Skip to content
Text size 100%
Shqip · Surah 76

Al-Insan — Albanian Translation

Man · 31 verses · Albanian Translation - Rowwad Translation Center.

Al-Insan · Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVerse 1 of 31
Jump to verse
Search translation

Search the locally cached translation.

Verses of Al-Insan

1

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ هَلْ أَتَىٰ عَلَى ٱلْإِنسَٰنِ حِينٌۭ مِّنَ ٱلدَّهْرِ لَمْ يَكُن شَيْـًۭٔا مَّذْكُورًا

A nuk ka kaluar për njeriun një periudhë e gjatë kohore kur ai nuk ishte diçka që përmendej?!

2

إِنَّا خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ مِن نُّطْفَةٍ أَمْشَاجٍۢ نَّبْتَلِيهِ فَجَعَلْنَٰهُ سَمِيعًۢا بَصِيرًا

Ne e krijuam njeriun prej një lëngu të përzier, për ta sprovuar, dhe i dhamë dëgjimin e shikimin.

3

إِنَّا هَدَيْنَٰهُ ٱلسَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرًۭا وَإِمَّا كَفُورًا

Ne ia treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose mohues.

4

إِنَّآ أَعْتَدْنَا لِلْكَٰفِرِينَ سَلَٰسِلَا۟ وَأَغْلَٰلًۭا وَسَعِيرًا

Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zinxhirë, pranga dhe zjarr flakërues.

5

إِنَّ ٱلْأَبْرَارَ يَشْرَبُونَ مِن كَأْسٍۢ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا

Ndërkaq, të mirët do të pinë gota (vere) me pije të përzier me kamfur,

6

عَيْنًۭا يَشْرَبُ بِهَا عِبَادُ ٱللَّهِ يُفَجِّرُونَهَا تَفْجِيرًۭا

prej një burimi nga i cili pinë robërit e Allahut dhe e kthejnë rrjedhën e tij ngado që duan.

7

يُوفُونَ بِٱلنَّذْرِ وَيَخَافُونَ يَوْمًۭا كَانَ شَرُّهُۥ مُسْتَطِيرًۭا

Ata i përmbushin zotimet dhe i frikësohen një Dite, e keqja e së cilës përhapet gjithandej.

8

وَيُطْعِمُونَ ٱلطَّعَامَ عَلَىٰ حُبِّهِۦ مِسْكِينًۭا وَيَتِيمًۭا وَأَسِيرًا

Ata u japin ushqim, – ndonëse e duan atë, – të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër,

9

إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ ٱللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنكُمْ جَزَآءًۭ وَلَا شُكُورًا

(duke thënë më vete): "Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut; nuk duam prej jush as shpërblim e as falënderim.

10

إِنَّا نَخَافُ مِن رَّبِّنَا يَوْمًا عَبُوسًۭا قَمْطَرِيرًۭا

Në të vërtetë, ne i frikësohemi (dënimit) të Zotit tonë në një Ditë të ngrysur e shumë të tmerrshme."

11

فَوَقَىٰهُمُ ٱللَّهُ شَرَّ ذَٰلِكَ ٱلْيَوْمِ وَلَقَّىٰهُمْ نَضْرَةًۭ وَسُرُورًۭا

Prandaj, Allahu do t'i ruajë ata nga e keqja e asaj Dite e do t'u dhurojë shkëlqim e gëzim

12

وَجَزَىٰهُم بِمَا صَبَرُوا۟ جَنَّةًۭ وَحَرِيرًۭا

dhe, për durimin e tyre, do t'i shpërblejë me Xhenet e petka mëndafshi.

13

مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ ۖ لَا يَرَوْنَ فِيهَا شَمْسًۭا وَلَا زَمْهَرِيرًۭا

Aty do të qëndrojnë të mbështetur në kolltukë dhe nuk do të ndiejnë vapë e as acar,

14

وَدَانِيَةً عَلَيْهِمْ ظِلَٰلُهَا وَذُلِّلَتْ قُطُوفُهَا تَذْلِيلًۭا

nën hijet e pemëve të Xhenetit, frutat e të cilave do t'i kenë fare pranë.

15

وَيُطَافُ عَلَيْهِم بِـَٔانِيَةٍۢ مِّن فِضَّةٍۢ وَأَكْوَابٍۢ كَانَتْ قَوَارِيرَا۠

Atyre do t'u shërbehet me enë argjendi dhe kupa kristali,

16

قَوَارِيرَا۟ مِن فِضَّةٍۢ قَدَّرُوهَا تَقْدِيرًۭا

të tejdukshme prej argjendi dhe të përcaktuara sipas masës (së dëshiruar).

