بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۖ لَهُ ٱلْمُلْكُ وَلَهُ ٱلْحَمْدُ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌ ﴿1﴾
Allahun lartëson çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Atij i takon sundimi e lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَكُمْ فَمِنكُمْ كَافِرٌۭ وَمِنكُم مُّؤْمِنٌۭ ۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ ﴿2﴾
Është Ai që ju ka krijuar, por, megjithatë, disa prej jush janë mohues e disa janë besimtarë. Allahu sheh gjithçka që bëni.
خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ وَصَوَّرَكُمْ فَأَحْسَنَ صُوَرَكُمْ ۖ وَإِلَيْهِ ٱلْمَصِيرُ ﴿3﴾
Ai krijoi qiejt e Tokën me urtësi, jua dha trajtën e jua bëri atë të bukur dhe tek Ai është kthimi.
يَعْلَمُ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَيَعْلَمُ مَا تُسِرُّونَ وَمَا تُعْلِنُونَ ۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ﴿4﴾
Ai di çfarë gjendet në qiej e në Tokë dhe e di çfarë fshihni e çfarë shfaqni haptazi. Allahu e di mirë çfarë ka në zemra.
أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَبَؤُا۟ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن قَبْلُ فَذَاقُوا۟ وَبَالَ أَمْرِهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ﴿5﴾
A nuk ju ka ardhur lajmi i atyre që nuk besuan më parë, të cilët shijuan pasojat e veprimeve të veta? Ata i pret një dënim i dhembshëm.
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُۥ كَانَت تَّأْتِيهِمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَقَالُوٓا۟ أَبَشَرٌۭ يَهْدُونَنَا فَكَفَرُوا۟ وَتَوَلَّوا۟ ۚ وَّٱسْتَغْنَى ٱللَّهُ ۚ وَٱللَّهُ غَنِىٌّ حَمِيدٌۭ ﴿6﴾
Kjo, ngaqë atyre u vinin të dërguarit e tyre me prova të qarta, ndërsa ata thoshin: "Vallë, njerëzit na udhëzuakan në rrugë të drejtë?!" Kështu, mohuan dhe kthyen shpinën. Ndërkohë, Allahu nuk ka nevojë (për ta). Allahu është i Panevojë e i Lavdëruar.
زَعَمَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَن لَّن يُبْعَثُوا۟ ۚ قُلْ بَلَىٰ وَرَبِّى لَتُبْعَثُنَّ ثُمَّ لَتُنَبَّؤُنَّ بِمَا عَمِلْتُمْ ۚ وَذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٌۭ ﴿7﴾
Jobesimtarët pretendojnë se nuk do të ringjallen. Thuaju: "Po, për Zotin tim, do të ringjalleni gjithsesi dhe pastaj do të njoftoheni për punët që keni bërë!" E kjo është e lehtë për Allahun.
فَـَٔامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱلنُّورِ ٱلَّذِىٓ أَنزَلْنَا ۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌۭ ﴿8﴾
Prandaj, besoni Allahun, të Dërguarin e Tij dhe Dritën (Kuranin) që e kemi zbritur! Allahu di mirë gjithçka që bëni.
يَوْمَ يَجْمَعُكُمْ لِيَوْمِ ٱلْجَمْعِ ۖ ذَٰلِكَ يَوْمُ ٱلتَّغَابُنِ ۗ وَمَن يُؤْمِنۢ بِٱللَّهِ وَيَعْمَلْ صَٰلِحًۭا يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّـَٔاتِهِۦ وَيُدْخِلْهُ جَنَّٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًۭا ۚ ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ ﴿9﴾
Atë Ditë Ai do t’ju mbledhë për Ditën e Tubimit. Ajo është Dita e Humbjes[1]. Atij që e beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do t’ia shlyejë gjynahet dhe do ta fusë në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.
وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَكَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَآ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ خَٰلِدِينَ فِيهَا ۖ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ ﴿10﴾
Ndërkaq, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan ajetet Tona do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!
مَآ أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۗ وَمَن يُؤْمِنۢ بِٱللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُۥ ۚ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۭ ﴿11﴾
Çdo fatkeqësi që ju godet, ndodh me lejen e Allahut. Allahu ia udhëzon zemrën atij që e beson Atë. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
وَأَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَأَطِيعُوا۟ ٱلرَّسُولَ ۚ فَإِن تَوَلَّيْتُمْ فَإِنَّمَا عَلَىٰ رَسُولِنَا ٱلْبَلَٰغُ ٱلْمُبِينُ ﴿12﴾
Bindjuni Allahut e bindjuni të Dërguarit! Nëse ktheni shpinën, atëherë i Dërguari Ynë ka për detyrë vetëm kumtimin e qartë!
ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ ﴿13﴾
Allahu është Ai përveç të Cilit nuk ka zot që meriton të adhurohet. Vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët!
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِنَّ مِنْ أَزْوَٰجِكُمْ وَأَوْلَٰدِكُمْ عَدُوًّۭا لَّكُمْ فَٱحْذَرُوهُمْ ۚ وَإِن تَعْفُوا۟ وَتَصْفَحُوا۟ وَتَغْفِرُوا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌ ﴿14﴾
O ju që besoni! Vërtet disa prej bashkëshorteve e fëmijëve tuaj janë armiq për ju, prandaj ruhuni prej tyre! Por, nëse i falni, i anashkaloni gabimet dhe ua mbuloni ato, atëherë Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
إِنَّمَآ أَمْوَٰلُكُمْ وَأَوْلَٰدُكُمْ فِتْنَةٌۭ ۚ وَٱللَّهُ عِندَهُۥٓ أَجْرٌ عَظِيمٌۭ ﴿15﴾
Në të vërtetë, pasuria dhe fëmijët tuaj janë sprovë për ju. Ndërkohë, tek Allahu ka shpërblim të madh.
فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ مَا ٱسْتَطَعْتُمْ وَٱسْمَعُوا۟ وَأَطِيعُوا۟ وَأَنفِقُوا۟ خَيْرًۭا لِّأَنفُسِكُمْ ۗ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِۦ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ ﴿16﴾
Prandaj, kijeni frikë Allahun sa të keni mundësi, si dhe dëgjoni, binduni dhe shpenzoni për bamirësi për të mirën tuaj. E ata që ruhen nga lakmia e shpirtit, të tillët janë të shpëtuarit.
إِن تُقْرِضُوا۟ ٱللَّهَ قَرْضًا حَسَنًۭا يُضَٰعِفْهُ لَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ۚ وَٱللَّهُ شَكُورٌ حَلِيمٌ ﴿17﴾
Nëse ju i jepni Allahut ndonjë hua të mirë, Ai jua shton atë shumëfish dhe ju fal. Allahu është Mirënjohës e i Butë.
عَٰلِمُ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ﴿18﴾
Ai është Njohësi i së fshehtës e i së dukshmes, i Gjithëfuqishmi, i Urti.