, flakeni atë në dënimin më të rëndë!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
që krahas Allahut ka adhuruar ndonjë zot tjetër! Pra, hidheni atë në dënimin e rëndë!"
Efendi Nahi
i cili, pos Perëndisë, beson në zot tjetër – andaj hidhe atë në dënimin më të rëndë!”
۞ قَالَ قَرِينُهُۥ رَبَّنَا مَآ أَطْغَيْتُهُۥ وَلَٰكِن كَانَ فِى ضَلَٰلٍۭ بَعِيدٍۢ ﴿27﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
E, shoku i tij (djall) do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vetë ka qenë në humbje të madhe”.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Shoqëruesi i tij do të thotë: "Zoti ynë, unë nuk e kam shtyrë atë në paudhësi, por ai vetë ishte në humbje të thellë."
Efendi Nahi
E, shoku i tij do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vet ka qenë në humbje të madhe”.
قَالَ لَا تَخْتَصِمُوا۟ لَدَىَّ وَقَدْ قَدَّمْتُ إِلَيْكُم بِٱلْوَعِيدِ ﴿28﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Atyre (Allahu) do t’u thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam paralajmëruar me kohë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Allahu do të thotë: "Mos u grindni para Meje, unë ju kam paralajmëruar qysh më parë.
Efendi Nahi
Atyre (Perëndia) do t’ju thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam lajmëruar premtimin (dënimin),
مَا يُبَدَّلُ ٱلْقَوْلُ لَدَىَّ وَمَآ أَنَا۠ بِظَلَّٰمٍۢ لِّلْعَبِيدِ ﴿29﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Fjala ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam i padrejtë me robërit e Mi”.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Fjala Ime nuk ndryshon dhe Unë nuk jam i padrejtë ndaj robërve të Mi."
Efendi Nahi
Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam zullumqar i robërve të Mi”.
يَوْمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ ٱمْتَلَأْتِ وَتَقُولُ هَلْ مِن مَّزِيدٍۢ ﴿30﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Atë Ditë Ne do ta pyesim Xhehenemin: “A u mbushe?” e ai do të përgjigjet: “A ka edhe më?”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ditën kur do t'i themi Xhehenemit: "A je mbushur?", ai do të thotë: "A ka më?"
Efendi Nahi
Në Ditën kur do ta pyesin xhehennemin: “A u mbushe?” e ai, përgjigjet: “A ka edhe më?”
وَأُزْلِفَتِ ٱلْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ غَيْرَ بَعِيدٍ ﴿31﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Dhe jo larg prej aty, Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ndërkohë, Xheneti do t'u afrohet besimtarëve të përkushtuar, krejt afër.
Efendi Nahi
E, xhenneti do t’u afrohet besimtarëve, jo larg.
هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِكُلِّ أَوَّابٍ حَفِيظٍۢ ﴿32﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
(që do t’u thuhet:) “Kjo është premtuar për ju, për këdo që është penduar dhe ruajtur (nga gjynahet),
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
(E, do t'u thuhet:) "Kjo është ajo që ju është premtuar, është për këdo që gjithnjë pendohej dhe ishte i ruajtur,
Efendi Nahi
Kjo ju është premtuar, çdokujt që është penduar dhe ruajtur (nga kalimi i kufirit),
مَّنْ خَشِىَ ٱلرَّحْمَٰنَ بِٱلْغَيْبِ وَجَآءَ بِقَلْبٍۢ مُّنِيبٍ ﴿33﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, edhe atëherë kur nuk e shihte kush, e që ka ardhur me zemër të kthyer (nga Allahu).
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
që iu druajt të Gjithëmëshirshmit pa e parë Atë dhe erdhi me zemër të kthyer (nga Ai).
Efendi Nahi
i cili frikohet prej Perëndisë edhe atëhrë kur nuk e sheh kush dhe i cili vie me zemër të kthyer kah Perëndia”.
ٱدْخُلُوهَا بِسَلَٰمٍۢ ۖ ذَٰلِكَ يَوْمُ ٱلْخُلُودِ ﴿34﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Hyni në të (Xhenet) me paqe e siguri. Kjo është Dita e amshimit!”
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Hyni në të me paqe! Kjo është Dita e Përjetësisë."
Efendi Nahi
(U thuhet atyre): “Hyni në të (në xhennet), në qetësi (e mirësi), kjo është Dita e përhershme!”
لَهُم مَّا يَشَآءُونَ فِيهَا وَلَدَيْنَا مَزِيدٌۭ ﴿35﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Aty do të kenë çfarë të duan - e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Aty do të kenë çfarë të duan e, te Ne, ka edhe më shumë.
Efendi Nahi
Në të do të kenë çka të duan – e prej Nesh edhe më shumë.
وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُم مِّن قَرْنٍ هُمْ أَشَدُّ مِنْهُم بَطْشًۭا فَنَقَّبُوا۟ فِى ٱلْبِلَٰدِ هَلْ مِن مَّحِيصٍ ﴿36﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Eh, sa breza shumë më të fuqishëm Ne i kemi shkatërruar para tyre! Ata brodhën nëpër Tokë, po a mund të gjenin strehim?!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Sa e sa breza që ishin më të fuqishëm se ata kemi shkatërruar para tyre! Ata brodhën nëpër tokë, por a gjetën shpëtim?!