17

وَيُسْقَوْنَ فِيهَا كَأْسًۭا كَانَ مِزَاجُهَا زَنجَبِيلًا

Aty do t’u jepen për të pirë gota (vere) me pije të përzier me xhenxhefil,

18

عَيْنًۭا فِيهَا تُسَمَّىٰ سَلْسَبِيلًۭا

prej një burimi atje të quajtur Selsebil.

19

۞ وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَٰنٌۭ مُّخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيْتَهُمْ حَسِبْتَهُمْ لُؤْلُؤًۭا مَّنثُورًۭا

Atyre do t'u shërbejnë djelmosha të përhershëm, të cilët, kur i sheh, të duken si margaritarë të shpërndarë.

20

وَإِذَا رَأَيْتَ ثَمَّ رَأَيْتَ نَعِيمًۭا وَمُلْكًۭا كَبِيرًا

Ngado që të hedhësh shikimin, do të shohësh mirësi e mbretëri madhështore.

21

عَٰلِيَهُمْ ثِيَابُ سُندُسٍ خُضْرٌۭ وَإِسْتَبْرَقٌۭ ۖ وَحُلُّوٓا۟ أَسَاوِرَ مِن فِضَّةٍۢ وَسَقَىٰهُمْ رَبُّهُمْ شَرَابًۭا طَهُورًا

Do të jenë të veshur me rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, do të stolisen me byzylykë argjendi dhe Zoti i tyre do t’u japë të pinë pije të pastër.

22

إِنَّ هَٰذَا كَانَ لَكُمْ جَزَآءًۭ وَكَانَ سَعْيُكُم مَّشْكُورًا

(Atyre do t’u thuhet:) "Njëmend, ky është shpërblimi juaj dhe përpjekja juaj është pranuar."

23

إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا عَلَيْكَ ٱلْقُرْءَانَ تَنزِيلًۭا

Në të vërtetë, Ne ta kemi zbritur ty Kuranin pjesë-pjesë.

24

فَٱصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تُطِعْ مِنْهُمْ ءَاثِمًا أَوْ كَفُورًۭا

Prandaj, ji i durueshëm ndaj vendimit të Zotit tënd dhe mos iu bind asnjë gjynahqari ose jobesimtari prej tyre!

25

وَٱذْكُرِ ٱسْمَ رَبِّكَ بُكْرَةًۭ وَأَصِيلًۭا

Përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes e në mbrëmje

26

وَمِنَ ٱلَّيْلِ فَٱسْجُدْ لَهُۥ وَسَبِّحْهُ لَيْلًۭا طَوِيلًا

dhe gjatë një pjese të natës bëji sexhde Atij dhe madhëroje shumë gjatë natës!

27

إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ يُحِبُّونَ ٱلْعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَآءَهُمْ يَوْمًۭا ثَقِيلًۭا

Vërtet këta (jobesimtarë) e duan jetën kalimtare dhe lënë pas shpine një Ditë të rëndë.

28

نَّحْنُ خَلَقْنَٰهُمْ وَشَدَدْنَآ أَسْرَهُمْ ۖ وَإِذَا شِئْنَا بَدَّلْنَآ أَمْثَٰلَهُمْ تَبْدِيلًا

Ne i krijuam ata dhe ua forcuam ndërtimin trupor e, nëse duam, i zëvendësojmë me të tjerë si ata.

29

إِنَّ هَٰذِهِۦ تَذْكِرَةٌۭ ۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلًۭا

Në të vërtetë, kjo është këshillë, prandaj kush të dojë, le të marrë rrugën që e çon te Zoti i vet.

30

وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًۭا

Por, ju nuk mund të dëshironi, përveç nëse do Allahu. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.

31

يُدْخِلُ مَن يَشَآءُ فِى رَحْمَتِهِۦ ۚ وَٱلظَّٰلِمِينَ أَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًۢا

Ai fut në mëshirën e Vet kë të dojë, ndërsa për zullumqarët ka përgatitur një dënim të dhembshëm.

Al-Insan in other Albanian translations

Source: QuranEnc.com · Version 1.0.5. Translation text is shown without rewriting.
Quran recitationReady
Open audio