Efendi Nahi
E, sa gjenerata i kemi shkatërruar par tyre, duke qenë ata më të fortë (se Kurejshit) dhe ata bredhnin nëpër Tokë. – E, a kanë mund të gjejnë strehim?!
إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَذِكْرَىٰ لِمَن كَانَ لَهُۥ قَلْبٌ أَوْ أَلْقَى ٱلسَّمْعَ وَهُوَ شَهِيدٌۭ ﴿37﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Vërtet, këtu ka këshillë për këdo që ka zemër, dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Vërtet, këtu ka këshillë për atë që ka zemër dhe dëgjon, duke qenë i vëmendshëm.
Efendi Nahi
Me të vërtetë, për të gjitha këto ka këshillë për atë që ka mend ose që dëgjon, e që është i përqëndruar.
وَلَقَدْ خَلَقْنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِى سِتَّةِ أَيَّامٍۢ وَمَا مَسَّنَا مِن لُّغُوبٍۢ ﴿38﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre për gjashtë ditë, pa ndierë lodhje aspak.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Me të vërtetë, Ne krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre për gjashtë ditë, pa ndier kurrfarë lodhjeje.
Efendi Nahi
Ne, kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet mes tyre për gjashtë ditë (periudha kohore), dhe nuk na përshkoi kurrëfarë lodhje.
فَٱصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ ٱلشَّمْسِ وَقَبْلَ ٱلْغُرُوبِ ﴿39﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Andaj, duroje atë që thonë ata[327], madhëroje Zotin tënd e falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Pra, duro atë që thonë ata dhe lartësoje Zotin tënd me lavdërim para lindjes së Diellit dhe para perëndimit!
Efendi Nahi
Andaj, duroje atë që e thonë ata dhe madhëroje Zotin tënd, dhe falenderoje Atë para lindjes së diellit dhe para muzgut,
وَمِنَ ٱلَّيْلِ فَسَبِّحْهُ وَأَدْبَٰرَ ٱلسُّجُودِ ﴿40﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Madhëroje Atë edhe në një pjesë të natës, edhe pas faljes së namazit.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Lartësoje Atë edhe gjatë natës dhe pas namazit!
Efendi Nahi
dhe madhëroje Atë në një pjesë të natës dhe pas kryerjes së namazit.
وَٱسْتَمِعْ يَوْمَ يُنَادِ ٱلْمُنَادِ مِن مَّكَانٍۢ قَرِيبٍۢ ﴿41﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Dhe vëri veshin thërritësit[328] që thërret prej një vendi të afërt,
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Dëgjo thirrësin kur të thërrasë nga një vend i afërt,
Efendi Nahi
Dhe përgjoje ti! Ditën kur thërritësi (engjëlli) thërret prej vendit të afërt,
يَوْمَ يَسْمَعُونَ ٱلصَّيْحَةَ بِٱلْحَقِّ ۚ ذَٰلِكَ يَوْمُ ٱلْخُرُوجِ ﴿42﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ditën, kur ata do ta dëgjojnë thirrjen e vërtetë, ajo do të jetë Dita e Daljes (ringjalljes).
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ditën kur do të dëgjojnë gjëmimin për ringjallje; ajo është Dita e Daljes (nga varret).
Efendi Nahi
Ditën kur ata do ta dëgjojnë zërin e vërtetë, ajo do të jetë Dita e daljes (ringjalljes).
إِنَّا نَحْنُ نُحْىِۦ وَنُمِيتُ وَإِلَيْنَا ٱلْمَصِيرُ ﴿43﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Jemi Ne ata që japin jetën dhe vdekjen. Te Ne do të kthehet çdo gjë!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Pa dyshim, jemi Ne që japim jetë e vdekje dhe te Ne është kthimi.
Efendi Nahi
Na, me të vërtetë, japim gjallëri dhe japim vdekje dhe te Ne është kthimi!
يَوْمَ تَشَقَّقُ ٱلْأَرْضُ عَنْهُمْ سِرَاعًۭا ۚ ذَٰلِكَ حَشْرٌ عَلَيْنَا يَسِيرٌۭ ﴿44﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Atë Ditë, toka do të hapet e ata do të dalin me nxitim. Për Ne është e lehtë t’i mbledhim ata të gjithë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ditën kur atyre do t'u çahet toka e do të dalin me shpejtësi. Ky është një tubim i lehtë për Ne.
Efendi Nahi
E, në Ditën kur toka do të çahet e të dalin ata me nxitim; kjo është ringjallja, për Ne (kjo) është lehtë.
نَّحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَقُولُونَ ۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيْهِم بِجَبَّارٍۢ ۖ فَذَكِّرْ بِٱلْقُرْءَانِ مَن يَخَافُ وَعِيدِ ﴿45﴾
Albanian Translation - Hassan Nahi
Ne e dimë mirë çfarë thonë ata, por ti nuk do t’i detyrosh ata me dhunë (që të besojnë). Prandaj këshillo me Kuranin këdo që ka frikë paralajmërimin Tim!
Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Ne e dimë mirë çfarë thonë ata e ti nuk do t'i detyrosh ata. Prandaj, këshillo me Kuran atë që ka frikë paralajmërimin Tim!
Efendi Nahi
Na dimë mirë çka thonë ata; e ti nuk je ai që i shtrëngon ata (të besojnë), por këshilloje me Kur’an atë që i druan premtimit (dënimit) Tim!